Skenderbeu ne gjithekohesite e kumtit artthenes

Histori & Fakte | admin | 07.11.12 | 21:53

Qe nga fotografia, piktura, skulptura, muzika e deri tek poezia, ata kane deshmuar pjesemarrje dhe vetedije kombetare, e cila kthehet ne nje lajtmotiv, tani kur te gjithe shqiptare po pjesemarrin ne 100-vjetorin e shtetit shqiptar. Perpjekja e sekujt per te kontribuar ne gjenerimin e nje energjie gazmendi ne pervjetorin e 100- te shtetit shqiptar, eshte nje obligim edhe per shkrimtarin, Halil Teodori. Pas dy librave ne poezi me „Vegimet e moshes“ dhe ne proze „Drite nga erresira“, ai vjen para lexuesit me poemen „Skenderbeu, gjaku ne venat e mia“. Me shume se nje qasje poetike, ky ngulm krijimtarie eshte edhe per te, si per cdo dibran, enderr te kumtojne per birin e Sines, djalin e Dibres, Heroin tone Kombetar, „Kaloresin e Krishterimit“, nje obligim, perulje me respekt para emrit, jetes dhe vepres te nje prej figurave me te rendesishme te identitetit tone. Ky metim artistik eshte ngadhnjyes per autorin, jo vetem si nje ngasje qe sbon tek sekush prej nesh nje and per me i thur himne e ditirambe, pernjimend eshte ngulmim dhe rrekje per me xan kreshten me te larte. Jo per gjithkend kjo figure emblematike e historise se shqiptareve ka qene e lehte per t’u trajtuar. Sikunder ska qene dhe nuk e ka trajtuar kesisoj as vete Teodori, tek vepra e te cilit ne kumtojme nje brendi shperthyese komunikimi dhe metimi. Metafora i jep ketij filli te perjetimit energjine dhe driten e nje rrufeje. „Skenderbeu, gjaku ne venat e mia“ ngjeshet dhe shriftohet duke ngjiz ne vargun e tij gjendjet e rrafsheta dhe ato te thepisura emocionale dhe historike. Vershon stuhishem duke u perpjekur ta ndjek ritmin e kohes hap pas hapi. Ndal dhe pergjon me kureshti, mediton dhe serish rend per te pjesmarre ne cdo qelize te asaj kohe, te asaj epoke, e cila ishte dhe mbeti fillesa e lindjes se shtetit te Arbrit.

Elementi emocional eshte nje rikthim ne thelbin e kohes, ne rimisherimin e cdo arbnori qe ishte personazh i historise me domethenese te Shqiperise dhe shqiptareve. Riardhja ne trupin dhe mishin e njerezve te kohes, te atyre qi kishte rene barra e mbrojtjes se integritetit territorial dhe shpirteror te Arbrit.

Heroi yne Kombetar ka qene, eshte dhe do te jete i pergjithmonshem ne memuarin e koherave, ne impulse e metimeve krijuese te gjeneratave. Emri dhe vepra e tij jane misherim i bashkejeteses sone me historine, me atributet me te eperme te gjenialitetit te nje strategu lufte dhe vigani te bashkimit kombetar. Skenderbeu, si emer, si etape historike, si identitet mbijetese ne rrebeshet e kohes, askurr nuk shterroi ngasjen per ta rrokur ne krijimtari. Ne te gjithe boten ka shesh me emrin dhe bustin e tij, ka rruge e institucione arsimore qe e kane privilegj emrin e tij. Skenderbeu ka kaleruar gjithashtu neper kohera duke tunduar jo vetem historian e kronikane, jo vetem albanologe e qemtues arkivash, por dhe art te kalibrit nderkombetar, qe nga opera „Skenderbeu“ e Antonio Vivaldit daton qe me 1700 deri tek portreti i realizuar nga Rembrand, e ne pafundesi. Edhe kjo poeme e Halil Teodorit ngaset qe me modesti per ta bare veten nje gure ne perplotesimin e ketij portreti gjithgand, kesaj figure emblematike te mesjetes se historise se Shqiperise.

I yshtun prej impulsive krahinore, kombetare dhe te vetvetishme, Teodori eshte perpjekur te ridimensionoje kete figure absolutisht me te rendesishmen e historise tone kombetare. Ai e ka percjelle kronologjikisht gjithe golgoten mesjetare te shqiptareve ku ne qender, natyrisht jane Kastriotet. Edhe ky botim si shume e shume te tjera qe jane bere duke patur si kryefjale figuren e Skenderbeut, jane nje shtyse e rendesishme pernga vleresimi, dimensioni universal qe vete Gjergj Kastrioti I dha kontributit te tij per paqe.

Libri eshte ndare ne kumte qe ne vetvete mbartin rrugetimin poetiko-historik te autorit ne memuarin e kohes, ne erresiren e te panjohurave, ne ferrin e debateve dhe kundershtive qe nuk kane kursyer si te gjithe figurat e tjera te medha, t’i versulen edhe Skenderbeut. Poema ne vetvete eshte nje kumt emocional, nje ngulm sentimental e brendore. Autori duket si si pjesmerr „me mish e me shpirte“, e ndjen dhimbjen dhe lotin qe ne syrgjynosjen e djegagjante te Kastrioteve, ne gufin e te riut Gjregj Kastrioti, Skenderbeu per te mbajtur te gjalle amanetin e kthimit ne Arber. Ai shkel ne token e vaditur me gjak e ne arat e „mbjella“ me varre, ne fushat ku vringellijne shpatat e hingellijne kuajt. Nuk iken autori nga kjo kandje e kahershme historike e perjetimi derikur me vdekjen e Skenderbeut tancka u perkul por nuk u nenshtrua.

Teodori nepermjet poemes „Skenderbeu, gjaku ne venat e mia“ perpiqet dhe ia ka arritur te percjell emocionalisht cdo faqe te historise skenderbejane, ketij Aleksnadri Zot i shqiptareve, ketij „Kaloresi te Krishterimit“.

Gjergja Kastrioti, ben pjese padyshim ne rangun e heronjve, fama dhe name i te cileve duke udhetuar ne hapsire dhe kohe, eshte mitizuar, transformuar, duke e pasuruar vepren dhe kontributin e tij, duke e ngopur me faktet dhe te dhenat dokumentare, duke e dehur me limfen e legjendes. Fatmiresisht, deri sot ai ka ardhur i paprekur thelbesisht, i patjetersuar, sikunder ka ndodhur me bashkekohesit e tij, per shume arsye. Megjithate emri dhe historia e tij kane ardhur te dyzuara. Jane perplasur dyzimet per shperfaqur te gjithe komponentet qe perplotesojne Skenderbeun, qe nga origjina, parametrat fizike, tiparet e portretit, roli kushtrues, beslidhja, roli udheheqes, aleancat dhe marreveshjet. Gjithcka e tij eshte bere objekt diskutimi dhe debate. Breza te tere historianesh dhe hulumtuesish, shqiptare dhe te huaj kane sjelle argument dhe kunderargumente. Njemendesia dhe dakordesia kane kaluar nepermjet shtigjsh shume te ngushta e terrenesh shume te ashper. Opinionet dhe debatet kane mbajtur te ndezur shtjellen e perzimllekut te konkludimeve te arritura prej individesh te ndryshem. Mbase kjo ka bere qe Skenderbeu te jete jo vetem Heroi yne Kombetar, i padiskutueshem, por njeherash nje prej figurave emblematike te Historise se Shqiperise me te debatuarat ne dimensionin kohor, shek. XV-XX. Gjithsesi duket se pjesa me e madhe e dyzimeve jane rrezuar, duke pranuar si perfundimtare faktet dhe argumentat, e cilesuara dhe pohuara si me bindeset. Ndonse Marin Barleti eshte ne nje fare menyre biografi i zanafilles se Skenderbeut, kumtimi i tij si bashkekohes, eshte pasuruar, rivleresuar dhe shume detaje te mbetur jashte nga (Historia de vita et rebus gestis Scanderbegi, Rome midis 1508 dhe 1510) jane perftuar nga koha dhe perfshire ne galerine e heroit, duke bere qe ai te zbrese nga podi i legjendes dhe te ngjitet ne pjedestalin e heroit. Ky panoramim mbetet gjithashtu nje trajtese e rendesishme e poemes se Halil Teodorit. Manteli i hyut me te cilin ai vesh heroin tone, eshte pervijim I gjithe asaj qe vete Skenderbeu beri per Arbrin dhe Shqiptaret bene per te, duke e lartesuar emrin dhe kontributin e tij ne kete univers, autori nuk ben gje tjeter vetem sa ysht vetedijen tone kombetare qe te jete gjithhere mirenjohese Atij dhe gjithe atyre qe bene dhe dhane per kete toke, per kete gjak e per kete flamur gjithcka.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen