Pal Lekaj, rizgjedhet kryetar i AAK-së

Analiza & Komente | admin | 03.03.13 | 18:56

Në zgjedhjet brendapartiake në Gjakovë, Ramush Haradinaj thotë se AAK-ja është parti e vizionit dhe e flijimit

Pal Lekaj është rizgjedhur kryetar i Degës së AAK-së pas votimit dhe numërimit të votave që kanë përfunduar pasditen e vonë të dielën. Lekaj, i cili është edhe kryetar i komunës ka qenë i sfiduar nga kundërkandiati Mentor Kazazi ndaj të cilit, në saje të votave ka fituar 144 vota më tepër. Në votime kanë marrur pjesë 671 delegatë, prej tyre Pal Lekaj ka fituar 405 vota, 261 Mentor Kazazi ndërsa pesë vota kanë qenë të pavlefshme.

Në hapje të fillimit të punimeve të kuvendit zgjedhor, lideri i këtij subjekti partiak, Ramush Haradinaj është shprehur entuziast për zgjedhjet e mbajtura si dhe për numrin e pjesëmarrësve dhe ndër tjerash ka theksuar se „AAK-ja është parti jo vetëm e vizionit, por edhe e flijimit“. Gjithashtu, pretendenti për të rifituar edhe një mandat të ri, Pal Lekaj, para fillimit të zgjedhje ka pohuar se me AAK-në në krye të qeverisë së Gjakovës është arritur deri tek ndryshimet e mëdha, dhe sipas tij, këto ndryshime do të jenë akoma më të dukshme në perspektivë pasi, siç u shpreh Lekaj, tani dihen akoma më qartë rrugëtimet e AAK-së në dobi dhe në shërbim të qytetarëve si prioritet. K. Shehdadi /Bota Sot/

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen