Ndaj krimit dhe korrupsionit duhej luftuar me zero tolerancë

OP-ED | admin | 23.04.13 | 19:44

Lufta ndaj korrupsionit duhet të jetë e gjithanshme dhe ate duhet luftuar të gjithë ajo në vetvete është një proces. Një fjalë e popullit thotë;” Gurë gurë bëhet mur”.

Ne duhet ta ndërtojmë luftën kundër korrupsionit dhe çfarë është më e rëndësishmja, atë të të luftuarit të kulturës së korrupsionit me të gjitha mënyrat.Tani shtrohet pyetja ? A kemi mundësi ta zhdukim korrupsionin ? ! Kësaj pyetje mund t’i përgjigjeni ne shumë mënyra. Shumë njerëz mendojnë se është e pamundur ta çrrënjosësh korrupsionin, pasi ai është pjesë e shoqërisë sonë.., disa të tjerë thonë se korrupsioni është një fenomen i përgjithshëm.., etj, etj. Ne themi se është e mundur që korrupsioni të zhduket. Të pakten, kjo vlen për të nisur luftën kundër tij me këtë besim në vetvete.
Nëse nisemi nga bindja se jo, atëherë më mirë është që mos ta fillojmë luftën kundër tij. Po te shikojmë disa të dhëna për korrupsionin, shohim se Shqipëria renditet ne vendin e 81-të ne 102 vende gjithsej, sipas të dhënave të vitit 2002, marrë nga Transparency International, një organizate gjermane.
Vendosmëria e lidershipit të vendit, shtimi i transparencës së institucioneve dhe respektimi i ligjshmërisë, janë parakushtet për luftimin e korrupsionit në Kosovë, thonë përfaqësuesit e organizatave joqeveritare në Prishtinë. “Prejse Kosova është shtet i pavarur, kemi parë që lufta anti-korrupsion është shndërruar në një retorikë dhe në vazhdimësi është parë që pavarësisht asaj që është deklaruar, korrupsioni në nivele të larta, në institucione, në Qeveri, në pozita të larta publike, është rritur. Është parë se si zyrtarët publikë kanë keqpërdorur pozitën zyrtare për përfitime personale”. Në Kosovë, muajve dhe javëve të fundit, po shkëmbehen akuza dhe kundërakuza ndërmjet zyrtarëve të lartë të institucioneve lidhur me privatizimin e dështuar të hotelit “PTK”. Madje, ka pasur akuza për shantazhe ndërmjet zyrtarëve qeveritarë dhe deputetëve lidhur me këtë çështje.
Ngjarjet e fundit në vend, lidhur me çështjen e korrupsionit, kanë treguar se në çfarë niveli është korrupsioni në Kosovë. “Kjo çka kemi parë nga qershori i këtij viti, dhe specifikisht javën që shkoi, është situata më e qartë se si zyrtarët publikë, pavarësisht faktit që janë deklaruar se kjo Qeveri do të jetë me duar të pastra, dhe do ta luftoj korrupsionin, ngjarjet që po zhvillohen në Qeverinë e Kosovës, po tregojnë se kjo Qeveri është e zhytur ne korrupsion. Kjo Qeveri vetëm një gjë e ka menaxhuar mirë – skandalet, të cilat i ka përcjellë me një skandal tjetër dhe janë mbuluar(të mëparshmit)”.
Korrupsioni mund të caktojë të ardhmen e vendit tuaj. K orrupsioni e ka kapluar çdo pore të jetës dhe kjo do të vazhdojë edhe tek gjeneratat e reja. Gjenerata e re, e talentuar, do të jetë në gjendje të marrë përsipër zhvillimin e shoqërisë dhe luftimin e korrupsionit. Shoqëria civile, duhet ta diskutoi çështjen e korrupsionit dhe politikanët duhet të kenë kurajo që të marrin një hap të vogël, për të gjetur zgjidhje në këtë çështje”,

Po ti shikojmë disa të dhëna për korrupsionin,në Kosovë e Shqipëri nuk ka vend për knaqësi. Shqipëria rradhitet në vendin e 81-të, ne 102 vende, sipas të dhënave të vitit 2002, marrë nga Transparency International, një organizatë gjermane.
Kjo do të thotë se 80 vende janë më pak të korruptuar se ne, ndersa 21 vende janë më të korruptuara se ne. Është e natyrshme qe te kete vende me te korruptuara se Shqipëria dhe Kosova, sipas studimeve të Bankës Botërore thuhet, se sot, nëse një vend konsiderohet me korrupsion, efektet e investimeve te huaja bien 20% me pak. Kjo ka ndodhur edhe me Shqipërinë dhe Kosovën ( të cilat nuk po mund ti “marrin” këmbët akoma.
Lufta ndaj korrupsionit ka shembuj të shumtë, por ne do të cekim një shembull; Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Rudi Giulliani, kur filloi punën e tij, vite më parë, ai e filloi me konceptin se ndaj krimit duhej luftuar me zero tolerancë. Ai ja arriti t’a ulte ndjeshëm
kriminalitetin ne qytetin e tij. Ne kemi lexuar e dëgjuar nga mjetet e informimit se në Itali, gjatë viteve të ’90-ta , luftën ndaj Mafias dhe korrupsionit të drejtuar nga gjykatësit me kodin “Duar te pastra”. Disa nga ata, për shkak të ashpërsimit dhe ndërthurjes se korrupsionit me botën e egër.
“Ajo që ne shohim çdo ditë, është fakti që korrupsioni është kthyer në kërcënim për konsolidimin e institucioneve të Kosovës. Është kthyer në kancer të shoqërisë të Kosovës dhe të njëjtën kohë është shkaktari kryesor i humbjes së besimit në shtet, humbje e besimit në institucione”. Për ta luftuar korrupsionin është mirë që të flitet hapur për të kështu thotë; Hovard Dean, anëtar i Bordit të NDI-së dhe ish Guvernator i shtetit të Vermontit, tha se hapi i parë për ta luftuar korrupsionit është që të flitet hapur për të. Sipas tij korrupsion ka në secilën shoqëri, por për ta ndaluar atë, duhet besueshmëri për të folur publikisht dhe besueshmëria në ligjin. Për të pasur një shoqëri me një korrupsion minimal, ai tha se Kosova duhet t’i ketë gjyqtarët me pavarësi shumë të madhe dhe të mos jenë të ndikuar nga politika. Dean gjithashtu tha se duhet një
media e lirë për një shtet të lirë.
Mediat siç tha ai kanë një rol të rëndësishëm dhe se mediat e lira janë esenciale për një shoqëri.
“Hapi i parë për ta luftuar korrupsionin, është që të flitet në mënyrë të hapur. Kam kaluar shumë kohë në vendet përreth Kosovës dhe mendoj se Kosova, është vendi më pozitën më të mirë. Ju jeni shumë të rinj, por keni dhe shumë probleme dhe duhet të fokusoheni tek probleme si çështja e korrupsionit.
Korrupsioni është problem botëror,
Por është shumë i rrezikshëm pasi që shkatërron shoqërinë dhe kombin. Por gjithsesi është e vërtetë, që ky vend është duke bërë përparime, për të qenë anëtar i plotë i Kombeve të Bashkuara, BE-së dhe NATO-s. Për të pasur një shoqëri me një korrupsion minimal, atëherë duhet t’i keni gjyqtarët me pavarësi shumë të madhe. Gjyqtarët, nuk duhet të ndikohen nga politika. Të rinjtë duhet të ndryshojnë diçka dhe duhet t’i rezistojnë korrupsionit dhe ta luftojnë me të gjitha mjetet që kanë në dispozicion.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen