Tetë papët shqiptarë dhe krishtërimi

Histori & Fakte | Zef Prenka | 11.03.13 | 20:44

Ne ka emra qe kane lene gjurme te pashlyera ne Seline e Shenjte dhe ne mbare krishterimin ata jane papet me origjine shqiptare. Misheruan, ne stadin me te larte, virtytet dhe vlerat e kombit tone. Demonstruan urtesi, devotshmeri, zgjuarsi e mbi te gjitha atdhedashuri. Ndaj edhe besimtaret e krishtere, ane e kend rruzullit, perulen dhe nderojne me respekt te vecante keta barinj te fjales se Zotit. Nuk eshte e rastesishme qe Papa Klementi XI renditet i katerti per nga rendesia ne te gjithe historine e pontifikatit ndersa Iliria ishte percaktuar si “Ishulli i Shenjtoreve”.

Ardhja e papeve ne krye te Selise se Shenjte e ka zanafillen qe kur Roma u kthye ne perandori dhe krishterimi u be pjese e sundimit te saj. Shqiptaret, si nje nder popujt me te lashte ne Evrope, ishin te paret ne kontinent qe e perqafuan ate. “Shenjtet” te tille si Shen Eleutherius, Papa Klementi XI, Shen Kajus, Papa John IV, Shen Dardani, Shen Jeronimi, Shen Ashti etj, tashme ndodhen ne perjetesi.

Qindra peshkope nga Iliria moren pjese ne Sinodin e Pare te Romes themeluar ne vitin 130 pas Krishtit Ky fakt jep deshmi per ekzistencen e nje administrate te mire-organizuar te kishes ne Iliri gjate shekullit te 2-te eres sone. Elementet, qe perbejne themelet e doktrines se krishtere, shtate kodet e para ekumenike, jane pikerisht nga territoret „Ishulli i Shenjtoreve“ . Kjo eshte deshmia me e mire e kontributeve qe shqiptaret kane bere per qyteterimin evropian ne vecanti dhe ate boteror ne pergjithesi.

Papet me origjine shqiptare

Ekzistojne dy mendime lidhur me numrin e tyre. Kater jane “puro” me gjak shqiptar. Por sipas enciklopedise italiane dhe vepres gjeniele te Daniele Farlatit “Ilyricum Sacrum”, rezulton se nga viset tona kane qene tete pape qe drejtuan Vatikanin. Ata jane Shen Eleuteri, Shen Urbani I, Shen Kai, Shen Pali IV, Papa Gjoni IV, Papa Sisti V dhe Papa Klementi XI.

Shen Eleutherius (Pope Saint Eleutherius 175-189)

Lindi njeqind vjet pas Krishtit ne qytetin e Nikopol, nje vendbanim i njohur ne Epir. Ishte arsimuar ne Rome nen Papa Shen Aciteti (papati i te cilit zgjati 11 vjet, 157-168), ku mori urdher te shenjte. Ne 177 AD, Shen Eleutherius u emerua Pape dhe mori fronin e Shenjte ne Shen Pjeter. Gjate papatit te tij, Shen Eleutherius perhapi Biblen ne shume vende te Perandorise Romake. Bazuar ne te dhenat ekzistuese, me mirekuptimin e Lucas, i cili ishte mbret i Anglise, Shen Eleutherius dergoi misionaret per te predikuar krishterimin si besim ne kombet e qyteteruara evropiane dhe qe mbeti mbizoterues edhe ne ditet tona. Ne 192 AD, pas 15 viteve te papatit te tij, Shen Eleutherius u martirizua nga idhujtaret e Romes. Ai eshte qarte nje paraardhes i ilireve te shqiptareve, lindur dhe rritur ne Epir ku sundoi Pirro si mbret ne 277 p.e.s. Eshte shenjteruar nga kisha. Festa e tij eshte fiksuar me 26 maj. Sipas besimtareve eshte mbrojtes i udhetareve te anijeve. Nje portret i tij eshte punuar me mjeshteri nga piktori i madh Mikelanxhelo dhe sot gjendet ne katedralen e San Pietros ne Vatikan, nje veper e jashtezakonshme ne llojin e vet.

Pape Shen Urbani I Pope Saint Urban I

Vertetohet se ka origjine Ilirie. Datelindja e panjohur. Vdiq me 23 maj te vitit 230. Eshte shpallur martir. Mban fronin papnor ne vitet 222-230. Festa e tij eshte fiksuar me 25 maj. Renditet i tetembedhjeti ne listen e papeve.

Shen Caius (Kaji), Pope Saint Caius (283-296)

Mjaft historiane pranojne se ai ishte i afert i perandorit Dioklecian. Ndoshta kjo mbetet edhe si arsye pse ai u be Pape. Perandori zbuti persekutimet ndaj te krishtereve. Vdiq me 22 prill 296. U varros ne kishen e Shen Kalistit. Shtepia ku jetoi ai u kthye ne kishe. Me 1631, eshtrat e tij u vendosen poshte nje lteri te madh. Ne vitin 1880 ne kete vend u vendos Ministria e Luftes se Italise, eshtrat u vendosen ne nje kapele ne Barberini. Festa e tij eshte me 22 prill.

Gjoni IV, Pope John IV (640-642 )

Vertetohet se ishte ilir prej Dalmacie, djali i skolastikut Venantius. Ishte prift ne Rome, kur me 24 dhjetor 640 u be Pape. Denoi me ashpersi monotelitizmin ne nje Keshill qe mbajti ne Rome. Beri shume per bashkatdhetaret e tij, skllever te sllaveve dhe avareve, qe kishin pushtuar vendin, duke ua blere lirine me para. Ndertoi nje kishe me emrin e shenjtorit ilir Venantius (keshtu quhej edhe i ati). Ne kete kishe edhe sot gjendet portreti i tij. Vdiq me 12 tetor 642, duke pasur keshtu nje pontifikat te shkurter. U varros ne katedralen e Shen Pjetrit.

Papa Pali IV (Karafa) Pope Paul IV (28 Qershor 1476 – 18 Gusht 1559)

Mban fronin papnor ne vitet 1555-1559. Renditet i dyqind e njezet e pesti ne listen e papeve. Gjate kohes se tij, me 1555 botohet ne gjuhen shqipe „Meshari“ prej klerikut shqiptar Gjon Buzuku. Sot ndeshim nje fshat arberesh te Kalabrise (ne Katanzaro) qe mban emrin Karafa.

Papa Sisti V (Peretti), Pope Sixtus V (13 Dhjetor 1521 – 27 Gusht 1590)

U ngjit ne fron 1585. Papati i tij zgjati deri me 1590. Renditet i dyqind e njezet e nenti ne listen e papeve. Familja Pereti emigroi ne Itali nga Krusheva (Gryka e Kotorrit).

Klementi XI (Pope Clement XI (1700-1721)

Gjon Francesk Albani, ose Klementi XI

Gjon Francesk Albani, ose Klementi XI eshte me origjine nga Shqiperia. Eshte Papa qe njihet me mire ne opinionin e gjere shqiptar. U be Pape, vetem 46 dite pasi u shugurua meshtar. Pati fillim te shkelqyer te pontifikimit. Beri shume per atdheun e tij te origjines dhe vendlindjen Urbinone ne Itali. Vdiq ne moshen 71 vjec pas nje pontifikimi prej 21 vjetsh. Varroset ne katedralen e Shen Pjetrit.

Klementi XII, Pope Clement XII (1730-1740)

Lorenzo Corsini, ose Klementi XII eshte me origjine shqiptare nga nena. Ne damaret e tij rridhte gjaku i Kastrioteve. Korsinet ishin nder familjet me fisnike te Italise. Lorenci beri karriere si ambasador i Papes, sekretar i Thesarit etj. Emri i tij permendet si kandidat per fronin papnor ne shume asamble kardinalesh. Me ne fund u zgjodh, kur ishte 71 vjec. Eshte i pari Pape, qe vendoset ne Quirinale. Roli tij ne zhvillimin e arsimit ne Shqiperi eshte i krahasueshem me te Klementit XI. Ai u angazhua shume ne veprimtarite misionare neper bote. Vdiq ne vitin 1840.

Papa Clementi XI – Gjon Francesk Albani-Laci, nje “zot” shqiptar ne pontifikat

Papa Klementi XI eshte nje nga ata njerez qe zbresin rralle nga qielli ne toke. Shqiptaret ndjehen nje popull i nderuar ne glob qe u perfaqesuan nga nje Shenjt i tille. Pati nje pontifikat te shkelqyer. Familja Albani e ka prejardhjen nga dy emigrante shqiptare Gjergji dhe Filipi, dy djemte e Mehill Lacit qe dikur kishin qene luftetare nen urdhrat e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut. Atdhetare dhe trima, duke mos duruar zgjedhen turke, u larguan nga atdheu dhe u strehuan ne Urbino, Itali. Ne fillim u njohen me mbiemrin Albanezi qe me vone Altobeli, djali i Gjergjit, e ktheu ne Albani. Me tej, nga Altobeli (1495-1564), lindi Hanibali (1530-1591),nga Hanibali Lindi Horaci (1576-1653). Nga djali i tij Karli (1623-1684), martuar me Helena Mosken nga Pezara me 1649 lindi Gjon Francesku. Sipas historiografise nga familja Laci linden pape, kardinale, diplomate dhe burra te shquar shteti.

Qe ne femijeri, Gjoni u dallua per zgjuarsi e shkathtesi. Ne moshen 11 vjec filloi studimet ne Rome ne kolegjin roman te jezuiteve te cilin e perfundoi me rezultate te shkelqyera. Bie ne sy te mbretereshes Cristina Sversia e cila vendos qe ta ndihmoje. Pasi perfundoi filozofine dhe teologjine, ju fut me devotshmeri e perkushtim katolicizmit. Shpejt fitoi simpatine e Papes qe e caktoi ne detyra te ndryshme te nivelit te larte si Ipeshkv i Rietit, pastaj i Sabines e Orvietas e deri sekretar i letrave papnore. Ne vitin 1690, Papa Aleksandri i VIII e shuguroi kardinal.

Zgjuarsia dhe aftesite e tij te medha intelektuale, sjellja e shkelqyer, dinjiteti i jashtezakonshem, njohja e thelle e situates politike e fetare, aftesia e formulimit te mendimeve, respekti qe imponoi nder besimtare, puna e palodhshme dhe perkushtimi ne Krisht bene qe ai te adhurohej nder kardinale. Historiane dhe piktore te kohes e pershkruajne njeri te pashem, fisnik, krenar, mendjemprehte, ze tingellues, me kujtese fenomenale, erudit dhe te drejte. Zoteronte mjaft mire gjuhen greke dhe latine.

Ulja ne fron e Papa Klementit XI perben edhe rilindjen shpirterore per kishen katolike shqiptare. Nen kujdesin e tij mblidhen dokumente fetare nga te gjitha trevat shqiptare me qellim qe te kompletohet permbledhja “Illirikum Sacrum” e Daniele Farlatit . Behej fjale per dokumente te rendesishme, qe flisnin per historine e trojeve te pareve tane nga lashtesia ne Iliri deri ne ate periudhe.

Papa Klementi XI ishte pasardhesi i 261-te i Selise se Shenjte .Ai e drejtoi per 21 vjet kete Seli. U interesua shume per rilindjen politike dhe fetare te atdheut te vet. Shqiperia ne ate periudhe vuante nen thundren e sundimit osman. Periudha e lavdishme e Skenderbeut pothuaj ishte harruar nga kancelarite e Europes. Per vendin kish ardhur momenti i arte. Tre vjet pasi u zgjodh pape, Klementi XI urdheroi qe te mblidhej Koncili i Dheut te Arbrit. Ky Koncil u mbajt ne Merqi te Lezhes ne vitin 1703 ne kishen e Shen Gjonit. Ai u mor me problemet kyce te jetes se krishtere.

Ne kete kohe Papa leshoi disa urdhra, te cilet kishin qellim forcimin e unitetit te popullit rreth kishes katolike.

Por Papa Klementi XI dha nje kontribut te jashtezakonshem ne perhapjen dhe mesimin e gjuhes shqipe. Nga prilli i vitit 1711 deri ne fund te shek. XIX u mesua gjuha shqipe. Gjate gjithe periudhes kur sundoi ne Seline e Shenjte, ai u interesua per zhvillimin e kultures shqiptare. Posti papnor, ndikoi qe edhe ne mjedise te tjera letrare dhe shkencore te zgjohej interesimi per gjuhen shqipe. Ai mbeshteti fuqimisht botimin e vepres se albanologut Luibnici, ku shfaqeshin pikepamjet mbi origjinen ilire te shqiptareve, botuar me 1709. Hapi nje seminar arberesh ne Palermo duke i dhene nje hov te padegjuar deri atehere levizjes se gjere patriotike dhe kulturore, dhe me 20 prill 1711, po me iniciativen e tij, hapet e para kateder e gjuhes shqipe ne Universitetin e kryeqendres se Perandorise Romake, ne Rome.

Ishte modest deri ne perulesi. Pati deshiruar te varrosej me nje ceremoni te thjeshte dhe ashtu u be. Eshtrat u varrosen ne dyshemene e korit te Bazilikes se Shen Pjetrit ku prehen edhe sot pas rreth 3 shekujsh, mbuluar nga nje pllake e thjeshte mermeri ku eshte skalitur me germa ari. Veprimtaria e Klementit XI per ceshtjen kombetare, shqiptare ishte aq e madhe, sa edhe emri i tij Albani ishte ceshtje krenarie per vete ate. Nen kujdesin e tij jane thirrur 15 koncile, jane gjetur 1412 letra, 28 ligjerata, 2 biseda me rendesi te vecante dhe shume materiale te tjera te rendesishme. Prandaj edhe studiues te ndryshem mendojne se pavdekesia e ketij Pape qendron ne aktivitetin e tij te vazhdueshem ne mbrojtjen e shqiptareve dhe krishterimit./Koha Jonë/

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen