LDK është truri dhe zemra e Lirisë së Kosovës

OP-ED | Zef Prenka | 13.05.13 | 15:57

Haki Latifi kryetar i deges se LDK Zvicerr :LDK është truri dhe zemra e Lirisë së Kosovës, shpresa e madhe për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Më : 28 prill 2013
Në: Luxory Maienstrasse 6 2540 Grenchen/SO
U shënua 23- vjetori i themelimit të Degës së LDK-së në Zvicër
Jehona e akademisë për komandantin dardan Sali Çekaj u ndie kudo
Ajo pushtoj zemërat e sejcilit Rugovian.
Mesazhi i lëshuar nga kjo akademi për mjetet e informimit si dhe për lidershipin e LDK u bë motiv temë dhe vizion për të tjerë
Saliu gjeni dardan njeriu i praktikës dhe terrenit, i fjalës dhe besës, komandanti i sajë edhe duke pushuar në amshim ,bashkoj forcat Rugoviane .
Kjo vërtetë është emipirike
Në një atmosferë të tillë u takuan rugovianët një javë më vone në Luxory të Grenchenit Aty rreflektoj Rugovizmi më mirë dhe më shumë se kudo
Sapo ju afruam sallës ndihej një ngrohtësi e paparë .
Në hyrje na prisnin njerëz të pjekur me fytyra te buzqeshura .
Mu ashtu sikur pritet miku,mysafiri,vëllau .
Fytyrat e tyre të buzqeshura na thuanin :Ne kemi festë ,kjo ësht dita jonë ,dhe duke i ndier këto fjalë të cilat i fliste zemëra dhe goja e tyre, ata na e vnedosnin emblemën 23 vjetë LDK
Salla ishte impozante aty gumzhinin njerëzit sikur bletët ,duke stolisur ende atë.
Në skenë shihej teknika e muzikës aty takuam këngëtarin e mirënjohur Nimon Mushkolajn.
Unë e hetova zjarrin dhe dashurin në përqafimin e tijë.
Kishte kaluar një kohë qyshkur nuk ishim paë .
Derisa po mirreshim ngryk ,po përshëndeteshim me Nimonin neve na ishte afruar Saim Tahiraj .
Ai na priti në mënyrë të përzemërt ,dhe na tha që ta takojmë presidentin e parë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës Prof.Dr.Fatmir Sejdiun
Ftesën e kësaj dege shembull e kishte marrë me përgjegjësi ,rrespekt dhe dashuri të paparë .
Derisa po ecnim në drejtim të një tavoline të madhe ,e cila ishte e rezervuar për mysafir të veqant ,mua më bëri përshtypje fotoja e projektorit në mur ,në mes shihje foton e Hyjnorit tonë Ibrahim Rugova dhe ënash ishin fotot e pasuesit të tijë Prof.Dr.Fatmir Sejdiut dhe të kryetarit aktual Prof.Dr.Isa Mustafa.
Fitoje përshtypjen sikur krijeusi i LDK dhe udhëheqësi i saj shpirtëror po i shtërgonëte ata të ndihen dhe të jen si një trup,dhe i mbante afër njëri tjetërit kryetarin e nderit dhe atë aktual. duke i prirë elektoratit Rugovian mu ashtu siq po kërkonëte Shoqata Humanitare :“ Sali Çekaj“ në mesazhin e sajë, të lëshuar pak ditë më parë, si dhe mu ashtu sikur ishte ftesa e degës së LDK-së Zvicerr, e cila kishte ftuar të dy në këtë festë madheshtore
Derisa shikoja atë foto dhe më bënte atë përshtypje, ne ju afruam tavolinës ku ishte presidenti i parë pas shpalljes së pavarësisë Prof.Dr.Fatmir Sejdiu,Kryebashjkiaku i qytetit Grenchen Z. Banga po e shoqëronte atë,si dhe Kimete Bytyçi deputete e Parlamentit të Kosovës dhe anëtare e kryesisë së Forumit të Gruas të LDK-
Sapo u përshëndetëm në mënyrë të përzemërt me presidedntin dhe i ndërruam dy tri fjalë të tjerë po prisnin në radhë ta përshëndesin atë ,dhe ne u lëshuam rrugë atyre,ky vargoj i njerëzëve që po përshëndeteshin me te, nuk kishte të ndalur gjatë gjithë manifestimit.

Manifestimi filloj me intonimin e himnit Dardan ,duke vazhduar me një recital përgaditur dhe realizuar me shpirt dhe zemër ,si dhe me një profesionalizëm të pashoq mu ashtu siq din këngëtari dhe aktori i mrekullushëm Agim Gashi kushtuar dhe dedikuar Presidentit Ibrahim Rugova.kryetar-i-degës-së-ldk-së-në-zvicër-haki-latifi

Në emër të organizatorit përshëndeti kryetari i nëndegës së LDK-së në Solothurn Ahmet Kosumi, derisa manifestimin në mënyrë fenomenale e moderoj Shaqir Shala
Në momentin kur fjala e rastit ju dha ish Presidenti dhe Kryetari i nderit të LDK-së Prof. Fatmir Sejdiu të pranishmit në shenjë rrespekti e përcollën në këmbë dhe me duartrokitje frentike atë derisa po i drejtohej binës.ish-presidenti-i-kosovës-dhe-kryetar-nderi-i-ldk-së-prof-fatmir-sejdiu

Prof.Dr. Fatmir Sejdiu Kryetar nderi i LDK-se: Unë kam dhe ndjejë një rrespekt të veqant për të gjithë ju ,po sidomos për ata me të cilët krenohet dhe Zvicërra.

Ai ne mes tjerash tha:“Sinqerisht ju falemënderoj për ftesën ,si dhe për këtë pritje të ngrohtë , të cilën nuk do e harroj kurr ,dhe do e mbaj në kujtesë,mu ashtu siq mbaj në kujtesë vepritmarin tonë të përbashkët 23 vjeqare. Ky 23 vjetor është një lëvizjeje e fuqishme politike e një çerek shekulli.veprimtarie, vlera të shenjëta të artikuluara dhe të lansuara për herë të parë në idetë dhe vizionin largpames te Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe idetë e koloseve të mëdhenje shqiptarë gjatë gjithë dekadave të më hershme.
Ishte Presidenti ynë historik dhe udhëheqësi shpirteror i LDK-se avangardë e pluralizmit në ish jugosllavi,ai i cili me ekipin e tije akademik qoj tutje amanetin e kolosëve shqiptar .
Ai shprehu kënaqësinë që ishte pjese e ketije ekipi dhe bashkëpunëtor i Presidentit historik Ibrahim Rugova.
Si pjesë e këtije procesi madhor,ai kishte vepruar në Amerikë dhe Gjermani e Zvicër dhe gjetiu ku kontributi i mërgimtarëve shqiptarë ishte më shumë se sa domethënës.
Në vazhdim ish Presidenti Fatmir Sejdiu foli për rolin e mërgatës ai me tutje tha:Mërgata jon e qmuar ishte magjja jonë ,porë jo vetëm ajo një kontribut të tillë dha e gjithë popullata,edhe ata që po jetonin në Kosovë ,po ndanin kafshatën e gojës,po kontributi i mërgatës sonë ishte i shtrirë edhe në segmente tjera,si në internacionalizmin e qështjes përmes demonstratave dhe kontakteve e takimeve me pushtetar ,ku ata po jetonin,për tu sqaruar atyre, dhe për të kuptuar ata rolin dhe rendesin e sistemit te organizuar paralel, për të funksionalizuar dhe mbajtur gjallë arsimin dhe shëndetësin .Shtetin i cili po ndërtohej në baza të moralitet,ndjenjes sociale,dashurise ndaj njëri tjetërit humanizmit,filozofise urtake e cila e mundi të keqen e atijë regjimi mesjetar, fal edhe kontributit tuaj të qmuar.
Presidenti Fatmir Sejdiu në vazhdim tërhoqi një paralele në mes shtetndetimit dhe sistemit paralel,si dhe kohës së pavarësisë dhe stërkeqjesë së shtetndërtimit dhe plandosejes së demokracisë me korrupcionin si mortajë e moszhvillimit të shoqërisë dhe dhe të shtetësisë, e cila sëmundje pengon edhe investitorët e huaj si dhe kapitalin tuaj të cilin e keni krijuar me mund dhe djersë ,të cilin besoj në rrethana normale me dëshirë do e investonit ,dhe nuk do nguronit ,sikur atëherë kur i dualët në ndihmë Kosoves sone te dashur , me paran tuaj të fituar me mund dhe djerës të dyfisht .
Ne si LDK do të përpiqemi te krijojmë kushte të volitësheme ,për juve si dhe për investitorët e huaj ,që Kosova të jetë më e sigurtë dhe më e dashur ,për juve dhe fëmijët tuaj,të cilët i gjen në kombëtaren e Zvicres si zemëra dhs shpirti i sajë ,si dhe gjithandej. Integrimi i juaj i mirëfillët si dhe puna e juaj me nder është portë e hapur për Kosovën tonë të dashur drejtë Europës
Unë kam dhe ndjejë një rrespekt të veqant për të gjithë ju ,po sidomos për ata me të cilët krenohet dhe Zvicërra.
Ata jan krenaria jonë mu ashtui sikur ky 23 vjetor i yni .
Zoti e bekoftë këtë 23 vjetor dhe punën tuaj të qmuar
Zoti e bekoftë LDK-në tonë.
Ju falemënderës
Të pranishmit me duartrokitje frenetike dhe me ngritje në këmbë e përcollën kryetarin e nderit të LDK së tyre deri në tavolinën ku po ulej.

Kimete Bytyqi: :Kultura juaj e bartur në vendin në të cilin tani jetoni dëshmon vyrtet e larta dhe karakterin e rrallë të familjeve tuaja dhe të Kosovës,

Sapo moderatori ftoj Kimete Bytyqin deputete e kuvendit të Kosovës si dhe dhe anëtare e kryesisë së Forumit të Gruas të LDK- të pranishmit u quan në këmbë në shenjë nderimi dhe rrespekti,për punën dhe veprimtarin e sajë të pandalur,besnikerin ndaj LDK_se si dhe për hirë të stocizmit të saj duke e bartur tutje veprimtarin e të shoit Ukë Bytyqi i vrarë nga hiena në mënyrë tinzare.
Kishte të atillë që u rrodhën edhe ca pika loti,duke shfryre pezem dhe urrejteje ndaj atyre vraseseve te pameshire.
Mërgikmtarët me të drejtë pyesin :
A thua pse lidershipi i LDK-së nuk është i unifikuar në zbardhjen dhe ndriqimin e këtyre vrasjeve makabër??
Pse nuk përkrahin ata anëtarin e sajë të devotshëm dhe ushtarin dardan Saim Tahirajn i cili është vu në ball të këtijë misioni ,dhe me prononcimet e tija të pjekura ,me fakte dhe me vendosmeri te papare,nëpër mjete të informimit, ka hyrë në zemërat e sejcilit anëtar të LDK-së ,dhe është krijuar si legjendë në mbrojtje të idealeve dhe velrave Rugoviane???
Ajo në mungesë të kryetarit të LDK-së Isa Mustafa të pranishmëve ju drejtua në emër të tijë,dhe uroj për këtë 23 vjetor :Kultura juaj e bartur në vendin në të cilin tani jetoni dëshmon vyrtet e larta dhe karakterin e rrallë të familjeve tuaja dhe të Kosovës,per te cilën dhat qfar patët.
Ju ishit dhe mbeteni ambasdorët më të mirë të Kosovës sonë të dashur.
Zoti e bekoftë punën,misionin e shenjet si dhe veprimtarin tuaj.
Urime ky 23 vjetor.
Ju falemënderës.

Kryebashkiaku i qytetit Grenchen Z.B.Banga: Uroj dhe deshiroj qe heren tjeter te jeni 4-5 mije
Ai ndihej krenar që ky përvjetor i rëndësishëm po organizophej në qytetin e tijë,dhe kishte rastin dhe mundësin të ishte në mesin e LDK-istëve,dhe të prooncohej para tyre parti e cila edhe sipas tije i dha themelet dhe ndertoj shtetin e Kosovës.
Urojë dhe dëshiroj që vitin e ardhshëm ,herën tjetër kur ju do festonni përvjetorin tuaj të ardhshëm, te festoni këtu ,dhe meqë kësaj radhe si duket salla mund të jetë paksa e vogël herën tjetër ai dhe qyteti i tijë do përkujdesen për një sallë 4.000-5.000 mijë vetësh.
Ai kështu shprehi rrespektin dhe nderin ndaj LDK-se dhe filozofisë Rugoviane .
Hafiz Gagica

Organiozatori si nikoqir të denjë që ishin i dha fjalën e rastit Z.H.Gagica ish kryetarit të LDK-së nëpër botë,duke e kaluar kryetarin e degës së LDK për Zvicër Haki Latfin Diqka të tillë mund të takosh vetëm këtu :
Kjo degë vërtetë është shembull për të gjithë

Z.H.Gagica falmënderoj dhe uroj për bashkpunim në vazhdimësi duke ju uruar këtë përvjetor me rëndësi, si dhe duke vequar punën e kësaj dege si shembull për të tjerë .

Haki Latifi
Z.Haki Latifi si një nikoqir për qdo lakmi përshëndeti të pranishmit ,duke falemënderuar nga zemëra kryetarine nderit Prof.Dr Fatmir Sejdiun që kishte gjetur kohë ,për këtë përvjetor me të cilin krenohen Rugovinaët .

Fjalën e tijë të rastit poashtu sikur fjalën e rastit të kryetarit të shoqatës humanitare :“ Sali Çekaj“ për shkak të interesimit të madh të opinonit e lëshojmë të plotë dhe pa ndërhyrje

Haki Latifi kryetar i deges se LDK Zvicerr:LDK është truri dhe zemra e Lirisë së Kosovës, shpresa e madhe për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
23-vjetori i themelimit të Degës së LDK-së në Zvicër

I nderuar z.President dhe Kryetar nderi i LDK-së Prof. Fatmir Sejdiu,
E nderuara z. Deputete e Kuvendit të Kosovës z. Kimete Bytyçi,
I nderuar z. Kryetar i qytetit Grenchen z. Boris Banga,
Të nderuar familje të dëshmorëve;
Të nderuar anëtarë të Kryesisë së Degës, kryetar dhe
udhëheqës të të gjitha niveleve të organizmit të degës së LDK-së në Zvicër dhe Ju anëtarësi e gjerë e simpatizues,
Të nderuar mysafirë dhe pjesëmarrës të këtij tubimi madhështor,

Më lejoni që në emër të kryesisë së LDK-së Dega në Zvicër dhe anëtarësisë së saj, t`ju përshëndes dhe uroi 23-vjetorin i themelimit të Degës në Zvicër, njëra prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e LDK-së dhe organizimit të mërgimtarëve këtu në Zvicër.
Një falenderim i veçant është për kryesinë e nëndegës së LDK-së në Solothurn të udhëhequr nga kryetari i sajë z. Ahmet Kosumi, si nikoqire e këti manifestimi për kontributin e vazhdueshëm dhënë për çështjën kombëtare dhe për organizimin e bashkatdhetarëve shqiptarë të kësaj rrethine.
Njëherit, jam këtu për ti falenderuar të gjithë veprimtarët që në kohët më të vështira nuk kursyen kohën dhe mundin për të ndihmuar këtë organizim tonin të përbashkët.
Zonja dhe zotërinj,
Sot kur po festomë 23- vjetorin e themelimit, kujtimi shkon te ato ditë kur mblidheshim për të themeluar Degën e LDK-së në Zvicër. Pajtimi ishte për të artikuluar kërkesat e qytetarëve përmes rrugës demokratike dhe për ti mbështetut institucionet e Kosovës në kërkesat për liri dhe pavarësi me angazhimet e
përditshme për të përballuar terrorin shtetëror serb mbi popullatën e Kosovës.
Kjo Degë e LDK-së ishte dhe mbetet një nga degët më të fuqishme që ka mbajt stabilitet të jashtëzakonshëm në rrugëtmin e saj dhe drejtëpërdrejtë ka patur rezultate të mëdha, Pikërisht kjo ishte sublimuesja më e drejpërdrejtë e
ndjenjave të përgjithëshme të bashkatdhetarëve që jetojnë në Zvicër për të qenë gjithë kohën bashkë me popullin si në periudhën e organizimit politikë, në atë të rezistencës e të mbijetesës si dhe në periudhën e ndërtimit demokratik të vendit.
LDK ishte dhe mbetët artikuluese e një vizioni të qartë të një njeriu të madh të Kosovës që patëm rast ta jetojmë bashkë e ai ishte dhe mbeti Presidenti historik i Kosovës dr. Ibrahim Rugova, cili diti më së miri të sublimojë këtë energji e këtë ndenjë për liri e pavarësi dhe ta thotë atë më së miri para nesh e para botës. Ndaj zëri i Ibrahim Rugovës ishte një zë i popullit të Kosovës dhe shprehje apo shpalosje e identitetit tonë andaj edhe i mbetemi borxh vizionit të tij për ta ndërtuar lirinë që tash e kemi .

Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Lidhja Demokratike –Dega në Zvicër u themelua , më 29 prill 1990 të përbërë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë të cilët ishin larguar nga Kosova nga ndjekjet dhe represioni i vazhdueshëm që bënte agresori serb, në të cilën kishin mbledhur forcë për ta bërë një organizim që i përgjej nevojave të Kohës . Për një kohë relativisht të shkurtë kjo degë arriti që në gjirin e sajë të organizoj 55 nëndegë dhe mbi njëqind aktive duke i formuar edhe Forumin e gruas dhe Forumin Rinor si dhe sektor të ndryshëm që ndihmuan në një organizim të avancuar të kësaj dege. Kjo Degë ishte shtyllë me rëndësi e organizimit
dhe burimeve financiare te rezistences se organizuar paqësore e formavet tjera e vlerësuar shumë herë nga Kryetari historik Dr. Ibrahim Rugova dhe bashkëveprimtarët e tijë.
Duke pasur nevojë të madhe për t’u rritur ekonomikisht dhe për të krijuar vende të reja pune, Kosova nuk guxon të neglizhojë potencialin e rëndësishëm të diasporës. Puna me diasporën mund t’i ndihmojë Kosovës që të përmirësojë imazhin e saj jashtë vendit dhe kjo mund të lehtësojë investimet dhe përkrahjen tjetër që mund të vijë jashtë diasporës.
U jemi mirënjohës edhe ndihmës që dhanë miqtë e popullit shqiptar duke i falenderuar Zvicrën ku priti e përcolli mijëra të strehuar dhe e cila ishte ndër shtetët e para që njohu pavarësinë e Kosovës.
LDK është truri dhe zemra e Lirisë së Kosovës, shpresa e madhe për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

LDK dhe Rugova janë projektuesit e Kosovës moderne, Kosovës së Lirë dhe të Pavarur.

Zoti e bekoft LDK-ën!

Zoti e bekoft Kosovën dhe tëgjithë shqiptarët!
Grenchen/SO,28 prill 2013 (Haki Latifi, Kryetar i Degës së LDK-së në Zvicërr

Në kuadër të shënimit të 23 vjetorit të themelimit të Degës së LDK-së në Zvicër Në emër të kryesisë së Degës, nënkryetari i saj z. Arif Baftiu dhe anëtari i kryesisë z. Skender Berisha i ndahu mirënjohje disa veprimtarëve të dalluar siq janë: Ish kryetarit të Therandës dëshmorit të demokracisë (pos mortum) Ukë Bytyqi , Bexhet Arifi , Selim Kastrati, Ilaz Spahiu, Ukshin Alia, Driton Sadria, Ali Basha, Nazmi Ibrahimi, Muhamet Lekaj, Xhafer Hasani, Kristë Markaj, Xhafer Racaj si dhe KF “ILIRIA” në Solothurn. Në kuadër të festimit të 23 vjetorit të degës së LDK-së në Zvicër Kryetari i Forumit Rinor z. Ambroz Rrustemi lexoi emrat e 35 anëtarëve të rinj të cilët aderuan në degën e LDK-së në Zvicër.
Në vazhdim këngëtarët e njohur Nimon Mushkolaj dhe Lule Bajra me orkestrën e tyre i argëtuan të pranishmit me një program kulturoartistik .
Manifestimit ju drejtuan Në manifestim n mes tjerëve ishte prezent edhe Halil Rrustemaj i cili nxorri para publikut një reportazhë të qmuar,poashtu në mesin e të pranishmëve ishin: Ish zëvendës ministri i mbrojtës në ministrin e Kolonel Ahmet Krasniqit, Ushtarak dhe luftëtar të Koshares heroike siq ishin Shpend Shala dhe veprimtarë e anëtarë të Kryesisë së degës së LDK-së në Gjermani, një pjesë e anëtarëve të kryesisë së të PDKI –së për Zvicër, kryesuar nga Tush Berisha e Kryetar të Shoqatave Salih Çekaj të kryesuar nga z . Saim Tahiraj dhe Shoqatës “ Medvegja” z. Zenel Neziri, Familje të Deshmorëve dhe përfaqsues të mjeteve të informimit si dhe shumë mysafirë të tjerë.

 

Manifestimi ia kishte arrit qëllimit si me mesazhin e tijë drejtuar Prishtinës, që vetëm të bashkuar jemi më të fortë,dhe vetëm ashtu na don dhe na përkrah elektorati Rugovian i cili llogaritet në 70% , poashtu organizimi tregoj fryme uniteti dhe si i tille ishte fenomenal

Në Grenchen rreflektoj Rugovizmi .
Aty u ndie gjallë më shumë se kudo.
Ldk e Zvicrrës le të shërbej si shembulli më i mirë për të gjitha aktivet,nëndegët dhe degët si dhe për elektoratin e fjetur dhe të alivanosur Rugovian të zgjohen nga kjo pllakosje dhe kjo agoni.
Vetëm kohezioni dhe uniteti na focon.
Zoti e bekoftë punën dhe veprimtarin ekipore dhe të shkëlqyer të LDK-së së Zvicrrës,duke filluar nga kryetari saj Haki Latifi,deri te anëtari më i thjeshtë,si dhe shoqatën humanitare:“ Sali Çekaj“duke filluar nga anëtari i sajë më i thjeshtë deri te kryetari i sajë Saim Tahiraj
E gjitha qfar ndodhi aty ishte mrekullia Zotit dhe ky manifestim dinjitoz i dërgon mesazhin e dytë nga Zvicerra Prishtinës lidershipit të sajë LDK-së sepse vetëm të bashkuar dhe unik jemi më të fortë bashkuar, jemi Rugovist dhe LDK e Rugovës .
Zoti e bekoft LDK-në e Ibrahim Rugovës
Vetëm bashkimi i të gjitha kokave dhe forcave politike dhe ushtarake ndihmon krijimin e Dardanisë antike ,i atijë nënqielli për të cilin Hyjnori ynë Ibrahim Rugova kishte krijuar të gjitha parakushtet :ekipin e akademikëve ,forcën ushtarake me në krye komandantin legjendar Sali Çekaj, i cili edhe pse në amëshim me shoqatën e cila mban emërin e tijë, dhe e cila udhëhiqet nga bashkëpunëtorët e tijë më të ngusht ,lëshon kushtrimin për unitet ,i cili sot na duhet më shumë se sa gjithqka tjetër .
Qofshin të bekuar të gjithë ata të cilët e bartin tutëje misionin e tijë të shenjët
Qoftë i bekuar uniteti Rugovian dhe LDK e tijë
Mustafë-Shabani Emmendingen 11.05.13

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen