Diaspora Shqiptare, urë lidhëse me botën

Diaspora | Dedë Preqi | 10.11.11 | 22:09

Dedë Preqi

Shumë burra të mëdhenj të kombit,që ia ndritën faqet historisë kombëtare,ishin nga diaspora.Atëherë kur atdheu ishte i robëruar,aty nuk mund të zhvillohej asnjë proqes i dijes,atdhedashurisë dhe lirisë,sepse okupatori na zënte në fyt fjalën l i r i,ose shqiptarë,vetëm nga diaspora erdhën fjalët e kushtrimit dhe porosija se,lufta kundër armiqëve nuk do të ndalet kurrë.

Ashtu edhe nismën për Pavarësinë e Shqipërisë më 1912,Ismail Qemali me Luigj Gurakuqin dhe shumë shokë të tjerë,u nisën nga Stambolli dhe arritën në Bukuresht,ku më 5 nëntor,organizuan mbledhjen shqiptare,dhe u vendos të themelohet një komitet drejtues,e cila duhej të shkonte para Fuqive të Mëdha,për ti mbrojtur të drejtat e popullit shqiptarë,të cilët pas pak kohe shpallën edhe PAVARËSINË E Shqipërisë.

Po ashtu diaspora shqiptare e shekullit të kaluar,ishte krah i fortë dhe  gurthëmel i Pavarësisë së Kosovës,ku në rastët më të ndieshme gjatë Luftës çlirimtare të Kosovës,në vitin 1999,duke e mos lënë Kosovën vetëm,por shumë vullnetarë nga diaspora iu bashkangjitën UçK-së,deri në qlirimin e vendit,duke rënë edhe shumë dëshmorë të lirisë.

Ndërsa të tjerët,nuk kursyen asgjë dhe atë më të shtrenjtën,por edhe shumë mjete dhe ndihma të tjera i afruan për bashkëatdhetarët e tyre gjatë luftës dhe pas luftës,duke rindertuar Kosovën, pothuaj çdo cep të saj. Diaspora shqiptare në gjitha vendet e botës organizoi në gjitha format e mundshme ta ndihmojë Kosovën ,që ta shpëtojë nga kthetrat e robërisë serbe.

Ajo u qartësoi përfaqësive botërore dhe miqve perëndimorë qështjen e drejtë shqiptare ,duke dëshmuar me argumente historike realitetin që kishte Kosova nën okopimin e barbarisë serbe.Kjo diasporë kishte një korespondencë të shkëlqyeshme më këshillëtarin dhe iniciatorin e Pavarësisë së Kosovës,Presidentin Rugova,i cili ishte udhërrëfyesi dhe kordinatori  kësaj ngjarje të madhe historike.

Sot,diaspora shqiptare e adaptuar nuk ka nevojë të shtohet,por të kthehet në atdhe dhe të rehabilitohet në vendin e vet,sepse vetëm aty pushon dhe çlodhet shpirti i saj.Diasporës nuk i mbetët borxh Kosova,por Qeverija dhe udhëheqja e saj,të cilët i kanë zënë vendet e huaja dhe të pa merituara.Diaspora shqiptare të mos mbetët anash,ajo është pjesë e kombit,është një urë lidhëse me botën,e cila gjithmonë me zemër dhe shpirtë qëndron pranë atdheut të vet.

Numri i shqiptarëve,apo gjendja faktike e të dhënave mbi qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit,ende në zyrat kosovare të migracionit mungojnë,apo munden të mos jenë të sakta,sepse administrata e më hershme përkatëse e ka lënë anash këtë qështje,por edhe Ministrija e re e Diasporës posa e formuar nuk mundet të ketë një realitet,sepse migracioni gjithnjë ka qenë në lëvizje dhe nuk është një gjë e planifikuar,që do të thotë se,shumica e qytetarëve nuk janë llogaritur ,të cilët u larguan me dhunë ,apo u larguan për punë të përkohshme,ose të akomoduar përgjithmonë jashtë atdheut,që në gjuhën e thjeshtë quhet  d i a s p o r ë.

Shumë shqiptarë u larguan nga trojet e tyre dhe u shpërndanë si shqipet e malit në gjitha vendet e botës,e muarën rrugën e mërgimit me dhunë,apo të detyruar nga nevojat ekonomike.Edhe pse,të larguar me mija kilometra,kjo hapësirë gjeografike nuk mundi ti ndajë këta njerëz me atdheun e tyre,Kosovën apo Shqipërinë,dhe viset tjera me popullsi shqiptare,dhe kjo diasporë sot është bërë urë lidhëse e shtetit amë ,më vendet e ndryshme të botës.

Okupatori serb gjithnji e ka pasur në shënjestër,dhe ka punuar që të fshihet nga mendja e shqiptarëve dhe kujtesa e tyre historike,ideja se shqiptarët e dëbuar nga trojet e tyre,të kthehen ndonjëherë në atdheun e tyre,ose zgjedhjen përfundimtare të problemëve,deri te Pavarësija. Serbizmi gjithherë ka vepruar dhe ka organizuar,posaqërishtë Kosova të deshqiptarizohet,duke ia ndryshuar fizionominë etnike të Kosovës,nga shqiptarët në serbizëm,por nuk ia arriti ashtu sikur dëshiroi,edhe pse më shumë se një shekull robërie e dhune të tmershme ushtrojë mbi shqiptarët.

Që nga viti 1937,u nënshkrue marrëveshja në mes ishJugoslavisë dhe palës turke,që të shpërngulën rreth 25o mijë shqiptarë të Kosovës për në Turqi,dhe sot e kësaj dite jetojnë pasardhësit e tyre në atë vend,edhe nëse kanë deshtë të kthehën ndonjëherë,nuk i ka pranuar shteti jugosllav,sepse i ka quajt turq.Diasporë shqiptare ka edhe në Greqi,ku gjindet sot një pjesë e madhe shqiptare,duke përfshirë edhe shqiptarët arvanitas,çamët etnik,të cilët edhe ata pësuan për fat të keq nga politika greke.

Edhe në Kroaci,Slloveni, Bosnje-Hecegovinë,jetojnë më shumë se 100 mijë shqiptarë.Në Rumani dhe Bullgari,shumë shqiptarë kanë emigruar gjatë kohës së pushtimit otoman

.Por,në gjitha këto periudha ,diaspora shqiptare ku që gjindej,ajo ishte aktive në qështjen e kulturës,traditave dhe në qështjen kombëtare.Po ashtu,edhe në kohën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare,diaspora shqiptare ishte mjaftë aktive në qështjen kombëtare.

Në Itali shënohet një emigracion i hershëm dhe shumë i madh,sidomos pas vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbe,të cilët u cilësuan si „Arbëreshët e Italisë“,të cilët formuan një diasporë të madhe shqiptare,besnike dhe fisnike.Ndërsa ,në gjysmën e shekullit 20-të,shumica e shqiptarëve emigruan në shumë shtete perëndimore,prej të cilëve shumica përveq kushteve ekonomike,ishin edhe ato politike , të ndjekur nga pushtuesi serb.

Në Gjermani jetojnë afro 200 mijë shqiptarë,dhe ka prej tyre që ka emigruar edhe para 45 vitëve .Po ashtu edhe në Zvicër,ka më shumë se 200 mijë shqiptarë,të cilët e përbëjnë popullsinë më të madhe e të huajve në këtë vend.

Në Mbretërinë e Bashkuar ka shumë shqiptarë që kanë emigruar,por më së shumti ka nga Shqipërija.Diasporë shqiptare ka edhe në Austri,Hollandë,Luksemburg,Danimarkë,Suedi,Belgjikë,Norvegji,Finlandë,Islandë,Francë dhe shumë vende të tjera të botës së largët,si në SHBA,Kanadë,Australi dhe vende të tjera.Prandaj,mund të themi se,gjithë kjo armatë punëtore e shqiptarëve gjindet në gjithë globin tokësor,të shpërndarë nëpër botë,por në ditët e nevojshme kjo diasporë u gjend gjithherë pranë atdheut të vet,të cilin e bartë më zemër kah do që shkon dhe vepron.

Diaspora shqiptare

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen