Botohet Fjalori i parë Shqip – Suedisht me rreth 35.000 fjalë

Diaspora | admin | 11.02.13 | 23:41

  • Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi
  • Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Suedi
  • Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë në Suedi
  • Lidhjes së Studentëve Shqiptarë në Suedi
  • Rejeti i Femrës Shqiptare krijuesë në Suedi
  • Qendrës kulturore Shqiptare “Migjeni” në Borås
  • Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Stockholm
  • Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stockholm
  • Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Stockholm

Personaliteteve dhe bashkatdhetarëve tanë në Suedi, Danimarkë, Norvegji dhe Finlandë

Të nderuar bashkatdhetarë!
Në janar të vitit 2013 iu dërgua për botim Shtëpisë Botuese Toena në Tiranë, Fjalori i parë Shqip-Suedisht me rreth 35.000 fjalë.

Njoftim i shkurtë

Fjalori i parë Suedisht-Shqip me 17.000 fjalë të përdorimit të zakonshëm, të zgjedhura e të përpunuara nga një fond prej 27.000 fjalësh, u botua për herë të parë më 1994, nga Agjencia Kombëtare Suedeze për Arsim (Enti për zhvillim i Suedisë). Autor i përkthimit dhe inkodimit është Mr.fil. Sadulla Zendeli Daja, Suedi, me redaktor Ullmar Qvick, Suedi, dhe Svijetllana Mihali, Shqipëri. Fjalori ka ndihmuar shqiptarët ta ruajnë me dashuri gjuhën amtare shqipe dhe të pengojë tjetërsimin e tyre gjuhësor. Fjalori ka patur për mision të bëhet edhe mjet plotësues arsimimi për një shtresë të gjerë përdoruesish.

Fjalori i dytë Suedisht-Shqip me 28.500 fjalë të përdorimit të zakonshëm, të zgjedhura e të përpunuara nga një fond prej 54.000 fjalësh, u botua më 2004 nga Agjencia Kombëtare Suedeze për Arsim (Enti për Zhvillim i Suedisë). Autor i përkthimit dhe inkodimit është Mr.fil. Sadulla Zendeli Daja, me redaktor Svijetllana Mihali, Shqipëri, dhe Dr.prof. Shefkije Islamaj, Këshilltare Shkencore dhe përgjegjëse e sektorit të Leksikografisë në Institutin Albanolgjik të Prishtinës. Fjalori është bërë edhe mjet plotësues arsimi për një shtresë të gjerë përdoruesish, duke qenë present edhe në Internet në adresën “ Svensk-albansk lexicon ligger nu på webben tillsammans med de adra lexikcon online lexicon på adressen: http://www-lexin.nada.kth.se/skolverket/lexi.shtml

Fjalori përmban numër të madh kuptimesh e ngjyrimesh kuptimore, sinonime, thënie e idioma. Ai përmban edhe 66 faqe fotografi tematike me ngjyra.

Fjalori i tretë për fëmijë me titull Fjalori im i parë 4 gjuhësh: Shqip-Anglisht-Italisht, nga autorja Meri Toçi. Versionin Shqip-Suedisht e ka përkthyer Mr.fil. Sadulla Zendeli Daja. Botoi Toena, Tiranë, 2011.

Fjalorin e katërt Shqip-Suedisht, me rreth 35.000 fjalë, e boton Shtëpia Botuese Toena në Tiranë më 2013. Fjalori pasuron dhe barazon leksikografitë e të dy gjuhësve, suedeze dhe shqiptare, dhe plotëson zbrazti të ndjeshme për fjalorë të këtij lloji, në të dy leksikografitë. Ka karakter shkencor e normativ, dy kritere me vlerë për leksikografinë e mirëfilltë bashkohore, teorike e praktike. Ky projekt përmbush të gjitha kriteret mbi të cilat ndërtohen fjalorët dygjuhësorë bashkohorë. Është punuar me kujdes të veçantë sa i përket makrostrukturës së tij dhe përmban informacione shtesë për jetën, kulturën e psikologjinë e popullit shqiptar dhe suedez, me çka paraqet pasurim lëndor e me vlerë për përdoruesit. Fjalori ka anën e tij praktike të përdorimit, dhe këtë anë e siguron përzgjidhja e duhur teknike e trajtimit të lëndës gjuhësore. Në fjalor janë trajtuar me kujdes njësitë leksiko-semantike, fusha e informacionit të çdo zëri leksikografik, përkufizimet e shpjegimet, sinonimet e antonimet. Një punë jo e vogël është bërë në plotësimin e strukturës semantike brenda fjalës. Rruga që është ndjekur në hartimin e këtij fjalori, shkurtazi është kjo: për njësitë leksikore të shqipes është bërë përpjekje të gjenden njësitë gjegjëse të suedishtes;

– Në pjesën suedishte është përfshirë leksiku aktiv, jo rrallë leksiku pasiv dhe ai potencial, për t´i dalë ballë fjalësit të shqipes;

– Në fjalor janë përfshirë edhe një numër fjalësh të reja, fjalësh pak të njohura, fjalësh të huaj me karakter ndërkombëtar, një numër dialektizmash në mbështetje të vlerës së tyre objektive brenda strukturës leksikore, dhe një numër termash më të përhapura profesionale.

– Është bërë përpjekje që të jepet gjithnjë kuptimi më i përgjithshëm e më i saktë, ngjyrimet kuptimore, kuptimi figurativ dhe përdorimet e tjera funksionale të fjalës;

– Për shumicën e fjalëve leksikore është dhënë përdorimi i tyre në frazeologji dhe shembuj të shumtë ilustrues.

– Një vëmedje e veçantë i është kushtuar anës normative të fjalorit, e cila ka përfshirë të gjitha rrafshet e gjuhës: Fonetikë, morfologji, sintaksë, fjalëformim, për çka mendoj se do të ketë një rol të caktuar edhe në përvetësimin e normës së gjuhës letrare.

– Shpresoj që edhe ana e përzgjedhjes teknike, organizimi i artikujve të fjalorit, topografia, paraqitja e informacioneve gramatikore dhe të tjera, do të jenë në funksion të anës praktike të fjalorit dhe do ta rradhisin atë ndër fjalorët bashkohorë.

Autori i kësaj vepre leksikologjike shumë të kërkuar është Mr. fil Sadulla Zendeli Daja, Suedi. Redaktorët e këtij fjalori janë: Dr.prof. Xhevat Lloshi, Tiranë, Dr, prof. Shefkije Islamaj, këshilltare shkencore dhe përgjegjëse e sektorit të leksikografisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës, Mr. Dalina Gurra, Suedi, dhe Mr. Suzanna Holm, Suedi. Me këtë rast dëshiroj t’iu shpreh mirënjohjen time të sinqertë për ndihmën e vlefshme që dhanë, që ky fjalor shumë i pritur ta shohë dritën e botimit në Shqipëri. Për konsultime profesionale një ndihmë të pakursyer kanë dhënë: Albanologu Ullmar Qvick, Norrköping, Drejtoresha e Përgjithshme e Shtëpisë Botuese Toena, Znj. Irena Toçi, Fatmir Toçi dhe Lavdie Cenmurati. Dua të falëndeeroj Zt. Tomas Eriksson dhe Kenny Lindberg për ndihmën teknike në punën time me kompiuter. Botues i Fjalorit Shqip-Suedisht është Shtëpia Botuese Toena në Tiranë.

Mr.fil. Sadulla Zendeli Daja

Adresa:

BOKIMPORT EXPORT DAJA
C/O S. Zendeli Daja
Storgatan 13
386 31 Färjestaden, Sverige
Tel 0046 (0)485 34779 b.
Tel. 0739 133 755 c.

E:post; szdaja@netatonce.net
Sadulla.zendeli@hotmail.com

Me autorizimin e autorit shkrimine e dërgoi për botim Sokol Demaku

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen