Pse nuk votojne grate dhe murgeshat per Papen!?

Rrezore | Zef Prenka | 19.03.13 | 20:02

Sot ne media po abuzohet shume dhe krijohen shkrime artificiale, sikur Vatikani eshte shtet i mirefillte politik dhe duhet te lejoje besimtaret e per me teper grate dhe murgeshat te marrin pjese ne votimin e Papes se Romes.

Ky akt me duket absurditet, sepse kryeqendra e krishterimit boteror per besimtaret katolik eshte Shtepia e Zotit, e ndertuar me vullnetin e lire te besimtareve te vet tash 2000 vjet dhe nuk funksionin permes votime politike, sikurse random ndodh me shtetet dhe qeverite e ndryshme ne bote.

Me vjen shume mire, qe hapet nje teme teper e debatuar sot per sot ne boten e civilizuar. Kisha Katolike ne bote, ka organizim tjeter administrativ shpirteror, ne krahasim me besimet e tjera. Aty respektohet dhe funksionon me kujdes tash 2000 vjet hierarkia kishtare, qe ve ne levizje organizimin e strukturave administrative shpirterore ne boten e krishtere katolike (universale).

Ndoshta, duhen skjaruar disa gjera teorike, per t’u njohur dhe kuptuar me mire tema e diskutimit.

Te gjithe e dijme se Kisha, eshte e ndare nga shteti, ne cdo vend te botes se krishtere, duke ruajtur keshtu laicitetin, respektin dhe pavaresine nga njera-tjetra. Edhe fete e tjera te medha si budizmi dhe indu jan te shkeputura nga shteti dhe nuk varen nga politika.
Vatikani, eshte qytet-shtet, e i pavarur me shtetin e Italise, ndonese perfshihet gjeografikisht ne territorin e saj dhe ka gjuhe zyrtare italishten dhe latinishten ne leximet lirurgjike te barinjve shpirteror. Te tilla shtete te vogla ka plot, si: Litenshteni, Luxemburgu, San Marino, Andora, Monako etj., ku disa prej tyre ndodhen brenda shteteve, qe flasin te njejten gjuhe si ato.

Meshtaret, jane barinj shpirteror, qe ungjillizojne popujt ne vendet ku jane besimtaret e tyre. Ata s’kane lidhje me shtetin, por e ndihmojne ate ne shume aspekte humane, sikurse shihet cdo dite (Karitasi, organizatat bamirese etj).

Vatikani, nuk ka qeveri te votuar apo ministra, ne kuptimin e mbarevajtjes se ekonomise, turizmit, arsimit, shkences, kultures, bujqesise, ushtri apo ministri mbrotje e te brendshme etj., por ka vetem ambasador ne shtete te botes, c’ka tregon, se njeh shtetet dhe njihet nga shtetet atje ku ka reciprokisht marredhenie diplomatike.

Gjate mbi 2000-vjeteve, organizmi kishtar eshte ne shkalle hierarkie dhe paraqitet ndryshe nga besimet e tjera ne forme e permbatje. E thene me thjeshte, shkalla e hierarkise, nis nga niveli i famullitarit, qe administron shpirterisht nje siperfaqe te caktuar dhe nje numer besimtaresh, qe perfshihen ne ate territor te famullise. Ai jeton ne qele dhe mbahet nga ndihma apo lemosha e popullit, qe jepet rregullisht ne Kishe.

Kushdo e di se per meshtarin nuk voton askush, sepse ai ka mbaruar shkollen si klerik, dhe eshte dorezuar shpirterisht ne sherbim te Zotit, per t’i sherbyer Hyjit e popullit, qe ndryshe njihet si vreshta e Tij shpirterore.

P.sh. ne qytetin e Shkodres, ka disa meshtare (qe vjen nga fjala meshe), por qe mund te jene brenda nje famullie ose vecmas, ne katunde dhe qytete me te vogla. Te gjithe keto perfshihen ne arkidioqezin e Shkodres.

Nga ana e tjeter, hierarkisht, qyteti ka Ipeshkev dhe Arqipeshkev Metropolitan, qe perfshine ne vetvete kishat sufragane (sufragane, eshte fjala per famullite e provincave, qe bejne pjese ne Arqipeshkvine Metroplitane te Shkodres), i cili drejtohet nga ipeshkvi me i larte, qe quhet Arqipeshkev. Eshte njesoj si te thuash me radhe, studentet e universitetit, profesoret, dekanet e departamenteve dhe rektori apo presidenti, qe eshte shkalla me e larte.

Te gjithe kleriket dhe urdherat katolike, qe veprojne ne qytet apo katunde, nese jane shqiptare apo kane shtetesi shqiptare, kane te drejte VOTE nga mosha +18 vjec, e drejte e cila mbrohet me ligjet e demokracive popullore dhe ne Kushtetuten e Shqiperise apo shteteve te tjera.

Por nga ana e tjeter, menyra se si funksionon administrativisht e fetarisht Kisha Katolike e Shkodres (fjala vjen), eshte e ndryshme me besimet apo hierarkite e tjera fetare jo te krishtera.

Kur nje klerik merr titullin Monsinjor (nga frengjishtja = Zotni apo ne latinisht Dominus = Zotni), ai mund te sherbej ne katedrale, sepse e permban titulli kishtar qe ka.
Ai mund te shugurohet me ceremoni meshe nga Arqipeshkvi i Shkodres si Kryeipeshkev, ne prani te besimtareve dhe klerikeve te tjere te larte me pushtet fetar. Keshtu nese Shqiperia s’ka Kardinal, atehere Arqipeshkvi i nje qyteti te Shqiperise shugurohet ne Vatikan. Nese do te kishim nje Kardinal, atehere prelati i larte, nuk shkon ne Seli te Shenjte, por ceremonia e tij behet ne Shqiperi.

Titulli me i larte eshte Ipeshkev, ndersa te tjeret emerime te shkalles shpirterore ne Kishen Katolike, jane tituj te hierarkise fetare te cdo prelati apo Eminences.
Keshtu edhe Papa i Romes, ndryshe quhet Ipeshkevi i Selise se Shenjte, ndersa nga ana juridike kanunore fetare Ai eshte Pape i zgjedhur me votim te fshehte midis anetareve keshillit te kardinaleve.

Eshte e rendesishme te ceket, se perpara se te jete Ati i Shenjte (Pape) apo Kryebariu me i larte udheheqes shpirteror ne Kishen e Shen Pjetrit ne Vatikan, Ai, ka kaluar edhe fazat, qe pershkrova me lart. Pra, prifti i thjeshte, kalon keto shkalle hierarkie kishtare, si: monsinjor, ipeshkev, arqipeshkev metropolitan (me pallium), kardinal dhe konklava ose kuria e kardinaleve me votim te fshehte mund zgjedh Papen.

Sikurse shihet, kur nje klerik shqiptar arrin te behet Kardinal (sikurse rasti i Kardinalit Shkelqesise se Tij Mikel Koliqi (1902-1997), vellai i Prof. Ernest Koliqit), i pa votuar nga populli (kisha nuk eshte e organizuar sikurse shteti, qe mund te zgjedh drejtuesit e tij politik dhe presidentin me votim te fshehte), por emerimi ka ardhur nga Selia e Shenjte.
Kur eshte emeruar Kardinal Koliqi, ai eshte shuguruar ne Vatikan, sepse Arqipeshkvi eshte me i vogel dhe s’mund te shuguroi Kardinalin, por eshte ky i fundit, qe mund te zgjedh dhe shuguroi, qysh nga niveli i Ipeshkvit deri tek Arqipeshkevi, sepse eshte me i madh me pozite fetare, ne Kishen Katolike Romake.

Ne Vatikan, nuk voton populli per te zgjedhur Papen e Ri, murgeshat apo meshtaret e thjeshte, por duhet vetem 115 kardinalet, qe vijne nga e gjithe bota te zgjedhin me votim te fshehte drejtuesin e tyre dhe te gjithe Kishes Katolike ne bote.

Nuk mendoj, se duhet vene shenja e barazimit, midis motrave te kuvendeve katolike me besimtaret e feve te tjera. Cdo murgeshe, ka te drejte vote ne shtetin ku ajo sherben, nese eshte shtete e atij vendi, ashtu sikurse kleriket. Asnjehere, nuk i eshte hequr e drejte e votes motrave te nderit te Kishes, ne jeten politike te vendit, megjithse ato nuk kandidojne asnjehere per parti apo administrate civile te vendeve te tyre.

Edhe nje here ritheksoj, se Kisha si institucion shpirteror, eshte e ndare nga shteti, por kjo s’do te thote se nuk e njeh shtetin dhe ligjet e saj, qe barabar si laiku i nderon dhe respekton me korrektesi e ndergjegje qytetari.

Ndryshe ndodh me disa shtete apo republika islame, qe e kane bashke sin je trup i vetem fene me shtetin, apo ku qeverisin klerike islam, duke qene (sikurse jane ne disa shtete, mbreteri, ku, feja eshte primare dhe sundon mbi shtetin) ministra e deri tek presidenti, qe mund te jete edhe imam apo i rangut me te larte si kryemyfti…

Ne Kishen Katolike, motrat e urdherit, nuk mund te behen klerike, per te thene meshe ne Kishe apo drejtuar si ipeshkeve (ato mund te ndihmojne ne ndarjen e kungimit apo sherbime te tjera humane), sikurse ndodh me protestantet dhe grupet e tjera te krishtera, por qe nuk kane lidhje me Kishen Katolike Romake.

Gjinia femerore, ne boten e krishtere ne teresi eshte shume e emancipuar e nderuar dhe respektuar. Vajzat dhe grate, kane te drejta te barabarta me burrat te sanksionuar ne kartat kombetare te shteteve ku ato ndodhen dhe nderkombetare.

Nocionet dhe e drejta juridike kishatare ndryshojne ne fe te ndryshme. Serisht, ndryshe paraqitet panorama ne disa vende, me strukture te thelle dhe baze te gjere fondamentale islame, me ndikim te drejtperdrejte imponues dhe thellesisht dominues, ne te gjithe jeten e vendit (politike, shoqerore, ekonomike, shpirterore) dhe ate private te njerezve e per me keq, duke mos nderuar dhe respektuar me dinjitet gjinine e brishte femerore.

Kesisoj ne shtetet, ku jane ne fuqi rregjimet me emrin Republika Islamike, si ajo e Iranit, Afganistanit, Pakistanit etj., se shpejti Egjipti apo shtetet e perfshire ne levizjet me baze dhe pikesynime te pastra fetare te Pranveres Arabe etj., dhe qe aderojne me te drejta te plota ne Organizaten Islamike Boterore, femra fatkeqe islame ne teresi dhe vecanti ne shume aspekte, eshte e privuar nga shume te drejta civile e shoqerore dhe ne shume shtete grate e vajzat +18 vjec, nuk kane te drejte vote. Tashme te gjithe e dijme, se gjinia femerore, eshte pare dhe shikohet ne vijimesi si nje krijese humane e dores se dyte, e neperkembur e vene perballe femres ne vendet e civilizuara te Europes Perendimore dhe Amerikes e gjetke, dallimi eshte si nata me diten ose me mijera vjet drite larg.

Niveli kulturore apo shkalla e emancipit, eshte i ndryshem ne shtete me shtrirje gjeografike katund-qytet dhe province te thella, ku ajo thjeshte trajtohet si kafshe per punet shtepiake apo lope, qe riprodhon pasardhes. Pra, ne jeten civile dhe jo fetare, ata jane te ndrydhur Brenda mureve te gurta ne shtepi dhe nuk gezojne jeten sociale ne kinema, pub, bar, festa me shoket e shoqet ne grupe, disco, koncerte te muzikes bashkekohore, restorante me muzike modern, sfilat mode, ushtrimi i sporteve te ndryshme si locale brenda shteteve dhe ato nderkombetare etj.

Ne shume vende arabe, martesat me shkuesi dhe pagese te vajzave minorene 12 dhe 14 vjec, jane gje normale dhe te mbrojtura me ligjet e shteteve, qe kane te sanksionuar ligjin e Sheriatit, me baze te thelle fondamentale islame, ndersa ne vendet perendimore e lindore te Europes e kudo tjeter, keto martesa absurd quhen me te drejte abusive dhe te denueshme me ligj.

Edhe komunitetet joislame ne shtetet apo republikat islame, jane te neperkembur dhe grate e vajzat e ketyre komuniteteve me etni e fe te ndryshme mbulohen me shami, nje imponim, qe behet ne baze te Ligjit te Sheriatit dhe rendit islam fundamental ne fuqi.
Kjo dukuri nuk ndodh ne vendet e civilizuara te Europes dhe botes. P.sh. ne Iran, ka mbi 300.000 banore ebrej, nje komunitet ebraik (cifut), qe nuk gezon asnje te drejte civile. Po aty ka edhe te krishtere, qe nuk respektohen dhe i jane nenshtruar rregjimit te mullave, duke mos lejuar protestat, per te fituar e gezuar te drejtat e tyre themelore.

E njejta pamje ndodh edhe ne Egjipt, ku te krishteret perbejne 25% te popullsise se vendit apo mbi 20 milion banore. Ata shpesh jane objekt sulmesh dhe djegjesh te objekteve fetare, me motivin e thjeshte se nuk jane islam. Keto gjera jepen cdo dite nga media nderkombetare. Femrat ne boten islame te vendeve arabe, jane te privuar te zgjedhin dhe te zgjidhen (sipas Ligjit te Sheriatit), qe te marrin pjese ne jeten politike administrative lokale dhe qendrore, ne shtetet ku ato ndodhen, nese gjithnje ata bejne pjese ne O.I.B. dhe kane pranuar me vullnet te plote ne Kushtetuten radikale te tyre me baze fetare Ligjin e Sheriatit.

Ne keto vende nuk ndertohet demokracia perendimore, por “demokracia”, sipas modelit radikal te Ligjit te Sheriatit, te bazuar ne teologjine vehabiste te islamit. Ndoshta do te ishte e udhes te kishte nje pasqyre se si veprohet me voten per femrat ne keto vende. P.sh. nese dikush ben blasfemi nga bota e krishtere ajo shikohet si dicka private dhe nuk ka presion nga jashte apo brenda familjes ose komunitetit, per t’a detyruar e ndeshkuar ate te qendroj brenda besimit te krishtere, qe sipas tij (asaj) nuk ploteson aspiratat shpirterore.
Liria fetare dhe konvertimi (ndryshimi i bindjeve fetare), ne cdo besim tjeter, mbrohet me ligje kushtetuese, ne vendet e krishtera.

Europa tolerante dhe demokratike, fale ligjeve liberale, eshte sot nje konglomerat besimesh te reja dhe te hershme tradicionale. Ne Europe, sot komunitetet jo te krishtera, mund te ndertojne xhami, e objekte te tjera te kultitt te tyre jo te krishtere, sikurse i kane ne shume shtete (kujtoj, se ne Rome jo shume larg Vatikanit ndodhet xhamia me e madhe e komunitetit islam ne Europe dhe une e kam pare me syte e mi.)

Ne vendet islame, per hir te se vertetes duhet thene, se nuk lejohet ndertimi i objekteve te kultit kristian. Kjo quhet herezi dhe mallkim, nese ndonje “kokekrisur”, do te bente nje akt te tille.

A eshte kjo demokraci europiane perendimore edhe ne shtetet nga kane ardhur emigrantet e botes islame?! Pse ato I shfrytezojne miresite e demokracise perendimore dhe nuk dhurojne reciprokisht miresi nga bota e shteteve te tyre?! Nese do t’u thuhet atyre, na lejoni te ndertojme edhe ne kishat tona te krishtera ne boten islame dhe ne ju lejojme te ndertoni objektet e kultit islam ne shtetet e krishtera?! Si do te pritej ky mendim dhe sugjerim mese i drejte dhe se a do te pranojne ato!? Jo dhe vetem JO!!! Nje gje e tille nuk ka ndodhur, por kemi pare vetem ekspansion ne nje krah, duke shfrytezuar lirine dhe demokracine perendimore nga emigrantet e vendeve arabe ose botes islame dhe asnjehere nuk kemi pare qe at ate ardhur, te thone, se: “Po ju keni te drejte te kerkoni demokracine ne vendet tona, ashtu sikurse ju na lejoni ne te ndertojme jeten tone te mire ketu, sepse demokracia dhe liria eshte reciproke etj…”

Ne Vatikan apo Sheshin e Shen Pjetrit, eshte i lire te hyj edhe besimtaret jo te krishtere dhe askush nuk u thote gje, kurse ne vendet e shenjta si Meke dhe Medine, eshte e ndaluar qe te futen besimtaret joislam apo turistet e shteteve te tjera te botes.

Ketu mendoj, sikurse dhe ne aspektet e tjera, duket tolerance e feve te tjera, ne krahasim me ate islame. Kurse raste te tjera te besimet jo te krishtera ka plot, qe perfundojne me histori te dhimbshme dhe drama te tmerrshme.

Kur nje djale apo vajze, kerkon te lere besimin e tij dhe te konvertohet ne te krishtere apo ne nje fe tjeter sipas deshires, ai apo ajo, vihen nen bresherite e urretjes kolektive dhe shteterore nga njerez te irrituar, qe si “engjej te paperlyes ne flirte”, demostrojne me histerizem, ne rruge pikerisht ne vendet, ku sundon ligji i Sheriatit. Sipas ketij ligji, ai (ajo), duhet te vritet per blasfemi.
Ai (ajo) nuk ka mohuar Zotin, por mendon se per te qene me prane Atij kerkon te zgjedhe nje forme tjeter besimi, qe i duket me shpresedhnes se ai i trasheguar nga familja…
Ky krim nuk ndodh ne vendet e zhvilluara te krishtera, budiste, shiuntiste, induse etj.
E trishtueshme eshte fakti, se vajzat, kane denim me te rende. Viktimat e pafajshme, duhet t’u nenshtrohen terbimit vrastar te stuhise se gureve, ne gropen e vdekjes, qe ajo e hap vete para se te ekzekutohet si kafshet ne kohet e lashta te mamutheve.
Keto gure gjaku vdekjeprures, hidhen me terbim mbi viktimen, pikerisht nga “te paperlyerit” ne “ndershmeri”, me vajza apo grate tjera, kur ato vijne si turiste ne vendet perendimore dhe freskuentojne shtepite e bukurosheve me pagese, prane vitrinave ne Amsterdam etj.

Ne Kishen Katolike dhe ne cdo kishe tjeter kristiane ne Perendim, gjate mbi 2000 vjeteve, jane bere gabime te renda dhe pendesa te thella publike (duke kerkuar falje), por ama nuk mund te thuhet se nuk respektohen lirite dhe te drejtat e njeriut, ne nivelin admirues, qe te gjithe i gezojme sot, kudo qe jetojme dhe punojme cdo dite.

Keshtu Papa Gjon Pali II, para shume viteve ka kerkuar ndjese publike te thelle per 14 pika kryesore te gabimeve te Kishes Katolike gjate 2000 vjeteve (si djegia e shkencetarit Xherdano Bruno mbi turren e druve ne kohen e inkuizicionit kishtar, Galileo Galileo (pse tha se Toka rrottulohet: “Eppur si muove”, Nikolla Kopernikut, etj.), sikurse edhe ish Papa Benedikti XVI, kohet e fundit, per aktet e denueshme te abuzimeve me femijet nga disa klerike ne mbare boten, duke u kerkuar ndjese te thelle viktimave kudo ne bote. Ai eshte takuar disa here dhe u ka shpreh keqardhje shume viktimave, qe i ka takuar drejtperdrejte ne Vatikan.

Nje pjese e klerikeve (ketu ne Amerike), pervec demshperblimit ndaj viktimave te tyre, per veprimet e tilla te denueshme, po vuajne burgime te privimit te lire, sikurse vuajne denimin shume laike per krime te ndryshme.

Por nga ana e tjeter, ne mediat amerikane, raportohet per shume raste te abuzimeve me femije minorene nga mesues (femra e meshkuj) te shkollave te ndryshme te mesme, disa tranjereve te futbollit amerikan, te kolegjeve apo universiteteve, qe sistematikisht kane keqperdor femijet apo te rinjte, per te cilat media televizive e radio flet e shkruajne gazetat e perditshme.

Por nga ana e tjeter, ende nuk kam degjuar apo lexuar deri me sot asnjehere te thuhet, se “sporti i futbollit amerikan ketu ne Amerike, po abuzon me femijet apo te rinjte permes ngacmimeve sexuale”, sikurse thuhet ne teresi me germa kapitale per Kishen Katolike. Nuk kam pare ende asnje student sportiest, qe te lere studimet, pse tranjeret e tyre kane abuzuar, mbasi pergjegjesine penale me te drejte e ka marre individi, i cili, sot vuan shkallen e denimit sipas fajit te tij.

Kujtoj, se edhe nje klerik ebrej (rabin, udheheqes shpirteror ne Sinagoge), kohet e fundit, ne mediat amerikane ketu ne New York, ka qene objekt i abuzimeve me femijet, por menyra se si eshte trajtuar nga media, eshte teper e vecante. Keshtu faji i rende i klerikut eshte lokalizuar vetem tek ky njeri-klerik i besimit jude dhe se asnjehere nuk eshte thene apo shkruar, se “sinagogat ebreje po abuzojne me femiejt minorene ne aspektin sexual”.
Mendoj, se fajin e ben individi dhe jo institucioni fetar, kulturor, apo sportiv etj., kjofte ky klerik apo laik, tranjer apo mesues, politikan apo bisnesman etj., dhe jo insitucioni apo komuniteti, ku ai punon dhe jeton.

Edhe ne rastin e Kishes Katolike, nuk eshte institucioni apo doktrina e krishtere qe ben akte te tilla te denueshme, por individi qe ka petkun e meshtarit dhe ka abuzuar me emrin e Zotit, mbi femijet e pafajshem dhe si i tille ai duhet t’i nenshtrohet ligjeve te shtetit, ku ai punon dhe jeton. Nje denim i tille ne baze te ligjeve demokratike, po veprojne sot ne Amerike, ndaj laikeve apo klerikeve te cdo besimi. Ketu para ligjit te gjithe jane njesoj!
Gjeja me e shtrenjte e shenjte ne Amerike eshte VOTA.

Duke iu rikthyer qellimit te temes qe po trajtoi, mendoj, se nese do te kishte femra meshtare, ipeshkve, monsinjore, kardinale, murgeshat, patjeter qe do te votonin. Per hir te se vertetes duhet thene, se Kisha, nuk eshte e organizuar ne kete menyre, sikurse paraqitet fotoja me decidura shqetesuese: “Pse ata nuk votojne per Papen”. Ketu jepet disa muslimane me ferexhe te zeza, duke votuar dhe disa “murgesha” nervoze, duke protestuar nuk votojne per Papen.

Ky eshte nje abuzim dhe shkelje flagrante e lirise profesionale te shtypit (ku gazetaret jane pjes e elojes politike, ndonese paguhen nga agjencite e lajme apo redaksite e shtypit per te dhene lajme e jo nxite propaganden politike), sepse ne asnje rast murgeshat deri me sot nuk kane protestuar “pse nuk votojne per Papen”, sepse ata i dijne si fuknsionojne rregullat ne Kishen Universal (Katolike).

Ne foto jane te montuara mjeshterisht disa gra civile aktiviste kunder Vatikanit, qe jane veshur me shkujdesje si murgesha dhe media i jep ato sikurse jane murgesha. Ku eshte gazetaria investiguese ne kete rast per te verifikuar lajmin!?

Pse ata aktiviste “murgesha” asnjehere nuk jane pyetur para mediave te thone se nga kane ardhur dhe ku ata sherbejne si murgesha?! Pse manipulojne gazetaret lexuesit, duke bere photoshope dhe truke mashtruese per te bere zhurme!?

Mendoj, se fotoja, eshte nje gjetje thjeshte kalimtare, per te bere zhurme mediatike ne boten e konsumit marramendes te informacionit, qe leviz me shpejtesine e drites sot…
Ju kerkoj ndjese, per zgjatjen dhe shpresoj e besoi se do te me mirekuptoni, per menyren se si u mundova, me modesti te jap nje informacion te shkrire me mendimin tim. Flm per kohen, qe mund te ju shpenzoi, per te me lexuar deri ne fund.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen