Blokadat dhe blokmenët

Diaspora | Dedë Preqi | 21.09.11 | 17:35

Ngjarja e 16 shtatorit,do të ishte dëshmia e radhës dhe vendosmërija e Institucioneve të Kosovës,në zbatimin e Kushtetutës dhe shtrirjen e saj në tërë teritorin e vendit. Kosova për 12 vjet ,pas çlirimit të saj,u tregue shumë tolerante me banorët serb të veriut të Mitrovicës,të cilët banorë abuzuan me këtë tolerancë të pakufishme,duke kryer akte kriminale të lloj-llojshme,dhe ato më çnjerëzore . Në këtë pjesë të veriut të Kosovës,përmes strukturave paralele serbe që veprojnë në kundërshtim të Kushtetutës së Kosovës,në formacionet e tyre ka kriminel të luftës dhe paramilitarë,trafikantë të drogës dhe qenjëve njerëzore,tregëtarë të paligjshëm mallrash dhe të tjerë,të cilët në mënyrë të organizuar veprojnë  pa ndërpre ,duke i shkakëtuar dëmë të konsiderueshme shtetit dhe tërë Kosovës,si në aspektin ekonomik dhe atë gjeopolitik.

Kur thomi në aspektin ekonomik, kuptojmë gjithë potencialin ekonomik dhe tregtarë të këtij rajoni ,që është hy dhe dalë përmes pikave doganore 1 dhe 31,në këtë pjesë të Kosovës ,e cila kufizohet me Serbinë,në mënyrë të pa doganuar, dhe të gjitha këto të ardhura i kanë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme kontrabandistët serb dhe të tjerë,duke i kushtuar shtetit të Kosovës shumë miliona të pa llogaritura.Ndërsa,në aspektin gjeopolitik kuptojmë,se shtrirja e ligjit të Kosovës në këto dy pika kufitare ka munguar,edhe pse ndonjëherë në këto pjesë ka qenë i pranishëm prezenca e doganierëve të UNMIK-t,së bashku me doganierët serb të vendit,mandej ka vazhduar prezenca e doganierëve të EULEX-it,poashtu me doganier serb të vendit,dhe me shpalljen e Pavarësinë së Kosovës,këto dy pika kufitare edhe janë asgjësuar,duke i djegur tërësisht nga serbët e këtij rajoni, në shenjë proteste dhe të pakënaqësisë së tyre,duke kundërshtuar shtetësinë e Kosovës. Shteti dhe Qeverija e Kosovës, për 12 vite qëndroi pothuaj se indiferente ndaj këtyre maskarenjëve,duke e lënë edhe në dorën e Ndërkombëtarëve,pasi që ata ishin edhe përgjegjës të rajonit dhe vendit,por dhe ana tjetër ka ndikue ,duke mos rënë pre e provokimëve të Beogradit,i cili ishte iniciator i të gjitha këtyre provokimëve dhe lojrave të ndyta, duke i paguar njerëzit e vet,për të penguar proqeset dhe zhvillimet e shtetit të Kosovës. Jo vetëm tani,por edhe më herët,sepse ka eskaluar koha,që bota perëndimore ta kuptojë dhe t’ia bëjë të qartë Beogradit se, një rrebelim i tillë është i pa pranueshëm,dhe Kosova është shtet me kufinjt e saj të pacënueshëm.Sot doganierët kosovarë,së bashku me prezencën e Eulex-it,dhe Kfor-it,veprojnë në pikat doganore dhe kotrollojnë këtë pjesë të rajonit të shtetit të Kosovës,e cila po përkrahet edhe nga pjesa e madhe e vendeve me ndikim ,siq janë SHBA-të ,dhe vendet tjera evropiane.

Blokmenët serb kanë ngritur sot blokada të ndryshme prej muri ,prej zhavori,prej druri e tjerë,afër urës së Ibrit,dhe në shumë vende tjera në pjesën veriore të Mitrovicës,në shenjë proteste,të cilët kriminel po kërcnohen edhe me armë zjarri për t’a frikësuar popullatën,por aty qendron policia e Kosovës,Eulex-it,dhe KFOR-i,të cilët me mjaft përkushtim e përcjellin situatën dhe çdo veprim të tyre.

Përveq blokmenëve serb në proqeset e Kosovës,ka edhe blokmenë të tjerë të cilët në një mënyrë ,apo tjetrën po veprojnë tërthorazi në Kosovë,sidomos kur bëhët fjalë për qështjen e veriut të Kosovës.Po qarkullojnë shumë fjalë prej ndërkombëtarëve,të cilat fjalë e vëjnë në dyshim realitetin kosovar,kur thuhet se, qështja e veriut të Mitrovicës,të shqyrtohet edhe me një „Ahtisari plus“,që do të thotë se po lëviz një ide shumë e rrezikshme për shqiptarët,duke e mos llogaritur se Plani i Ahtisarit,u ka dhënë aq shumë hapësirë serbëve të Kosovës,sa që shqiptarët me shumicë nuk gëzojnë aq të drejta në shtetin e vet,ndërsa Serbija,për shqiptarët e Bujanovcit,Medvegjës dhe Preshevës,as minimumin e këtyre të drejtave nuk ua lejon me asnjë ligj të mundshëm.Plani i Ahtisarit është shumë i komplikuar,dhe ka gjasa të ndryshohet në favor të shqiptarëve,sepse siq shihet ,nga jashta është mjaftë i ilustruar,pothuaj se duket i argjendt,por në brendi duket si një tunel jo aq i ndritshëm,dhe i mjegulluar,që paraqet  vështirësi të tejkalohet .Është e besueshme se,shumica e popullatës serbe të veriut dhe në teritorin e Kosovës e ka kuptuar dhe pranuar realitetin kosovar,dhe shumica e tyre punojnë në Institucionet kosovare,të cilët nuk i lakmojnë veprimet e protestueve dhe blokadat kryeneqe të serbëve tjerë,edhe pse blokmenët serb mundohen të depërtojnë në çdo skutë,që të pengojnë këta njerëz.  Dhe në fund,me blokadat dhe blokmenët serb mund të ballafaqohet policia e Kosovës,Eulex-it,dhe KFOR-it,duke përdorë ndonjë  bolduzherë të madh për heqjen e bllokadave të protestuesve serb,dhe për të qetësuar popullatën e kësaj ane mbrenda teritorit të Kosovës,por me blokmenët tjerë të cilët po veprojnë fshehurazi nga qarqet ndërkombëtare dhe ato serbe,të cilët po blokojnë  integrimin e Kosovës dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës nëpër Evropë,të vetmit në Ballkanin perëndimor,kush do të mirret me ata.Por, duke i besuar SHBA-ve,dhe aleatëve të saj të ngushtë evropian , të gjindet një zgjidhje pa buldozher,përmes negociatave dhe dialogut, për krijimin e kushteve për fqinjësi të mirë në mes Serbisë dhe shtetit të Kosovës,që të hynë një ditë si dy shtete të barabarta në Evropën e Bashkuar.

 

 

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen