Promovim libri për Liderin e Pavarësisë të Kosovës Dr.Ibrahim Rugova

Histori & Fakte | admin | 19.10.12 | 19:06

Fillimisht përmes projektorit u shfaqen dokumente me fotografi nga takime të rëndësishme  të presidentit Rugova me burrështetas e funksionar, vendor e ndërkombëtar.

Skenari i prezantimit:

-emetimi i video-dokumentarit „Një dekadë në 18 minuta“

 

Vitor Spaqi, kryetar, përshëndeti të pranishmit.

Moderoj:Gjylije Lecaj, referoj: Lekë Preçi dhe  autori Adnan Merovci  qe i përshëndeti te pranishmit   falënderoj  organizatoret e „Qendrës Kulturore  Shqiptare“  dhe  shoqatën „Pavarësia“,  por me theks të veçantë falënderoj përfaqësuesin e  firmës  Dibrani -Transport qe  e ndihmoj  falas   transportin e  këtyre  librave në Gjermani.

Shkëlqyeshëm recitoj: Neriman Bajraktari.

Mërgata jonë tashmë nëpërmes Klubeve, shoqatave e shoqërive,ka krijuar një kulturë e përvojë të madhe me organizime të ndryshme siç janë:manifestimet, përkujtimet, promovimet…

Pyetje dhe diskutime:

Hafiz Gagica, Imer Lladrovci, Xhafer Leci, Asllan Dibrani, Mentor Thaqi, etj.

 

Vitor Spaqi

Kryetari i QKSH Vitor Spaqi duke diskutuar, Gjylije Lecaj, Adna Merovci e Lekë Preçi

 

Në këtë promovim libri murrën pjesë mbi 100 bashkatdhetar, kryesisht veprimtar:përfaqësuesit e  Famullisë Shqiptare  të Shtutgardit ,  At Marian Lorenci ,Zefë Prenga  etj ,Hafiz Gagica, Nami Ramadani, Kolë Merturi, Dr. Bekim Balidemaj, Asllan Dibrani, Xhafer Leci, kameramani Ahmet Konjusha i RTK-së, Zeqir Asllani, Selim Vllasi, Baki Mustafi, etj.- disa kishin udhëtuar me qindra kilometra si: Fadil Ruhani nga München-i, Mustafë Shabanaj me shokët  e tyre  nga Freiburg-u dhe  nga  rajone tjera.

 

 Hafiz Gagica e Zëvendës Konsulli Imer Lladrovci me bashkëshortet e tyre.

 

Organizim e realizuan anëtarët e kryesisë të QKSH: Vitor Spaqi, Shemsi Zeqiri, Gjylije Lecaj, Sejdi Rexhepi, Besim Lokaj, etj. -të ndihmuar nga  Asllan Dibrani e Baki Mustafi.

Nga e majta rendi i dytë me syze Dr.med.internist Bekim Balidemaj me bashkëshorte

 

Dominik Spaqi  në piano luajti pjesë muzikore  të klasikëve botërorë.

 

Më gjerësisht në lidhje me këtë libër, për të interesuarit, lexoni Referatin e zt. Lekë Preçi

Sot, ne mërgimtarët, kemi në mesin  tonë autorin e një libri që ka bërë bujë të madhe në qarqet kulturore dhe letrare në Kosovë dhe gjithandej ku flitet dhe shkruhet shqip. Kemi në mesin tonë zotëri Adnan Merovcin autorin e librit “Në hap me Rugovën” , libër, për të cilin po shfaqet interes i madh kudo. Ky libër u promovua për herë të parë në muajin maj të këtij viti , kurse gjatë verës ishte libri më i shitur në Kosovë. Unë pata fatin që këtë libër ta kem dy javë pas promovimit dhe ta lexojë me vëmendje dhe kujdes. Pse? Sepse ju e dini se ata të cilët e kanë dashtë dhe vazhdojnë ta duan Presidentin Historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, kanë qenë të interesuar dhe vazhdojnë të jenë të interesuar , për këtë lider të pakontestueshëm në historinë bashkëkohore të shqiptarëve në përgjithësi.

Kur them në përgjithësi, kam parasysh një fakt të pamohueshëm se të gjithë shqiptarët kudo që janë, në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Kosovën Lindore apo në mërgatë, fatin e tyre e kanë pas të lidhur me fatin e Kosovës. Për këtë arsye, dhe shumë të tjera, na bëjnë neve shumë kureshtarë për atë periudhë, për atë kohë shumë të vështirë për Kosovën dhe popullin shqiptarë. Për këtë arsye, marrja në dorë e fatit të popullit në një mjegull dhe furtunë totale nga ata njerëz e posaçërisht nga lideri Ibrahim Rugova ka qenë guxim, trimëri e pa shoqe. Pra duke qenë se ne kemi qenë të lidhur me këtë fat, jemi kureshtarë të dimë më shumë për kohën dhe njerëzit e posaçërisht për liderin ose siç thotë një analist, gazetar dhe filozof i Prishtinës Halil Matoshi:” Nuk do të ngihemi kurrë së lexuari për Rugovën”.

I theksova këto fjalë, sepse, këtu ne jemi të thirrur që më tepër analizë dhe fjalë të kushtojmë librit, autorit, punës dhe metodës së përdorur për ta shkruar këtë libër të veçantë, me vlera të pakontestueshme. Ky është libri i shkruar nga njeriu më i afërt i Rugovës, apo siç thotë vetë autori Adnan Merovci duke shoqëruar Presidentin për 10 vjet nga 24 orë.

Zoti Adnana Merovci autorit  i librit   “Në hap me Rugovën” 

 

Për Rugovën janë shkruar, po shkruhen dhe do të shkruhen libra në të ardhmen, por atë që shkruan Adnan Merovci, për shkakun që përmendëm më lartë ,janë të besueshme. Natyrisht, se nuk mund tu ikim ngjarjeve të kohës dhe njerëzve që e karakterizojnë këtë kohë pa i thënë dy- tri fjalë.

Përpjekjet e popullit tonë për pavarësi janë shumë të hershme. Prej atëherë kur kemi qenë të pushtuar. E për fat të keq, ne kemi qenë po thuaj se gjithnjë të pushtuar. Pasi po e analizojmë një kohë të pushtimit të fundit, që nga Lufta e Dytë Botërore, pra prej vitit 1946, atëherë më lejoni që ti paraqes disa fakte të shkurtra. Vendimet e Konferencës së Bujanit për vetëvendosje nga ana e popullit të Kosovë nuk u plotësuan, as lufta patriotike e Shaban Polluzhës, as e patriotëve të tubuar rreth Partisë Nacional Demokratike Shqiptare, ose siç quhet ndryshe e Djathta Shqiptare me Ymer Berishën, Marije Shllakun, Gjon Serreqin, Ndue Përlleshin e shumë të tjerë, erdh pushtimi komunist, ideologjia pan sllaviste. Dhe përsëri kurrë nuk u pushua kërkesa për çlirim nga patriotët dhe veprimtarët e ndryshëm. Në bazë të kësaj lufte të pa reshtur erdh viti 1968 protestat demonstratat për flamur dhe Universitet. Me formimin e Universitetit, me shkollimin e shumë gjeneratave do të ndryshojë gjendja për të mirë.

U krijuan kuadro të reja, të afta që dijësin ti dallojnë të mirat dhe të kijat, të drejtën nga e pa drejta. Prej vitit 1975 e këtej u botuan një mori veprash letrare në të gjitha gjinitë letrare në poezi, prozë e dramatikë. Disa dalluan prej të tjerëve, sepse u specializuan në shtetet perëndimore kryesisht në Francë. Të tillët ishin Ibrahim Rugova, Rexhep Ismajli, Sabri Hamiti etj. Në letërsi nga Anton Pashku u botuan romane dhe drama deri atëherë të pa shkruara. Këta shkrimtarë, që ishin të një gjenerate cilësohen nga Sabri Hamiti si Qarku Kulturor i Prishtinës.

Pra në veprimtarinë e tyre përfaqësonin diçka të re, moderne të pa prezantuar dhe lexuar deri atëherë. Ky Qark i Prishtinës, arriti të dal nga gëzhoja e mendimit kolektiv të imponuar nga komunizmi sepse qëllimi i komunizmit ishte që njerëzve tua impononte se si të mendojnë, kurse mendimi perëndimor, shkollat perëndimore i mësonin njerëzit vetëm të mendojnë. Pra, ky Qark Kulturor i Prishtinës, të organizuar rreth SHSHK, krijoj vepra të pa lexuara deri atëherë. Shoqatat e Shkrimtarëve, në atë kohë ishin institucione kombëtare ku krijohej oponenca ndaj sistemit ekzistues politik po edhe ku artikuloheshin interesat kombëtare, kështu thotë Arbër Xhaferi në intervistën e tije dhënë Enver Robelit “Në Tetovë, në kërkim të kuptimit” f.173. Në gjysmën e viteve 80-ta , haptas u bë konfrontimi i mendimeve në mes të shkrimtarëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë që organizoheshin atëherë shpesh anë e mbanë Jugosllavisë. Gjerat filluan të ndryshojnë, dhuna dhe reprezaljet jugosllave dhe serbe ndaj shqiptarëve shtoheshin ditë për ditë. Në krye të popullit të robëruar u paraqit shkrimtari i ri Ibrahim Rogova i cili erdhi në politikë me një përvojë të mirë në fushën e letërsisë, me vepra të botuara .

Vepra “Refizimi Estetik” botuar në Prishtinë në vitin 1987, është vepër shumë e rëndësishme për Ibrahim Rugovën sepse ai thotë se :”njeriu në këtë plan ka vetëm dy zgjidhje, thjeshtë e shkurt: po e jo. Refuzimi ngitet kundër imponimit kur ai është represiv”. Nga kjo fjali dhe nga ky qëndrim nënkuptohet gati e tërë filozofia Rugoviane dhe angazhimi i tije në politikë. Vepra e dytë, e cila gjithashtu është shumë e rëndësishme për autorin, e veçantë dhe e rrallë në të gjithë kuptimet, është edhe Monografia për Pjetër Bogdanin. Rugova studioj veprën e Bogdanit “Çeta e Profetëve” ose “Cuneus Profetarium”. Bogdani, përveq që ishte një klerik, ishte edhe një prijës i popullit kundër pushtimit Osman. Jetoj në vitet 1625 deri në vitin 1689. Jeta e tij, pikërisht për këtë shkak se ishte kundër pushtimit, përfundoi tragjikisht në Prishtinë. Pa dyshim, Rugova u frymëzua shumë nga kjo vepër se si duhet pri popullit kundër pushtimit dhe pushtuesit. Nga Refuzimi, i tha Jo pushtimit kurse nga Bogdani maur shembullin se si duhet pri popullit kundër pushtimit dhe pushtuesit. Këtë që thash, po e ilustrojë me një thënie nga ky libër i Adnan Merovcit:” Ka adhuruar shumë Pjetër Bogdanin, andaj duke e studiuar dhe njohur ndoshta e ka imituar nga pak”, f. 356.

“Lëvizja për liri në jo dhunë që u identifikua me Rugovën, del të jetë përfikte, po të jetë ajo që thotë dijetari Ortega Gasset se :”shteti është në fillim një imagjinatë absolute, por imagjinata zhvillohet krahas zhvillimit të vetëdijes së një populli, dhe projektohet në lëvizje të orientuar me vetëdije drejt zhvillimit të shtetit…” Citat nga libri i Halil Matoshit : “Katedralë Letre” f. 113.

Në të gjitha këto ngjarje të viteve të vështira , të viteve 90-ta, dëshmitarë i drejtpërdrejtë ishte edhe Adnan Merovci. Ai , sot paraqitet me librin :”Në hap me Rugoven”, të cilin po e promovojmë sot këtu. Zaten, Adnan Merovci, ka pas një intervistë të gjatë me gazetarët e gazetës “Zëri”, Blirim Shala dhe Bardh Hamzaj , intervistë e cila u botua si libër me titull “Pa Protokoll” në vitin 2003. Mirëpo, në këtë intervistë, nuk janë të përfshira detalisht të gjitha ngjarjet dhe faktet.

U deshtë që autori të përgatitet, ti përmbledh dhe sistemojë më mirë materialet dhe kësaj radhe të na jep në dorë një libër shumë interesant, i veçantë e në radhë të parë një libër shumë të mirë. Jam i sigurt se kurdo që të shkruhet apo studiohet historia më e re e Kosovës, ose konkretisht ngjarjet e viteve 90-ta, pa e konsultuar këtë libër të Adnan Merivcit është e pa mundur Ato që thashë pakë më parë, janë të evidentuara dhe të analizuara detalisht në librin “Në hap me Rugovën”, Po theksojë një citat nga ky libër” Koha dëshmoi se çdo gjë filloi në Kosovë dhe përfundoi në Kosovë. Ishin shqiptarët, kthjelltësia dhe refleksi i tyre si asnjëherë në histori që planet e Garashaninit, Çubrilloviqit, Pashiqit, Andriqit, Qosiqit, Sheshelit dhe së fundi Millosheviqit për eliminim, asimilim, , zhdukje dhe emigrim të shqiptarëve nga Kosova të neutralizoheshin përmes politikës largpamëse të udhëhequr nga Ibrahim Rugova” shkruan Adnan Merovci në faqen 26. Libri fillon me fjalën e recenzetëve, natyrisht,por teksti që ka në fillim libri “Njeriu të cilit i besonte Rugova” tregon tërë përmbajtjen e librit sepse tash vazhdohet me fakte dhe argumente, me ditë dhe data, me emra dhe mbiemra duke shënuar ngjarjet e viteve të vështira për Kosovën.

Qëllimi i këtij shkrimi tim që po e lexojë, nuk është që të përqendrohem detalisht në të gjithë kapitujt dhe temat që shtjellon autori në këtë libër, por vetëm që të jap një mendim rreth librit sepse libri tash veç është në duar të lexuesve dhe libri e fjala janë të tyre. Ajo çka e bënë interesantë këtë libër, janë disa detaje nga udhëtimet e shumta që ka pas Kryetari në trojet shqiptare e më së shumti nëpër Evropë dhe Botë, sepse një prej programeve të tij politike ka qenë edhe bërja dhe zërja e miqve pra internacionalizimi i çështjes së Kosovës. Ai thotë:”Jemi popull i vogël, edhe lisat duhet ti bëjmë për vete”. F.52. Por jo të gjitha këto udhëtime kanë qenë pa probleme të natyrave të ndryshme, e çka këtu befason më së shumti për të keq dhe për tu habitë, problemet e natyrës materiale. Kjo për ne mërgimtarët është e pa kuptueshme se si kanë mund të ndodhin këto gjëra kur këta mërgimtarë kanë dhënë bukur shumë DM për Kosovën dhe veprimtarët e saj.

Ju, lexues të nderuar, kur ta lexoni këtë libër do të hasni në momente të vështira dhe të pa kuptueshme siç është rasti në aeroportin e Kllagenfurtit në Austri , por si shihet nga ky libër Rugova kurrë nuk ia ka mbyllë rrugët vetës, sepse ka pas një besim në Zotin, dhe me këtë rast Kryetari i thotë Adnanit:”Ska problem Adnan, Zoti nuk ti mbyllë dyert. Çdoherë në një moment del një zgjidhje”, f.361. Kur më thanë që ta përgatisë këtë shkrim, pranova me kënaqësi, por kur mora ta shfletojë këtë libër, më besoni se u ndjeva në siklet.

Çka të zgjedh, çka të shkruaj, çka të marr e çka të lë, kur të gjitha që lexon këtu lexuesi janë shumë interesante. Dikush mund të thotë, po këto janë të dëgjueme dhe të ditura. Unë me plot gojën ju them se JO. Disa gjera nuk i kemi ditë dhe nuk i kemi lexua dhe këtu qëndron e veçanta e këtij libri. Këto ngjarje janë paraqitë aq bukur, me radhë, të shkruara me një gjuhë shumë të kuptueshme, një radhitje dhe strukturë sintaktike e fjalive që shprehin mendimin në mënyrë të qartë, të rrjedhshme dhe të kuptueshme. Unë këtu nuk mund të lë pa përmendë një thënie të Rugovës nga kalibër:”Mos i thoni diasporë, sepse fjala diasporë d.m.th. farë e humbur, e kjo nuk u përket shqiptarëve që jetojnë jashtë Ballkanit, në Evropë, Amerikë, Australi etj”. F.88. Kaptinë e veqantë në këtë libër janë takimet me përfaqësues të shteteve të ndryshme, konferencat me gazetarët, burgu dhe robërimi shtëpiak e shumë të tjera. Po theksojë një gjë shumë të sinqert që del nga shpirti i autorit:”Nga kjo distancë kohore me komoditet dhe shumë bindshëm mund të shprehëm se Rugovën dhe mua nga ekzekutimi serb na shpëtoi së pari Zoti, së dyti urtësia dhe mençuria e Rugovës dhe së fundi, refleksi dhe gjindëshmëria ime”.

Autori është i sinqertë në këtë libër. Kohët kanë ndryshuar pas çlirimit të Kosovës dhe natyrisht se në kohë të re me njerëz të ri , kjo është dialektika e ngjarjeve, por duhët besuar kur thotë.”Përmbusha 10 vjet punë pa as të vetmen shibël mbi Kryetarin, barometër ky që në jetë më jep kurajë dhe moral për tu ndier ballëlartë” f. 344.

Duke lexuar këtë libër, ftohët përshtypja se je në vitet e vështira për Kosovën, se je në konferencat e përjavshme të premtove në ora 10.00, duke përsëritë gjithnjë kërkesën e ti dhe të popullit të Kosovës për liri, demokraci, pavarësi, e posaçërisht moton e dashur të Kryetarit:”Kosova e pavarur dhe neutrale është zgjedhja më e mirë”, gjithnjë duke lavdëruar miqtë tanë amerikanët dhe evropianet, shtetet mike dhe miqtë e Kosovës dhe të popullit shqiptarë në veçanti Papa Gjon Palin e Dytë, duke folur me kompetencë për të mirat e tokës dhe nëntokës së Kosovës, duke ideuar dhe kërkuar qysh në vitin 1993 ndërtimin e Rrugës Prishtinë-Prizren-Lezhë e shumë e shumë parashikime të tjera të cilat: “Krejt kërkesat e parashikimet e Kryetarit në dekadën e fundit të shekullit 20-të, në lidhje me rajonin dhe Kosovën, sot janë realitet” shkruan Adnan Merovci f.360. Pra, Merovci vazhdon:”

Mos gaboni të mendoni se RUGOVA ishte njeri i butë. Jo, përkundrazi. Ai ishte njeri shumë i ashpër dhe i zjarrtë. Këtë atribut e ndrydhte brenda. Kishte aftësi mbinatyrore që në publik ose në rreth të shfaqej si melaqe. RUGOVA kishte një shpirt agresiv kundër së keqes dhe të padrejtës. Kishte atribute rrezatuese prej profeti. Ai fliste pak, fliste shkurt, fliste thjesht, por njëkohësisht edhe saktë, kuptueshëm,pranueshëm dhe thellë” f.351. Pra RUGOVA ka qenë njeri me ORË.

Për Degën e LDK-së në Gjermani, duke udhëtuar shpesh këndej pari autori bashkë me Kryetarin shprehët kështu:” Dega e LDK-së në Gjermani e udhëhequr nga Hafizi ishte shembull për të gjithë. Ai me kohë ishte faktorizuar me institucionet shtetërore gjermane dhe evropiane dhe organizonte takime të vlefshme për delegacionet që vinin nga Kosova e Shqipëria” f.433. Për, Kryetarin e atëhershëm ztotri Hafiz Gagicën , vetë Kryetari Rugova e quante:”Kryetari i krejt shqiptarëve në botë” f.432. Këti libri nuk mund ti bëjmë një analizë estetike sepse nuk është e zhanrit të mirëfilltë letrar, megjithëse çdo gjë që është e shkruar është letërsi sepse është e shkruar në njerën nga tri gjinitë letrare lirikë, epikë ose dramatikë. Ky libër i takon zhanrit historiko-dokumentar ose si një lloj ditari.

Kjo fare nuk e pengon që ky libër të mbetet unikat në letrat shqipe, në radhë të parë për lëndën që shtjellon, për kohën së cilës i referohet e për më shumë për njerëzit që vepruan në këtë kohë. Libri ka 491 faqe tekst të shkruar kurse pjesa tjetër është gjithashtu interesante sepse autori është kujdes që një pjesë të madhe të fakteve me shkrim ti argumentojë me fotografi dhe dokumente të rëndësishme origjinale. Kjo është krejt e logjikshme kur dihet se një fotografi flet sa një mijë fjalë. Libri është teknikisht i përkryer, i standardeve më të larta , i shkëlqyeshëm për tu lexuar dhe i bukur për nga pamja. Qëndron shkëlqyeshëm në bibliotekat shtëpiake. Autori, Adnan Merovci, në fund të librit ,paralajmëron edhe botime tjera, gjithashtu interesante, me tematikë të përafërt. Ne i dëshirojmë sukses dhe nuk do të ngihemi duke lexuar për Rugovën. Dhe për fund:

Në qoftëse, Sabri Hamiti në librin e vetë “Presidenti Ibrahim Rugova” e quan për herë të parë Presidenti Historik atëherë edhe Adnan Merovci në këtë libër përdorë atributin, shprehjen, apo ma mirë me thënë sinonimin “RUGOVIZËM” për herë të parë. Në çdo faqe të këtij libri, kur është fjala për të mirën, kemi RUGOVIZËM, për mençurinë-RUGOVIZËM, për durimin-RUGOVIZËM, për urtinë-RUGOVIZËM, për trimërinë-RUGOVIZËM, për lirinë-RUGOVIZËM, për demokracinë-RUGOVIZËM, për pavarësi-RUGOVIZËM. Ashtu qoftë gjithmonë .Kështu e përfundoj  nder te tjera zoti Preçi .

 

Foto-reportazh nga Shtutgardi Tetor

 

 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen