Serbija vuan akoma nga simptomet e trashëguara të një politike të sëmuar

Diaspora | Dedë Preqi | 17.03.12 | 20:03

Bashkimi Evropian,si duket nuk i ka „përqefi“   shqiptarët, sepse ky popull po i sjellë probleme Evropës,duke i kërkuar gjithherë të drejtat e veta. Serbija deri dje  ishte kasape e Ballkanit, e cila edhe sot e ndjek të njëjtën vi politike dhe përfide, sidomos ndaj shqiptarëve.

Evropa  fare mirë e dinë këtë represalje të Serbisë, por siduket nuk i intereson të merret me të kaluarën dhe krimin e tyre  ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve, duke menduar se ujku do ta ndërroj mentalitetin dhe do të bëhët një ditë „qengj i  butë“,nëse hynë në tubën e madhe evropiane.

Në asnjë vend të botës nuk pranohen zgjedhjet e një vendi apo  shteti tjetër në teritorin e huaj,sikur tenton Serbija ti mbajë zgjedhjet lokale në Kosovë,dhe përpjekjet e shtetit  serb janë të kundërligjshme dhe të pa pranueshme për Republikën e Kosovës.

Politika e Beogradit akoma vazhdon  politikën e vjetër me shqiptarët, e cila i ka rrënjët nën dhe,nga ideja dhe ëndërra që edhe njëherë për ta riokopuar  Kosovën, prandaj sot, tentimi i zgjedhjeve serbe në Kosovë, tregon se shteti serb akoma vuan nga simptomet e trashëgura të një politike të sëmuar, e cila kërkon tretman më të gjatë për t’u shëruar, në këtë rast nga BE-ja.

Është shumë e qartë se Kosova i ka kufinjt e vet të përcaktuar, dhe kjo që po tenton Serbija nuk do ti shkoj për dore, që përmes strukturave paralele dhe zgjedhjeve serbe t‘a kthejë Kosovën në gjendjen e mëparshme, por qëllimi i saj është, që të lirohet edhe nga premtimet e dhëna të elektoratit të vet, për pushtet, njëherit dhe të zvarrisë proqeset integruese të shtetit të Kosovës. BE-ja, dhe anëtarët e saj, deri dikund, ia kanë tërheqë vërejtjen Serbisë për  mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, por vërejtjet e tyre janë më shumë se përgëdhelje, sepse një rekomandim i BE-së, vlenë shumë dhe është ligjore ,për t’ia bërë të qartë Serbisë, se asnjë strukturë paralele dhe zgjedhje serbe në teritorin e Kosovës nuk lejohet, as në shtigje afatshkurta, as afatgjata, duke i hequr edhe gjitha barikadat që ekzistojnë në këtë vend.

Kosova duhet ti merr parasysh porositë e miqve ndërkombëtarë, sidomos miqve të SHBA-së, dhe aleatëve të saj, të cilët na ndihmuan që ta shijojmë pavarësinë e Kosovës, por tani e tutje duhet edhe vetë të tregojmë pjekurinë politike dhe përgjegjësitë që na obligon vetë shteti i Kosovës,duke mos lëshue pe, në apetitet e vazhdueshme të Serbisë.

Përndryshe, do të manifestojmë një papjekuri të vazhdueshme dhe një papërgjeshmëri të pa falshme ndaj qytetarëve, shtetit dhe ndaj sovranit të tij.

Flitët se Serbija në bashkëpunim me BE, kanë një plan të përbashkët për zgjedhjen e qështjes së veriut të Mitrovicës, dhe sipas tyre kanë mundur të hartojnë një status të veqantë për veriun, i cili një ditë do të shtrohet në tavolinë gjatë bisedimeve të ardhshme në mes Beogradit dhe Prishtinës.

Edhe deklarata e komandantit të KFOR-it, Erhard Drews, i cili thotë se ,për veriun e Mitrovicës nevoitet një zgjedhje politike, i cili ta mbushë mendjen se edhe ky, në këtë mënyrë po dorëzohet para një politike të sëmuar serbe.

Prandaj, të gjitha ato marrëveshje teknike të cilat ishin bërë më herët ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, nuk tregojnë gjë tjetër, vetëm se një kurthë,që po i përgaditet Kosovës, kur vëhet në tavalinë qështja e veriut. Nëse pranon Kosova të miratoj këtë propozim të Serbisë dhe Brukselit, atëherë kjo pajtueshmëri, i ofron popullit kosovar shqiptarë, të ngritët me forcat e veta dhe të përballët me një sfidë tepër të rëndë.

Të gjitha këto prapaskena që po ndodhin në kohën e fundit, flitët se e kanë preardhjen prej „fusnotës“,por politika serbe nuk ka filluar prej këtij yllthi,por që prej  shumë yllthave të tjerë, të cilët e kanë përcjellë Kosovën deri sot.

Veriu i Mitrtovicës si qështje shumë e ndieshme, është lënë me qëllim për bisedat e fundit, sepse është kryesorja e të gjitha qështjeve dhe ka për qëllim t’i mbulojë të gjitha qështjet tjera, që i ka zier dhe fërguar mirë kuzhina e Beogradit, kundër shtetit të Republikës së Kosovës.

Në këtë mënyrë Bashkësia Evropiane, po i shkel vet parimet dhe ligjet për integrimin e popujve, posaqërishtë të shqiptarëve të Kosovës, të cilët janë të vetmit në rajon ,që nuk e kanë  lëvizjen e lirë në vend(në veriun e Mitrovicës) dhe liberalizimin e vizave në Evropë, duke bërë anime ndaj popujve të shtypur.

Bashkësija Ndërkombëtare dhe BE-ja,i kanë qelsat në dorë, për të parandaluar një krizë edhe më të thellë në mes dy popujve, por edhe tërë rajonit, që të mos përsëriten gabimet e mëhershme ndaj Kosovës, sepse shumë herë janë bërë të padrejta dhe diskriminim i pa parë në këtë vend dhe në kët¨epopull të pafajshëm shqiptarë, i cili nuk kërkoj më shumë se të tjerët,që kërkuan lirinë dhe pavarësinë e vendit të tyre.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen