Reportazh nga Kosova- Katedralja në Prishtinë

Reportazhe, Rrezore | Lekë Preçi | 17.10.07 | 23:01

Shkruan: Lekë Preçi

Kështu ishte edhe sivjet para Këshnellave. Autobusi i cili ishte caktuar enkas për udhëtarët që nisen nga Stuttgarti, u mbush përplot më mërgimtarë që do të shkojnë në Kosovë. Kishte nga të gjitha viset e Kosovës. Nisja me kohë , udhëtimi i rregullt, atmosfera dhe diponimi i udhëtarëve i shkëlqyeshëm. Lekë PreçiArritja në Prishtinë edhe para kohe, sepse pikërisht atë ditë, me 21 dhjetor 2007, dhjetë vende të Unionit Europian, iu bashkangjiten marrveshjes Schengen, çka do të thotë udhëtim pa kontroll kufitar dhe doganor. Edhe Hungaria ishte në këtë marrveshje. Përndryshe herave të tjera, në këtë kufi Austri-Hungari, gjatë kohës së pushimeve, autobusët me udhëtarë kanë pritë me nga 4-5 orë. Ne patëm fat dhe të nesërmen, e shtunë 22 dhjetor në orën 13 ishim në Prishtinë.

U ndamë me përshëndetje dhe përgëzime për festat që ishin në prag, me shoqëri dhe njoftime të reja edhe pse ndoshta nuk do takohemi ma kurrë. Çdo njeri në rrugë dhe qellim të vetë.  Temperatura  në Prishtinë minus 10 gradë. Por kjo nuk ishte pengesë për shqiptarët dinamik, të gjallë dhe të shkathtë për ti kry të gjitha punët dhe obligimet që kanë përpara. Lëvizje e zhurmëshme nëpër qytet, përplot automobila, njerëz, plot të ri dhe të reja, tezga plaqkash për shitje në çdo qoshe, varg e vi me lloj -lloj malli, drita të shumta nëpër dyqane, në sheshe, krisma petardesh etj. etj. Me një fjalë atmosferë e plotë feste. Në shiqim të parë dy gjera të bëjnë përshtypje. Sheshi i ri Nena Tereze dhe Bredhi i Krishtlindjes para ndërtesës së Qeverisë. Sheshi i ri i ndërtuar rishtas prej Hotelit Grand e gjer të Hotel Iliria ishte parajsë e vërtetë për këmbësorë. Edhe pse ishte i mbuluar me borë dhe bënte ftohtë, plot njërëz  shetitnin  nëpër shtresën e rrafsht me pllaka graniti. Nuk di a rrezatonin  a jo. Të jetosh në Kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, ke mundësinë të takosh njerëz prominentë, të kulturës, të artit, të shkencës, të politikës etj. Ndejat e ndryshme me shokë dhe miq nëpër kafene dhe restorante të shumta në Prishtinë ta ofrojnë këtë mundësi e sodomos në kafenetë si te Martini e te Shoki. Me një fjalë ditët fluturonin.
Solemne dhe e gëzuar ishta nata e Këshnellave në Kishën e Shën Ndaut në Prishtinë. Plot  besimtarë,  pa dallim feje. Një program i pasur artistik i përgatitur nga fëmijtë , predikimi dhe udhëheqja shumë e mirë e Ipeshkvit Dodë Gjergji, përcjellja e shumtë e mjeteve  të informimit dhe atyre elektronike me plot kamera, reflektor ia shtonin vlerën dhe bukurinë kësaj nate të shejt.

Sivjet kishte edhe risi, siq tha Famullitari Dom Lekë Oroshi, se pas mbarimit të Meshës, në oborr ishte një enë i madh me verë të vluar,  për të gjithë pjesmarrësit e Meshës. Ngadal, ngadal pothuajse me verë të vluar u shërbyen të gjithë. U zhvillua një bisedë dhe një atmosferë me të vërtetë festive dhe më pas për ta vazhduar këtë festë në restoranin e njohur të Prishtinës Hani i dy Robertëve.

Ishte rezervuar pikërisht për këtë rast. Argëtonin  me këngë dhe muzikë shumë të mirë kompozitori Gjergj Kaçinari dhe këngëtarja e njohur Teuta Kurti. Për humor ishte aty e madhja Leze Spaqi-Qena.Një gjë nuk më pëlqeu. Dekorimet në oborr të Kishës ishin të mira por nuk vërejta asnjë shkrim shqip. Thuajse je në Angli apo Amerikë. E pyeta Dom Lekën se pse është kështu. Ai mu përgjigj se këto dekorime i ka dhuratë nga Zyra angleze në Prishtinë. Përgjigje jo bindëse.

Një të diele, Dom Leka na informoj se me datën 28 dhjetor, në Biblioteken Kombëtare Universitare do të mbahën dy solemnitete të rëndësishme kulturore. Në fakt do të kremtohët 15 vjetori Revistës  Kulturore dhe Fetare „Shpresa“ e cila botohët në kuadër të Famullisë së Kishës së Shën Ndaut në Prishtinë dhe promovimi i librit më të ri të Dom Nosh Gjolajt „Cili është Freudi i vërtetë“. Tubime të tilla kulturore, natyrisht se zgjojnë kërshërinë e çdo njerit dhe duhët gjetur kohë për të marrë pjesë. Një ambient tipik kulturor, me pjesmarrje të njërëzve të kulturës dhe artit nga e tërë Kosova. Dom Leka paraqiti një kronologji të zhvillimit dhe të botimit të Revistës „Shpresa“, të arriturat e saj gjatë këtyre viteve, vështërsitë etj. Në kuadër të kësaj Reviste janë botuar shumë libra nga lëmi të ndryshme si të letërsisë, psikoanalizës, katekizmit e shumë libra të tjerë.Qëllimi ynë është që edhe në të ardhmen të vazhdohët  me këso botime dhe se „Shpresa“ mëton që të jetë sa më afër lexuesit.

 Në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës

Dom Noshi, një prift i thjeshtë dhe shumë modest në pamje të parë, por intelegjent dhe i rrallë në veprimtarinë e vetë në fushën e letrave. Fusha e veprimtarisë së ti është psikoanaliza. Themi lirisht se kjo veprimtari është e rrallë në letrat shqipe. Ka shumë pak autor që mirren me këtë veprimtari. Jo se nuk kanë dëshirë por është shumë vështirë. Të mirresh me  psikoanalistin më të madh te të gjitha kohërave Sigmund Freudin është guxim i madh. Duhët të jeshë tepër i përgatitur në këtë fushë. Dhe pikërisht është Dom Noshi,ai që ka këtë guxim dhe ka njohuri të veçanta të përballet suksesëshëm me këto analiza. Edhe nga diskutimet e Dr. Anton N. Berishës, Mihrije Rushanit pat një vlertësim superlativ. Po them për lexuesit e këtyre rreshtave në Rrezore se  të mirresh me këso analiza siç bënë Dom Noshi, në Kosovë dhe në Shqipëri,  janë shumë të rrallë. Dom Noshi është autor i disa veprave të tilla. Në koktelin e organizuar për këtë rast, në holin e Bibliotekës, të gjithë e përgëzuam për këtë sukses.

Paraditën e kësaj dite, pra të premtës së 28 dhjetorit, e shfrytëzova për të vizituar  një prej objekteve dhe punishtës më të rëndësishme në Kosovë dhe më gjerë, atë të ndërtimit të Katedralës Katolike në Prishtinë. Nga sheshi „Nena Tereze“ u nisa këmbë gjerë te caku. Nuk ishte larg , gjatë rrugës kishte mjaft argëtim dhe gjera interesante. Pikërisht te Tri Llullat (TreSheshirat) e pyeta një taksist se ku e ka hyrjen ky objekt?
Atje në pjesën tjetër, vizavi pallatit të Elektrokosovës mu përgjigj taksisti. Për pak minuta u gjenda para dyerve të cilat ishin të mbyllura me një thuerje nga shufra teli (armature) si duket dymbëdhjetëshe. Një dry në te por jashtë funksionit. Në kontinjerin që ishte disa metra më larg, më vërejti roja që qëndronte aty mbreda. Si duket e vërejti qëllimin tim dhe menjëherë dual jashtë, mu afru ngadal dhe më përshëndeti me një mirë dita. Zotri, i thashë, a mundem të hy mbrenda që të takohëm me ndonjë udhëheqës të këtyre punimeve. Po more, s’ka problem, po sot nuk po punojmë. Po kadal se këtu në zyre janë djemtë Dardani e Kastrioti. Shkoj shpejt e shpejt i thirri. Nga kontejnjeri i ngritur me skele lartë, erdhen dy djem të ri,  të gjatë, të pashëm. U prezentova dhe u tregova qëllimin e vizitës. Më pritën me kënaqësi. Më treguan se janë bijtë e pronarit të firmës që kryen punimet dhe se Dardani është student i ndërtimtarisë kurse Kastrioti student i arqitekturës. Është firma Vëllezërit „Dodaj“ nga Krysheva e Madhe e Klinës. Më ftuan në zyrën e tyre të vogël. U ngjitem shkallëve përpjetë. Një zyre e vogël me plot vizatime të objektit rreth e përqark, në tavolinë një laptop,lapsa, letra  etj.

Katedralja e Prishtines

Kështu do të jetë Katedrala „Nëna Tereze“ në Prishtinë  (foto nga „Drita“)

U thashë se këto fotografi që bëra do të botohen në një faqe interneti qe kemi në mërgimtarët në Stuttgart. Me premtuan se do ta vizitojnë ketë  faqe.Ishte një pritje miqësore. Në të dalë, më përcjellën që të tre. Rojen e pyeta se prej nga ishte. Mu përgjigj se ishte nga një fshat i largët i Prishtinës Mramor dhe se quhej Gash, emrin nuk ia mbajta mend . K A T E D R A L A .
O zot sa shkrime,sa debate ,sa fjalime janë bërë për këtë Shtëpi të zotit. Shumë për dhe shumë kundër. Janë shkruar edhe libra kundër saj.M.Pirraku ka shkruar librin „Jo Katedrale“ dhe ky libër është ribotuar. Në këtë libër ka shumë fjalë çoroditëse, shpifje,rrena bile edhe urrejtje. Po citojë vetëm dy thënje nga ky libër:“Miss Edith Durham,është shumë më e rëndësishme për shqiptarët e Shqipërinë sesa Nena Tereze“ faqe 102 dhe “ vërejtje për partizanët e katedrales politike në Prishtinë: Pasi mbjellin erë, stuhi do të korrin“ faqe 170. E përmenda vtëm sa për ilistrim, sepse nuk ia vlenë as të përmendet. Mendime të mira dhe shumë pozitive kanë dhënë dhe shkruar shumë gazetarë, intelektual nga të gjitha trojet etnike shqiptare. Jehonë pozitive ka pasë kërkesa e 32 intelektualëve  nga të gjitha trojet etnike shqiptare drejtuar Institucioneve të Kosovës për fillimin e punimeve. Mirë është që të gjitha të evidentohën dhe të shenohën por me rëndësi është se pa marrë parasysh të gjitha këto kundërshtime, KATEDRALA në Prishtinë po ndërtohet. Ne duhët ta ndohmojmë.
Isha për vizitë edhe në fshatin Novo Sellë e Epërme te dajtë, në fshatin e lindjes në Doblibare e shumë vende tjera. Pashë, ndëgjova, vërejta  gjera interesante. Natyrisht se tema e zgjedhjeve që sapo kishin kaluar ishte akoma aktuale. Njerëzit komentonin, analizonin, pyesnin. Çdo njeri gjykonte me kapacitetin e vetë. Dhe njerëzit ishin të mllefosur, të inatosur për ate që kishte ndodhur me partinë e PSHDK-së. Një parti e vogël por shumë problematike e cila siç u vertetua po tkurret, po rrudhet, po plaket deri në agoni. Ka ndodhë manipulim me vota, kanë bërë vjedhje dhre keqpërdorim të votave të elektoratit Ky është dhunim i vlerës më të lartë të demokracisë, votës së lirë. Dhe për këtë arsy, kjo parti dita ditës po e humb elektoratin. Sipas mendimit tim, edhe ata tre deputet në Kuvendin Komunal të Gjakovës që janë tash, nuk janë legjitim sepse janë produkt i një procesi të manipuluar. Të habit fakti se edhe ne në mërgim, e përkrahim një manipulim të tillë. Pra pajtohemi me të padrejtën, pajtohemi me hajninë. Kështu bëri edhe Deda në debatin që patëm para disa javësh në faqet e Rrezorës. Ai tha:“nuk është qudi që kanë ndodhë këso manipulime. Këto ndodhin qdo kund etj..“ !!!???. Kjo do të thotë të pajtohësh me dhunimin e vlerës më të lartë të demokracisë- votës së lirë. Jo, zotri, kjo duhët denuar ashpër. Kjo është e palejueshme.Kjo është shkputje nga realiteti. Bile, edhe në bisedën që pata me bacën Mark (Krasniqin) në koktelin në BKUK në pyetjen time rreth këti problemi, ai u përgjigj: Vetë i kanë fajet. Ndoshta do ti zgjedhin problemet në Kuvendin që do ta mbajnë më vonë. Por dyshoj sepse kanë hy udhës pa udhë.
Kanë berë koalicion me hajnin ma të madh të buxhetit të Kosovës i cili ndiqet nga gjykata për hajni dhe të cilit ia kanë burgosë të gjithë bashkëpuntorët që ka pasë rreth vetës. Rri me qenë ,qohesh me pleshta thotë populli. Nata e Vitit të Ri në Prishtinë është kapitull i veçantë. Kur ora shenon  00 aty ndodh çudija. Flakë, zjarr, krisma… Gjatë këti qëndrimi në Kosovë, me datën 31 dhjetor, pra, natën e Vitit të Ri, ndëgjova rrenen më të madhe, mashtrimin më të madh, pafytyrësinë e flliqtë. Nga kush? Nga Ministri  i Ministrisë së Energjetikës Et-hem Çeku. Ministri që nuk vënë kravatë (vëlla i Ahmadinedjadit) se „kjo Ministri e konsideron vitin 2007 të suksesëshem“. Turp, idiotizëm i vërtetë për një zyrtar, kur dihet fare mirë se e terë Kosova me orë të tëra është në terr!  Dhe kështu ditët kalonin deri sa të mërkurën e parë në Vitin e Ri, në orën 7 të mengjesit u desht të jemë në stacionin e autobusave për të udhëtuar në drejtim të Stuttgartit.Tani në fytyrat e udhëtarëve nuk rrezatonte gëzimi, hareja. Njerëzit ishin të mërzitur, të dëshpruar sepse ndaheshin nga të afërmit, nga vendlindja. Pas një udhëtimi të rehatëshën të nesërmen ,para dite arritem në cak. Për pesë minuta u shpërndanë të gjithë në drejtime të ndryshme në mënyrë që ta vazhdojnë jetën e tyre të përditëshme të mërgimtarit.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen