Cikël tregimi nga mërgimi

Diaspora | Dedë Preqi | 13.02.12 | 19:33

…sepse përveq që dëgjohej zëri i tyre, nganjëherë  edhe të qeshurat dilnin nga kanali në mënyrë spontane.

Një shok pune e pyeti tjetrin që ishte afër tij në kanal, se çka bëri Blerimi me babanë e tij, a kishte mundur ta dërgojë në shtëpi, apo, unë ndëgjova diçka tjetër,dhashtë zoti të jetë ndryshe!

Njëri filloi për të qeshur më zë ,por së shpejti ia tërheqi vërejtjen shoku i tjetër,i cili e dinte ngjarjen më mirë dhe premtoi se,kur të vie pushimi i drekës ,do t’ua tregojë ngjarjen,e cila kishte me qenë një skenar filmi,që kurrë një regjisor filmi nuk ka mundur ta paramendoj,apo ta çfaqë në ndonjë film.

Kanali  ishte shumë i thellë dhe i gjërë dy metra,në të cilin shtronin kabllo telefoni dhe televizori,poashtu,bëhëj edhe instalimi i kanaleve tjera.

Mendimet e djelmoshave ashtu të shpërndara, përveq që duhej të kishin një  kujdes të posaqëm në punë ,gjithashtu,ua tërhiqte vëmendjen edhe rasti i Blerimit ,për të cilin flitej shumë se,çfarë i kishte ndodhur kur ai e kishte sjellë në Zvicër njërin nga prindërit e vet. Kur erdhi koha e drekës, gjatë atij intervali, mungonte njëri nga shokët , i cili nuk erdhë në barakë për të drekuar, me çrast të tjerët menduan se kishte shkuar në ndonjë restaurant ,dikund aty afër.

Rastësisht në barakë ,ku ishin disa veta ,prej të cilëve ,përveq shqiptarëve,kishte edhe disa djelmosha svicëran dhe italian, kur pa pritmas trokitën policia,dhe disi u befasuan se, pse  këta ia qëlluan  kohën e drekës. Njëri prej policëve pyeti ,cili është kryesor këtu ? Ata e shikuan njëri-tjetrin,sepse pothuaj se shumica  e kryenin detyrën e vet të pavarur,por në grupin e shqiptarëve  ishte njëri kryesor, po ai, i cili mungonte,dhe njëri nga punëtorët shqiptar iu përgjegj se,nuk është momentalisht këtu,por do të kthehet së shpejti !… Policët nuk bënë ndonjë pyetje tjetër, dhe u larguan me një përshëndetje të rëndomtë,mirë u pafshim !…Ata mbetëm disi të hutuar,edhe pse  nuk e ndërprenë drekën, diçka i mundonte, sepse shoku i tyre i punës u largue pa   ndonjë arsytim . Njëri prej shokëve i bëri disa herë telefonata,por telefoni i tij tregonte i mbyllur. Pasi kaloi pushimi i drekës, u shpërndanë të gjithë në kanal për të vazhduar sëcili punën e vet ,por pa pritmas sytë panë një ngjarje rrënqethëse, e cila i shokoi të gjithë, ku një pjesë e kanalit ishte shembur dhe për fat të keq, dikënd e kishte zënë mbrenda dheu i zi. Zërat e punëtorëve u bënë si  të përzier, dhe nuk dinin si të vepronin ,duke vrapuar te shëmbja e kanalit ,dhe duke menduar sëcili në vehte,por shqiptarët mendjen e kishin te shoku i  tyre, i cili mungonte në drekë . Duke e larguar dheun, që ishte i përzier me rërë, pas pak, u zbulue një  kufomë , e cila nuk mund të identifikohej menjëherë, por nuk guxonin as ta lëvizin nga vendi i ngjarjes përshkak  të ekspertizës. Nuk vonuan shumë, erdhën policia dhe ndihma e parë, dhe mbikqyrësit bënë inspektimin,dhe zbuluan se,bëhëj fjalë për një njeri, i cili  ishte me të mbeta psiqike dhe kishte gjetë fatin e tij në kanal.

Punëtorët mbetën një kohë të hutuar në kanal, duke soditur ngjarjen, por punëdhënësi u propozoi ta vazhdojnë punën mëtutje, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Puna vazhdonte,por pa vullnet, dhe tani zërat ishin më të shterrur ,ku sëcili diçka bluante në mëndjen e vet, duke e sjellë ngjarjen nëpër kokë. Një kerr u ndal para kanalit, të cilin e ngiste një femër dhe kur u hap dera e automjetit ,dual shoku i tyre Flamuri , të cilin e prisnin me pa durim, së paku të njihen me gjendjen e tij se çfare i kishte ndodhur edhe atij, me çrast u gëzuan kur e panë të gjallë ,largë asaj siq e kishin paramenduar për të. Fytyra e Flamurit ishte pak e zbehur dhe dukej i nervozuar, pothuaj se asgjë nuk i bënte përshtypje, edhe pse disa herë i shtronin shokët pyetje, njëherit duke ia treguar edhe ngjarjen që kishte ndodhur më herët,të cilën dikur vonë e akceptoi duke shprehë keqardhje .Pas pak,Flamuri  filloj të tregoj  për djalin e tij Dardanin, i cili mësonte në gjimanaz, me çrast ishte thirrë urgjentisht nga drejtori i shkollës, për shkak se kishte ndodhë një skandal në mes nxënësve të asaj shkolle,ku pretagonist kryesor ishte bërë djali i tij Dardani.

Dardani ishte një nxënës i sjellshëm dhe kishte pamje të  bukur,i cili kishte nota të lakmueshme në klasë, për të cilin edhe drejtori i shkollës kishte fjalë të mira, por një ditë në fletoren e tij të punës dikush tinëzisht ia kishte ngjitur hartën e Kosovës, të ndarë me një vijë të kuqe, një qoshe të saj. Pastaj, kur e kishte vërejtë Dardani fletoren e punës dhe kishte parë këtë hartë të Kosovës në këtë mënyrë, është revoltuar shumë dhe e ka kuptuar se,dikush këtë ia kishte bërë më një qëllim të keq, që ka domëthënjën e ndarjes së Kosovës,për të cilën bëhët fjalë për çdo ditë në subjektet politike të vendit dhe ato ndërkombëtare. Prandaj, i ka pyet të gjithë nxënësit e klasës në prani të mësuesit të vet kujdestar,por asnjëri nuk e ka pranuar fajësinë. Mirëpo,edhe pse kaloi një kohë, Dardani nuk e bëri  problem në shkollë ,por nuk e komentoi edhe në shtëpi,duke e sjellë disa kohë nëpër kokën e vet. Ai e dinte mirë historinë popullit të vet, duke lexuar literatura të ndryshme historike, por edhe duke e ditur se në çfarë krize kishte kaluar populli shqiptarë i Kosovës në luftën e fundit, të cilën ia kishte spjeguar disa herë edhe babai i tij Flamuri,dhe tani ,dalin problemet tjera, të cilat rrjedhin ende nga njerëzit e tillë,që janë kundra paqës dhe lirisë njerëzore. Më shumë e mundonte një gjë Dardanin,se kush ia qëlloj tek ai, duke ditur aq hollë se,sa ishte i ndieshëm për këto gjëra,të cilat më shumë vëmendje i përcjellë situatat dhe rrethanat politike dhe ekonomike në Kosovë.

Dadani kishte plot shokë dhe shoqe të klasës,të cilët e adhuronin si një djalosh me sjellje të mira dhe në mësime i ndihmonin njëri-tjetrit, kur një ditë shoqja e tij e klasës e quajtur Flori, një vajzë spanjolle i tha, dua të tregoj diçka,por e dua fjalën se nuk i tregon dikujna tjetër. Dardanit  i shkonte mendja se Flori do ti tregonte diçka më rëndësi për të ditur se kush ia kishte ngjitë hartën ,dhe pa pritur shumë ia jep fjalën. Pas pak,Flori i tregoi Dardanit se,ajo ishte e dashuruar në të,por Stojani ,një djalosh maqedon i klasës nuk e lë të qetë, edhe i tregon se,ajo nuk ishte e interesuar për të. Dardani buzëqeshi dhe iu duk diçka interesante,sepse nuk e kishte pritur atë,por nuk i tha asgjë në ato momente.

Pas disa ditësh ,në një pushim të gjatë  mësimi,në oborrin e shkollës, qëndronte Dardani dhe Flori,duke biseduar në mes vete dhe duke lozur me dorë,pa qëllime të ndonjë dinakërie,kur ,pa pritmas vjen Stojani dhe farkohet me Dardanin,të cilit ia jep një shtyrje,dhe duke e ofenduar,gjëja se,Flori qenka vajza e tij ,të cilën  ai e adhuronte. Aty afër ,qëlluan edhe shumë të tjerë nxënës,poashtu,edhe mësuesi i tyre kujdestar,të cilët i ndanë dhe i larguan prej asaj kacafyetje.Pasi që drejtori i shkollës i kishte marrë në pyetje dhe i kishte qetësuar Dardanin dhe Stojanin,një ditë Stojani i kishte propozuar Dardanit se,ky të heq dorë prej Florit,dhe si shenjë mirësie ky ,do ti tregonte se kush ia kishte ngjitë në fletore hartën e Kosovës ,ashtu të ndarë,me një vijë të kuqe. Dardani i tha,nëse më mashtron,do ta paguajsh shtrenjtë. Stojani i tha,ti je shqiptar, e di se nuk harron,por po të betohem se do të tregoj të vërtetën,vetëm heq dorë prej Florit.

Dardani i tha, Flori duhet të vendosë vet,por vetëm ti ma trego të vërtetën. Stojani i kishte treguar se,një ditë ka ardhë prej tjetrës klasë Boro,një djalosh serb ,kinse po rrie me mu, e pashë kur e ka ngjitë këtë hartë në fletorën tënde, të cilën e kishte përgaditur më parë. Dhe pas disa ditësh,Dardani kishte përgaditë edhe ai ,një lojë tjetër për Boron, të cilit  ia kishte ngjitur në fletore dhe libra të Boros,plot flamuj dhe shqiponja kuq e zi, duke ia mbushur edhe çantën… Dhe,pastaj kishte lind konflikti në mes Dardanit dhe Boros,të cilin problem e kishte shqyrtuar edhe  shkolla,së bashku me prindër. Pas një kohe të gjatë,Dardani e kishte kuptuar se,  Boro nuk e kishte ngjitë hartën vet ,por këtë e kishte bërë përmes Stojanit.Edhe pse Flamuri, babai i Dardanit kishte kontaktuar me prindërit e Boros,ishte e pa mundur të kuptohet se ky akcion ishte inicuar nga  vet prindërit e tij,sepse sjelljet e tyre ishin të buta dhe të natyrshme,duke shprehë edhe keqardhje.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen