Kosova si shtet kur do të arrijë përspektiven e vet

Analiza & Komente, OP-ED | Dedë Preqi | 12.08.13 | 23:29

Është interesant me e ditë se sa  afër qëndron  lidhja në mes gjendjes së mendjes dhe njeriut, e cila e para e bënë të kuptojë të dytën, që ta mbajë guximin dhe shpresën, apo mungesa e tyre mund të ketë efekte shkatërruese për njeriun si qenje biologjike, por besimi i tij në ardhmërinë nuk mund të paralizohet, sepse ndryshimi thelbësor i qëndrimit ndaj jetës, e mëson vetëvetën dhe të tjerët, nga se nuk është me rëndësi të presim diçka të gatshme nga jeta, por ajo pret nga ne diçka konkrete.

Nganjëherë njerëzit trillojnë ëndërra dëfryese për të ardhmën e tyre, mirëpo nëse gjërat i shikojmë në dritën e diellit, ëndërrat na sjellin bjerrakohën, dhe nuk qëndrojnë afër realitetit, por lënë gjurmët e veta, dhe për njerëzit që vonë këndellën, dikur harrojnë ti mbledhin kujtimet e tyre, duke trilluar parafytyrime të ndryshme dhe rrënqethëse, nëpërmes soditjes së imazhit që ata mbajnë në mendje, që të arrijnë ndjenjën e kënaqësisë,ose të kundërtën e saj.

Shpeshherë njerëzit e thërrasin zotin kur u ngushtohen rrugët, dhe gjunjëzohen duke i përsëritë fjalët disa herë, por disa njerëz nuk mund të drejtohen nga e vërteta, sepse dikur kishin bërë keq dhe pasojat mund të dyfishohen nga deformimi i karakterit individual të tyre, sepse iu dha mundësia për të arritur madhështinë e tyre me djersen e popullit, një arritje e tillë të cilën nën rrethana të zakonshme ata kurrë nuk do ta realizonin.

Të gjithë u gëzuam pas përfundimit të luftës në Kosovë, dhe në brendinë e shpirtit shqiptarë  ndihej një lehtësim e krenari, me shpresë dhe besim të bazuar në ditë më të mira, që duhet të vijnë për këtë popull, që impuls të rëndësishëm këtij angazhimi i dhanë fuqitë e botës, në krye me SHBA-të, të cilët e ndanë hallin tonë si përjetime tragjike të një populli të vuajtur, dikur epik dhe vatër e civilizimit ilir, i rënë gjithherë në kthetrat e mbeturinave ndëshkuese bolshevike, dhe përpjekjet e shqiptarëve për ti mbrojtur të drejtat e tyre elementare, sidomos në kohën e Mesjetës dhe Rilindjen evropiane, mendjet e ndritura u nëpërkëmbën, edhe pse dihej se ato ishin  „të drejta natyrore“ të një populli.

Tejkalimi i situatës tragjike në Kosovë, dukej se u arritë pas largimit të okupatorit të fundit serb, duke filluar ndërtimi dhe  demokratizimi i vendit, si bazë e formimit të shtetit të ri demokratik të Kosovës, dhe në bazë të vullnetit politik të popullit të saj formohet qeveria e re e Kosovës, e përbërë nga disa parti të ndryshme, njëra ndër ato që printe ishte LDK-ja, e Ibrahim Rugovës, e njeriut më të madh të kombit dhe paqës që njeh historia shqiptare deri më tani, mirëpo vdekja e tij, ndikoj aq rëndë në ngritjen e moralit dhe prestigjit të LDK-së, dhe nivelit qendror të shtetit, të cilin ai e krijoj, dhe imazhin e rangut më të lartë të burrështetasve botëror.

Tani sa vjet pas çlirimit të Kosovës, akoma populli shqiptarë i këtij vendi, nuk është i kënaqur me të ardhmën e vet, i cili është i preokupuar me gjendjen e mjerushme sociale, ekonomike, arsimore , shëndetësore dhe politike, duke pasë parasysh edhe shkallën e lartë të papunësisë së përgjithshme dhe të rinisë, e cila në kohën e fundit ka bërë që të humbas besimin, duke marrë në sy rrugët e Evropës dhe botës, për të gjetë një jetë pakëz më të mirë dhe më të begatshme.

Gjatë luftës së fundit që i shkakëtoj Serbia popullit të Kosovës, e cila shkakëtoj humbjen e mijëra njerëzve, dëbimin e shqiptarëve dhe shkatërimin e 70%  të objekteve të banimit dhe kulturës, ajo edhe sot e kësaj dite nuk e ndal represionin e saj armiqësor në pjesën veriore të Mitrovicës, duke e mbajtë peng popullin e saj, për të penguar zhvillimin dhe proceset e integrimit të shtetit të Kosovës, ndoshta deri te një marrëveshje e mundshme me Serbinë, që ndërmjetëson BE  dhe Bashkësisë Ndërkombëtare, të cilat duhet të jenë garant i marrëveshjeve të tilla, por në realitet edhe niveli i faktorit ndërkombëtarë bie në shkallën e asaj që nuk të kënaq dhe nuk jep rrezulltate të duhura, për ti pajtuar palët njëherë e përgjithmonë dhe në mënyrë të pa anëshme.

Në Kosovën e pasluftës, përveq asaj që dominuan pasojat e mëdha të luftës, ky vend nuk u lirua  nga tërbimet e klaneve dhe shërbëtor të armikut, të cilët shkakëtuan trazira tjera brendashqiptare, duke i vra njerëzit në pusi, vetëm përshkak të fjalës së lirë dhe përkatësisë së tij politike, veqanarisht përkrahësit e Rugovës, duke hapë plagë të reja në „Kosovën e lirë“, të cilat akte kriminale nuk janë zbuluar deri me sot, duke e vënë në dyshim llojin e tillë të kësaj demokracie të brishtë dhe udhëheqjen e saj, njëherazi dhe Instuticionet Ndërkombëtare, të instaluara në Kosovë, të cilat nuk e luajtën rrolin e tyre të sinqertë dhe pozitiv, sipas ligjeve dhe përgjegjësive përkatëse.

Shikuar në përspektivë Kosova sot, në vend të asaj që të jetë shembull i rajonit në zhvillimet ekonomike dhe politike, të rreflektoj në krijimin e kushteve për një jetë më të mirë të qytetarëve të saj, të respektoj ligjet dhe Kushtetutën e saj të re, të vlerësoj gjakun e dëshmorëve dhe martirëve të kombit, të respektoj edhe miqtë ndërkombëtarë, si edhe ndihmën e tyre, të nderoj dhe afroj bashkëatdhetarët e vet, të cilët e dhanë kafshatën e gojës, si edhe shumë të tjerë ranë në altarin e lirisë për çlirimin e Kosovës, dhe shumë e shumë aspekte të tjera në të mirën e vendit, Kosova sot, po e pasqyron të kundërtën e të gjitha këtyre përspektivave, duke i dhënë shkas krimit të organizuar edhe brenda institucioneve të saj, korrupcionit si dukuria më shëmtuese dhe e rrezikshme e të gjitha pasojave dhe kundër zhvillimit ekonomik, tregëtia e drogës dhe substancave narkotike i gjason vendeve më më ndikim dhe të njohura të narkomanisë në rajon, që përdorimi i saj shkon deri të fëmijët e shkollave fillore e më gjerë, klanizmi dhe „akraballëku“ në Instuticionet kyqe të qeverisë, revanshizmi dhe bajaraktizmi partiak, si pjesë  e vetëqeverisjes dhe përfitimitimëve marramendëse të shumave kapitale të njerëzve në pushtet, ndërsa popullata në fukarallëk shtriejnë duart në sokak për një metalik dhe një kafshatë bukë, si edhe përçudshmërisht kohëve të fundit është rritë ekstremizmi fetar, si një dukuri shqetësuese brenda shqiptare, si rrjedhojë e një politike ekstremiste për shpartallimin e shqiptarëve përmes religjionit, përmes kësaj forme të ndieshme dhe koinçidence të çuditshme interesash dhe pozicionesh të njerëzve të caktuar.

Mëtutje, si rrjedhojë e kësaj politike në këtë qeverisje, në këto kushte të papërshtashme dhe të papërgjegjëshme për popullin dhe shtetin e Kosovës, kërkohet një rrugëzgjidhje, e cila e lehtëson gjendjen, si një dukuri absulute, në mënyrë që populli mos të degradohet me këto çmime të pamerituara, me arsyen e thjeshtë se,  çdo qytetarë i Kosovës, të trajtohet i barabartë sipas Kushtetutës së vendit, të bindur me një realitet të ri, për të jetësuar aspiratat dhe objektivin e synimëve në favor të paqës, lirisë njerëzore, demokracisë dhe mirëqenjes së vet, si elemente dhe projekte sublime për qytetarët e vet pa dallim etnie dhe religjioni, si  parakushte të  hyrjes në Evropën e bashkuar, përndryshe Kosova si shtet, me një qeverisje të tillë, kurrë nuk mund të arrijë përspektivën e vet, duke mos e ndryshuar kursin e saj politik e strategjik dhe  duke mos bërë ndryshime në strukturën e saj qeverisëse, me zavendësimin e strukturave të reja dhe funkcionale, në mënyrë që ky vend mos të përjetoje kriza edhe më të thella, që do ta rëndojnë dhe vështirësojnë jetën e qytetarëve në përgjithsi.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen