S’keni çka vajtoni – punoni

OP-ED | Engjëll I. Berisha | 22.11.14 | 18:21

Nga Engjëll.I.Berisha

Kërkesa punoni, është mbyllje e kapitullit të kësaj drame sarkaistike dhe I qëllimit se vitet po rrjedhin si uji dhe ka mundësi shumë shpejtë të bindet masa se ju jeni më të mirët, fjala është për ata të pakënaqurit. Të pakënaqur po dalim shumicë, por rregullorja e shtetit disi duhet t’ia lidhë kryet kësaj pune.

Sllogani shpëtues ishte, nuk është “zgjidhja më e mira, por zgjidhje e duhur”. Kjo i bie, kur shkojmë në ngushëllime, edhe nëse i ka vdekur i vetmi djalë, shpesh thuhet “Ju shnosh”
Emri i Isa M., Thaqit, Bllokut, Gjykatës Kushtetuese,e disa të tjerëve, është bërë aq popullaritiv nëpër familjet tona, në kuloare kafeneshë, por, pse të mos themi edhe neveritës. Kështu po e thonë edhe analistët televiziv edhe pse këto analiza shpejtë marrin tjera kahje.

Demokracia i matë rezultatet me epersi vote, qoftë ajo edhe për një më tepër. Kur te vie deri te numërimi, është punë e kryer se si ka menduar votuesi, e në këtë rast duhet thënë populli. Masa, pra populli, ka një epitet që quhet sovrani, por nuk është e vërtetë, sepse, deri më tani asnjëherë nuk ka votuar siq ka menduar. E nëse une jam gabim, atëhere pse po përseriten të njejtit njerëz, apo dukuri që nuk pëlqehet nga ajo masë. E ndoshta dikush e ka thënë, me siguri dikush jashtë neshë, se ne nuk kemi as individë, lëre më subject për ti besuar tej mase. Po këta që dështuan për kaq vite, nga dolën more? A janë tanët, apo janë ka bijnë nga jashtëtokësorët. Këta janë familjarë tanë, janë kombi ynë, janë bashkëvuajtës tanë! Po pse tjetërsohen? Sllogani më bajat është bërë “karrika po i tjetërson”.

Përgjegjësia bi kryekëput mbi votuesin. Pse të votojë subjekte, individë që duhet penduar pa e marrë ende detyren?!
Tani, dolën fituesit, duke ua lënë afër epitetet që morën nga analistët, nga vetë masa e gjerë e popullatës, se – nuk janë më të mirët, – se nuk vlejnë, – se janë të dështuar, por une them se ata veq e morën timonin. E atëhere, le të nisin dy fronte përnjeherë.

Qeveria le të punojë si është më mirë, për ne pra, ndërsa, shoqëria civile, opozita le të numërojë gabimet, në fomë
n e ditarit për ta bindur popullin se nuk kanë punuar për neve, për shtetin për ardhmerinë e vendit. Maxhet tona garantojnë bukë edhe për tri vjetë, sa për të mbijetuar, e mos të lakmohet edhe nga aopozitarët edhe ne për imtësiar, e me këtë korrektësi bëhen seriozë edhe për votuesin që ta fitojnë sfidën. Tani më loja ka mbaruar, të nisim përgatitjet për sezonin e ri.
Mos vajtoni, por punoni se nuk na falet asnjë ditë e humbur.

Kosova po shterron nga rinia, nga durimi, nga shpresa. Kosova, po e humb idealin më të çmuar që kishim, dashurinë ndaj saj.
Kushë është i denjë ta identifikojë fajtorin.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen