Atmosferë ngrohëse nga takimi i studentëve shqiptarë në Shtutgard

Diaspora | admin | 05.04.12 | 05:48

Bashkëpunimi me studentët shqiptarë është në nivel, nëse kemi parasysh angazhimet  e tyre dhe hapsirën gjeografike qe posedon Gjermania  të shpërndarë  në fakultete të ndryshme  është një  kënaqësi , kur  llogaritet qe në këto Universitete studiojnë mbi5800 studentë!.

Gjermania zë vendin e tretë në botë sa i përket studiuesve të huaj  në  ndjekjen  e  shkollimit të lartë që vijnë nga vendet e ndryshme, me  mbi 190.000 studentë të huaj në vit. Shifër kjo e cila është në rritje. Edhe pse me kushte të mira studimi, për shumicën nga ta, ka ende vështirësi. Fati është i njëjtë për të gjithë, e këtë fat e kanë edhe shumë studentë shqiptarë të cilëve u janë hapur dyert në Universitetet më të njohura gjermane. Të ardhur nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Studentët shqiptarë në Gjermani përbëjnë strukturën më të integruar shqiptare në shoqërinë gjermane, gjë që tek opinioni i vendit vlerësohet pozitivisht. Nëse studentëve shqiptarë, të cilët kryesisht janë të orientuar në qytetet kryesore si Berlini, Hamburgu, Munihu, Shtutgarti, Hannoveri, Dyseldorfi, Këllni etj, ata janë të shpërndarë edhe në shkolla të larta  në qytete tjera qe nuk posedojnë universitete . Sot  në këto universitete ndjekin shkollimin e lartë dhe atë universitar rreth 5.800  student .Bashkëpunimi mes studentëve  shqiptarë është në  rritje e sipër  dhe në nivel, nëse  kemi parasysh angazhimet  e tyre  ne takime te ndryshme  anembanë Gjermanisë.

Një atmosferë e tillë ishte edhe me datën  30.03.2012  në një takim  të organizuar në Shtutgard nga  një grup studentësh  shqiptarë që studiojnë në Universitetin e Shtutgardit përkatësisht në universitetin e Tubingenit në  Gjermani. Në organizimin e këtij takimi ishin iniciator grupi  nga  Artan Mirdita, Arta Dibrani,Kreshnik  Mustafa, dhe  Pajtim Shkreli të cilët u përkujdesën për sigurimin e sallës  muzikës dhe ushqimeve  .Qysh në hyrje të objektit  u vërente një atmosfere shumë e  ngrohtë  në mes studentëve,  qe kishin ardhur për të kremtuar e festuar rreth këtij takimi miqësor   e shoqëror me muzikë ,tradita dhe   ushqime  tradicionale  shqiptare.

rrezore.com

Foto e përbashkët e një grupi studentësh nga  Rreze  Hyseni, Abelinda  Zogaj,Artan Mirdita ,Blerta Xh,   Festim Haziri,Arta Dibrani ,Edona Hyseni,Egzon Haxhiaj,Blina Simica,Abnis Toplana ,Besim Aliaj,Besart Simica Trina Ademi etj, pas përfundimit të takimit  të datës 30.03.2012  në Shtutgard!

Ajo që u përjetua nga mesi  i dhjetëra e dhjetëra  studenteve dhe studentëve shqiptarë, ishte pokies jo vetëm një përjetim i këndshëm ,por edhe një dëshmi  e rritjes  se shtresës ma te mirë të  vetëdijes, se aty ku sundon  vetëdija aty qëndron edhe  ardhmëria , kultura dhe vlerat e atij kombi. Ky bashkëpunim dhe këso takimesh janë pasqyrë e  ngritjes se vetëdijes qe përmes këtyre takimeve të ruhet dhe ngjeshët  arti kultura , muzika  dhe  identiteti kombëtar,   qe mund të llogaritet se  koha e fundit  është duke shkuar me hapa të shpejt në rritjen e  intelektualëve. Në shumë institucione gjermane  i gjen sot shqiptarët duke  punuar dhe vepruar në nivele akademike e intelektuale, gjë qe  në të ardhmen konsiderohet të jetë  një armë e forte për mërgatën shqiptare në Gjermani.

Madje tash, e sa vite nga vetë studentët  shqiptarë të Universitetit të ndryshme gjermane organizohen takime të ngjashme  në kuadrin e shoqatave    të studentëve  shqiptarë janë pararojë dhe udhërrëfim i gjeneratës së ma vonshme.

Bisedat e këtij  takimi u dëgjonin të përzemërta e kolegjiale më tepër m tematikë profesional  ,me sy nga e ardhmja, për vështirësitë dhe arritjet në lëmin e studimeve të tyre,në degët e ndryshme shkencore, madje edhe të atyre më deficitare.

Ajo që i bashkon edhe më shumë këta studentë është sidomos modestia, afria dhe mos inferioriteti,qe dominonte kultura  e tyre në mes vete.  Në takim vlen te ceket, qe as  një qytetar nuk kishte depërtuar  pos studentëve  qe  me rigorozitet , takimit i dhanë petkun e  njerëzve të kulturës,  artit, shkencës  dhe muzikës shqiptare.

Ajo që ra në sy ishte prania e madhe e femrave studente shqiptare, thuaja se 50:50,çka tregon transformimin e madh të shoqërisë shqiptare në mërgatën tonë, me një emancipim  ku nga viti në vit po shtohet numri i studenteve shqiptare, nga të cilat mjaft prej tyre kanë diplomuar,magjistruar e disa nga to edhe kanë doktoruar ne lëmi të ndryshme!

Ishte një organizim qe shpirt i dhanë Artan Mirdita   me grupin  e lartpërmendur si ide e  këtyre studentëve, gjë qe i afruan atë natë mbi 170 student  nga e gjithë Gjermania nga Hamburgu i lart Berlini, Munihu, Duseldorfi, Frankfurti etj. Ishte një organizim i shkëlqyeshëm,por edhe zemërgjerë ,mikpritës  përplot bujari dhe modesti . Atmosfera u bë edhe më ngazëlluese me vallëzime të përbashkëta me një petk   të stolisur me simbole kombëtare, si dëshmi unitet,traditë dhe  ecje me hapa nga një ardhmëri më e mirë dhe më e sigurt dhe  shpresëdhënëse, që mbështetet në rend të parë në shkencë,  kulturë, art dhe dituri.

Reportazh Prill 2012 Shutgard

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen