Prenk Karaqi – intelektuali që qëndroj në këmbët e veta

Analiza & Komente | Zef Prenka | 29.05.13 | 23:18

Treva e Dushkajës, siç e kanë quajtur një regjion të komunës së Gjakovës e cila gjindet në pjesen lindore të qytetit të Gjakovës,përbëhet nga fshatra jo aq të populluar dhe kryesisht banorët e kësaj treve janë marrë me bujqësi dhe blegtori.

Dushkaja përfshinë hapsirën mes Lumbardhit të Deçanit (Bistricës së Deçanit), në veri , deri te rrjedha e mesme e lumit Erenik, në jugperëndim të Gjakovës

Banorët e kësaj trevejanë të dëshmuar për karakter të fortë, atdhetar të denjë, të kujdesshëm për ruajtjen dhe zhvillimin e traditave dhe kulturës fshatare, që është karakteristikë e llojit të vet.
Burrat të fjalës dhe të besës, kuvendarë dhe pleqnarë të zgjuar dhe të merituar të zgjidhjes së ngatrresave dhe konflikteve ndër-rgjionale!?

Ka shumë burra që, megjithë dëshirë do ua përmendja karakteristikat e tyre veq e veq por, në pa mundësi për të analizuar të gjithë dhe të gjitha rastet, kësaj radhe do të shkëpusë vetëm disa nga ata përsonazhë që, në njëfarë mënyre kanë lënë gjurmë të pa shlyer(së paku tek unë!) në mëndjen dhe zemrat e banorëve të kësaj anë.
Filozofia naive ishte po aq e zhvilluar dhe aktuale sa që, përveq të folurit që nuk kishte vlera letrare të gjuhës dhe letërsisë së unifikuar shqipe të sotme,ajo filozofi e krerëve (pleqtarëve) ishte aq mirë e kuptueshme dhe bindëse sa që, të bënte për vete edhe adoleshentët dhe ata që kishin rastin të gjendeshin në odat e burrave gjatë ndonjë tubimi të krerëve të asaj kohe.
Unë kam patur rastin të njohë disa burra të mirë dhe të urtë, që kanë lënë pas historisë së tyre një bagazh vlerash të fjlalëve dhe tregimeve mbi historinë dhe rrethanat që kishin përjetuar ata, baballarët, e besa edhe gjyshërit e tyre.
Historia e tyre është e dhimbshme dhe plotë turtura nga rryma të ndryshme ,qoftë turkomane, mterurinave turkofile që ishin edhe më të zeza ,se sa ato të okupatorit shekullor Otoman.
Ndër tubimet e tyre siç bisedonin shumë hera; Pjetër Prenka,Nikollë Domgjoni nga Rezina,Tom Karaqi, Nikollë Llesh Gjoni nga Berdosana, Gjon Karrica nga Doblibarja, Tuna i Markalleshve, Simon Nushi nga Vraniqi, me miq e dashamirë të nga anë tjera të Kosovës,si Pjetri Nue Markut nga Fshaj, Tom Nderca (Bisaku) nga Fierza, Mihilll Lasku nga Çerimi etj. të ndizej ndjenja e një origjinaliteti shqiptar dhe patriotik, që mesazhet e tyre gjithmonë ishin ruajtja e trollit të të parëve nga kushdo qoftë dhe nga do të vijë.
Por, nga ky mes u lindën edhe figura të dalluara intelektuale që, lanë gjurmë të pashlyer ndër banorët e kësaj treve dhe më gjërë, në tërë Kosovën.Të etur për njohuri dhe të edukuar në frymë patriotike dhe atdhedashurie, ndër të parët që mësuan shkrim – leximin ishte Ukë Marka Gjini-Prenka nga Rezina,nip i familjes Karaqi nga Bardosana,i cili mbante edhe kurse të shkrim leximit, sidomos të Grave, që në vitet e 20 – ta, që edhe nëna ime ishte një nga nxënëset e tij dhe tregonte për urtinë dhe zgjuarsinë e Mixhës Ukë.

prenk_karaqi

Prof. Prenkë Karaqi

Më vonë, dyerve të shkollave nuk iu ndanë as Prenk Mihill Ndreca ,Prenk Tomë Karaqi, Prenk Malush Mataj nga Bardosana më vonë Ndrecë Mala Preqi nga Doblibarja, Gjokë Lleshi nga Vraniqi, Luz Shkoza, Marjan Krasniqi, Marash Krasniqi nga Meqja etj.
Pra, kësaj here do e veçoj një intelektual të përmasave të larta të arsim edukimit nga kjo trevë e Dushkajes e komunës së Gjakovës.
Prenk Tomë Karaqi, i lindur në Bardosanë më 27.03.1927, që u shkollua në kushte aspak të volitshme në atë kohë,por në të ishte ndezur entuziazmi i vlerave dhe njohurive, që jepte shëmbull me sjellje, rrespekt dhe gadishmeri për ndihmë ndaj fqinjëve të tijë që në moshën rinore!

Për Prenkë Karaqin,secili fliste me dashuri dhe rrespekt, sespse ai u shkollua dhe vazhdoj shkollimin e lartë edhe përtej mundësive.Prenka, qysh në fëmjëri mësoi shumë nga odat, rrinte me pleq të zgjuar dhe kishte dëshirë ti ndëgjonte tregimet e tyre,sepse mësonte gjëra të reja nga ato origjinale që edhe në histori nuk shkruheshin.Hynte në debate me pleqët e menqur, dhe ata e pranonin me dëshirë,sepse pasi që Prenka kishte kryer shkollën,ai u punësua në arsim, në Cermjan, Doblibare, Bishtazhin në vitet e 50-ta ishte emruar edhe Drejtor Shkolle në Bishtazhin,që sipas Lukë Prenka i cili ishte edhe nxënës i tij, ai gëzonte një rrespekt të pa parë më parë.
Të gjithë përkuleshin para tij, jo nga droja(edhe pse ishte i rrept në pa drejtësi dhe nuk i duronte dallaveret!) por nga rrespekti që kishin për Prenk Karaqin.
Ai arriti në sajë të kapacitetit të tij intelektual të bëhet figurë shumë e njohur në Komunën e Gjakovës,që kishte miqë të mirë si Poetin e mirënjohur Din Mehmetin etj.Duke parë ngecjen e zhvillimit të fshatrave nga vinte ai, dhe fëmijëve të tijë të zgjuar,ai u shpërngul në Prishtinë,ku vazhdoj të punojë si përkthyes dhe detyra tjera me rëndësi. Edhe pse jetoj në një sistem Komunsit,z. Prenk Karaqi asnjëherë nuk u pajtua me Partinë Komuniste dhe asnjëherë nuk u regjistrua në LKJ.Ndoshta kjo ishte edhe arsyea pse ai nuk punoj në Komitet të Partisë apo në detyra të larta shtetrore edhe pse kishte shumë herë ftesa që të kyqet në to.
Profesor Prenk Karaqi, punoj me nderë dhe me njerzi të pashoqe deri në pesion në kryeqëndren e Kosovës -Prishtinë,ku fëmijët e tij u shkolluan dhe kishte katër djem dhe tri vajza që të gjithë me fakultete të ndryshme të përfunduar dhe po ashtu sot jetojnë të nderuar dhe të rrespektuar nga miqësia dhe shoqëria e gjërë që i njeh.
Pse shkruaj për ketë autoritet të lartë të arsimit dhe edukimit të regjionit të Dushkajës:
Unë edhe pse në moshë të re, kisha ndëgjuar nga vëllezër dhe axhallarë për figurën e tij.
Kur e kam njohur për të parën herë,
unë isha duke ruajtur bagëtinë në fushat e Erenikut, ai ndaloi makinen e tij(që atëbotë pak kishin makinë udhëtimi ,më duket se ishte një lloj Fiati),më pyeti se i kujt jam,i tregova se jam i Martin Prenka nga Rezina.Më tha ,“ooo ,po ty të paskam mik more“!.Pasi isha edukuar që mikun ta nderojë gjithmonë,i thash“ani mik pra a po kthehesh pak, se burrat janë në shpi“ sepse dukej zotni dhe besova se edhe burrat tonë do të gëzohen kur ta shohin!?Më pyeti“qysh e ki emnin o mik i vogël“ Z.. i thash,hahah qeshi dhe më tha „po ati je Z… aaa“? Unë u shtanga dhe mendova se si edhe ky po e ditka se kush jam unë!?“Z… miku “ më tha“ banju te fala te shpja dhe dades Dilë ma së shumti se e kam Motër,“ a din kush asht dada Dilë“? po i thash ,me plot ngazëllim, sespse miku i panjohur tashmë u bë një përson i dashur edhe për mua…
Kur shkova në shtëpi u tregova se kam taku një njeri i madh e zotni me makinë dhe me tha se daden Dilë e kam Motër!
Ata të gjithë e njohën edhe pa e pa dhe duke biseduar e pëshpëritur thoshin njëri tjetrit , se kur të kthehet për Prishtina vjen edhe te na.
Pas disa ditësh e takova prap dhe kësaj here, në oborrin tonë dhe më tha“… më falni se dua me u falë ma se pari me Z, mikun ,se me ka prit si burrat në rrugë edhe nuk  me la ne rrugë po tha të kthehem ,se janë edhe burrat te shpija,“ të gjithë qeshën dhe unë paksa u turpërova…
Kaluan shumë vite dhe kur kreva Gjimnazin e takova në dhomën e Axhës! Kësaj here zhvilluam një bisedë interesante dhe aty e pashë me sytë e mi, një figurë të çmuar prej intelektuali, na tregoj disa ngjarje që ishte përjetim i këndshëm,fliste me entuziazëm për pleqtë e lartëpërmendur,për miqë të tij të shumtë,për situatën që ishte duke u luhatur,për kujdesin që duhet treguar në raste të eskalimit të situatave etj etj.Fliste për edukimin, për arsimin e të rinjeveetj. Më tha,…Z, sha zoten jam befasu për të mirë me ty,paske njohuri të mira dhe po më gëzon shumë,edhe profesorat e gjimnazit i paske pas të mirë,…mos i ndal vazhdo se ky vënd ka nevoj për njerz të arsimum“
Kështu e kam taku edhe dy apo tri herë tjera dhe gjithonë i dashur, elegant, mendjeprehtë,plotë dashamirësi,ndershmeri me një fjalë ishte fat që e njoha dhe kujtimet për të do mbetën të paharruara.
I ndjeri ndërroi jetë në Prishtinë më 22.03.2003,duke lënë pas veti një brigadë djem dhe vajza të arsimuar,që pa dyshim që është një realizim i një dëshire e arritur për vëndlindjen e tij.

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen