Një dhembje dhe humbje e madhe për kombin

OP-ED | admin | 14.05.12 | 20:14

Sot jemi këtu për të nderuar kujtimin dhe veprën e paharrueshme të tre heronjve të Kosovës, tre burrave që u flijuan për lirinë tonë, për lirinë e kombit tonë, tre bijve që Kosova dhe shqiptaria do t’i mbajë kurdoherë si krenarinë e saj. Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka i kanë dhënë Kosovës dhe mërgimtarëve tanë frymëzimin për të kontribuar me vetëmohim për çeshtjen tonë kombëtare. Vepra e tyre është sa e lavdishme, aq dhe burim i sakrificës dhe mobilizimit të shqiptarëve në radhët e UÇK-së për çlirimin tonë kombëtar prej pushtimit të Serbisë.

janarin e vitit 1982 u vranë tre veprimtarë të shquar të kombit shqiptar, tre bij të devotshëm të Kosovës dhe mërgatës shqiptare. Jusufi, Bardhoshi dhe Kadriu ishin bërë emblema e shqiptarizmit. Ata u vunë në ballë të përpjekjeve dhe të luftës për lirinë e kombit shqiptar. Ata ishin të parët dhe të vetmit, bashkë me Enver Hadrin, të cilët kishin në platformën e tyre bashkimin kombëtar të shqiptarëve pa dallim feje, ideje, krahine dhe besimi. Kur Jusuf Gërvalla i shkruante Enver Hoxhës dhe i thoshte se “Kosova nuk mund të presë fitoren e komunizmit në Jugosllavi e në të gjithë botën që të bashkohet me Shqipërinë”, kjo shprehte bindjen e tij në kontributin real për bashkimin e trojeve shqiptare. Ajo letër e publikuar më 1999 në revistën Koha të Tiranës shpreh thelbin e kontributeve jashtë skemave të ideologjisë të Jusufit, Bardhoshit dhe Kadri Zekës.

Vrasja e hershme në moshën shumë të re e tre veprimtarëve më të shquar të mërgatës sonë, organizatorë të demonstratave e protestave në Perëndim për ndëkombkombëtarizimin e zgjidhjes së problemit të Kosovës dhe visive tjera shqiptare në ish Jugosllavi, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, ishte humbje tepër e madhe cila dëmtoj shumë procesin për arritjen e zgjidhjës të çështjes tonë kombëtare në veçanti të Kosovës cila kishte për qëllim bashkimin e trojeve tona për bërjen e Shqipërisë Etnike.

Kjo vrasje e projektuar dhe në mnyrë profesioniste e organizuar nga UDB-a Jugosllave, cila i ndiqte kamba këmbës këta tre Pishtarë të lirisë, u krye në momentin më tragjik për popullin shqiptar, duke ekzekutuar përnjëherë bashkarisht të tre organizatorët kryesorë të mërgatës. Takimet e shumta të ktyre Tre heronjëve me bashkatdhetar dhe veprimtar të kauzës kombëtare, si në Istamboll me Sabri Novosellën, në Göppingen të Gjermanisë me Emin Fazlin e Beslidhjes, e tjera takime, na kujtojnë menqurinë dhe rrugën e drejtë që ndiqnin Ata. Sikur të ishin sot gjallë këta Tre heronj, veprat dhe puna e Tyre do ishte më shumë vlerë të madhe për interancionalizimin,institucionalizimin dhe unifilimin e problemeve të pa zgjidhura.

Jusufi pak para se të vritej mer leje-qendrimin nga organet zyrtare germane, kjo ishte pengesa kryesore që Jusufi nuk mund udhëtonte jashtë Gjermanisë pa dokumente udhitimi për të takuar e zhvilluar biseda bashkëpunimi me shumë veprimtarë cilët punonin për barazi kombëtare…si Enver Hadri e Vehbi Ibrahimi në Belgjikë, e veprimtar tjerë kudo në Botë.

protestës që do të mbahet në Gjenevë“.

I thash „Bardh, kurrë në jetën time s’kam folur me mikrofon dhe nuk mundem, të lutëm“, kurse ai ma ktheu „Patjetër duhet të mësohesh të flasësh para njerëzve.“

Aq shumë jam ngushtuar në ato çaste, sa as vetë nuk e dij çka kam folur, derisa s’i kam pyetur shokët më vonë. 

Më të vërtetë ishte hera e parë që flisja me mikrofon para një mase njerëzish.

Kur arritëm në Zhenevë para masës së tubuar për ballë ndërtesës të Kombeve të Bashkuara, foli Kadri Zeka me një zë të thekshëm emocional e të kjartë. Kadriut me trup të vogël e zemër të madhe, mikrofonin gjatë diskutimit të tij ja mbante në dorë Sali Basha, i Koretinit të Dardanës ish Kamenicë.

Më 1981 Njazi Biçkaj, student  kishte ardhur në Gjermani për vizitë te babai i vet Jakupi. Njaziu ishte anëtar i grupit „Albanikos“, të cilin atëherë e drejtonte Emin Krasniqi, aktualisht deputet i Parlamentit të Kosovës. Njaziu me porosinë e të madhit Metush Krasniqi kishte kërkuar një takim me Jusuf Gërvallën. Takimin e organizoi Nami Ramadani në Wendlin-gen ku banonte Jakupi.

Në fillim të bisedës, Jusufi e pyet Njaziun se me porosinë e kujt  dëshiron të më takosh dhe të bisedosh me mua? Njaziu i kishte thënë me porosinë e Metush dhe Emin Krasniqit. 

Jusufi e pyet Njaziun si e di ti që unë jam Jusufi? Namiu më ka treguar i thotë. Ku e njeh ti Namiun që të kërkosh takim me mua? Njaziu: Namiun e njoh përmes babait tim, Jakupit. 

Pas disa ditësh, Bardhi vjen tek Namiu përsëri dhe kërkon takim me Njaziun, për të marrë informata se ku gjendet djali i Metush Krasniqit, Besniku, sepse këtë e kishte kërkuar Bardhi qysh më herët në një kamp rrefugjatësh në Itali, por nuk e kishte gjetur. Njaziu i tregon Bardhit se Besniku ndodhet në Australi. Pas një kohe të shkurtër, Njaziu kthehet në Kosovë. Nga Jusufi kishte marrë disa materiale të ndaluara. Nuk vonon shumë dhe burgoset i tërë grupi „Albanikos“. 

Më 5 shkurt 1982 u bë varrimi i tre dëshmorve të kombit. Ishte ditë pune, por askujt nuk i punohej. Ishte dita më e dhembshme në historinë e mërgatës shqiptare në perëndim, bile më e dhimbshme se dita e 17 janarit 1982 kur u vranë.

Nëna Ajshe kishte arritur me kohë dhe ua kishte parë djemëve të saj së paku fytyrat për së vdekuri në morgun e spitalit të Heilbronn-it. I ndjeri baca Pajazit-Ziti, mjerisht nuk arriti me kohë. Me sa duket, ai kishte patur probleme me rregullimin e pasaportës nga organet serbe në Gjilan.

Thuaja se shumë pak pjesëmarrës në varrim kishte që nuk po qanin.

 Qaja edhe unë si fëmij. Më afrohet Qamil Isufi, kushëri i parë i Saime Isufit, të fejuarës së Kadri Zekës dhe më thotë „Xhafer pse po qanë?“ I them „Po më dhembsën shumë këta tre patriotë që na i vrau shkjau.“ Qamili më thotë „Unë Kadri Zekën e kam pasur djalë tezeje dhe ja shihe se si po qëndroj“. „Po i them Qamilit, por sigurisht ti je ngopur duke qajtur 

Fjalën lamtumirëse i pari e lexoi mësuesi Remzi Ademi, sot hero i Kosovës, i vrarë në luftën e fundit në Kosovë. Remziu ishte tezak i aktivistit të madh Shaban Bobaj. Pastaj një nga miqtë tanë gjermanë mbajti një fjalim. Foli edhe Ibrahim Kelmendi dhe një vajzë. 

Kurrë në jetën time nuk e harroj edhe sot më rrinë para syve të ndjerët nëna Ajshe dhe baca Pajazit , sa të fortë që ishin, si graniti. Të vegjël nga trupi, por të mëdhenj nga zemra e shpirti. Ishin ulur mbi dy gurë, nuk qanin, por neve na jepnin forcë duke na thënë » Mos u mërzitni se edhe ju i kishit shokë » .Të gjithë u kthyem pa ba zë, sikur s’kishim gojë, sepse ndarja nga këta bij të kombit ishte më e rëndë se toka.

Rrethë vrasjes së ktyre tre heronjëve edhe sot ruaj mbi 10 artikuj orgjinal të asaj kohe të gazetave dhe revistave  të ndryshme gjermane.

Nga të rënët në mërgim Jusuf Gërvalla dhe Enver Hadri janë shpallur hero të Kosovës nga presidenti Ibrahim Rugova. Më vonë nga institucionet e Kosovës janë shpallur hero edhe Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla. Por institucionet tona i lanë në harres veprimtarët dëshmorin Vehbi Ibrahimi dhe të plagosurin rëndë, Rasim Zenelaj.

Neve mërgimtarët për çdo vit bënim homazhe mbi varrezat e ktyre martirëve dhe për fund një Citat nga gazeta Stuttgarter Zeitung ”Për të dhjetën herë përkujtohen tre të vrarët në Heilbronn, shqiptarë nga Kosova“.

 

”Die Regierung fürchtet diese Toten”
QEVERIA U FRIKËSOHET KËTYRE TË VDEKURVE

Kështu ky përkujtim ishte edhe një protestë. Policia gjermane bënte roje para varrezave, për arsye se viteve të mëhershme shërbimet sekrete serbe vazhdimisht ishin prezente këtu për t’i fotografuar pjesëmarrësit. „Ndaj të fotografuarve kur të shkojnë në Kosovë bëhen keqtrajtime policore“, shpjegon Komisari i lartë i policisë gjermane Uwe Würker.

Stuttgarter Zeitung, E hënë, 20. 01.1992, nga Roger Reppelinger“

Vellezrit Gervalla dhe kadri Zeka

P.S.Ky shkrim është përgaditur dhe lexuar me rastin e Akademisë Përkujtimore për 30 vjetorin e vrasjes së 3-e heronjëve të Vëllazërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka-Nga Xhafer Leci, Kryetar nderi i SHKSH-së ”Kadri Zeka” në Nürtingen të Gjermanisë.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen