Beteja politike e Kosovës po ballafaqohet hapa-hapa me Serbinë

Arkivi, Rrezore | Dedë Preqi | 18.10.10 | 17:17

Keto ditë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.

Ky ishte qëllimi i Serbisë,që Kosovën ta fusë përsëri nën ombrellën e vet,dhe qështja e statusit të Kosovës përsëri të rihapet dhe të mos lejohet integriteti dhe njohja e këti shteti,sidomos në ato vende ku ka bllokuar njohjen e Kosovës.Në këtë rast reaguan me intensitet shumë të madh,SHBA-të,dhe Bashkësija Evropiane,duke reflektuar në këto proqese dhe duke kundërshtuar këtë rrezulutë, për ta votuar një draftërrezulutë tjetër të favorshme për të dyja palët.

Në këto bisedime me Serbinë ishte i suksesëshëm edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë edhe Anglisë,të cilët të parët muarën iniciativën për të filluar negociatat për draftërrezulutën e Serbisë.Pasi që Evropa i muar këta hapa( me seroizitet),duke i falenderuar Gjermanisë,Anglisë,Francës dhe SHBA-ve,e detyruan Serbinë që ta ndryshoi tekstin e kësaj rrezulute,dhe harmonizuan një Rrezulutë tjetër,në raport me Serbinë dhe Kosovën,dhe Serbija për herë të parë e bënë një kthesë të rëndësishme në lidhje me qështjen e Kosovës.Sepse,Serbija po ta kundërshtonte vendimin e tyre,do biente në konflikt me BE-në,dhe SHBA-të,dhe do të kishte pasoja të tjera,sidomos në marrëdhëniet ekonomike,si dhe rasti i Kosovës,për disa vjet nuk do të kishte mundësi me hy në BE.

Përveq tjerash Serbija,e di fortë mirë se do të mbetët jashtë loje, nëse konfrontohet me Amerikën dhe BE-në,duke parë se Pavarësia e Kosovës është e pa kthyeshme. Serbija për herë të parë tërhiqet nga një strategji pa shkuar deri në fund,dhe këtë herë e bëri ndryshimin e Rrezulutës,që kishte përgaditë kundër Pavarësisë së Kosovës,ndërsa BE-ja,i bashkoi mendimet e anëtarëve të vet,kundër draftërezulutës serbe,duke miratuar një Rezulutë të përbashkët,për të rënë  në ujdi për një dialog në mes Serbisë dhe Kosovës.

Çka do të thotë se,Prishtina dhe Beogradi duhet të ulën në një tavolinë së bashku,dhe pala e tretë do të ndërmjetësoi ,për zgjedhjen e problemit.Pala e tretë duhet të jetë BE-ja,së bashku me SHBA-të,por pala serbe ndoshta kërkon që të jetë edhe pala ruse,dhe të definohet fundi i këtij procesi.Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara,u miratua Rezuluta të cilën e sponzoruan BE-ja,dhe Serbija.Sipas disa analistëve të huaj dhe shqiptar,kjo rezulutë e ndryshuar,nuk mund të jetë e pa dobishme për Kosovën,sepse merret parasyshë mendimi i GJND-së,dhe nuk flitet për Statusin e Kosovës,dhe bëhët fjalë që të negoicohet vetëm për disa qështje teknike.

Serbija,përveq problemit të Kosovës,është e zhytur edhe me probleme tjera,ekonomike e politike,që janë të njohura për opinionin.Edhe Rusia i ka ftohur marrëdhëniet, se pse Serbia po bënë kompromis me Evropën,por Serbia e di fare mirë se nuk ka alternativë tjetër dhe të ardhme më të mirë.Serbija e ka ditur se e ka humbur moti Kosovën,por nuk ka kah tia mbajë për tu arsyetuar para popullit të vet,sepse qeveritarët e votuar,u kanë premtuar se do ta fitojnë Kosovën.

Ka shumë gjëra që Serbija dhe Kosova duhet të bisedojnë për qështje teknike siq janë,zgjedhja e problemeve të tregtisë së lirë,levizjes së lirë të qytetarëve të të dyja palëve,pranimit të pasaportave,të tagrave të automjetëve,të sigurisë, të bashkëpunimit policor,të kthimit të borgjeve,të kthimit të pagjeturve,zhbërja e strukturave paralele që janë të jashtëligjshme në veri të vendit,e tjera.Edhe shefi i UNMIK-ut,Zanier e pranon se BE-ja,duhet të ndërmjetësoi në bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për qështjet teknike, sepse UNMIK-u,nuk mund ta merr këtë rrol,por mund ta lehtësoi procesin e bisedimeve.

Një pjesë e popullit serb në anën veriore të Mitrovicës ende qëndron në mjegull,sepse një pjesë e tyre akoma kërkojnë luftë,kërkojnë që Kosovën ta okupojnë me dhunë,dhe shumica e dëshirojnë Rusinë dhe jo BE-në.Ndërsa autoritetet politike dhe fetare të Serbisë kanë kërkuar që një pjesë e madhe të teritorit për rreth objekteve të trashëgimisë serbe në Kosovë,ti kalojë në pronësi të kishës ortodokse serbe,siq thuhet për shkaqe sigurie.

Pas një incidenti të fundit te Ura e Ibrit,që është bërë në mes shqiptarëve dhe serbëve,u lënduan pesë civil dhe një polic i Kosovës, dhe u plagos një polic i EULEX-it,që do të thotë se situata është tensionuar përsëri,ndoshta edhe përshkak të bisedimeve të ardhshme.Prandaj,një ndër temat kyqe të bisedimeve të ardhshme në mes Prishtinës dhe Beogradit,duhet të jetë zgjidhja e problemit të veriut të Mitrovicës.Sipas disa analistëve konkludohet se Evropa me Serbinë,ka mundur ta hartojë një status të veqantë për veriun e Mitrovicës,çfare do të jetë ai plan,do të shihet në të ardhmën.

Ndërsa tendencat e qeverisë së Kosovës janë vetëm në bazë të pakos së Ahtisarit,dhe përjashtohet shkëmbimi i teritoreve.

-Disa gazeta shkruajnë se,diplomacia evropiane dhe zonja Ashton ngadhnjyen ndaj Serbisë,dhe qështjen e statusit të Kosovës e konsiderojnë të mbyllur.(vazhdon komenti),kush mundet me e mashtrue aq lehtë Serbinë,pa i premtuar asaj se shpejt do të hyjë në BE.

Disa lider të partive në Serbi thojnë se,Rezuluta e ndryshuar,është kapitullimi i Serbisë.(komenti)
Sa herë ka kapitullue Serbija deri tani,edhe ende ka apetite dhe është e pa ngopur.

-Kryeministri i Kosovës zotëri Thaqi tha: Isha i bindur se Rezuluta serbe do të deshtojë,dhe Serbija në këtë rast e ka pranuar shtetin e pavarur të Kosovës.(komenti)Zotëri Thaqi dhe të tjerët e kanë pasë shpinden nxehtë ,dhe e kanë pasë lehtë të flasin,ndërsa Serbija kurrë nuk ka deklaruar se do ta njoh Kosovën.
-Presidenti Sejdiu në një intervistë tha:Përpjekja e delegacionit serb për të na larguar nga salla e Asamblesë ishte e pa mundshme,dhe as që kishim ndërmend të largohemi.(komenti)Diçka është këtu qesharake,sepse po të mos kishin garantuar Gjermanija,Franca dhe Anglija,se delegacioni kosovar prezentohet si mysafir i tyre,ata as afër sallës nga jashta nuk ishin afruar.

„Vetëvendosja“i vlerëson negociatat e ardhshme me Serbinë të dëmshme,kur atyre kurrënjëherë nuk u shkoi mendja të bëjnë „kërkimfalje“për krimet ndaj shqiptarëve,dhe më mirë është që të bisedohet me Tiranën për „bashkim kombëtar“.

Miratimi i Rezulutës në Asamblenë e Kombeve të Bshkuara,parasheh negociatat e mundshme në mes Prishtinës dhe Beogradit,dhe nga ana e Serbisë mos të prekët qështja e statusit të Kosovës,vetëm të bisedohet për qështje teknike.Por vjen pyetja,kush mundet të siguroi Serbinë që në bisedime të mos  preket edhe qështja e statusit të Kosovës ?…Prandaj,duhet ditur qeverija e Kosovës,se çmund të bëjë,kur qështjet mund të shkojnë keq,por besimin nuk duhet humbur nga ndërmjetësuesit,të cilët duhet ta marrin edhe përgjegjësinë.

Nëse dëshirojmë ta fitojmë një kuptim më të thellë teorik dhe praktik të kësaj qështje,duhet Qeverija e Kosovës ta ketë besimin në vetëvete,pastaj të besoi edhe të tjerët,sepse vetëbesimi është faktor i domosdoshëm për përmbushjen e suksesëve,dhe zgjedhjen e duhur të problemeve.Të bisedohet në lidhje me situatën në mes Kosovës dhe Serbisë,por të sigurohet se nuk fshihen problemet serioze mbrapa kësaj faze trazirash,të cilat kanë sjellë dhe po sjellin efektin rrënues të popullit dhe shtetit të Kosovës.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen