24 marsi 1999, dita shpëtimtare e një populli

Diaspora | Dedë Preqi | 23.03.12 | 11:46

Prandaj, për Kosovën dhe shqiptarët, 24 marsi është datë e veqantë, të cilën nuk mund ta harrojmë ,sepse ishte në pyetje ekzistenca e një populli të tërë, apo shfarosja e tij nga faqja e dheut, prej  fashizmit të egër serb. Marsi për shqiptarët gjithherë është shoqëruar me të papritura dhe trazira të ndryshme, dhe në vend që të na sjellë aromën e luleve të pranverës, në të shumtën e rasteve na sjelli aromën e barotit dhe krismën e tytave. Me 24 mars 1999, populli shqiptarë i Kosovë, i kishte drejtuar sytë kah qielli, duke pritur intervenimin e NATO-s, me ç‘rast për herë të parë në historinë kombëtare bombardohej armiku  shekullor i popullit shqiptar. Kush mund  t‘i kuptonte ato rrethana të popullit shqiptarë, kur bëhëj fjalë për jetën,apo asgjësimin e tij?  Këtë e kuptoj vetëm NATO, i cili i filloi sulmet  ajrore mbi forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, si kundërpërgjigje ndaj dhunës dhe masakrave mbi popullatën shqiptare.

Nato ne Kosove

rrezore.com

Do të thotë se, 24 marsi i vitit 1999, kjo datë është bërë pjesë  e rëndësishme e historisë së popullit shqiptar, e cila shënohet si datë e dhëmbjes kombëtare, por dhe datë shpëtimtare e një populli. Kjo ishte ajo pranvera më e nxehtë në historikun tonë, dhe dita më e shenjtë e një populli të shtypur e të robëruar nga një egërsirë, që vërsulej pa mëshirë dhe pa pushuar më se një shekull ndaj popullatës së pa fajshme shqiptare.

rrezore.com

Pastrimi etnik ne Kosove 1999

Në ato çaste , dukej se ishte diçka e pa besueshme dhe e pa mundshme, që gjithë ai arsenal armësh dhe një ushtri e kompletuar ,me polici e paramilitar të armatosur, do të largoheshin nga Kosova, nga vendi të cilin e djegën ,e masakruan dhe çdo gjë e asgjësuan, dhe duke dëbuar më se 1 milion shqiptarë nga trojet e tyre. Populli shqiptarë kishte rënë nën ndikimin e një bote e cila nuk njihte vlerën e jetës dhe dinjitetit njerëzor, e cila kishte robëruar lirinë dhe dëshirën njerëzore, që e kishte bërë atë vetëm objekt të asgjësimit, dhe kishte planifikuar,gjithashtu, ta shfrytëzojë plotësisht, deri në fund, por vetëm fuqia e NATO-s,dhe UçK-ja, ishin ato që e shpëtuan nga asgjësimi i mundshëm. Në sytë e botës progresive dhe  pro shqiptare, shihej  dhe ndjehej një gëzim, sepse po ndjekët një okupator, prej një vendi dhe populli që kërkoi vetëm liri dhe pavarësinë e vet, por në anën tjetër , ndjehej edhe një keqardhje,sepse me rastin e ikjes së ushtrisë,policisë dhe paramilitarëve serb nga NATO, situata po keqësohej edhe më shumë, nga se,çdo gjë  shqiptare asgjësohej nga kjo egërsirë. Gjatë atyre 78 ditëve të bombardimit të NATO-s, mbi forcat serbe, ishin në pyetje momentet e fundit, sepse serbët kishin lloje të ndryshme të planëve, që përmbajtja e tyre ishte ikja si detyrim, por edhe asgjësimi  i shqiptarëve në mënyrë të pamëshirshme. 24 marsi i vitit 1999, ishte dita kur u shënue e ardhmja e Kosovës, ku rrugën e lirisë e hapi fuqia e Aleancës më e fuqishme e botës, duke e përzënë gjithë arrogancën dhe barbarinë serbe nga Kosova. Kjo datë është pikërisht dita kur populli i Kosovës dhe mbarë kombi shqiptarë i ngjalli shpresat e veta njëherë dhe përgjithmonë.

Sulmet e Natos ne Kosove-1999

Është dita e kthesës së madhe për zgjedhjen e qështjes së Kosovës, dhe dita e një vendimi historik të sulmit ajror  të NATO-s, i cili ishte një vendim i domosdoshëm për ta parandaluar një gjenocid të pa parë në historinë e njerëzimit. Ishte dita kur u rrëzue diktatori i Ballkanit, Millosheviq dhe dërgimi i tij me shumë bashkëpunëtorë kriminel, në gjykatën e Hagës. Populli shqiptar nuk mundet ti harroj, por  i ruan ato kujtime dhe gjurma të robërisë shpirtërore e fizike, të cilat dëshmojnë edhe sot e kësaj dite, që ka ende njerëz me trauma  të lloj-llojshme , nga lufta dhe tmeri i asaj kohe, njëherit nuk harrohen edhe ata të cilët u martirëzuan për lirinë  e kësaj toke, prej të cilëve ka akoma të pa kthyer në Kosovë, që i kanë vjedhur kufomat e tyre dhe fshehur dikund kriminelët serb. Po të mos ndodhte intervenimi i NATO-s, shqiptarëve u kanosej një likuidim masiv biologjik, të cilin e kishte planifikuar regjimi serb, në krye me Milosheviqin. Këto vlera universale , të cilat janë bërë themel i ndërtimit dhe funksionimit të një shoqërie dhe shpëtimit të saj nga ç’farosja, apo zhdukja nga faqja e dheut, populli i Kosovës nuk mund ta harrojë për jetë , në veqanti Aleancën e NATO-s, në krye me SHBA-të, dhe Presidentin Bill Kllinton.

Tony Blair

Ibrahim Rugova

Wesly Clarck

Bill Clinton

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen