Pushimet e “ftohta” nga çmimet e nxehta

OP-ED | Dedë Preqi | 02.06.13 | 19:39

Shumica e atdhetarëve ,tani janë të njohur me bregdetin shqiptar dhe më shumë kënaqësi i marrin ato rrugë të gjata,duke preferuar vendet joshëse të bregdetit shqiptar,vende të cilat i lakmojnë edhe shumë turista të huaj.Udhëtimet preferohen të jenë sa më të shkurtëra,në mënyrë që koha e pushimëve të shfrytëzohet ,këtë e dëshirojnë të gjithë bashkëatdhetarët tanë,por çdo gjë mvarët nga kushtet e udhëtimit.Udhëtimet që bëhën me aeroplan,janë shumë të favorshme ,por nga çmimet e nxehta,po ankohet „kuleta“.

Është bërë praktike te shumë Kompani e fluturimëve,por edhe të tjera,të përdoret sllogani:Filozofija e Kompanisë sonë është klienti në radhë të parë!

 

Kjo gjë është shumë e rëndësishme,sepse lë përshtypjen e mirë te klienti,i cili gjatë tërë vitit planifikon me familjen e vet,për ti kaluar pushimet verore në atdhe apo ndonjë ambient të përshtatshëm,por në rend të parë zgjedhjen e bëjnë edhe biletat,të cilat nganjëherë janë fare pak të volitshme,apo transparente.Bashkëatdhetarët tanë të cilët udhëtojnë për Kosovë ,apo në bregdetin shqiptar,edhe gjatë kësaj sezone verore po atakohen me çmime të nxehta,sidomos nga Kompanitë e fluturimeve ajrore,ku ndërmjetësojnë menagjerët shqiptarë.

Duke u ballafaquar bashkëatdhetarët tanë,sidomos ata që janë me shumicë në Gjermani,Zvicërr dhe në vende të tjera të perëndimit,me çmime të nxehta, ndodh që bileta të kushtojë deri në 850 franga svicërrane,klienti ftohet dhe mos thëmi se edhe demoralizohet,sepse nuk mund të pajtohet nga këto çmime marramendëse.Atëherë sllogani i lartë cituar i kompanive nuk vlenë,sepse kjo filozofi e kompanive e thotë të kundërtën e saj,dhe klienti e humbë besimin.Ata bashkëatdhetarë që udhëtojnë me kerre apo me autobus,duket se zgjedhja e tyre është më e mirë,por në realitet koha e pushimëve kalon vetëm rrugë,nga se udhëtimet janë të gjata,dhe koha e pushimëve shkurtohet për mërgimtarët.

Duhet të jemi të kënaqur,sepse konkurenca mes aviokompanive është rritur,dhe mu për atë duhet çmimet të ulën,dhe bashkëudhëtarët tanë të gjejnë mundësinë të shfrytëzojnë ndonjërën prej këtyre kompanive,njëherit të jenë të kënaqur edhe me çmime të volitshme.Edhe pse kompanitë e fluturimëve i gjejnë arsytimet e veta,duke i arsytuar edhe çmimet e larta,nga se në sezonet jo verore mungojnë pasagjerët,dhe në këtë mënyrë bëjnë një barazim të punës së tyre,kjo metodë e punës së këtyre kompanive po e dëmton bashkëatdhetarin tonë,sepse kjo ngritje e çmimëve llogaritet një ndër më të lartat në rajon.

Të gjitha ato kompani që operojnë në ANP,duhet të afrojnë kushte më të mira për pasagjerët e vet,sepse përmes tyre zhvillohet jo vetëm rroli i aviokompanive përkatëse,por zhvillohet edhe transporti ajror i Kosovës,i cili arrinë shifren deri në 1,3 milion udhëtarë mbrenda një viti,që paraqet një shifër të lartë në rajon.Prandaj,këtu kërkohet nga bashkëatdhetarët tanë në diasporë,që Institucionet përkatëse,apo Ministria e Diasporës,të ndërhyjë dhe ta rregullojë këtë qështje paushalle,e cila kërkon të bëhët një „rregulator i biletave“të fluturimeve nga kompanitë që operojnë në ANP,në mënyrë që kjo qështje të bëhët më transparente,sikur vendet tjera të rajonit.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen