Detyrë imediate e institucioneve të Kosovës është të ndihmohen Minatorët

Histori & Fakte | admin | 10.02.13 | 21:57

Kur i kujtoj ditët e shkurtit të vitit 1989 , ditët e ngujimit të tetëditësh në thellësin e nëntokës, në zemrën e gjigantit tonë kosovar TREPÇA më vie të qajë dhe ne të njejtën kohë të mburremi për trimërin, guximin e vendosmërin dhe dashurinë që treguan minatorët në mbrojtje të lirisë,të të drejtave dhe të idealit kombëtar.Ato momente sa ishin rënqethëse aq edhe krenare për qëndrimin dhe sakrificën që bënë minatorët , duke e qarë thellësinë e nëntokës për të siguruar me dinjitet dhe djersë kafshatën e gojës. Minatorët kosovar kaluan kilometrat ë tëra në këmbë dhe ngritën zërin e protestës në Prishtinë, Golesh, Trepçë dhe në të njejtën kohë i treguan politikës hegjemoniste serbe, se ne vetë vendosim për fatin tonë kombëtar. Kur njeriu i shfleton-kujton këto të gjitha këto sakrifica që përjetuan minatorët të mbushen syt me lotë dhe trupin ta kaplojn dridhje e dhimbje. Sot i bëjë pyetje vehtës? Se a jemi ne kosovarët(shqiptarët e Kosovës) e viteve të 90-dhjeta, apo jo?!; Kur të gjithë ishim së bashku dhe unikë.Me shtimin e dhunës e presionit nga regjimi kriminel serb, ne bëheshim më të fortë, më unikë, dhe bënim orvatje që problemet ti zgjidhnim ne mënyrë demokratike. Kur të gjitha institucionet,entet, shkollat, Univerzitetet, uzinat,minierat, ranë në duart e pushtetit serbë, kur“drejtësin“ e ndanin masat e dhunshëme çdo kund. Bisedat informative ndaj popullit shqiptarë në Kosovë shtoheshin për çdo ditë, shqiptarët pra edhe minatorët largoheshin nga vendet e punës me dhunë. Shumë shpeshë ushtrohej dhunë e shfrenuar ndaj shqiptarëve por edhe ndaj minatorëve. Dhe minatorët që dikur ishin simbol krenarie e kombit sot në Kosovë po përjetojnë ditët më të vështira. Është koha e fundit që Instuticionet e shtetit të Kosovës, Presidenti,Qeveria, subjektet politike, akademitë, intelektualët që sa më parë të marrin një qëndrim të prerë për përmirësimin e kushteve materiale si dhe riaktivizimin e plotë të kombinatit Trepça, dhe minierave tjera. Inkuadrimin e fëmijëve të minatorëve të cilët e lanë jetën në temelet e nëntokës së Kosovës. Është për tu kritikuar neglizhenca e Institucioneve të shtetit të Kosovës ; Presidencës, Qeverisë, Parrlamentit të Kosovës … .Shtrohet pyetja ? Edhe sa kohë duhet pritur Institucionet e Republikës së Kosovës që ti marrin ne duart e veta kompetencat nga EULEX-i..

Është e habitshme dhe e pa justifikueshme mungesa apo qëndrimi i Institucioneve tona ndaj ndihmimit apo zbutjes së problemeve shëndetësore e jetësore me të cilat po ndeshen sot minatorët. Sot është detyrë imediate e Qverisë së Republikës së Kosovës , tani shteti i Kosovës, që sa më parë tu dalë në ndihmë minatorëve të cilët dje sot dhe çdo herë do të jenë KRENARIA jonë. Qeveria e Republikës së Kosovës si duket jo që i ka harruar minatorët por deri më tani asgjë konkrete nuk ka ndërrmarrë. Po ku je o Hashim Thaqi ? !. Nëse e do Atdheun, dhe nëse e njehë mirë historinë tonë kombëtare ( Ju ) dhe këshilltarët tuaj nuk guxoni ti harrojnë minatorët . Njerëzit e Qeverisë e në mesin e tyre edhe Dr. shkencash, rektor Univerziteti, ministra, me thollat e vjedhura …, posë që janë pasuruar tej mase ata viteve të fundit po blejnë shtëpi në Gjermani ( me çmime astronomike)E unë mbi 20 vite punë me tërë familjen nuk po mund të blejë !. Ku je o Hashim Thaqi, që deri dje .., sa ishe në opozitë thoje.., po çka nuk thoje.., shumë lehtë është ti premtosh popullit se do ta bëjmë këtë .., e do ta bëjmë atë.. Dhe, Po, ju“ kurrë nuk i realizuat“ premtimet e juaja. Të gjithë ata që i ke afër vetes, jo që janë të korruptuar.., por ata po luajnë me t’holla.., ndersa pjesa tjetër pra konkretishtë mintorët po hjekin të zitë e ullirit. Po ju përkujtojë z. Kryeministër se një bari i deleve .., kishte bërtitur ;“Më ra ujku ndër dele“, dhe fshatarët duke i besuar atij, të gjithë shkuan tek bariu. Kur panë se ai i ka gënjyer u kthyen të revoltuar në shtëpi. Herën e dytë vërtetë ujku i kishte ra kopesë së deleve, dhe ai bërtiti.., kërkoi ndihmë.., por askush nuk i doli në ndihmë. Për mua mbetët akoma e pa kuptueshme se si ju, si kryeministër i Republikës së Kosovës, si kryetar partije, si“luftëtarë“ i UÇK-ës, sot i akuzoni kolegët tuaj: Ju për ta ruajtur “postin“ Jo që nuk i mbronë kolegët tuaj të“ luftës“;por edhe i akzon.., Kryeparrlamentarin z. Jakup KRASNIQI; Komandatin Fatmir LIMAJ ,( po flitet se këtë të fundit e keni dërguar ju në burgë). Prandaj sot populli i ka qelë sytë.., dhe e ka parë.., se premtimet e dhëna nuk i keni realizuar , prandaj, mos mendoni se edhe ne këto “zgjedhje“ do të fitoni ju dhe partia juaj ( Partia Komuniste). Dje populli i Kosovës protestoi para Kek-ut, e së shpejti do të protestoj edhe para Qeverisë suaj dhe do të kërkoj përgjegjësi nga JU. Por një ditë kur populli ta humb durimin, kur një ditë ta humb shpresën .., nuk e dij se ku do të shkoni dhe çka do ti thoni popullit e minatorëve…, një fjalë e urtë epoullit thotë: Më mirë sot se dikur është vonë.., shumë vonë. Mbetem në shpresë se kjo letër do ta zgjon ndërgjegjën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Parrlamentit të Kosovës, dhe Institucioneve tjera kompetente .

Nga Ramiz DËRMAKU

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen