LIBRA TĖ RINJ
LIBĖR TĖ CILIN LARUSHIA E TEMAVE DHE SHUMĖSIA E DISKURSEVE E BĖN TĖ RĖNDĖSISHĖM PĖR RECEPTUESIN SHQIPTAR
Mikel GOJANI: 'Mendėsi krijuese', vėshtrime letrare dhe intervista, botim i autorit, Prishtinė 2008.
Shkruan: Ndue UKAJ
Libri mė i ri i Mikel Gojanit, 'Mendėsi krijuese' ėshtė pėrmbledhje tekstesh, recensionesh pėr libra, autorė apo fenomene historike e kulturore tė qenies dhe qenėsisė shqiptare. Ky libėr pėrveē me kėto aspekte, ėshtė i pasuruar edhe me intervista me personalitet tė ndryshme tė jetės shqiptare, tė cilat autori i zhvillon personalisht dhe qė japin shumė tė dhanė mė vlerė pėr artin, tė bukurėn, krijimin, por edhe pėr historinė, tė tashmen dhe tė ardhmen. Ndėrkaq njė segment me rėndėsi nė kėtė libėr zė pėrmbledhja e teksteve tė diskursit letrar, ku Gojani shkruan pėr autorė dhe vepra tė caktuara letrare.
Autori Mikel Gojani bėn njė pėrzgjedhje cilėsore tė autorėve dhe veprave qė pėrfaqėsojnė vlera solide nė kulturėn e shkrimit shqip dhe i komenton ato. Gama e interesimeve tė autorit ėshtė mbarėkombėtare, ai rrekėt tė shkruaj pėr ngjarje dhe vepra tė shumta tė hapėsirės shqiptare, pėr Shkodrėn si qendėr e kulturės dhe historisė shqiptare, pėr Lezhėn dhe historinė e saj tė lavdishme, pėr traditėn mijėvjeēare tė Durrėsit, pėr kontributin e Selisė sė Shenjtė pėr Kosovėn, pėr dokumentet historike lidhur me Famullinė e njohur tė Zllakuqanit, pėr Shqiptarėt dhe Ilirėt, pėr Mirditėn e tė djathtėn shqiptare, pėr poetikėn e veēantė tė Gjekė Marinajt dhe poezinė e Zyhdi Marovės, pėr Agim Isakun dhe poetin e talentuar Vilson Culajn, si dhe bisedon me Gjekė Marinajn dhe Willi Kamsin, me Zejnullah Hallin dhe Gjon Markun etj. Pra, ky libėr i Mikel Gojanit karakterizohet nga njė fushė e gjerė hulumtimesh dhe diskutimesh, ku vėrehet sensi i autorit pėr tė plasuar esencat e temave apo veprave tek lexuesi, pėrmes njė gjuhe tė kultivuar dhe komunikimi tė ēiltėr me lexuesin. Akti i leximit dhe sfera e interpretimeve tė Gojanit aq sa ėshtė e larmishme aq ėshtė edhe pėrmbajtjesore, autori prek dimensionet historike, pastaj ato politike qė ndėrlidhen me qenien dhe qenėsinė shqiptare, dimensionet religjioze, diskursin letrar e artistik, gjithnjė me njė qėllim fisme, tė ndihmoj nė ofrimin mes autorėve dhe veprave tė caktuara me lexuesin. Autori shkruan recensione, realizon intervista, lexon vepra, komenton dhe debaton me njė synim sintetizues e krahasues pėr ti dhėnė lexuesit njė pamje sa mė tė gjerė.
Mikel Gojani autor e njohur nė opinionin shqiptar, interesimet pėr letėrsinė, historinė, personalitet e rėndėsishme tė jetės shqiptare i pėrmbledh nė librin 'Mendėsi krijuese' ku shpėrfaq tema dhe ngjarje tė rėndėsishme tė qenies shqiptare, autorė dhe vepra me rėndėsi tė posaēme, personalitet dhe bėma qė kanė peshė nė jetėn shoqėrore. Sė kėndejmi ky libėr ėshtė i mirėseardhur nė opinionin kulturor shqipe, duke mbet njė ndihmesė e ēmuar pėr lexues tė ndryshėm. Larushia e temave dhe shumėsia e diskurseve e bėn ketė libėr tė rėndėsishėm pėr receptuesin shqiptar.
Libri ėshtė i strukturuar nė tre kapituj, siē janė: Kohė dhe letėrsi, Akti poetik i krijimit dhe Komunikime letrare/ intervista.
Natyra dominuese e formės sė shkrimit tė Gojanit nė kėtė libėr ėshtė e tipit tė recensioneve. Kjo formė i ndihmon autorit pėr tė bėrė njė lidhshmėri mes veprės dhe lexuesit, duke mbet njė urė ndėrkomunikuese. Pėrveē tjerash, kjo formė e tė shkruarit, autorit i jep mundėsi tė sugjeroj libra, ide, fenomene letrare a historike, por edhe ti gjykoj mbi dukuri tė caktuara.
Nė kapitullin e parė, Kohė dhe letėrsi, autori rrekėt tė trajtoj libra tė rėndėsishme qė ndriēojnė tė kaluarėn e historike tė kombit. Ky aspekt haset tek teksti pėr librin e Dr. Nevila Nikės 'Dioqeza e Shkodrės gjatė shek XVII', ku autori vė nė spikamė procesin historik tė kėsaj qendre tė madhe kulturore. Nė kapitullin e parė kryesisht dominojnė temat nga fusha e historisė, ku autori lexon shumė autorė dhe interpreton ata. Nė linjė me diskursin historik Gojani interpreton librin e Prof dr. Selami Pulaha dhe Agim Parruca 'Lezha vėshtrim historiko-gjeografik'. Pastaj vepra tė rėndėsishme tė historiografisė shqiptare tė shkruara nga italiania Callana Diretta da Mario Agnes, dom Lush Sopi, Gjetė Ndoja, Ilir Xaca dhe Anesti Shuka etj.
Ai merr nė shqyrtim dhe interpreton libra, fenomene, ngjarje qė lidhen me historinė, publicistikėn shqiptare. Nė kėtė kapitull autori hulumton shumė pėrbėrės me rėndėsi tė historisė sonė dhe kėndej pari jep shumė informacione shpeshherė tė panjohura e me rėndėsi pėr lexuesin.
Nė kapitullin e dytė, Akti poetik i krijimit, Mikel Gojani i qaset letėrsisė, veēanėrisht poezisė dhe merr nė shqyrtim disa autorė kund tė njohur e kund mė pak tė njohur tė letėrsisė shqipe. Nė kėtė kapitull ai nuk ndjek ndonjė metodė tė caktuar tė interpretimit tė letėrsisė, por si lexues i pasionuar vlerėson letėrsinė nga kėndvėshtrimi pėrmbajtjesor, duke vėnė nė spikamė mbi tė gjitha dimensionin semantik e ideor tė letėrsisė. Nė kėtė kapitull autori interpreton poezinė e Gjekė Marinajt duke karakterizuar si poet qė ka tejkaluar pėrmasat nacionale, tė Zyhdi Marovės dhe dhimbjes sė tij nė kohėn e diktaturės, tė Vilson Culajt dhe poetikės sė tij tė meditimit, etj.
Nė kapitullin e tretė, Komunikimi letrar, Mikel Gojani interviston disa personalitet tė mėdha tė kulturės shqipe, prej ku dalin mjaft ide interesante pėr artin dhe pėrsiatjet e krijuesit pėr artin e fjalės, siē janė dy intervistat me shkrimtarėt Zejnullah Halili dhe Gjekė Marinaj. Ndėrkaq njė vlerė nė vete ka edhe intervista me Willi Kamsin njė pinjoll i fisėm e njė familje me traditė mesjetare nga Shkodra, ku lexuesi njihet me njė personalitet tė madh shqiptar.
Pėrgjithėsisht libri 'Mendėsi krijuese' i Mikel Gojanit duhet tumiret si njė ndihmesė e rėndėsishme pėr lexuesit shqiptarė.
Ndue Ukaj,
Malmö- Suedi, mė 18 qershor 2008