Ata që dje u kritikuan me të drejtë, edhe nesër në qeverisje janë të njëjtë

Diaspora, OP-ED | Dedë Preqi | 11.06.14 | 23:27

Nga Dedë Preqi

Ndërtimi i Kuvendit të ri të Kosovës dhe miratimi i qeverisë, duhet të jetë pikësynimi kryesor i shtetit pas këtyre zgjedhjeve dhe t’i jep fund krizës politike e institucionale, në mënyrë që populli i Kosovës, mos të pret vetëm premtime , por ti shijoj dhe ti prek frytet e saj, të cilat ia ka premtuar partia që fiton. Është fakt se me rastin e zgjedhjeve dikush duhet të fitoj dhe dikush duhet të mbetët në opozitë, por kemi parasysh disa rrethana, sepse janë rrethana ekstra interesante, të cilat e favorizuan partinë e njëjtë, që ishte edhe dy mandate më herët në qeverisjen e Kosovës.
Prandaj, kur dëshirojmë të bëjmë vlerësime, apo kritika të natyrës politike të të gjitha partive, pa tjetër duhet ti pastrojmë rrethanat, dhe nga vetë analizat kuptojmë se në vend që populli të jetë verdikti dhe sovrani vullnetit të tij më votën e vet të lirë, por jo edhe në këtë rast ndodh e kundërta, si në shumë raste tjera, vullneti i popullit manipulohet në mënyra të ndryshme, dhe kjo meritë i jepët atyre që dinë të mashtrojnë dhe panipulojnë me qytetarët dhe votën e tyre. Dikush mund të thotë, vallë, mos po ndodh diç e re, apo e ngjajshme, njësoj si në vitët paraprake me qytetarët e Kosovës, të përsëritët qeverisja nga aktorët e njejtë në pushtet, dhe të krijohet përshtypja se njerëzit e këtij vendi sikur i ngjajnë kreaturave të cilët i kanë humbur konceptet për jetën dhe të ardhmën e tyre, apo nuk kanë se çka të kërkojnë e të besojnë nga e nesërmja.
Edhe pse procesi i këtyre Zgjedhjeve kaloj me një notë kaluese, duke u përqëndruar brenda kornizave të një copë kohe të shkurtër, vetëvetiu i ka krijuar kushte vetës për një punë dinamike, por populli Kosovës ka qenë i zhgënjyer nga qeverisja e kaluar dhe nuk ka mundur të bëjë atë që dëshiron me vullnetin e vet, i cili për atë, dëshmoj shumë pak dhe me një përqindje të vogël, duke mos marrë pjesë në votim. Njëherazi, është një rrëfim i gjatë dhe i dendur i diasporës shqiptare, e cila si gjithherë edhe kësaj radhe lihet pas dore, jo përshkak të mosvullnetit të saj për t’a dhënë edhe kjo pjesë e atdheut verdiktin e vet, por për mungesën e informacioneve nga institucionet e vendit.
Dotë thotë, tërë akti i këtij procesi u përcjellë me një ankth, sepse pushtetin do ta menagjojë përsëri PDK-ja, në krye me liderin e saj Hashim Thaqi, tani me një të ashtuquajtur „Misioni i ri“, në fakt e ka vetëm emrin e ri, sepse lëvizjet e gjallërisë së saj për të ndryshuar jetën e qytetarëve të Kosovës, tani më janë të njohura që prej 7-8 vitëve në qeverisje. Është edhe një ndjenjë pasigurie, dhe aq më pak në gjendje që ta shpëtojë dhe ta shërojë popullin nga kjo gjendje, apo që ka ndonjë vizion të qartë për signalizimin e ndonjë tingulli shpresëdhënës, apo për ndonjë insistim optimist, sepse vetë përcaktimi dhe konceptimi i materjes së programëve të kësaj partie është i mangët dhe ka vetëm „premtime“, i cili përjashton aspektin e ndonjë vizioni të kthjelltë e optimist, që do të mbështetëj në fakte të sigurta dhe konkrete.
Migjithse, sadopak që duket një përpjekje e disa partive dhe liderëve të saj për të qëndruar më rezistencën e tyre aktive kundër shumë dukurive negative dhe keqmenagjimëve të qeverisjes së kaluar, sikur që është Lëvizja „Vetëvendosje“, prapë se prapë, kjo lëvizje nuk mund ta luaj e vetme rrolin e vet edhe në të ardhmën, nëse nuk e ka më vete opozitën e tërë, e cila do ta ballansonte më mirë rrolin e poezitës, duke krijuar një qeverisje më të fuqishme dhe më stabile. Me gjithë boshllëkun e saj që ka PDK-ja, e cila duhet ta krijoj qeverinë e re, duke bërë kualicion me ndonjë parti tjetër për të plotësuar ulëset në Kuvend, në fakt, pasojnë shumë probleme të ndryshme, pikërisht ashtu sikur herave tjera, sepse sëcili nxiton për të fituar vetëm më shumë pushtet, apo për t’a marrë edhe rrolin e kryeministrit të vendit.
Për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Kosovë, dhe për ta përmirësuar gjendjen e qytetarit të Kosovës, përmes zhvillimit ekonomik e industrial, zhvillimit arsimor e shëndetësor, kërkohet jo vetëm nga poezita, që ta rimëkëmbë këtë gjendje, por kërkohet angazhim gjithëpërfshirës të të gjitha institucioneve dhe partive politike, që të krijojnë një të ardhme të qartë dhe prosperuese për popullatën e këtij vendi, dhe për ti hapur dyert që ta pranojnë pa dilema edhe vendet tjera Europiane dhe ato veri-atlantike. Mirëpo, nëse PDK-ja, dhe udhëheqja e saj, e cila nuk cilësohet me veprimet e veta konkrete, për ta marrë besimin e popullit, dhe për ti plotësuar premtimët që i ka dhënë, sidomos kur është fjala te punësimi dhe përmirësimi i kushteve të jetës???
Nga do që të nisesh në fakt, PDK-së, dhe lidershipit të saj i mungon ajo që është më e rëndësishme, motivimi i vërtetë i brendshëm, që populli nuk ka mund deri tani ta përfitoj këtë përshtypje nga qeverisja e tyre e më hershme, e cila do të ishte bazë për udhëheqjen e mëtutjeshme, prandaj, populli ndjehët i pa sigurtë dhe ndjehët i lodhur, sepse ky vizion i turbull dhe i pasigurtë i nxitë dilemat e mossuksesit edhe në të ardhmën, sidomos kur mendohen skandalet dhe gafet e ndryshme të keq-qeverisjes së mëhershme pothuaj në gjitha institucionet e vendit dhe më e keqja që mund të përsëritet në qeverisjen e ardhshme, nëse ajo udhëhiqet nga akterët e njëjtë…
Të gjitha këto janë rrethana, të cilat duhet të mirren parasysh nëse duam të masim arsyeshmërinë e udhëheqjes së vendit, nga ana tjetër, të gjitha këto do të ishin shkaqe irelevante, dhe të gjejnë jehonë në mediume dhe popullatë, që ta evitojmë të keqën dhe qorrsokakun e vendit tonë. Përndryshe, nëse gjindet një gjuhë e përbashkët e partive politike në opozitë, dhe si platformë e arsytimit, të mos i bashkohen asnjë subjekt dhe parti politike PDK-së, që të vazhdojë mandatin e saj në qeverinë e ardhshme, në mënyrë që të gjindet një zgjidhje e re për udhëheqjen e qeverisë së Kosovës. Edhe pse dikush do ta quante plasaritje këtë „modus“, apo aktin e tillë, por se populli shumicë e ka kuptuar lojën e tillë , e cila duhet ta ketë edhe një fund.
Ndër të tjera, si komponentë të rrethanave janë edhe partitë tjera në opozitë, më këtë rast ka nevojë të qartësohet raporti në mes poezitës dhe opozitës, e cila opozitë ka qenë e pa organizuar, ndoshta edhe pasive, përveq Vetëvendosjes, e cila fillim e mbarim ka qenë në kundërshtim të procesëve që ka zhvilluar PDK-ja, duke theksuar në mënyrë të veqantë kundërshtimin e Marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë, privatizimin e Trepqës dhe Postës. Dhe tani, ata që dje dështuan në qeverisje dhe u kritikuan për këtë keqmenagjim me të drejtë, ata edhe nesër do ishin të njëjtë…

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen