Shumerët, Pellazgët, – koha përcakton! Shumerishtja – Gjuha Mëmë Indoevropiane

Histori & Fakte | Zef Prenka | 27.11.13 | 22:20

Shumerët, Pellazgët, – koha përcakton! Shumerishtja – Gjuha Mëmë Indoevropiane

Shumerët, Pellazgët, – koha përcakton!

Shumerishtja – Gjuha Mëmë Indoevropiane

në shumerisht – Barbar = i Bardhë . . .

“Që nga kohëra që s’mbahen mend”??!! Kjo shprehje e përdorur rëndom në studimet mbi lashtësinë nuk ështëaspak shkencore.Ajo është shfaqje e pasigurisë dhe e thellimit të pamjaftueshëm në të dhënat që kemi për periudhat kohore të historisë së lashtësisë. Mënjanimi i saj në studimet historike dhe etno-gjuhësore do tu jepte atyre saktësi e besueshmëri më të madhe, lidhje logjike dhe forcë arsyetimi. Koha, rendi i ngjarjeve është elementi më i rëndësishëm në histori, por edhe në gjuhësi.Rishikimi i vendit që zë shqipja në rradhën e gjuhëve indoevropiane do ndihmonte në trajtimin pa dopio-standart të etimologjisë, në të pranueshme kur rrjedh nga latinishtja dhe me pikëpyetje ose e papranueshme kur bazohet në shqipen, siç ndodh shpesh.

Fonetika historike që studjon zhvillimin apo ndryshimin e gjuhës në kohë, në përgjithësi bazohet mjaft në etimologjinë. Për të zbuluar, përcaktuar e vërtetuar ligjësitë e ndryshimeve fonologjike kërkohet të gjenden etimologji, pra prejardhje të fjalëve, dhe duke krahasuar fjalëtë ndryshme në plan diakronik e sinkronik mes gjuhëve të ndryshme, përcaktohen ligjësitë e ndryshimeve fonologjike për gjuhë të veçanta i.e apo për nënën e tyre të përbashkët. Etimologjitë e analizuara mund të jenë “të forta” ose “të dobëta” por, sidoqoftë,është e kuptueshme se këtu një vend parësor do të zinin gjuhët e dokumentuara më herët. Dokumentimi i lidhjeve të shqipes e shumerishtes, për të cilin duhet të kryhet ende një volum i madh pune, dhe vjetërsia relativisht e madhe e shumerishtes kundrejt gjuhëve të zakonshme krahasuese i.e. si sanskrite, greke e latine, do të na ndihmonte ta vendosnim mbi baza më të drejta etimologjike zanafillën, historinë, dhe zhvillimin e mëtejshëm të shqipes.

Kështu, pranimii tezës së prejardhjes së shqipes nga shumerishtja do na i përligjte shkencërisht studimet e shumta etimologjike mbi përbërjen shqipe të emrave dhe termave të lashtë, sepse shqipja do fitonte të drejtën që të përdorej në zbërthimet aglutinative etimologjike, si gjuha indoevropiane më e lashtë, para sanskritishtes.

Në studimet mbi Pellazgët, shprehja “që nga kohëra që s’mbahen mend” është përdorur shpesh, edhe për shkak të dokumenteve të pakta që flasin për ta, të pasigurive në datim, por edhe nga qëllimi për të mbështetur pikëpamjen e autoktonisë së pakufizuar në kohë, të Pellazgëve, në e përreth Ballkanit. Këtu, shkrimet pellazge kanë si përfaqësues të mundshëm më të largët në kohë, shkrimin Linear A të Kretës që datohet 1700-1500 pr.k. Nëse pranojmë vijimësinë historiko-gjuhësore të Pellazgëve nga Shumerët, atëhere do mund të mbështeteshim në dokumentet shumere të para 2000 pr.k, apo më saktë para 2400 pr.k, të cilat përveç vjetërsisë prej disa shekuj apo mijëvjeçarë më tepër, janë të pakrahasueshme për nga sasia prej mbi 700.000 pllakash argjile me shkrim kunjiform, e për më tepër të pakrahasueshme për nga cilësia me ato të kulturave Minoane, Mikenase e madje edhe më pas. Shpesh, qartësia, rregullsia, kompleksiteti, shpeshtësia, ndërlikimi, dendësia e informacionit dhe forma mjaft interesante e me fantazi e piktogrameve apo shenjave të ndryshme rrokjore e logografike të shumerishtes, si dhe cilësia e realizimit të tyre, e kalon së tepërmi nivelin e shkrimeve të mëvonshme. Pra, ndoshta ia vlen më shumë përpjekja për ta vërtetuar lidhjen e shqipes me shumerishten, lidhje që eshpreh edhe studimi i etimologjisë së termit Pellazg, i cili na e tregon vetë prejardhjen e tyre.

Gjithashtu sekreti i lidhjeve Shumer – Pellazgji qëndron në kohën, në përputhjen kohore të zhdukjes së njërës dheshfaqjes së tjetrës. Fundi i vijimësisë së kulturës shumere në 2400 pr.k përkon me themelimin e Dodonës në Ballkan dhe fundi i plotë i kulturës shumere (neo-shumere) në 2000 pr.k përkon me shfaqjen e Jonëve si pjesë e të njëjtës etni, e ndryshme nga etnia e Akeasve ardhur në rreth 1600 pr.k dhe e Dorianëve pushtues në rreth 1300-1200 pr.k.

Po paraqes këtu tezën e mundësisë së qënies së Shumerishtes – Gjuha MëmëIndoevropiane, tezë e cila mbështetet dhe ndihmon reciprokisht, lidhjet e gjuhës shqipe me shumerishten, si dhe na jep më tej të drejtën për të analizuar,përmes shqipes,etimologjinëe etnonimit Pellazg dhe të formave të tij Pelarg, Pelasht, Pelesht, Plisht, Philistines(Filistinët), PLST, etj.

Gjuha shumere vijon të mbetet e paklasifikuar në asnjë grup gjuhësor. Studimi i saj ka kaluar përmes filtrit të njohurive për persishten nga e cila është rindërtuar e kuptuar akadishtja dhe, nëpërmjet kësaj, vetë shumerishtja. Për rrjedhojë, si gjuhë e vdekur prej 2000 pr.k, shumerishtja mund të mos jetë kuptuar aq sa duhet për të patur një analizë të sigurtë e të saktë të tipareve të saj në të gjitha rrafshet. Mungesa e klasifikimit dhe këmbëngulja e përgjithshme për të mos konsideruar më tej ndonjë lidhje gjenetike të shumerishtes me gjuhë të tjera e ka vështirësuar edhe më, vetë studimin e kësaj gjuhe. Ky veçim i plotë, edhe nga gjuhët e afërta gjeografikisht, ka sjellë njëkohësisht edhe nxitjen e studimeve krahasuese me gjuhë të veçanta të grupeve të ndryshme, në ndonjë rast edhe me proto i.e, si M.C.Vidal, i cili arrin deri aty sa thotë se “asnjë gjuhë tjetër nuk është më afër shumerishtes sesa indoevropianishtja”. Në këtë linjë është edhe krahasimi fillestar i shumerishtes me gjuhën shqipe (A.Shuke, 2010), si dhe analizaqë vijon.

Nga ana tjetër, përgjithësisht, gjuhësia i ka shpjeguar ngjashmëritë mes gjuhëve i.e, si trashëgim prej një gjuhe të përbashkët, të quajtur gjuhë bazë, gjuhë e lashtë, gjuhë proto-i.e, etj. (E.Likaj, 17). Një çështje thelbësore e pazgjidhur, që prej mbi 160 vjetësh, mbetet vendi, atdheu i lashtë i popujve i.e dhe koha e formimit apo ndarjes së gjuhës bazë, që lidhen me ruajtjen apo humbjen, me njësimet apo ndarjen e tipareve gjuhësore në të gjitha rrafshet. (E.Likaj, 18).

Nga tezat e ndryshme të paraqitura për këtë çështje, teza fillestare lindore (TL) e atdheut aziatik të indoevropianëve, dhe ajo me ndryshime lidhur me vendin e origjinës dhe datimin (TLN) e paraqitur në vijim, duket se gjen mbështetje reciproke në lidhjet mes shqipes e shumerishtes. “Sipas E. Meyer-it dhe A. Scherer-it vërehen mjaft përkime në strukturën gjuhësore të indoevropianishtes dhe familjes semitohamite, në fjalëformim, në eptim dhe në sintaksë. Para tyre, Nehringu, duke u nisur nga kjo ngjashmëri, pati shprehur mendimin se gjuhët përkatëse do të kenë qenë në fqinjësi diku në Azi. Nisur nga ngjashmëritë mes shqipes si gjuhë i.e dhe shumerishtes si paraardhëse e paklasifikuar, apo fqinjë, pas 2400 pr.k, me akadishten si gjuhë semitohamite, deri në zhdukjen e shumerishtes në rreth 2000 pr.k, mendoj se kjo fqinjësi është e mundshme para mijëvjeçarit të dytë pr.k, e mbështetur reciprokisht në lidhjet shqip – shumerisht.

E.Meyer-i mbi bazën e të njëjtave të dhëna përfundon se gjuhët i.e do të jenë ndarë gjithmonë nga një brez gjuhësh mesdhetare apo paraaziatike prej gjuhëve semitohamite. Majeri duket se u referohet periudhave të mëvonshme kohore, mijëvjeçarit të dytë pr.k. dhe më pas.Ndërsa L.Kilian-i thotë se marrëdhëniet e indoevropianishtes me gjuhët ungrofine dhe ato semitohamite e vendosin trevën e saj ndërmjet tyre. Edhe këtu duket të jetë patur parasysh treva ballkanike në periudhën e mijëvjeçarit të dytë pr.k. e më pas.Kështu është hedhur ideja se indoevropianishtja, ungrofinishtja dhe semitohamitishtja kanë një rrënjë të përbashkët.” (E.Likaj, 26-28).

Nëse hidronimia e lashtë e Evropës, si edhe tërë shtresa i.e. e emrave të përveçëm datohet prej gjysmës së dytë të mijëveçarit të tretë pr.k e këtej, atëherë TLN gjen mbështetje edhe në këtë fakt tepër të rëndësishëm. Këtë na e pohon tërthorazi edhe H. Hirt-i duke thënë se ato janë të periudhës kur gjuhët nuk ishin veçuar, por kryesisht të periudhës së ndarjes. Duke ndjekur parimin e analogjisë, bazuar në zgjatjen 2000 vjeçare të ndarjes së gjuhëve balte, mund të përcaktojmë kohën e ndarjes së gjuhëve i.e. nga gjuha bazë (E.Likaj, 31). Gjuhët më të vjetra i.e janë dokumentuar prej rreth 700-1500 pr.k (gjuhët hitite, sanskrite, greke). Dokumentimi i ndarjes së anglishtes nga gjermanishtja i përket shek.V e.r, pra këto gjuhë kanë qenë një, para 1500 pr.k. Kurse gjuhët më të vjetra mund ta kenë filluar ndarjen që prej fillimit të mijëvjeçarit të tretë pr.k, gjë që përkon me vijimësinë e kulturës dhe gjuhës së vetme shumere që prej neolitit deri në fillesat e ndarjes prej saj të akadishtes. Kjo dokumentohet më pas me periudhën e sundimit të mbretërve akadë prej rreth 2400 pr.k, e me fundin e kulturës shumere (zhvendosjen e saj përfundimtare, – A.Sh.) rreth 2000 pr.k.

Pra, mbi bazën e pohimeve të Hirtit, parimit të analogjisë, e datimeve të kulturave shumere e akade, hidronimia e lashtë e Evropës, madje tërë shtresa e I-rë indoevropiane e emrave të përveçëm në të, mund të datohet prej gjysmës së dytë të mijëvjeçarit të tretë pr.k. e këtej, në përputhje të plotë me prejardhjen sipas TLN. Një provë e burimit shumer të hidronimisë i.e. është etimologjia e emrit të vjetër dhe të ri të lumit Aos > Vjosë.Në shumerisht a=ujë, u9=ujë (Hayes,183); pra, mund të kemi: Aos > A+os > U+os > Ui+os > Vi+os > Vjos – Vjosë.

Teza lindore e ndryshuar (TLN) gjen mbështetje edhe në pikpamjet e P.Kretschmer-iti cilinë studimin e elementëve para-grekë në greqishten e vjetërdhe kërkimet mbi prejardhjen e grekëve shprehej për nënshtresën pellazge si e prejardhur nga Anatolia (kujtoni Hititët i.e.) pra, nga vende në kufi me Shumerin. Lidhur me grekët ai thotë se patën ardhur në tre valë, jonianët (jonët>tanët) në rreth 2000 pr.k që përkon me fundin e kulturës shumere, akeasit (a.ak>uj.ak) nga deti në 1600 pr.k, dhe dorianët në rreth 1200 pr.k. me pushtimin dorian i cili përkon me kthimin e judenjve nga Egjipti për në Izrael sipas biblës. Kretschmer-i e vendoste gjuhën proto-i.e. në ultësirat e Azisë dhe e mendonte ndarjen e saj në rreth 2500 pr.k, që përkon me zëvendësimin e kulturës shumere nga ajo akade dhe me datimin e dyndjeve proto-i.e. drejt Evropës.

Duke u bazuar edhe në lidhjet gjenetike të shqipes si gjuhë i.e. me shumerishten, lidhje që shtrihen në rrafshin leksikor dhe në strukturën gramatikore, mund të paraqesim Tezën Lindore të Ndryshuar TLN:

“Atdheu i lashtë i popujve indoevropianë deri nga fundi i mijëvjeçarit të tretë pr.k. ka qenë Shumeri. Evropa u bë, pjesërisht, atdheu i ri i tyre, nga mijëvjeçari i dytë e këtej, që duket se përkon me datimin e mundshëm të hidronimisë së saj të lashtë dhe tërë shtresës i.e. të emrave të përveçëm. Shumerishtja mund të jetë gjuhë i.e, madje të jetë vetë gjuha-bazë i.e.”

Ky përfundim mbështetet edhe nga të dhënat historiko-fetare të Biblës, që e përshkruan tokën e Shinarit (Shumerin) si tokën (shumerisht – “ki”-në) e lashtë të të parëve, për periudhën para 2000 pr.k, me kryeqendër qytetin e zhvilluar të Urim-it, për të cilin thuhet veç të tjerash se kishte edhe instalime për ujë të ngrohtë e të ftohtë, që mbi 2000 vjet pr.k.

Lidhur me TLN duhet patur parasysh se fundi i mijëvjeçarit të tretë pr.k. shënon një kthesë të madhe historike e kulturore për Lindjen e Afërt Antike e në veçanti për Shumerin. Zhvendosja e popullsisë vendase drejt Evropës, e ndryshoi aq rrënjësisht kulturën e ndoshta edhe përbërjen etnike, sa arkeologu i mirënjohur Stephen Langdon e krahason me ndryshimin ndërmjet krishtërimit e myslimanizmit, duke përmendur zakone të tilla si përdorimi i derrit si ushqim i preferuar në kulturën shumere dhe quajtja e tij si gjëja më e qelbur e qytetit në kulturën pasardhëse babilonase. Pra, siç na e vërteton edhe shkëputja gjuhësore ku asnjë gjuhë e sotme e atij rajoni nuk ka lidhje me shumerishten, është e mundur që popullsia dhe kultura shumere të jetë zhvendosur në Evropë.

TLN dhe lidhjet gjenetike të shumerishtes e shqipes nënkuptojnë se, gjatë analizës etimologjike të emrave të përveçëm evropianë të shtresës i.e, shqipja mund të na shërbente më mirë për zbërthimin e saktë semantiko-aglutinativ të tyre. Nisur nga parimi morfologjik aglutinativ që përdorej në krijimin e emrave të përveçëm të lashtë, duke i parë Pellazgët, sipas pohimeve të Kreçmerit për prejardhjen e tyre nga LAA, e gjithashtu ilirët, si ura lidhëse historike mes shumerëve e shqiptarëve, një mbështetje për vetë ekzistencën e lidhjeve mes shqipes e shumerishtes do të ishte edhe etimologjia semantiko-aglutinative e etnonimit Pellazg, e bazuar në leximin e ç’mitizuar, literal, të të dhënave për ta, siç paraqitet në vijim.

Për ekzistencën e etnisë pellazge flitet për herë të parë në veprat e Homerit, Iliada e Odisea, e më pas nga historianët e lashtë Herodoti, Asius i Samosit, Pauzania, por veçanërisht nga Straboni. Shkrimet e tyre na dëshmojnë se Pellazgët gjendeshin këtu para ardhjes së grekëve, pra, siç thotë Kreçmeri, përpara pushtimit dorian në 1200 pr.k, dhe të dhënat tregojnë se grekët gjetën aty një kulturë plotësisht të zhvilluar, e cila duhet ta ketë arritur kulmin e parë të saj që nga fillimi i mijëvjeçarit të dytë pr.k. (Demiraj1,28).

Emërtimi i grekëve për pellazgët si “barbar.oi” na është shpjeguar historikisht me kuptimin “jo-grek” ose që nuk flet / nuk di greqisht dhe i është dhënë shpesh edhe kuptim negativizues si i pagdhendur, etj. Por shumerishtja na jep një tjetër kuptim për këtë term të lashtë: barbar > babbar = i bardhë (Hayes,26), kuptim që lë vend për arsyetime mbi prejardhjen dhe përkatësinë racore të dorianëve pushtues. Gjithashtu, termi barbar>Babbar me rrënjën bar=bardh, i referohet diellit<dritë<di apo zotit shumer të shoqërizuar me diellin. Duke patur parasysh edhe disa ligjësi morfonologjike të shumerishtes, si shkëmbimin e buzoreve b-p dhe theksimin përmes përsëritjes, ky term mund të shihet si: barbar < par+par (rreshtori) > më i parë = i lashtë.

Sipas Pausanias (VIII,1,2 dhe 1,4), Pelargos-i (heroi eponim pellazg) është i pari njeri i lindur në tokë, me etni prej një qytetërimi neolitik (si ai shumer); Danaos-i thoshte: “Unë jam pelazg, bir i Geas së lashtë”, pra: “bir i ki-së/dheut të lashtë”(gea<ki.a, atdheu i lashtë); Pauzania, si edhe Asius i Samos-it, na rrëfejnë: “Pelasgu, ai që ngjante me hyjnitë, ka lindur nga toka e zezë, me naftë, mbi majat e maleve të larta, dhe është fillim i racës së njerëzve”.Toka e zezë>me naftë duket të jetë Shumeri, dhe siç dëshmohet nga të dhëna të shumta, edhe arkeologjike, produktet e naftës, bitumet dhe serat përdoreshin gjerësisht në Shumer. Depozitat sipërfaqësore të Mesopotamisë (atje, ato “bulëzonin” në sipërfaqe të tokës) ishin burimi parësor i lëndës djegëse për botën e lashtë që nga kohët më të hershme deri në epokën Romake (R.J.Forbes – Bitumen and Petroleum in Antiquity). Qyteti i Urim-it u zbulua nën një vend të mbiquajtur “kodrina e bitumit”.

Straboni përdor për Pellazgët termin “Pelargos”, që aglutinativisht mund të jetë formuar nga Pe+Larg+os < Prej Larg. Parafjala pe/prej (pi/pri) duket ta ketë burimin nga rrënja i.e. e rreshtorit i parë; kuptimi duket se bartet nga buzorja p-. Ndajfoljen larg shqipja duket ta ketë prej fondit të hershëm i.e. pasi mund ta shpjegojmë etimologjikisht më mirë brenda shqipes. Burimi i ndajfoljes larg mund të jetë aoristi i foljes lë/lâ, në v.3, shumës – lan(ë) (ku folja Lë=L), që duket të ketë pësuar rotacizëm: larg < larëg < lanëg < lan+g, ku: –g mund të jetë mbetja e gi/ki = tokë/dhe’/vend, pas rënies së –i në pozicion fundor të patheksuar. Pra, mund të kemi etimologjinë: Pelargos < pe+larg < pe+lan+g < pe+lan+ki= prej tokëslanë(ki- dëftor).

Australiani G.Murray, (f.43) e ndan termin Pelasgoi në: pelas+g+oi =neighboring land- vend fqinj, duke veçuar g=vend. Prapashtesa -g mund të lidhet fare mirë me shumeren gi/ki = tokë, vend, dhe’; po kështu mund të kemi:pelaz/pelaŝ < pe+lash.Pra: Pellazg/Pellazgji<pe+lash+gi = prej gjirit/dheut që lashë ose të lënë6.Kalimi gi>gji>dhe’duket i mbështetur fonetikisht.Në shumerisht termi shqip dhe’ paraqitet “ki”, ku: k- grykorja velare, dhe -i zanorja e përparme i. Sipas fonetikës së shumerishtes (Hayes,25 dhe Foxfog,19) okluzivet grykore velare k- e g- janë shumë të afërta, madje vlera e tyre gjatë transliterimit vendoset vetëm subjektivisht. Po kështu edhe për zanoren -i dhe veçanërisht –e, vlera fonetike nuk është e sigurtë. Para zanores së çelët -i, grykore-velarja g- është palatalizuar në gj-; pra, në fazën I (para-ilire) kemi: ki > gji. Kalimi gji>dhe’ duhet t’i përkasë një faze të mëvonshme, ndoshta pararomake, ku palatalja gj- u dentalizua në dh-.

Termi Pelasg gjendet edhe në trajtën “Pelasht” (Demiraj1,29). Mund të kemi: Pelasht<pe+lasht. Po ashtu, nëse këtu ka një –t geminate –tt, e meqë gjenden raste kur k>t (ki/ti) ose kt ka dhënë t, mund të kemi: pelasht<pe+lasht+t<pe+lasht+k (pelaztg/pelashtg). Kuptimet e “i lashtë” dhe “lashë” (aoristi i “lë”) janë të afërta, madje sipas rregullit fjalformues të shumerishtes (folje+a = emër/përcaktor, ku a=ash/asht/është e shqipes, sh. në vijim) mund të kemi: Lë+asht > L+asht> Lasht6, dhe përfundojmë: Pelasht<pe+lasht+k <prej gjirit/dheut të lashtë. Të tre variantet e termit Pellazg, siç u analizuan më sipër, kanë të njëjtën etimologji aglutinative të përbërë nga parafjala “pe/prej”, nga folja lë – lanë/lashë/lashtë, dhe nga fjala shumerisht ki/gi = tokë, dhe’, vend. Duket njëlloj janë formuar edhe të tjera forma ku elementet përbërës janë përngjitur më tej, si pelagos<pe+la+g+os plakia<p+la+ki+a, në fjalët e burimi “grek” Eladhe<pe+la+dhe’<pe.la.gji<pellazgji; Hellas<e+lash<pellazgji; helen/eleniqi<phe.lën.gji, dhe në ato prej burimi “egjyptian”PLST (shkruar pa zanore) apo edhe në Bibël si Pelesht apo Plisht.Edhe termi Philistin (lexuar Filistin) dhe Filistej/Filistër duket të përkojë metë njëjtën shpjegim logjik. Kudo rivërtetohet e njëjta etimologji dhe përbërje fonematike: P+L+ST ose P+L+SK/SG, ku vihet re prapashtesa e njohur si prej burimi ilir –st, dhe shkëmbimi t-k dhe k-g.

Pra:Pelarg/Pellazg/Pelasht<prej dheut të lashtë (që lanë, që lashë), prej Shumerit.

Një mbështetje për vijimësinë shumer-pellazg-ilir-arbër-shqiptar përbën numizmatika ilire si dhe heraldika ilire dhe arbërore. Në numizmatikën ilire gjejmë përdorimin e shenjës shumere të Zotit, të stilizuar në version statik dhe rrotullues, në mjaft emisione monedhash të periudhës pr.k, në heraldikë në disa emblema ilire, në mburoja ilire, si dhe në mozaikun e Tiranës, e në krye të emblemëssë Skënderbeut.Prejardhja shumere e kësaj shenje vërtetohet nga prania e saj në pllaka të panumërta të shkruara me kunjiform në Shumer, emri origjinal i të cilitishte Ki.e.ngir -Tokë e nginjur,kupër këtë shenjë ka të dhëna të bindëseqë shpjegohen e lidhen qartë përmes gjuhës shqipe. Gjithashtu, etimologjia e emrit Iliria – Illyria – Ylli.ri.a duket të jetë vendi yll i ri, pasi shenja kunjiforme e Zotit ka edhe leximin il=yll. /Metropol/

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen