Pikturova në pëlhurë Skënderbeun

Histori & Fakte | admin | 10.11.11 | 22:30

 

Skënderbe mbi kreshtën e kalit mitik!

Emblemë e çudive shekullore !

Njëzet e pesë luftëra në duel theve!

Nderin dhe lavdinë Kombit k’thve!

Në tempujt e Ilirisë kulçedrat ndalove!

Batakë  , tradhtarë dhe mercenarë

sharlatanë e  zuzarë,

turkomanë e  hileqar  !

Njerëz të shitur e pa  identitet

të pa gjuhë  e fis në jetë!

Je qiri   që ndritë qe  pesë qind vjet

të jemi besnik  për mot e jetë!

Skënderbeu ishte shqiptar,

trim i madh e luftëtarë

qe e njohu bota e mbarë !

 

 

 

Edhe Naim Frasheri  në „Fjalët e Qiririt“ tha ; 

 

Në mes tuaj kam qëndruar

E jam duke përvëluar,

Që t’u ap pakëzë dritë,

Natënë t’ua bënj ditë.

 

Do të tretem, të kullohem,

Të digjem, të përvëlohem,

Që t’u ndrinj mir‘ e të shihni,

Njëri-tjatërin të njihni.

 

Ah  Naim ,Naim Frashëri

Ne kemi mbetur akoma 

po aty  ku na   gjete, e  na le!

Edhe ma keq në mes vete 

hasmëruar  dhe ngatërruar

katandisur e përçarë për fe  dhe dhera  t‘ huaja ?…

Azi, Pakista, Turqi e Arabi

dhe e kemi harruar nënën Shqipëri! 

Po  përbaltim edhe historinë ,

po e injorojmë edhe Shqipërinë!

 

Ti kujtojmë vargjet tua Naim i madh se çka the për Skënderbenë:

 

Nga shpirt‘ i ndritshëm i tija,

Kurrë s’trembet Shqipëria,

nuk vdiq, po është e gjallë

tjetër përgjigjeje Turqia 

nuk do, përveç me pallë.

Trimëria, trimëria

mban lirin‘ e mëmëdhenë !

Krujë, o qytet i bekuar,

prite, prite Skënderbenë!…

Shpata e tij shndrit   në diell e hënë

kundër  pushtuesve otoman

tradhtarëve, mercenarëve

sharlatanëve e  zuzarëve!…

Ta shohim  si luftohet   për atdheun

ngjyra ngjyra  dhe vija vija  në betejë

pikturova   në pëlhurë  Skënderbeun!

 

Shtutgard -Gjermani 2011

 

 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen