..duhej të dënoheshin diktatorët dhe përdhunuesit e lirisë

OP-ED | admin | 02.07.12 | 19:50

Historia shqiptare brenda shpirtit të vet i ka fshehtësitë e veta të thella historike, të cilat i mbanë padurueshëm, deri kur ato mund të shpërthejnë si ndonjë vullkan i zjarrtë, sepse nuk mund ti durojë dhe mbajë as toka  gjithmonë ato mistere.

– Historia e jonë e një populli  të vogël, por mjaftë „fatkeq“,siq ka thënë A.Frashëri, është e shkruar me gjak rruga e saj, deri në skaj, dhe meriton të shkruhet ashtu siq është e vërteta e saj dhe të mos ndryshohet gjatë periudhave të liga ,nga  ideologjitë  e sëmuara dhe ajo moniste. Edhe shumë vende tjera të botës e kishin të njëjtën histori, të cilët e kanë përjetuar si është më keq, por sikur populli shqiptarë nuk e përjetoi dhe nuk e pagoi  më keq asnjë popull në botë. Historia e vërtetë parim dhe bazë i ka faktet, jo gënjështrat, trillimet dhe propagandën.Një gjysmë shekulli shqiptarët ishin të hendikepuar nga ideologjia e Enver Hoxhës, e cila e poshtëroi dinjitetin njerëzor të kombit shqiptarë, me tortura e përsekutime, vetëm për qëllime politike, kundra fetare e raciste, si akte më të ulta dhe më mizore kundra njerëzimit. A janë krime kundër njerëzimit, kur bëhët shkatërrimi masiv i kulturave fetare dhe imponimi i ateizmit, dhe poshtërimi i figurave fetare dhe besimi fetar. Njerëzit më eminent të kombit shqiptarë janë ekzekutuar, vetëm se e kundërshtuan dhe nuk u pajtuan me një regjim të tillë. Shqipëria është vendi ku është përsekutuar dhe ç’njerëzuar më së shumti qenja njerëzore, nga sistemi i dhunshëm hoxhist.Ajo që është shumë brengosëse për një popull, siq është populli shqiptarë, as varret e popullit të vet të ekzekutuar nuk u dihen,të cilat janë të hudhura dikund pa emra, për t’ua  mëshehur gjurmët. U pushkatuan dhe u varën njerëzit vetëm për lirinë e fjalës, dhe provuan burgjet më famëkeqe dhe kampet e përqendrimit me torturat më mizore. Regjimi hoxhist mbante  shpiunat e vet, që përgjonin çdo lëvizje, të cilët trillojshin plot kurtha e dredhi të tmershme,duke akuzuar njerëzit e pafajshëm. Me 1967, regjimi i Enver Hoxhës, mbylli 2169 kisha e xhamija, dhe lëshoi dekretin se të gjitha këto objekte fetare janë jashtë ligjore. Do të thotë se, një fatalitet i tillë i kombit shqiptarë me një sistem totalitarë dhe diktatorial, që i gjymtoi mendjet e shëndosha të popullit të vet, duke i trajtuar  ato si qenje   i m b e c i l e, jo njerëzore.

Nën pushtimin osman, mëzi që ruajtëm shpirtin shqiptarë, siq thotë Atë Anton Harapi, në vend të kulturës, na i dhanë rrugët e mërgimit, në vend të shkollës, na i dhanë burgjet, në vend të librave, na i vunë prangat. Edhe më e tmershme ishte koha enveriane, e cila nuk dalloi shumë nga regjimi osman, vetëm se ishte edhe më barbare  dhe diktatoriale.

– Përveç gjithë atij primitiviteti, të imponuar nga ky regjim antinjerëzor, edhe pse në mënyrë të pa ndërprerë, ishte ajo fuqia e jetës së mbredshme shpirtërore , e bujshme dhe intelektuale e popullit shqiptarë, e cila nuk mund t‘i mirrej dhe të shuhej përgjithmonë. Prandaj, është rrugëdhembje shumë e madhe, që dhembë gjithë jetën, nëse nuk hapën dosjet e këtyre krimëve, që janë bërë në trojet shqiptare. Edhe gjenocidi serb  ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe popujve të tjerë, autorët e krimit duhet të marrin denimine merituar nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë,për ti dhënë fund këtij diversioni antinjerëzorë. Në Kosovë edhe pas 14 vjetëve të mbarimit të luftës, ka ende edhe 1800 përsona të pagjetur,të cilët janë dikund të mëshehur nëpër djerrinat e shtetit serb, ku shteti aktual nuk i dorëzon ato kufoma të shqiptarëve, vetëm nëse ata favorizohen me pazare politike.  Me 1948, në Nyrnberg të Gjermanisë, ishte miratuar Konventa Ndërkombëtare  për parandalimin dhe denimin e gjenocidit, e krimëve të luftës dhe krimet kundë njerëzimit, dhe në bazë të kësaj konvente u deuan krimet e Luftës së dytë Botërore, dhe mbi 2 mil.gjermanëve u janë kontrolluar të dhënat përsonale. Gjermanët në vitin 1948, u pajtuan me drejtësinë e Nyrnbergut, me ç’rast u ekspozua drejtësia dhe stabiliteti në Evropë në bazë të kësaj rruge demokratike.

Në vitin 2003, Republika çeke  e ka bërë publike listën e bashkëpunëtorëve të krimeve. Edhe Polonija, bëri verifikimin e 400 mijë figurave polake  dhe pastrimin e tyre nga veprat penale, që të njëjtat  verifikime i bënë edhe Hungaria, Bullgaria, Letonia, Estonia, dhe shumë vende të tjera. Sllovenia i ka hapur pjesërishtë arkivat e verifikimit në vitin 2003, ndërsa Kroacia, i ka hapur arkivat e Policisë Sekrete(UDBA), në tetor të vitit 2001.

Maqedonia e ka miratuar ligjin në fjalë në vitin 2008, dhe Serbia,  këtë ligj e ka lënë pezull, që prej vitit 2003, me ç’rast e ka kundërshtuar partia e Millosheviqit  dhe Sheshelit. Kurse sot Gjykata e Hagës, ende nuk ka arritë  për ta bindur qeverinë e Beogradit, që të jep llogari para drejtësisë, që ka bërë krime të organizuara dhe gjenocid ndaj popullit shqiptarë . Apo, nuk mjafton vrasja e 20 mijë shqiptarëve, djegëia e 200 mijë shtëpiave  shqiptare, dëbimi i 1milion banorëve shqiptarë nga trojet e veta, dhe shumë pa drejtësi të tjera që u janë bërë shqiptarëve të Kosovës, si dëshmi para Gjykatës së Hagës, për të dokumentuar krimet dhe për të denuar autorët e krimit. Kjo pjesë ligjore në shoqërinë e sotme njerëzore dhe demokratike e identifikon të kaluarën e hidhur të regjimëve të egra dhe asaj komuniste, por edhe lidhjen e atyre , që kanë „dorën e zezë“në veprimtaritë kriminale të njerëzimit.

– Edhe në Shqipëri ende nuk është marrë një vendim i prerë, që ta vëjë në miratim këtë parim moral e njerëzorë, të vëndoset qështja e e ligjit të  l u s t r a c i o n i t,për të denuar autorët e krimeve të regjimit ish-komunist. Dhe, mospastrimi i figurave mbështetëse hegjemoniste, e  mbulon të vërtetën  dhe e mjegullon të ardhmën e shtetit  shqiptarë dhe trojeve tjera shqiptare. Ashtu, edhe në  shtetin e ri të Kosovës, ende nuk është arritë  të miratohet një Rezulutë për krime gjenocidiale, nga regjimi serb. Edhe pse Kosova , si një vend i dalë nga dy shtypje të dhunshme, nga dy gjenocide të llahtarshme, e ka të drejtën e vet morale dhe ligjore, që në emër të atyre njerëzve ,që derdhën lumenj gjaku ,për liri dhe pavarësi, dhe vuajtjeve të tyre nga ato tortura mizore, të miratojë një Rezulutë, dhe në bazë të saj të dënohen krimet fizike dhe psiqike ndaj popullit shqiptarë.

– Zbatimi i një ligji të tillë, si nga Gjykata Ndërkombëtare, si dhe nga vendet e vuajtura, janë përgjigje shumë meritore për ta qetësuar ndërgjegjën e shoqërisë njerëzore, ndaj krimeve të një regjimi fashizoid dhe gjenocidial. Përgjegjësit dhe hartuesit e këtyre krimeve dhe ekzekutuesit e këtyre akteve barbare kundër njerëzimit, duhet të marrin denimin e merituar, për së gjalli dhe për së vdekuri. Ndërsa, në shtetin shqiptarë, hapja e dosjeve të këtyre krimeve  dhe denimi i tyre, është punë e ndershme dhe morale e kombëtare, e cila do ta përcaktonte një fund të ndarjes nga e kaluara, dhe do të mbyllet një kapitull i një historie të dhimbshme shqiptare. Sot shqiptarët kanë një kahje tjetër, edhe pse historia e vjetër po e përcjellë në hapat e saj, me mbeturinat që ka lënë regjimi komunist. Por, edhe pas 20 vitëve , në frymën e lirisë dhe demokracisë dhe pas vdekjes së diktatorit E.Hoxha, heshtët krimi dhe padrejtësitë që i janë bërë popullit të pafajshëm shqiptarë dhe kriminelët nuke e kanë marrë ende denimin e merituar. Denimi i kriminelëve, do të ishte një shërbim i madh , që mund ti bëhet së cilit popull në botë, dhe mund ti bëhët një shërbim i madh  demokracisë njerëzore. Këto janë parime e rekomandime edhe të Këshillit Parlamentarë të Evropës, mbi denimin e kriminelëve të komunizmit, sipas kodit dhe ligjit penal mbi krimet njerëzore. Njëherit, me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë,  për ta nderuar kombin dhe  virtytet e tij, duhej të dënoheshin diktatorët dhe përdhunuesit e lirisë.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen