Politikanët tanë edhe kur thonë mirëdita s‘u beso dot njeri!

OP-ED | admin | 16.04.12 | 18:35

Nga Miradije Gashi- Stuttgart
 

Kryesia e Kosovës nuk reflekton më vlera kombëtare! Për këtë dëshmonjnë shumë fakte. Gjendja e varfërisë e dhimbjes e vdekjes  shfaqët për çdo ditë ne vendin tonë! Lideret japin mesazhe besimi, por s’ju beso kush, japin mesazhe dashurie, por nuk i do kush! Daljet e tyre në publik i urren dhe foshnja ne djep! Ndjenjat janë mpirë vargjet dhe shkresat nuk zgjojnë më askënd, kështu kur politika e ditës ndyn si ma keq e si ma zi!  Kur gënjeshtra thuhet e del mbrenda sekondave, ndodhë ajo që është turp për të ndodhë! Si po verej e dëgjoj unë, Kosova është në hall të kahmotshëm prej kurë filluan përfeksionimet e korrupcionit po thuajse në tërë kryesinë e Kosovës! Populli nuk ka bukë me ngrënë, nuk ka ujë më pi, nuk ka rrymë, nuk ka liri, vriten në oborr, në shtëpi dhe për këtë  fajin e ka vetëm qeveria! Politikanët tanë edhe kur thonë mirë-dita s‘u beso më njeri sepse kanë mbjellur urrejtje e neveri!  Para mediave flasin fjalë tjera, veprat japin pamje tjera! Aaah kujt t’i besojmë sot, lotëve të popullit apo liderëve më ndergjegje të vrarë e xhepat!!! Për çdo ditë lexoj e shoh veç punë të liga, përcjell vazhdimisht seancat parlamentare të vendit dhe në heshtje u them:  Ej, zotërinj s’është çasti për zhurmë partiake e patriotike në kuvend, është çasti për ndihmë, e me ditë me ndje dhimbje. Ju zotërinj kujtoni së diskutimet e juaja reflektojnë  perspektivë për popullin tuaj, jo s’janë tjetër veçse ulurima mashtruese e karrieriste. Habitem se si nuk ju vjen turp! Të korruptuar prej të parit deri të i mbrami! Besoni zotërinj se nuk është më e mundur të vazhdoni me përplasje e diskutime të pasinçerta! Pikërisht në këtë periudhë, fjalët e tepërta rrezikojnë dhe vetë seancat, kur dihet se mendimet e larta gjenden në fjalë të shkurtra. Meqë për shtetin politikanët konsiderohen si njerëz të zgjedhur të popullit e që dinë të udhëheqin vendin, duke i përjashtuar edhe ata të cilët kaluan në politikë, për t’i ruajtur privilegjet që kanë pasur në ish-sistemin komunist dhe të gjithë s’bashku duhej të ishit që nga fillimi në shërbim të interesit të përgjithshëm t‘qytetarit brenda dhe jasht vendit. Por sot po ndodhë e kundërta. Po ndodhë se dukuria e shëmtuar në skenën e sotme politike në Kosovë është që intelektuali më dije të vërtetë, eksperti më dije të specializuar nuk ka shancë aty të depertoj për tu dëgjuar! Ç’absurd! Asgjë nuk mund të copëtojë shpirtin e një populli më keq, se sa kur i dituni nuk qëndron në krye të atij vendi! Shpirti i kombit dhe shtetit dotë ishte i pa thyer politikisht i pamposhtur moralisht vetëm nese prijnë kokat e vendit e Kombit. Vallë është ky verzion i punës sot në Kosovë? Them që jo! Ska asgjë funksionale, asgjë transparente! Njohja reale e kësaj situate dëshmon dhe tregon mungesë serioziteti nga pushtetarët. Si pasojë e një gjendjeje të tillë të pa kapërcyeshme është shkaku i elitës  korruptive. Një obligim  apo nje orientim me vizionar që u takon ta bëjnë për kete gjendje qfare është, dotë ishte fjala ultimative e Akademikëve tanë për ta  kapërcyer përfundimsht gjendjen dhe për të sjellë shpresën që shqiptaret tanë të lidhen anë e mbanë me zemër dhe vendosmëri  për të punuar për shtet e komb!
 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen