Golf për Katedrale

Diaspora | Zef Prenka | 22.06.12 | 16:35

Turneu i 4-të i golfit për katedralen e Nënë Terezës në Prishtinë

BEQIR SINA New Yrok, BOTA SOT

Në fushën e njohur të golfit „Blue Hill Golf Course“ shtrirë mbi kodrinat e gjelbëruara të Liqenit Tappan në Pearl River, rrethinat e qytetit të Orangetown – New York, me qëllim mbledhjen e ndihmave për ndërtimin e Katedrales Nëna Tereza në Prishtinë, u zhvillua turneu i 4-të i golfit „Golf Outing to help build Mother Tersesa Cathedral in Prishtina, Kosova“. Ky aktivitet përkoi këtë vit me 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Për këtë qëllim ditën e henë 18 qershor, 2012, 183 lojtarë kanë marrë pjesë në Turneun Vjetor të Golfit, i cili është i katërti në radhë dedikuar ndihmave që po vazhdojnë të japin shqiptarët e Amerikës, për ndërtimin e Katedrales Nëna Terese në Prishtinë. Ky turne u zhvillua nën kujdesin e një grupi kordinator : Anton Raja (kryetar i bordit) Elmi Berisha (nën kryetar) Leon Gjoni, Martin, Pjetri, Louis Gjelaj, Michael Torrelli, Ismer Mjeku, Frank Fogliano, Simon Qafa, Mark Tushaj, dhe Palok Rudaj.
Këtij aktiviteti i kontribuan më së shumti edhe një numër sponsorizuesish, si kompani shqiptaro amerikane prestigjioze makinash, restorante shqipëtare, kompani shitje e blerje shtëpish, ndërtim banesash, dhe kompani të ndryshme tepër të njohura. Mes tyre edhe biznesmen dhe kompani amerikane, si kompania e madhe e shtijes së makinave të reja „Route 59 Interstate Toyota – Scion“. Aktiviteti mori formën e një bashkimi të, të gjithë shqiptarve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci Mdevegja e Çamëria, pa dallim feje dhe krahine apo ideje.

Aktiviteti i cili thotë se do të bëhet tradicional ishte si një paradë e disa prej njerëzve me të sukseshëm të komunitetit Shqiptar në SHBA, sipas fushave të tyre. Në këtë aktivitet fondmbledhës, përveçse bashkëatdhetarve tanë, morën pjesë edhe golfistë amerikanë, klerikë, përfaqësues të Kishës, Katolike shqiptare Zoja e Shkodrës, lider të komunitetit, disa nga zyrtarët amerikanë përfaqësues institucionesh të kësaj zone, televizionet dhe gazetat shqiptare, në SHBA-ës, duke përfshirë edhe mysafirë nga Kosova, Monsignor Dodë Gjergjin – Ipeshkëv i Kosovës, dhe Dr. Don Lush Gjergji, biografi i shquar Nënë Terezës, si dhe Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës Zoja e Shkodrës në Hartsdale, New York, dhe deputeti i Vetëvendosjes, shqiptaro amerikani Florin Krasniqi, dhe kandidati për në Asamblenë e New Yorkut, z Mark Gjonaj, si dhe vallëtari i mirënjohur i spektaktilit „Dancing with the Stars“ Tony Dovolani.

Në fund të këtij aktiviteti, me pjesmarrësit, u organizua edhe një koktej si dhe një darkë festive me fjalime të shkurtëra e ndarje çmimesh. Gjatë të cilës, politikanë, dhe veprimtarë të komunitetit morën çertifikata, çmime dhe dhurata të ndryshme, për këtë aktivitet. Ndërkohë, që në fund tri ekipet më të mira, sipas pikëve të shënuara gjatë turneut të golfit, fituan edhe çmimet përkatëse sportive. Ndërsa me intersim u përcoll edhe loja e fatit për të fituara disa sende me vlerë.
Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës Zoja e Shkodrës në Hartsdale, New York në fjalën përshëndetëse, u tha të pranishmve se sot ne jemi të lumtur për të parë një numër kaq të madh prej pjesëmarrsve në këtë turne të golfit. Ne falënderojmë të gjithë ju, tha ai dhe në një mënyrë të veçantë Anton Raja dhe Elmi Berisha, të cilët kan punuar aq shumë në organizimin e kësaj ngjarje. Ne falemnderojmë edhe Monsinor Dedë Gjergjin dhe Dom Lush Gjergjin që erdhën enkas për këtë rast që edhe ata të dy, gjejnë rastin të ju japin ju të gjithëve një falenderim të veçantë dhe një bekim të veçantë për bujarinë dhe mbështetjen tuaj – ndaj katedrales së

„Ky Turne Golfi u shpreh Dom Pjtetër Popaj – ka qenë një ndihmë e madhe për të vazhduar punën e ndërtimit të Katedrales në Prishtinë, dhe ne shpresojmë që me organizimin e ngjarjeve si kjo, ndërtesa e katedrales do të përfundojë shumë më shpejt. Mbasi, ju shqiptarët e Amerikës në çdo kohë jeni bujar dhe gjithmonë keni marrë bekimin e Perendisë, për ndihmën e juaj – që të ndërtojmë tempullin e Zotit, mbasi ajo është investimi më i madh – që ne mund të bëjmë në jetën tonë.“
Pikërishtë shtoi Dom Pjetër Popaj, ne klerikët ju falënderojmë të gjithëve ju për këtë investim dhe lutemi që Zoti të ju jap ju dhe familjeve tuaja çdo të mirë në jetë dhe do të shpërblejë bujarinë tuaj me bekimet e tij të panumërta“.


Monsignor Dodë Gjergji – Ipeshkëv i Kosovës, thotë se „Për mua është një ndjenjë e veçantë për t’a përshkruar pjesmarrjen time, në këtë turne kaq të bukur dhe interesantë. Një kënaqësi që të takojë kaq shumë shqiptarë , veprimtarë të dalluar dhe të sukseshëm në bizneset e tyre këtu në SHBA. Mbasi, këta janë një pjesë e atyre shqiptarëve të Amerikës, të cilët kan arritur një stad dhe nivel të mirë të mirëqenjes së tyre, dhe janë të integruar plotësisht në jetën Amerikane“, thotë ai.

Ndihem jashtëzakonisht i gëzuar, u shpreh Dr. Don Lush Gjergji, biografi i shquar Nënë Terezës, kur i shohë që të gjithë njerëzit që jan kaq të lumtur. Sepse, qëllimi i ardhjes tonë këtu nuk është grumbullimi i mjeteve, por është përforcimi i vëllazërisë, dhe i dashurisë gjithë shqiptare si në rastin e Nënës Terezes dhe i miqësisë, i paqes, dhe i dashurisë së këtij vendi dhe evenimenti që i bashkon edhe më shumë njerëzit.
„I kam viztuar disa herë SHBA, tha ai por kjo është hera e parë që marrë pjesë në një eveniment të tillë, i cili ka si motivë të tij – mbi të gjitha për të ndihmuar Katedralen dhe Shënjëtoren Nëna Terese, ku jan grumbulluar njërëzit nga vendet e ndryshme të Amerikës, jo vetëm shqiptarët – jo vetëm katolikët, por që të gjithë së bashku pa dallim feje dhe krahine e ideje:“ Me një njet dhe një qëllim të përbashkët shumë të rëndësishëm, vetëm për të ndihmuar ndërtimin dhe përfundimin e ndërtimeve të Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë“ thotë Dr. Don Lush Gjergji.


Turne i 4 -të Golfi: Të ndihmojmë ndërtimin e Katedrales Nëna Terese në Prishtinë
Organizatori i këtij turneu golfi me qëllim mbledhjen e ndihmave për ndërtimin e Katedrales Nëna Tereza në Prishtinë, Anton Raja – aktivist dhe biznesmen i dalluar, thotë se: „… më duhet t’i faleminderohem, Leon Gjoni, Martin Pjetri, Mark Tushaj, Elmi Berisha dhe çdo njerit prej tyre, që në pa mundësi t’i permend emër për emër, jan pjesë e këtij turneu të suksesshëm, dhe këtij kontributi të çmuar, ata një inspirimi i shqiptarëve të Amerikës, për të bërë këtë aktivitet fondmbledhës, me qëllim që edhe me anë të lojës së Golfit, shqiptarët të ndihmojnë në kontributet e tyre për ndërtimin e Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë“ tha ai.

Zoti Raja, gjithashtu shprehet i bindur se ky aktivitet ka qënë një sukses i shkëlqyer dhe se shuma e mbledhur nga ky turne do të bëhet e ditur mbasi të dali edhe rezultati përfundimtarë. „Është, tha ai ndoshta siç u shprehën edhe vetë autoritetet e këtij parku të madh rekreative më i madhi për nga pjesmarrja e golfistëve në historinë e tij – dhe që ska aspak dyshim, është më i madhi në historin e golift shqiptarë në SHBA-së, pasi sot morën pjesë 183 golfistë shqiptaro amerikanë, dhe shumë të tjerë, njerëz të dhënë pas biznesit dhe shkollimit, punës, juristë, avokatë, politikanë dhe arrtjeve të tjera në SHBA-ës.“
Guzhina shqiptare dhe simbolet tona kombëtare 
Në hyrje të këtij mjedisi të bukur natyror, ishte vendosur një strishe e madhe e bardhë, ku shkruhej në boj qielli „Golf Outing to help build Mother Tersesa Cathedral in Prishtina, Kosova“ . Çdo pjesmarrësi i shpërndahej një bluzë blu, qendisur një stemë e bardhë „Mother Teresa Cathedral Golf Outing“ . Ndërsa në hyrjen qëndrore të këtij klubi shumë pranë shtizës ku ngrihet flamuri i SHBA-së, një strishe tjetër tërhiqte vëmendjen e pjesmarrësve në të shkruhej :“ MARK GJONAJ YOUR CHOICE FOR PROGRESS 2012”,
Planifikimi i kësaj ngjarje të komunitetit shqiptarë të Amerikës, për t’a zhvilluar këtë aktivitet të bukur, në fushën e njohur të golfit „Blue Hill Golf Course“, jo vetëm se ka impenjuar seriozisht stafin profesional të këtij klubi, me përvojë, por për të kombinuar shërbimin e tyre të klasit botëror, me atë të shërbimit të lokaleve të tjera me bisnesmen shqiptarë, me shërbime dhe pajisje të mira për të siguruar që kjo ngjarje e veçantë të bëhet e paharrueshëme.


Si dhe vitin e kaluar një ndihmesë të madhe ka bërë stafi i kuzhinës së lokalit të njohur, „Fiorino Ristorante“ – Summit – New Jersey, dhe pronari, e veprimtari i dalluar i komunitetit zoti Sabit Bytyqi, anëtari i kryesisë së Vatrës, ushqimet e përgatitur me një shije të lartë profesionale e artistike dhe me një kujdes maksimal, nga shefi i Fiorino Ristorante – Xhilbertoja . Cena 2000 me Ragip Gjonbalajn, Three Angelina me Sal Haxhibrahimaj edhe ata ishin së bashku me restorantet e tjera, byrektoret dhe piceritë, pjesmarrëse shumë të aftë të përgatisën çdo pjatë me elementet me të plota të menuje restoranti dhe të kënaqin çdo pjesmarrës.
Oragnizatori i këtij aktiviteti fondmbledhës, për të ndihmuar ndërtimin e Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë, veprimtari dhe biznesmeni Anton Raja, së bashku me zotin Elmi Berisha, Simon Qafa dhe Gjekë Deçkaj për këtë qëllim kishin bërë gjithëçka që tju krijojnë qindra pjesmarrësve, shumica shqiptarë, nga Shqipëria, Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës, e Çamëria, të të tria besimeve fetare, një atmosferë të mrekullueshme, duke u orfuar atyre jo vetem relaksim, sport, por edhe një shije për ushqimin dhe pije të mirë, por natyrishtë dhe tju ofrojë sado pak dashurinë e mallin për vendlindjen: Grykën e Rugovës, Plavën e Gucinë, Malet e Sharit, Korabin, Shpiragun – Tomorin, dhe Alpet e Veriut të Shqipërisë.
Mes kësaj atmosfere në mbyllje të aktivitetit në mjediset e lokalit Blue Hill Golf Course , qindra shqiptarë, për të përmbyllur këtë fushatë të bukur fondmbledhëse, kaluan një mbrëmje që e „ndezi flakë“ me këngë e valle, zëri i bilbilit të Tropojës , këngëtarit të mirënjohur Gezim Nika, dhe orkestrës së tij.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen