Nuk është fitore demokratike me përgjakje e skena tragjike

OP-ED | Dedë Preqi | 25.06.13 | 20:24

Sa e patëm vështirë të arrijmë deri te fitorja e demokracisë dhe nuk ka gjë më çnjerëzore se këtë fitore ta çveshim dhe ta degradojmë në vend të ndryshimeve pozitive për vendin dhe kombin. Ishin të mirëpritura për Shqipërinë këto zgjedhje, dhe populli me votën e vet mendoj për ndryshime të reja ndoshta më të mira, mirëpo ndodhi ajo që nuk e dëshiruam në këtë mënyrë, që zgjedhjet të fillojnë në mënyrë tragjike, dhe në këtë mënyrë përveq qytetarëve, po vriten zgjedhjet e lira dhe tërë demokracia shqiptare.
Kjo nuk është fitore demokratike, apo ti quajmë zgjedhje të ndershme, që fillojnë në këtë mënyrë, duke spërkatur me gjak sheshet e demokracisë, dhe sot nuk kemi dikend përballë që duhet frikësuar, apo lypset që me gjak të korrim fitore, sepse ky vend është gadi i tëri me popullsi shqiptare, dhe njëherë e fituam demokracinë dhe lirinë, si gjithë popujt tjerë të botës së lirë, por na mungon diçka, që është shumë e rëndësishme, pa të cilën nuk mundet as liria e as demokracia jonë të mbijetojë!…
Filozofija politike e demokracisë shqiptare në Shqipëri, filloj më herët se në Kosovë, sidomos pas ramjes së kominzmit, me pluralizmin si formë e re demokratike për të udhëhequr shtetin, mirëpo partitë të cilat dominuan më së gjati, PDSH dhe PSSH, në përbërjen e kualicionëve me partitë tjera më të vogla, që epilogu i sëcilave parti në pushtet mund të analizohet dhe vlerësohet më mirë nga populli, të cilit i mbetën borxh sëcila parti nga premtimët e dhëna boshe.
Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për një model perëndimor, për një model ekonomik dhe politik, për zhdukjen e monopolëve dhe zgjerimin e tregjëve të lira, për mirëqenjen dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, por dhe për diçka që është shumë e rëndësishme, që të dyja këto vende kanë nevojë të përfitojnë përvojën e kulturave perëndimore dhe përvojën e demokracisë së mirëfilltë qytetare, që zgjedhjet të bëhën të lira dhe në frymën demokratike, të konsiderohen jo të dhunshme e armiqësore, por si zgjedhje të ndershme e njerëzore.
Nuk është meritë e Sali Berishës dhe as e Edi Ramës, nëse zgjedhjet nuk i fiton populli dhe të tregohet fitore kombëtare në rend të parë, dhe në rend të dytë të dëshmohet edhe vetëdija qytetare, duke pasë parasysh nocionin e fjalës „zgjedhje të lira demokratike“, që nënkupton votën e lirë të qytetarit, dhe vetëdijën ndaj të drejtave të veta morale e politike, pa ndikimet dhe presionet e liderëve dhe animëve partiake, duke i llogaritur këto zgjedhje edhe si teste të demokracisë shqiptare në mënyrën më të mundshme pozitive, si rrezulltat i zhvillimëve dhe kulturës mbarë kombëtare.
Cila parti do të fitojë, duhet të llogaritet se këtu fiton populli shqiptarë dhe Shqipëria demokratike, dhe kjo do të thotë se, nuk duhet të dyshojë BE-ja, për ti hapur dyert edhe për Shqipërinë, sepse vetë populli shqiptar vetëvetën e votoj dhe e notoj, dhe vet do ta vërejë rrolin e saj, si në poezitë dhe opozitë, duhet dhënë kontributin politik dhe ekonomik, për një Shqipëri evropiane.
Nëse nuk arrinë fitore e djathta e PDSH, nuk është çudi, sepse edhe poezita duhet nganjëherë të bëhët opozitë, por jo pasive, dhe fitorja e PSSH, si parti e majtë duhet ta luaj rrolin e vet pozitiv dhe konstruktiv, që të shihen rrezulltatët e saj, të cilat duhet ti realizojë në praktikë, në të mirën e qytetarëve të vet.
Do të ishte mirë që shqiptarët të mos ndahen në skena politike, djathtas e majtas, si formë e projekteve që e dallojnë pjesën e dobishme dhe atë të padobishme, ndaj vendit dhe kombit, duke e përcaktuar edhe kahen e tyre, sepse është e pa vlerë dhe e pa nderë që vota e qytetarit të shpërblehët, apo të mbrohet me gjak, sepse shqiptarët kanë mjaftë përvoja të tilla të hidhura, apo për t’a futur Shqipërinë në urrejtje ndërvellazërore, të cilave kolona u kanë pri më herët shumë lider të ndryshëm, duke e shfrytëzuar votën e qytetarëve të pafajshëm dhe duke e kultivuar këtë gjendje si mjet mbrojtës në pushtetin e tyre.
Në një vend ku iluzionet ende mund të ruhen për të kaluartën, në një vend ku mungon demokracia e mirëfilltë qytetare, aty ku vrapohet për të zënë kolltuqët qeveritare, aty ku është bërë praktikë korrupcioni dhe kriminaliteti i organizuar, aty ku lëvizjet e qytetarëve janë bërë grupe të porositura dhe të paguara nga njerëzit e pa ndërgjegjëshëm, aty ku dominon ndjenja e indiferentizmit të mbrendshëm qytetarë, që ndikon rëndë te rinia, fëmijët dhe pleqtë, apo shkon në korriz të gjithë qytetarëve të vendit, të gjitha këto e rrezikojnë shoqërinë demokratike shqiptare, e cila mund të çaloj dhe lëngojë gjithmonë, dhe e cila mund të goditët në çdo hap të saj, sa herë që tënton të bëjë hapa drejtë ardhmërisë së vet.
Pas së gjithash, fati i Shqipërisë nuk duhet të ishte dhe të vuloset përmes liderit , apo kryeministrit të saj, dhe sot në Shqipërinë demokratike janë rrugët tjera të mundshme, që e avansojnë dhe zhvillojnë jetën dhe ekonominë e këtij vendi, dhe të shfrytëzohen resurset njerëzore në mënyrë të mirëfilltë, sidomos kapacitetët rinore, që nuk janë të pakta dhe të shfrytëzohen resurset natyrore, të cilat janë të dalluara dhe të cilësura në rajon.
Shqipëria dhe shqiptarët për herë të parë në historinë e tyre krijuan përparësi ndaj fqinjëve të tyre, dhe hynë në gjirin e sigurisë në NATO, ku duhet të jetë edhe fati i kombit shqiptarë, dhe me hyrjen e shqiptarëve në BE, sigurohet një hapësirë e pakufishme e lëvizjes së lirë të popullit shqiptarë, për të zhvilluar më mirë nevojat e veta dhe marrëdhëniet e lira ndërkombëtare.
Shqipëria sot radhitët e para në Ballkan, me përqindjen e vrasjeve, rritjen e dhunës, vjedhjeve dhe trafikimin e drogës, prandaj, qytetarët e Shqipërisë dhe shteti i tyre ka nevojë për ndryshime të reja dhe Institucione të shëndosha demokratike, ka nevojë për rimëkëmbje, për siguri, për punësim, dhe për mirëqenje më të mirë, dhe me këto ndryshime, popullit shqiptarë i hapën rrugë të reja drejtë ardhmërisë së vet më të mirë, dhe të mirën e kombit në përgjithësi.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen