Vera e mërgimtarëve dhe atdheu

Diaspora | Dedë Preqi | 23.08.11 | 16:47

Dedë Preqi

Kjo stinë është shumë e dashur,i gëzohemi nganjëherë edhe më shumë ,sepse rrezet e nxehta e ngrohin shpirtin dhe qenjën e mërgimtarëve edhe më shumë, atëherë kur sëcili prej tyre e ndanë kohën e pushimëve për ta shijuar në atdhe,në rrethin familjarë.Me ardhjen e kësaj stine shtohet malli i mërgimtarëve,për njerëzit më të dashur që nuk i kemi pranë. Shpesh herë mërgimtarët janë largë ndonjë gëzimi apo edhe pikëllimi që ndodhë  në atdhe,në vendlindje,sepse lindin e rritën fëmijët pa e shijuar lindjen dhe rritën e tyre.

Mirëpo,edhe atëherë kur shkojmë në atdhe,përveq mallit që kemi për të afërmit dhe vendlindjen,me keqardhje duhet të thëm se,nganjëherë të vjenë edhe një urretje në shpirt,e cila dominon një kohë të shkurtë,kur në qytet dhe fshat ,shikon fytyra të zymta dhe të zbehta të qytetarëve të pa punë,të cilët shetisin pa kontrollë,vetëm për të kaluar ditën apo natën,dhe dëgjon zhurmën e gjeneratorëve në çdo qoshe,sepse nuk kanë rrymë dhe dritë elekterike,në shumë vende nuk kanë ujë të pijes,përgjërohen skamnorët rrugëve të qytetit dhe shtriejnë duart e tyre të „mpihta“,për një metalik,për ta zbutur urinë dhe varfërinë.

Kryeqyteti i vendit,duket sikur një anije me vela,e mbytur dhe e lodhur prej peshës së vet ,e cila nuk është në gjendje ta mbajë peshën  e vet ,që nuk e beson kush se ia dëshiron vetëvetës gjendjen e tillë,që lë përshtypjen e një vorbulle të pa fund,e cila mund të fundoset thellë në detin e endacakëve të natës dhe të ditës së rëndë.

Mirëpo,ky vend i ka edhe të mirat e veta,i cili jeton me shpresa,se një ditë do të renditët me vendet e zhvilluara të botës,por lufta e ka lënë ende me pasojat e veta. Ky vend është një vend i ëmbël,një vend i këndshëm,i cili është i rrethuar me bukuri të ndryshme natyrore,dhe me plot resurse të pa shfrytëzuara,sidomos ka resurse të mjaftueshme nëntokësore,të cilat përshkak të kushteve dhe rrethanave nuk ka mundur Kosova ti shfrytëzojë deri sot.Ky vend e ka resursin njerëzor më të qmuashëm në botë,Rininë kosovare,e cila i ka kapacitetet e një rinije më të talentuar në rajon dhe Evropë,prej së cilës Kosova do të ketë një të ardhme të lumtur,pse jo edhe të lakmueshme ndër vendet tjera.

Ky vend i ka kënaqësitë e veta shpirtërore,sa që kur jeton një kohë të gjatë në gjirin e tij,të duket vështirë,për ata që jetojnë largë tij,por dikur vërenë se në të,ka shumëçka të ëmbël,sa që nuk mund ti ndahesh apo të jetosh  tjetërkund.Ndërsa,mërgimtarët janë bërë sikur zogjët shtegëtarë,të cilët shkojnë e vijnë pa pushuar,por vendi i tyre është aty ku kanë lindë, ku u pushon shpirti dhe u qetësohet trupi e mendja.Atdheu është vendi i sëcilit njeri,i sëcilit shtegëtarë që bredh nëpër meridianet e botës.

Problemet që e preokupojnë atdheun tonë ,na preokupojnë edhe ne,mërgimtarëve sepse jemi nga dheu i asaj toke ,dhe se kemi një damar dhe një trung të njejtë.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen