Një dramë e shëmtuar me akterë të rrebeluar

Diaspora | Dedë Preqi | 01.11.11 | 17:31

Dedë Preqi

Po ashtu e mohojnë faktin historik të argumentuar se, shqiptarët kanë origjinë ilire,një gjë e cila është e pa tjetërsueme dhe e pa pranueshme  ,jo vetëm nga historija shqiptare,por edhe nga historija e popujve të vjetër të Ballkanit dhe Evropës,e cila fare mirë e përshkruan jetën dhe historinë e ilirëve,si edhe pasardhësit e tyre që janë shqiptarët. Akterët e tillë serb dhe historian që dinë të falsifikojnë historinë shqiptare,në shumtën e rastëve bien në kundërshti edhe të njerëzve të vet,që janë historian dhe gjeograf të fakteve historike,siq ishte rasti i gjeografit serb Jovan Cvijiq,i cili thotë se, serbët ishin gjithmonë pakicë në Kosovë,dhe shqiptarët ishin autokton në vendin e tyre, dhe nuk e kanë mohuar praninë e serbëve dhe etnive tjera në Kosovë,dhe jetën e përbashkët me ta,gjatë shekujve(shkruar , një artikull historiogjeografik i Akademik M.Krasniqi).

Një praktikë tjetër e trillimëve serbe, duke theksuar edhe gënjeshtren e njohur se,Kosova është „djepi i shtetit serb“,një propagandë që përsëritet shpesh nga shovenistët serb,për faktin se,në Kosovë dëshirohet të zgjatët sa më shumë situata e grindjeve në mes shqiptarëve dhe serbëve,me qëllim të përfitimit të palës serbe,e cila gjithmonë dhe historikisht është „ngucakeqe“ , „grabitqare“ dhe armike e shumëfisht në veqanti e popullit shqiptarë dhe fqinjëve të vet. Shqiptarët asnjëherë nuk e rrezikuan jetën e serbëve dhe as të popujve tjerë në Kosovë e më gjerë,dhe nuk e dëshiruan një „Kosovë shqiptare“,por një Kosovë multietnike.

Me fjalë të tjera, Kosova nuk ka nevojë sot ,me u marrë me këto qështje dhe thash e thënme historike e politike të falsifikuara të Serbisë ,kur ka punë më të menqura, sepse të gjitha teoritë e shkencës dhe Akademisë së Beogradit të falsifikuara u shembën me rastin e Pavarësisë së Kosovës,më 17 shkurt 2008,duke u pranuar nga shtetet më të fuqishme të botës,në krye me SHBA-të.Prandaj,shqiptarët nuk janë mëkaterë,edhe pse përherë u shtrënguan të dëshmojnë lojalitetin e tyre duke qenë viktimë,vetëm pse ekzistojnë,pse flasin e këndojnë e vajtojnë shqip.

Nga këto arsye,e quajmë të mbrapshtë dhe të pa frytshëm vizionin e tillë serb për shqiptarët edhe për çdo popull tjetër,i cili e ka të drejtën e vet sublime,për liri dhe demokraci,sikur popujt tjerë të lirë në botë. Dhe një qështje e tillë e tyre, nuk mund t’i  zgjedh problemet e vetme shqiptare,por edhe as ato serbe. Pikërisht një politikë e tillë po reflekton sot,që  preukupon Kosovën e ndërkombëtarët, qështja e Mitrovicës veriore, me shumicë të popullatës serbe, të cilët e vazhdojnë një avaz të vjetër politik dhe nuk e pranojnë realitetin në Kosovë dhe as shtetësinë e saj,por kanë mbetë pengje të kësaj politike që udhëhiqet nga Beogradi.Me gjithëkëtë,politika dhe propaganda serbe gjithnjë  i akuzon shqiptarët se,ata dëshirojnë etnikisht një Kosovë të pastër,gjë që është një gënjeshtër e kulluar , e trilluar dhe një fabrikim i tyre.

Shumica e popullit serb e kësaj pjese veriore të Mitrovicës së Kosovës,në vend që të ndërmarrin iniciativë për përmirësimin e gjendjes së tyre ekonomike dhe poezitës së tyre të mjerueshme,disa akterë,në krye me strukturat e tyre paralele e detyrojnë masën,që ti zëjë rrugët me barikada të pakalueshme,me ç’rast e bllokojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë,po ashtu edhe atyre serb. Kemi rastin sot dhe përditë i shohim akterët e tillë,duke i bllokuar rrugët kryesore të Mitrovicës veriore,veqanarisht rrugët që shkojnë drejt pikës kufitare (1) dhe (31),në mes kufirit të Kosovës dhe Serbisë.KFOR-i,i largon barikadat ditën,akterët kriminel serb i ndërtojnë barikadat përsëri ditën dhe natën.

Këta akterë i lozin rrolet e tyre edhe në prani  të KFOR-it,dhe  EULEX-it,të cilët ua japin shancën edhe këtyre të lozin ndonjë rrol të imponuar dhe të veqantë,duke lozur një dramë me skeqe interesante,por monotone,e cila edhe pse ka shikues të shumtë,pothuaj se në tërë botën,prapë se prapë,përditë po i largon dashamirët artit njerëzor,dashamirët e lirisë dhe demokracisë njerëzore,sepse rroli i akterëve të tillë është një rrol i shëmtuar,dhe i motivuar mbrapshtë,që ka për qëllim ti kthejë ëndërrat e vorrosura shekullore serbe.

Nuk ka se si të kuptohet ndryshe kjo dramë,kur edhe  Bashkësia Ndërkombëtare e luan një rrol të veqantë në këtë rast,duke e lozur rrolin e paqëruajtësit,nganjëherë rrolin e pajtuesit,e nga njëherë rrolin e dëshpëruesit.Dikush tjetër,por edhe populli liridashës,mund t’ia jepte rrolin kryesor Bashkësisë Ndërkombëtare ,jo vetëm për t’a lozur një rrol,që ka për qëllim për ta kënaqur popullatën shqiptare,por për t’a stabilizuar këtë pjesë të vendit njëherë e përgjithmonë.Englizhenca  ,apo lajthitja e Bashkësisë Ndërkombëtare ,do të ndikojë edhe më rëndë, nëse nuk vendos për ndryshimet e kësaj drame të shemtuar,sepse akterët e tillë,nga ana serbe po quhen edhe „heronj“,si në kohën e Millosheviqit,sepse vrasin ende shqiptarë dhe përditë barikadojnë rrugët në këtë pjesë të Kosovës. Regjinë e kësaj drame të shëmtuar e bënë Beogradi,i cili po synon t’i bëjë dy aktrime në një  skenë,njërën për ta mbajtur Kosovën ndër dhëmbë,tjetren, për ta shkelur Evropën me këmbë.E qartë është se forcat Ndërkombëtare i kanë ligjet e veta,dhe ato që duhet bërë pa tjetër,por, po e shohin edhe vet,përveq asaj se mund ta humbin edhe durimin,por vjen pyetja ,çka pritet dikur…kur prapë seprapë,një ditë duhet të diktohet ligji i forcës,që  me siguri duhet të ishin ndryshimet më të mira dhe më të qarta.

Jo për të vepruar diçka me dhunë,por për ti heq barikadat,dhe për ta mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve në tërë teritorin e Kosovës,dhe akterët kriminel ,të sjellën para ligjit të Kushtetutes së Kosovës. Por kjo politikë e gjerëtanishme e Bashkësisë Ndërkombëtare,po e loz një rrol që po shkon sipas asaj politike „ngreh e  mos këput“, e cila po i kushton shumë jo vetëm një populli dhe rajoni,por tërë Ballkanit perëndimor.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen