Filmi “Dashuria Bjeshkëve të Nemuna 2″ u shfaq edhe në Shtutgard të Gjermanisë

Diaspora | admin | 15.11.13 | 00:48

Filmi “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 2″ vjen si koordinim i shtëpisë filmike “Labia” nga Kosova dhe “Top Channel”, nga Shqipëria, bashkëpunim ky i cili i cili nxori në skenë edhe pjesën e dytë të këtij filmi që i plotësoj nevojën e porosisë tematike nga pjesa e parë qe u realizuar para 16 viteve .

-Pas Tiranës , Prishtinës , Shkupit dhe nëpër qytete tjera shqiptare , me rastin e manifestimit të festave të Nëntorit, u organizuar nga ” Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgard” dhe u shfaq edhe në Kinemanë ” Delphi Arthaus” të këtij qytet më datën 09.11.2013 në ora 13:30 dhe me datën 10.11.2013 në ora 20:15

Filmi “Dashuria Bjeshkëve të Nemuna 2″ me skenar dhe regji të Ekrem Kryeziut, producent: Shkumbin Kryeziu & Astrit Krasniqi,në rolet kryesore ishin Diellza Kolgeci dhe Florian Agalliu, dy protagonistët qe interpretuan rolet kryesore te filmit, pastaj Jahja Shehu e Çun Lajçi ,Besmir Bitraku, , Jahja Shehu , Nimon Muçaj, Astrit Krasniqi , Fatime Sefaj dhe Klodian Hoxha, po edhe numër i shumëfishuar i aktorëve nga Kosova dhe Shqipëria. “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 2” është një realizim i një ekipi profesionistësh, me drejtor fotografie Erion Muharremi, montazhi Silva Bababramo, me kompozitor Edmond Zhulalin dhe kolonë zanore të kënduar nga Anjeza Shahini. “Filmi Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna, pjesa 2″ përjetohet si një vepër me një tematikë tragjike dhe dramatike nga filmi i parë sado që është realizuar ,po ajo len te nënkuptohet se në filmin e pare ,apo pjesën e pare ishin disa rrethana dhe faktor qe i kanë munguar artit kosovar dhe kinematografisë së asaj kohe nga regjimi i Serbisë.

-Në pjesën e dytë skena filmike është e përpunuar dhe e gërshetuar me mjeshtri artistike, duke e frekuentuar më një serë emocionesh të reja gjatë shfaqjes .Në këtë film , vlerë në vete luan edhe përdorimi i një teknologjie të re të mjeteve artistike me fotografinë HD të ambienteve të bukura nga Kosova, Shqipëria dhe New York-u. Vet personazhët e filmit Mala dhe Gala ishin ata qe përjetuan humbjen e Ukës , djalit të tyre në filmin e parë si shkak i emigrimi të egër dhe presionet e përjetuara nga sllavët serbo-sllavët. Dashuria e Ukës me Diellzon e para 16 viteve(motër e vëlla) krijoj skenë rrëqethëse me motive te mos dijes nga një shkapërderdhje e familjes e pikërisht vajzës nga Amerika. Në pjesën e dytë filmi sjell tablo të reja të personazhëve qe me dhimbje rrëqethëse e përcollën dashurinë e Diellzës më Uken dhe vdekja e tij në formë tragjike nga shkëmbi. Me rastin e luftës në Kosovë Samiri nga Shqipëria vjen në Rugovë në rivarrimin e disa bashkëluftëtareve të tij dhe aty njoftohet me Diellzen, të bijën e një shqiptaro-amerikani. Bashkëluftëtarët e tij dhe pjese marrja e ushtareve të Shqipërisë në çlirimin e Kosovës nga Serbia ofroj dashurinë në Diellzen ,afroj lashurinë e popullit si një gjë e ndarë qe ishte deri me tash! Bjeshkët e bukura të Rugovës në shfaqjen e filmit ma se miri pasqyroj vlerta edhe bukuritë e asaj natyre të rrallë, po edhe tragjiken e përjetuar në natyrën e thepisur sa e egër aq edhe e dashur për shikuesit e filmit. Samiri ishte ai personazhi i cili ra në dashurinë me Diellzen me çka përmes filmit shfaqet edhe një frymë e re në ëndrrën e bashkimit të kombit pas një pa drejtësie shekullore. Tema e filmit është e filluar me dashuri, po në skenë del shumë i pasur dhe patriotik ne rrugën ne vazhdim qe ka ky popull në aspiratat e çlirimit dhe të bashkimit . Vet vizitat qe bënë dy dashnorët Diellza dhe Samiri në Rozafën e Shkodrës paraqiti një vlerë të një kombi, qe me pare i kishim të ndaluara t’i shihnim dhe t’i preknim .Filmi paraqet edhe të metat e grupeve mafioze të shfaqura pas luftës apo edhe gjatë luftës serbo -kosovare. Diellza u grabit mizorisht ,por me forcat policore apo sekrete në bashkëveprim të Shqipërisë ,Kosovës dhe Amerikës , Diellza shpëtoj nga bandat dhe ma në fund beri dasmën në Shqipëri .Dasma simbolizon një trend të ri të popullit shqiptare. Pas shfaqjes së filmit e takuam zotin Shkumbin Kryeziun , me te cilin rast tha se e falënderoj Qendrën Kulturore Shqiptare të Shtutgardit, që jemi ne sot këtu në mesin tuaj.

Q.K.SH.SH

Shkumbin Kryeziu me konsullin e konsullatës së Kosovës në Shtutgard,Vitor Spaqi- Kryetar i Qendrës Kulturore Shqiptare në Shtutgard,Gjylije Lecaj-sekretare, Asllan Dibrani,doktoreshë Afërdita Shkreli nga rrethi i Shtutgardit etj, pas shfaqjes së filmit.
Pastaj zoti Kryeziu theksoj për herën e parë në shtetet e perëndimit filluam të ju ,por filmin ”Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 2” do të shfaqet edhe në qytetet e tjera, te mëdha, aty ku ka me shumicë shqiptarë në Evropë ,Amerike e gjetiu.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen