Komiteti Nacional Demokratik Shqiptar në Shipashnicë të Epërme

OP-ED | admin | 02.11.12 | 16:07

Komiteti Nacional Demokratik Shqiptar në Shipashnicë të Epërme
(Nga monografia “Dërmaku”)
Ramiz Dërmaku

U kamë thënë pjesëmarrësve se duhet të formohet një organizatë jo balliste por “Nacional Demokratike Shqiptare“. Kështu ishte shprehur patrioti, intelektuali dhe nacionalisti Gjon Serreqi.

gjon_serreci_Gjon (Gjergj) Serreqi u lind më 11 shkurt 1920 në Ferizaj. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Prizren (1939-40). Fakultetin Filozofik e regjistroi në Univerzitetin e Zagrebit, në vitin shkollor 1940-41. Atje qëndroi deri në shkurt 1941. Në prill të vitit 1941, Gjon Serreqi studimet do ti vazhdojë në qytetin Piza të Italisë. Pas 6 muajsh, ai u largua nga Piza e shkoi në Firencë, ku do të regjistrohet pranë Univerizitetit të qytetit. Këtu Gjoni studioi deri në gushtin e vitit 1943, pra thënë shkurt, deri me kapitulimin e Italisë fashiste. Në shtator të vitit 1943, Gjon Serreqi u kthye në vendlindje, në Babush të Ferizajit, dhe aty do të emrohet Kryetar i Komunës. Në majin e vitit 1944 ai u arrestua nga policia gjermane SS. Në fillim, Gjon Serreqin e dërguan në kampin fashist të Prishtinës, ndërsa nga qershori i këtij viti, së bashku me një numër të burgosurish të tjerë, u deportua në kampin fashist “K-16“, në Vjenë. Në këtë kamp Gjoni qëndroi deri në janar të vitit 1945, e nga kjo kohë u transferua në kampe të ndryshme fashiste në kufirin austro-hungarez. Më në fund, ate e dërguan në kampin fashist të Gracit.
Gjon Serreqi u lirua nga burgu në qershorin e vitit 1945. Kthehet në Kosovë dhe emërohet arsimtar pranë Gjimnazit të Prishtinës, dhe aty do të punojë deri më 27 prill të vitit 1946, derisa u arratis në malet e Drenicës, në Shtabin Nr. 2, të cilin e udhëheqte Ajet Gërguri.
Veprimtaria e Gjon Serreqit në Organizatën e të rinjëve Nacional Demokratik Shqiptar (në vazhdim NDSH-ja) në Gjimnazin e Prishtinës, tetor 1945- prill 1946. Autori i këtyre rreshtave ishte nxënës i Gjimnazit të Prishtinës që nga viti 1943. Në fillim, si nxënës, u kyq në organizatën e Ballit Kombëtar, në grupin që e udhëhiqte Durmish Rizvanolli, tani kimist në Gjakovë. Nga viti 1945 ai hyri në organizatën e nxënësve të Gjimnazit që vepronin kundër pushtetit komunist jugosllav. Në fillim, në këtë organizatë dallohej nxxënësi i kl-V-të Ali Bajrami (Haskaj) nga Rohoveci. Në këtë grup më vonë do të kyqen Lazër Josipi, Xhahit Gafurri, Hamdi Mustafa, Spahiu, Nazif Zymberi-Bogujevci, Sefedin Shabani, etj. Në mesin e tyre ishte edhe autori i monografisë Dërmaku, pra Ismet Dërmaku. Ky grup vepronte sipas platformës së Ballit Kombëtar, ishte i organizuar edhe para se të vinte Gjon Sereqi arsimtar në Gjimnazin e Prishtinës. Personalisht, në mua ndikoi që të përcaktohesha për Ballin Kombëtar.
Sipas deklaratës së Osman Abazit, dhënë në burgun e hetuesisë me 4 mars 1947 në Prishtinë. Proçesverbali është përkthyer në gjuhën shqipe dhe është botuar në librin e Dr. Ismet Dërmakut “Gjon Serreqi, dhe NDSH-ja (Dokumente Arkivore) f. 145. Në vazhdim I. Dërmaku, në kuadrin e artikullit Gjon Serreqi dhe NDSH-ja, thekson: Profesor Luan Gashi, në kohën derisa ishim të shtrirë në spitalin e Prishtinës, në Janar të vitit 1944. Me ne aty ishte edhe Abdurrahman Shala, më vonë aktor. Luan Gashi ishte i biri i Ahmet Gashit, drejtor i Shkollës Normale “Sami Frashëri” të Prishtinës në vitin shkollor 1943-44. Ishte e njohur se Luan Gashi, së bashku me Adem Selim Gllavicën, Hysen Tërpezën etj, organizuan sulmin e luftëtarëve shqiptarë kundër pushtetit jugosllav në Ferizaj, më 2 dhjetor 1944. Njiherit, Luan Gashi i takonte grupit të patriotëve shqiptarë që organizuan atentatin kundër Milladin Popoviqit, e që e realizoi patrioti Haki Taha, më 13 mars 1945, në Prishtinë.
Gjon Sereqi faktikisht hyri në Organizatën e të rinjëve të Gjimnazit të Prishtinës në tetorin e vitit 1945, dhe më vonë do të zgjidhet udhëheqës i kësaj organizate deri kur u arratis më 27 prill të 1946. Përkitazi me inkuadrimin e tij në organizatën e të rinjëve,
Gjon Sereqi në deklaratën e tij thotë: “Në qershor të vitit (1945) jam emëruar profesor i Gjimnazit Shqiptar në Prishtinë, dhe që në atë kohë u njoha me Prof. Sylejman Aliun (Drini), i cili, sipas informimit tim , kishte qenë i dënuar nga gjygji për shkak të veprimtarisë së tij kundër popullit punonjës. Për herë të parë ai (S.Aliu) filloi të më fliste për organizatën Nacional Demokratike Shqiptare, duke më spjeguar qëllimet e saj. Ai i thoshte Prof:DR. Ismet Dërmakut se kjo organizatë angazhohej për demokraci, siq ishte ajo në Angli e në Amerikë, por jo si ajo në BRSS, në Jugosllavi e në Shqipëri“. Gjon Serreqi lidhur me këtë në vazhdim pohon: Punën time në Gjimnaz e kamë nisur në tetor të vitit 1945, duke ju ofruar në radhë të parë nxënësve të cilët ishin të pa kënaqur me rendin shoqëror dhe të cilët nuk pajtoheshin me punën e organizatave antifashiste. Nxënësve të cilëve ju kamë ofruar më parë ishin: Lazër Josipi, Hamdi Mustafa, Xhahit Gafurri, Ali Bajrami, etj. Më së tepërmi jam shoqëruar me Hamdi Berishën. Kështu së bashku kemi diskutuar për nevojën e punës dhe për formimin e organizatës, si në Gjimnaz, ashtu dhe jashtë Gjimnazit dhe Prishtinës“.Pyetjes së shtuar të hetuesit: “Kur dhe si e keni formuar organizatën në gjimnaz?“ .Gjon Serreqi i përgjigjet:“Mbledhjen e parë e kmi mbajtur në shtëpin e Xhahit Gafurrit, të cilën e kamë konvokuar unë. Në këtë mbledhje të pranishëm ishin: Xhahit Gafurri,Lazër Josipi, Ali Bajrami, Hamdi Mustfa, dhe nxënësit tjerë, emrat e të cilëve i kam harruar“(40)Po aty Faqe 155.Në vazhdim Gjon Serreqi shton; Me rastin ehapjes së kësaj mbledhjeje unë u kamë thënë pjesëmarrësve se duhet të formohet organizata dhe se kjo nuk është organizat balliste, por është organizatë“Nacional Demokratike Shqiptare“ , e cila ka për qëllim luftën kundër rendit ekzistues shtetëror në jugosllavinë e sotme,si dhe në Shqipërinë e sotme,e për krijimin e Shqipërisë etnike, duke e bashkuar Kosovën e Metohinçë (Dugagjinin) në kufijt e saj etnikë“,që t’i bashkoheshin Shqipërisë si të tillë, me rendin shtetëror që do ta krijojmë ne.Ndërrimin e rendit shtetëror kemi planifikuar ta zbatojmë me intervenimin e Fuqive të mëdha, të Jashtme, siq janë Anglia e Amerika,ose edhe me ndihmen e fuqive tona të armatosura që ishin në male. Një herë do të ngrihej në kryengritje populli shqipëtar , për të marrë pushtetin në duart e veta. Në atë mbledhje kryetar është zgjedhur Hamdi Mustafa, (Spahiu) , si më përgjegjës“. (5)
Shënimet e marra nga libri monografia; DËRMAKU”
Si dhe nga Ramiz Dërmaku –gazetar :Gjatë bisedës me nacionalistin e atdhetarin Hysen TËRPEZA,dhe pleqnare te fshatit.
Pjesa II

SHFLETOJMË HISTORINË
Formimi i Komitetit Nacional Demokratik Shqiptar në Shipashnicë të Epërme,Komuna e Dardanës

Përgatiti: Ramiz DËRMAKU

Aktiviteti i Gjon Serreqit në Shtabin nr.2 në Drenicë si sekretar, maj korrik 1946
Sipas dokumenteve të ruajtura e të botuara, duke përfshirë këtu, përveç deklaratave të Gjon Serreqit, dhënë në hetuesi, edhe ato të Ajet Gërgurit, Hilmi Zariqit,Osman Abazit etj, kuptohej qartë se në këta tre muaj të verës 1946, në Shtabin nr. 2 është zhvilluar një aktivitet i frytshëm, sidomos në shtrirjen e organizatës NDSH, në kryerjen e aksioneve luftarake e organizative, pastaj vënjen e kontakteve me Komitetin Qendror të NDSH-së, në SHkup, mbajtjen e Kongresit V të Komitetit Qendror në Blinajë (Lipovicë ) me 25 korrik të vitit 1946 etj. Atdhetari Gjon Serreqi, në deklaratën e tij, dhënë pranë Zyrës së DSSH-së (UDB-së Krahinore) me 19 mars të vitit 1947, si shkak për arratisje në mal cek bisedën me Hysen Futbollistin, në një kafene të Prishtinës, disa ditë para arratisjes , kur ky i fundit në gjendje të dehur nga alkoholi, i ishte drejtuar Gjon Serreqit, pa u njohur më parë, se ai, Hyseni, po përgatiste atentat kundër Alush Zariqit, kyetarit të Komunës së Prishtinës, duke e vlerësuar atë si trathtar të kombit. Me atë rast Gjon Serreqi i kishte thënë se nuk jam kundër atentatit ( 42). Mirëpo, Hyseni, i frikësuar se mos ishte Gjoni spiun i UDB-së, s bashku me babanë e tij e kishin paraqitur këtë në UDB-në e Prishtinës. Në fakt ai pas bisedës me Gjonin në kafene, kishte ngatrruar emrin e tij me një profesor tjetër, anëtar i PKJ-së me fe katolike. Sidoqoftë, ky lajmërim i Hysenit e friksoi Gjonin dhe mu për këtë Gjoni vendosi të arratiset , sidomos pas bisedës që pati me anëtarët e Komitetit Qendror të NDSH-së,buzë lumit Vardar në SHkup, më 24 Prill 1946.Prania e GJon Serreqit në shtaabin nr.2 të udhëhequr nga ajet Gërguri,pa dyshimse ishtee mirëseardhur,duke u baazuar në punën e tij në Gjimnazin e Prishtinës,veqmas në aftësitë intelektuale të tij.
Puna e parë e Gjon Serreqit në Shtabin nr. 2 ishte përpilimi i alfabetit me shifra. Këtë e bëri në pajtim me komandantin e Shtabit, Ajet Gërgurin, meqense ai (shifranti) ekzistues, i përpiluar nga Ajeti, vlerësohej si i komprometuar, i deshifruar (zbuluar)nga organet e UDB-së. Gjon Serreqi, në UDB-në Krahinore,më 19 mars 1947,pohon se pas tri ditëve të arratisjes së tij, në male , së bashku me Ajetin kanë formuar Komitetin e NDSH-së në fshatin Gumnasellë. Në vazhdim ai thotë se kanë formuar edhe komitete tjera, në fshatin Sedllar (tani SHalë),Koliq,Siçevë,Bebimoc dhenë Hade( ky i fundit përfshinte kryesisht xehtarët, të cilët kanë dhënë edhe të holla për organizatën (43). Në cilësinë e sekretarit të Shtabit nr. 2 . Gjon Serreqi ishte ai që e përgadiste postën për Komitetin Qendror të NDSH-së Shkupi,si dhe korrespodencën me Ymer Berishën etj (44). Aktivitet të veqantë Gjon Serreqi në Shtabin nr.2 tregoi me rastin e organizimit,përgatitjes së Kongresit të V të Komitetit Qendror të NDSH-së,që umbajt me 25 korrik 1946, në Blinajë ( Lipovicë,komuna e Lypjanit). Këtë e bëri së bashku me Kemal Skënderin dhe Ajet Gërgurin. Këta tre hartuan edhe programin e Kongresit. Gjon Serreqi ishte ai që para 200 pjesëmarrësve të Kongresit lexoi referatin , të cilin e kishte shkruar vetë. Në këtë Kongres, siç shihet, mes të tjerash, qe vendosur që ushtria e maleve në të ardhmën të quhej “ USHTRIA DEMOKRATIKE SHQIPTARE në Malet e Kosovës“.45.P.S.

SHFLETOJMË HISTORINË

QËNDRIMI I GJON SERREQIT NË MALËSINË E DARDANËS (KAMENICËS)E TË BUJANOVCIT TETOR 1946-SHKURT 1947

Përgatiti për shtypë: Ramit DËRMAKU

Dokumentet arkivore dhe burimet e tjera relevante dëshmojnë bindshëm për ardhjen dhe për qëndrimin e Gjon Serreqit në trevat e Rrethitb të Kamenicës dhe të Bujanovcit,në fillim të tetorit 1946, si dhe për qëndrimin e tij deri me 25 shkurt 1947. Këtu më parë kemi deklaratat që kanë dhënë OSMAN Abazi- Gagica shoqërues i Gjonit që nga maji i vitit 1946 ed eri me 24 shkurt 1947,në UDB-në e Qarkut të Ferizait, me 2 mars të vitit 1947 dhe në atë Krahinore më 9 mrs 1947. Të dyja këto flasin për peripecitë gjatë rrugës për në këto treva, në gusht dhe shtator të vitit 1946. Njëherësh , këtë e dëshmojnë edhe deklaratat që kanë dhëne Abdullah Musliu më 11 shkurt 1947 dhe Gjon Serreqi më 4 mars 1047 në UDB-në Krahinore. Në këto dokumente shihet qartazi se në ç’farë rrethansh është mbajtur Kongresi V i organizatës së NDSH-së në Blinajë(Lipovicë), me 25 korrik 1946. Shihet, po ashtu, ndarja e ushtrisë së ND Shqiptare në malet e Kosovës. Kjo ushtri u nda në dy drejtime,pjesa më e madhe e saj nën komandën e Ajet Gërgurit dhe Gjon Serreqit, dhe tjetëra më e vogël, nën dtrejtimin e Osman Bunjakut dhe hilmi Zariqit. Grupi i dytë, siq shihej kishte vendosur të mbtej në Kosovë dhe ishte nisur në drejtim të Skënderajt e të Shalës së Bajgorës. Grupi i parë që ishtenisur për Greqi, hasi në pritje të ushtrisë dhe të policisë jugosllave në gusht të këtij viti në fshatin HOÇË E QYTETIT, jo largë Prizrenit dhe pas një lufte të pa barabart pësoi disfatë. Pastaj ky grup u shpërnda në grupe të vogla dhe mbeti pa asnjë lidhje me ndërmjet tyre. Siq shihet nga këtio dokumente, Gjoni pas kësaj disfate, mbeti vetëm me OsmonAbazin- Gagicën. Nga deklarata e Osmanit, merret vesh se këta dy një pjesë të gushtit dhe tërë shtatorin e vitit 1946 e kishin kaluar në Rrethin e Ferizajt,në malet e Jezercit dhe në ca fshatëra përrreth, gjithnjë duke menduar se si të kalonin në Greq (46) mund të thuhet se takimi me Abdullah Musliun, në fshatin Sazli, në gjysmën edytë të shtatorit 1946, për Gjon Serreqin ishte i kobshëm. Abdullahu, siq shihet nga deklarata e tij ( 47), në atë kohë ishte kryetar i Këshillit të Rrethit të Ferizjt. Me Gjonin kishin krijuar miqësi që në kohën kur këta së bashku kishin qenë në kampet e internimit fashist në Vjenë dhe në Grac,gjatë vitit 1944 e deri në mbarimin e Luftës së Dytë Botërore. Nga dokumentet shihet se Abdullah Musliu, që në verën evitit 1945 ishte inkuadruar në organizatën NDSH,i lidhur drejtpërdrejt me Adem Selimin- Gllavicën, e pastaj në vitin 1946, edhe me Komitetin Qendror të kësaj organizate në Shkup. UDB-ja e Qarkut të Ferizjt dhe ajo Krahinore, pas burgosjes së disa anëtarëve të NDSH-së, dinin edhe për veprimtarinë e tij në këtë organizatë. Përkëtë arësye , ato ditë UDB-ja këtë e mbante nën mbikëqyrje. Shpesh ajo kontaktonte kinse këshillohej me të, si me kryetarin e Këshillit të Rrethit. UDB-ja kërkonte mundësi ta pengonte Gjonin për të kaluar kufirin jugosllavo -grek. UDB-ja e ngarkoi këtë me detyrë që gjithësesi të takohej me Gjonin dhe me çdo kusht ta bindte atë që të mbetej në Kosovë, gjatë dimrit të ardhshëm. Siq shihet nga deklarata e Abdullah Musliut, UDB-ja e ngarkoi këtë me detyrë që gjithësesi të takohej me Gjonin dhe me dhe me çdo kusht ta bindteatë që të mbetej në Kosovë. Këtë porosi Abdullahu e kreu. Me Gjonin u takua në fshatin Sazli dhe në bisedë i tha që kalimi i kufirit jugosllavo-grek ishte shumë i rrezikshëm dhe se më mirë do të ishte që ai- Gjoni, të mbetej e ta kalonte dimrin në Kosovë. Abdullahu njëkohsishtë i kishte thënë se asesi mos të sillej në Rrethin e Ferizajt. Me këtë deklaratë plptësisht edhe deklarata që Gjoni e dha më 4 mars 1947 (48) para organeve të UDB-së Krahinore, të cilën e cituam. Nga deklaratat e botuara të Osman Abazit shihet qartë se lëvizja e këtyre dyve pas takimit me Abdullah Musliun , nga Sazlia nëÇ Jezerc, në Kopilaç e gjetiu , derisa Osmani dhe Gjoni, vendosën të kalojnë në malësinë e Dardanës- ish. Kamenicës. Këtza rruga i shpie në Mramor të Prishtinës , pastaj në fshatin Gllogovicë, në shtëpin e Selim Zekës, vëlla i Bajram Zekës- Oruqit (Berishës) shok intim i Osmanit qysh nga koha kur shërbenin së bashku në policinë gjermane. 1942-1944. Qëndrimi i Gjonit dhe Osmanit, kalimthi, në Gllogovicë në shtëpin e Selim Zekë Oruqit ( rrethi i Dardanës) , ishte poashtu i kobshëm për Gon Serreqin. Bajram Zeka Oruqi, më vonë Berisha, vëlla i Selimit dhe mik i madh i Osman Abazit- Gagicës, një kohë aktiv në Organizatën e NDSH-së, kishte kaluar në anën e UDB-së si bashkëpunëtor aktiv i saj. Bajrami ishte informuar nga i vellai “ se Osmani me një tjetër profesor kishte qëndruar në shtëpinë e tyre një natë, dhe këta sipas informatës , kishin vazhduar rrugën për në Malësinë e Dardanës. Këtë fakt e cekë edhe D: Popoviçi në kujtimet e deponuara në Arkivin e Kosovës:“Informacionet e para për arritjen e Gjon Serreqit në terrenin e Gollakut, të rrethit të Dardanës, drejtë Jabllanicës, i morëm prej një miku nga ai terren në fillim të tetorit 1946. Nuk e dinte se për kë ishte fjala. Na tha se një profesor, të cilin e shoqëronte një person ato ditë, nga rrethi i Prishtinës , kishte kaluar në Gollak.49. Me detyrën e UDB-së Krahinor Bajram Oruçi Zeka, më pas Berisha, ato ditë kishte ardhur në Laçiç e Desivojcë për tëkërkuar Osmanin, kinse atë ekërkonte Halla Ajshe, nëna e Osmanit. Në Laçiç Bajrami ishte takuar me Rizah Shkodriqin, dajën e Osmanit dhe me Balë (Bajram) Abazin, mixhën e Osmanit, por si duket kjo rrugë për Bajram Berishën qe e pasuksesshme. Prej këtej këta marrin rrugën për Laçiç, vendlindje e Osman Abazit. Pas dy-tri dite qëndrimi në Laçiç, sipas deklaratës së Osmanit,“ e dërguan mixhën Balë që të shkonte në Shipashnicë për të vënë lidhje me Ismet Dërmakun“50. Ato ditë Ismeti ishte duke e ndjekur Kursin e mesëm Pedagogjik në Shkup dhe nuk gjindej në Shipashnicë. Si duket lidhja ishte bërë me vëllaun e tij, Hilmiun , e m epëlqimin e babait. Meqë këta ishin pajtuar që gjoni dhe Osmani të vinin në shtëpin e tyre , cakëtojnë ditën dhe vendin ku do të takoheshin. Vendi ishte te muliri i Ramadanit, në krye të fshatit. Për ti pritur kishte dalë Isak Dujaka, Hilmiu dhe dhekusheriri Ferat Sinani- Shipashnica. Gjoni dhe Osmani ishin vendosur në pjesën e re të shtëpis ende të pam përfunduar dhe të pa banuar të Ramadanit, nga dritaret e së cilës shihej mirë rruga, posaqërishtë pjesa që shpinte në fshat nga ana jugore.

Rrethanat në të cilat u formua Komiteti Komunal i NDSH-së në fshatin Shipashnicë e Epërme 3 tetor 1946 dhe shuarja e tij më 4 tetor 1946

Pritja e Gjonit dhe e Osmanit në shtëpinë eRamadan Beqirit ( me 3 tetor 1946) ,s’do mend, ishte e përzemërt,pasi ishte kuptuar se GjonSerreqi ishte profesor i Ismetit dhe se këtë e shoqëronte Osman Abazi, shok i Hilmiut që nga viti 1937, nga koha e shërbimit ushtarak.Natën e parë të qëndrimit Gjoni kishte insitstuar që Ramadani ta vinte në kontakt edhe ndonjë burrë të ngritur të këtij fshati, me ndikimnë popullatën shqiptare. Ramadani vendos ta takojë me Haqif Mehmetin, i cili deri para disa muajsh kishte qenë kryetar dhe me Sadri Misim Sherifin, kryetar aktual, i zgjedhur pas Haqifit në Këshillin e Vendit në Shipashnicë. Të dy këta ishin fqinjë të afërt dhe besnikë .Ishin të respektuar dhe me ndikim në Shipashnicë e më gjërë. Ramadani këta i kishte ftuar për një ndejë – bisedë intime. Mirëpo, as të ftuarit e asë nikoqiri që i kishte ftuar këta , nuk dinin se Gjoni do t‘u popozonte formimin e Komintetit komunal të NDSH-së( 51).Kjo dëshmohet edhe me deklaratat e atyre që kishin qenë të pranishëm në atë mbrëmje, të dhën akëto më vonë prar organeve të hetuesisë (UDB-së së qarkut të Ferizajt e të asaj Krahinore në Prishtinë. Osman Abazi më 2 e më 6 mars, Haqif Mehmeti më 22 mars, Ramadan e Sadriu me më 23 mars dhe Gjon Serreqi më 4 , 8, më 10 dhe më 17 prill 1947). Ja se ëç’pohon Osan Abazi;“ Gjoni foli shumë, derisa i bindi njerëzit të anëtarësoheshin në Komitet. Të pranishëm ishin gjithësejt tre veta: Sadriu, Ramadani, e Haçifi, ..,(52). Haçifi;“Gjoni kërkoi nga ne disa emra të njerëzve më të besueshëm nga ish-komuna e Rogaqicës për ti shënuar në atë Këshill (Komitet) . Ne u deklaruam kundër që njerëzit të regjistroheshin, ngase frikësoheshin që regjistri mund të bimte në duart e pushtetit. Gjoni na tha që të mos frikësoheshim, ngase ai emrat e mbiemrat e të prezentuarëve nuk do t’i shkruante drejt, megerma, por për këtë ai do të përdorte dofarë shenjash të posaqme, në mënyrë që edhe nëse këta shenja e bienn ë dorë njerëzve të pushtetit,ata nuk do të mund të kuptonin asgjë“53. Ramadan Beqiri :“Ne nuk pranuam të regjistrohemi në Komitet, mirëpo, ai (Gjoni) filloi të na bindte se kjo nuk është e rrezikshme për ne. Ne atëherë pranuam“,Sadriu:“ Gjoni filloi të fliste që këtu kishte ardhur me detyrë që të organizonte Komintetin dhe m’u drejtua mua duke më thënë që unë të zgjidhesha kryetar i Komitetit. Unë nuk pranova dhe refuzova të zgjidhesha kryetar i Komitetit. Gjoni:“ Sadria në fillim u hamend, por më pas pranoi. Unë i binda këta që të zgjidhnim nga një bseudonim për t’i liruar nga frika“.
Deklaratat e cituara më lart dëshmojnë se në ç’farë mënyre e kushtesh dhe në ç’farë rrethanash imponimi është formuar Komiteti Komunal i NDSH-së në fshatin Shipashnicë të Epërme. Sadria u zgjodh kryetar e Ramadani anëtar . Suiq shihet , Haqifi nuk ishte zgjedhur. Por në mungesë dhe pa ditur për këtë :Xhemail Hoxha- Zarbinca, Saqip Sylejmani nga Muçiverci, Bajram Musliu nga Rogaçica dhe Shaban Surdulli nga Hodonoci. Sadri Misini në deklaratën etij pohon në mënyrë kategorike:“ Të nesërmen( më 4 tetor) në m,ëngjes kamë ardhur te Ramadani për të biseduar dhe me atë rast i kamë trhënë atij : Ramadan,shih ç’farë bëmë. Do ta shkatërrojmë veten“. Ramadani,si i penduar më tha:“E pati kjopunë, n mashtruan“. Në atë çast u morëm vesh që ta mbanim BESËN,të mos i tregonim askujt për këtë“. Në vazhdim Sadriu thotë: Nga kjo kohë më asnjëherë nuk jam takuar me Gjonin e as kam ditur se ku gjindet ai“.Këtë e pohon edhe Gjon Serreqi, në deklaratën e tij, më 17 prill 1947.“Pas këtij rasti, unë asnjë herë nuk kam ardhur në Shipashnicë të Epërme“. Kjo është e vërtetë , Gjoni dhe Osmani, pas kalimit të tyre në Tërrnoc, më 7-8 tetor 11946, kurrë më nuk janë këthyer në shtëpinë e Ramadan Beqirit në Shipashnicë dhe as që jam takuar më fare. Osman Abazi pohon: Askush nga fshatrat e afërta të këtij mali ( të Shipashnicës ) nuk ka ditur për nedhe me askënd nuk kemi qenë“ të lidhur“,përpos me bariun e Shipashnicës Asllan Maksut (D ërmakun) (1926-1985) i cili rastësisht, duke u grahur dhive të fshatit, arriti para bunkerit,një muaj pas ngritjes së bunkerit“. Edhe kjo dëshmon se Komiteti i NDSh-së në krye me Komitetin Qendror në Shkup, me me tërë rrjetin e saj në Maqedoni e nëÇ Kosovë, ishtezbuluar që në korrik të vitit 1946, andfaj tërë puna për formimin e komiteteve të reja ishte absurde. Për këtë ishte bindur edhe Gjon Serreqi. Ato ditë tetori (1946) në popull kishte hyrë një frikë e madhe. Ishin të freskëta kujtimet e skenave rrëqethëse të plojave të vjeshtës dhe të dimrit 1944-45 në mbarë Kosovën, posaqërisht në Gjilan. Vetëm nga fshati Shipashnicë e Epërme, siq dihet ishin të likuiduar 11 veta.
Mosshkuarja e Gjon Serreqit në Greqi,gjatë verës e vjeshtës 1946, ku e priste udhëheqja e Lëvizjes së NDSH-së( Adem Gllavica, Ibrahim Kelmendi, Luan Gashi etj), ishte gabim tragjik për të dhe për shokët. Ai sikur nuk ishte i vetëdijshëm për kurthin që ia përgatiste UDB-ja e Kosovës,sidomos që nga gjysma e dytë e gushtit 1946,nga takimi në SAZLi. Në ankesën e shkruar me dorën e vetë,të cilën më 7 maj 1947 Gjon Serreqi ia drejton Gjyqit Suprem të Republikës së Serbisë,në mbarim të saj, ai pohon:“Pranoj që vetëm në Shipashnicë, Rrethi i Dardanës, kam formuar komitet, për këtë vetëm për të dimëruar“. Nga an tjetër, shoqëruesi i tij , Osman Abazi, , me 6 mars 1947,para organeve të hetuesisë (proqesverbali fq. 4) deklaron:“Gjatë formimit të Komitetit, GJoni shënonte emrat e personave të zgjedhur dhe funksionet e tyre. Me sa di unë, ai këtë ebënte vetëm që kjo të dukej para fshatarëve si zyrtare, në mënyrë që këta ( fshatarët) të mendonin se këto ( shënimet) me emra dërgohen diku në Shqipëri ose në ndonjëvend tjetër. Ne pastaj të gjitha këto shënime i grisnim“.Këto pohimem duhet besuar, ngase Osmani që nga maji i vitit 1946 e deri më 24 shkurt të vitit 1947, si i vetmi shoqërues i Gjonit,ishte dhe dinte të gjitha hollësitë.Aksioni i organizuar me tortura nga organet eSigurimit Shtetëror, i kombinuar me ato të rendit publik,milicë e aktivistë të tjerë, filloi në gjysmën e janarit 1947. Ky aksion kundërtë arratisurve filloi ne mënyrë të sinkrnizuar në tërë Jugosllavinë, por në Kosovë ai zhvillohej ne masa tëashpra dhe vrazhdësi të madhe. Për atdhetarin Gjon Serreqi dhe për bunkerin e tij në Shipashnicë të Epërme, në fillim as që supozonin . Në fillim të shkurtit këtë aksion Sigurimi Shtetëror e zgjëroi, duke mobilizuar gati të gjithë mashkujt e kësaj treve,për të kontrolluar çdo vend ,fushë e mal. UDB-ja e Rrethit të Gjilanit dhe ajo Krahinore e Kosovës, ato ditë krijuan një punkt të tyre në fshatin Muçivërc. Këtë punkt e vendosën në njëren nga shtëpit e Azem Sylejmanit, shtëpi kjo e familjes më të kompremituar në sy të sigurimit shtetëror në Rrethin e Gjilanit. Nipi i AZemit,HIvziu, si i arratisur, isshte vrarë nga milicia partizane e posstëkomnadës së Dardanës, në afërsi të fshatit Breznicë, me 22 shtator 1946. Vëllai i Azemit, Saqipi, i lidhur me Komitetin Qendror në Shkup, në këtë kohë ishte në arrati. Vendosja e punktit –shtabit të UDB-së në shtëpin e Azem Sylejmanit në Muçivërc befasoi popullatën e rrethit të Dardanës dhe komentohej në mënyry të ndryshme, ngase të gjitha aksionet kundër të arratisurve udhëhiqeshin nga ky punkt –shtab.

Shënimet e marra nga Monografia”Dërmaku”
Si dhe nga Ramiz Dërmaku –gazetar : Gjatë bisedës me nacionalistin e atdhetarin Hysen TËRPEZA dhe disa pleqnare fshatite.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen