Për ditëlindjen e mikut

Analiza & Komente | admin | 03.06.13 | 23:07

Dua të e çmoj lart këtë përvjetor të mikut,si përvjetor i shenjët e madhor,si një ditë të rëndësishme të botës së mërguar shqiptare,e cila na kujton kohën që përjetuam,në mes dhembjes,ankthit,pikëllimit,
sakrificës e përkushtimit,kur ndiqej e torturohej çdo autor i fjalës së shkruar shqip.Ata që nuk e duanin fjalën e bekuar shqipe,ngritnin komplot të heshtëjes ndaj çështjes sonë.Ngritnin komplot heshtëje,
sepse kështu donin të na zhduknin,në njërën anë përmjet zhdukëjes fizike,në anën tjetër përmes zhdukëjes kulturore,të dyja ishin njësoj të dhimbshme dhe të rrezikshme,sepse ishin forma të cilat
me gjuhën e forcës,duanin të zhduknin identitetin e një kombi.Fatbardhësisht kjo nuk ndodhi,falë qëndrushmërisë dhe sakrificës të disa bijëve e bijave intelektual e të guximshëm.Njëri ndër ta ishte
edhe miku ynë shumë i çmuar Haxhi Muhaxheri.Ky burrë intelektual,i guximshëm,i veshur me atdhedashuri,armë të fortë e kishte dijen dhe penën,ai bëri një punë të madhe me penën dhe dijen e tij,si
të poetit,ashtu edhe të gazetarisë,ngriti në thumb padrejtësitë që na i bënte pushtuesi,pushtuesi i hidhëruar helm,mund të e ndiqte me dhunë,po nuk mund të i zaptonte as dashurinë,as dijen,as qëllimin.
Haxhiu erdhi në Austri,por vetëm sa shtoj më tepër aktivitetin e tij në gazetari dhe letërsi.Ai nuk e do heshtëjen,ai mjet e ka fjalën,shkrou e njoftoj botën për padrejtësitë e pushtuesit mbi shqiptarët.
Shkrou,libra,gazeta,shkrou dhe kjo ishte e shenjët sidomos për mërgatën tonë,të cilën fjala e shkruar e mbante të frymëzuar dhe të informuar.Ky ambasador i kulturës sonë,i cili nuk din të pushoj.duke
ruajtur e kultivuar gjuhë,kulturë e traditë,ndihmon edhe të rinjët tonë,të kultivojnë gjuhë e kulturë dhe të shpëtojnë nga gllabërimi i asimilimit.Pak fjalë për veprën e Haxhi Muhaxherit:

Haxhi Muhaxheri

Haxhi Muhaxheri

 

Haxhi Muhaxheri lindi më 04 qershor 1967 në fshatin Kosuriq të Pejës, Kosovë .

Shkollën fillore e ka kryer në Gllogjan të Pejës, të mesmen në Klinë, ndërsa studimet (letersi dhe gjuhe) i ka vijuar në Univesitetin e Prishtinës. Haxhi Muhaxheri ka qenë kryetar i Shoqatës së Letrarëve të Rinj të
Kosovës, editor i Shtëpsë Botuese „Pena“, kryeredaktorë i të parës revistë erotike „Amori“ dhe botues i revistës „Alberos“(erotike). Mepastaj, ka botuar edhe tri revista tjera, si: „Pena“(letrare), „Dëshira“
(për familje) dhe
„Fanari“(për të rinj) Për mungesë fondi,botimi i këtyre tri revistave është ndërprerë pas daljës së numrit të parë.
Haxhiu ka marrë çmimet e para për poezi në Takimet e Gjeçovit në Zym dhe në Sofra poetike në Drenas. Jeton dhe krijon në Austri.

Ka vite që ky mik i madh,veq krijimtarisë së vet hargjon shumë kohë,duke na prezantuar shkrimtarët dhe poetët më të njohur të Rilindjes sonë kombëtare,ata me famë botërore,shkrimtarët e poetët tanë
bashkohës,pa kursyar kohë as mund,për të afirmuar edhe krijuesit më të rinjë.Se ku e merr atë forcë,energji,atë burim të pa shterrshëm qëndrueshmërie e din ai vet,po me plot të drejtë mund të themi,
se me punën,kultivimin,pasurimin e letrave tona është i njohur si ambasador i madh i letërsisë sonë,madje ka krijuar miqësi në çdo shtëpi shqiptare,ku adhurohet fjala e bukur shqipe.

Haxhi Muhaxheri,ka krijuar faqe të kulturës në internet,blogje,të cilat me punë e mund të madh i administron,ku përfaqëson e begaton kulturën tonë,e këto janë:
1.Albplanet
2.Bukureza
3.Poezi Shqiptare
4.Sofra poetike
5.Albpoetika
6.Proza Shqipe
7,Libra dhe autor
8.Poezi për Çamërinë
9.Poezi për Shqipërinë
10.Poezi për Kosovën
11.Faqja për fëmijë
12.Arena
13 ORA,e ndoshta ka edhe faqe tjera që nuk kam arritur të i njoh.Nesër më 4 qershor,miku ynë ka ditëlindjen,ai po përmbush dyzetegjashtëvjet,të pasura e ndërtuara me punë të ndritëshme.
I dashur mik Haxhi Muhaxheri,nuk pata ndonjë dhuratë tjetër për të përgëzuar për ditëlindjen,kjo ishte dhurata të cilën munda të ua ofroj:Pranoni urimet më të përzemërta për ditëlindjen tuaj,
ju urojmë shëndet e jetë të gjatë,me të mbara,suksese e gjithë të mirat në jetë.Ju urojmë edhe njëqind të tjera,me dashamirësi e rrespekt,për punën tuaj kulturoro-kombëtare.

 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen