PSHDK-ja po forcohet në skenën politike të Kosovës

OP-ED | admin | 18.07.13 | 23:41

Vizioni i Partisë Shqiptare Demokristine të Kosovës (PSHDK), që nga themelimi e gjer me sot ka qenë Kosova Europiane, një Kosovë e konsoliduar dhe e ndërtuar mbi koncepte të barazisë, solidaritetit dhe integrimit në familjen e madhe europiane.
Këtë vizion, PSHDK-ja e ka shprehur dhe vazhdon ta shpreh me mjetet dhe angazhimin e përditshëm politik, duke promovuar idetë dhe politikat demokristiane në çdo pore të jetës.
Për PSHDK-në, e ardhmja e ndritshme për Kosovën, mund të realizohet vetëm nëse pikësynim parësor kemi idealin për Kosovën europiane. Kjo rrugë për Kosovën është e pa alternativë.
Ndërkaq një hap më tutje në këtë rrugëtim, PSHDK-ja e ka realizuar sidomos me thellimin e bashkëpunimit me të gjitha partitë simotra demokristiane në Europë, e sidomos ato të Austrisë, Zvicrrës, Gjermanisë, Suedisë, Holandës etj.
Në vazhdën e aktiviteteve të shumta që po bën PSHDK-ja kohëve të fundit, këto ditë, vizionin e PSHDK-së për Kosovën e kanë mbështetur fuqishëm edhe Z. Christophe Darbellay , kryetari Partisë Kristian Popullore të Zvicrës dhe Z. Patrick Voller, sekretar për marrëdhënie me jashtë i Partisë Popullore të Austrisë. Këta dy zyrtarë të lartë, gjatë vizitës në Kosovë, realizuan takime të shumta me udhëheqës të demokristianeve të Kosovës, pastaj me liderë të ndryshëm politik të vendit dhe përfaqësues të institucioneve politike. Vizita e tyre, ishte një shtytje e fuqishme për PSHDK-në dhe rrugën europiane të Kosovës.
Ky delegacion i lartë europian, që ishin mysafir të Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, veç faktit se i dhanë mbështetje Kosovës dhe rrugës europiane të saj, ata njëkohësisht shprehën gatishmërinë maksimale që partitë demokristiane simotra të PSHDK-së në Europë, të ndihmojnë rritjen dhe forcimin e PSHDK-së. Ata rikujtuan se sot BE-ja udhëhiqet nga partitë me orientim demokristian dhe ky fakt sigurisht se përbën një favor të madh për të ardhmen e PSHDK-së, mirëpo edhe të Kosovës.
Udhëheqësit e PSHDK-së, u shprehën të gatshëm për hapjen e shtigjeve të reja të bashkëpunimit në shumë fusha me interes për Kosovën dhe sidomos për politikat e PSHDK-së. Po ashtu, drejtuesit e PSHDK-së, informuan delegacionin me peripecitë që ballafaqohet kjo parti dhe elektorati i saj në këto vite të tranzicionit politik.
Pas kësaj vizite, u dakordua që këto takime të thellohen dhe bashkëpunimi të thellohet në të gjitha nivelet politike.
Për PSHDK-në, Kosova Europiane, me të gjitha parametrat juridik, ekonomik dhe kulturor, është zgjidhja e vetme për qytetarët tanë. Asnjë rrugë tjetër, nuk mund ta ndihmojë kauzën e vendit tonë.

Dr. Ukë Berisha-Kryetar i P.SH.D.K.-së

Dr. Ukë Berisha-Kryetar i P.SH.D.K.-së

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen