Ata që fyejnë figurat kombëtare, lënë përshtypjen se nuk i përkasin llojit të vetë fare

OP-ED | Dedë Preqi | 20.02.14 | 18:29

Nga Dedë Preqi

Shfaqja e disa përsonave në skenën e skandaleve mediatike, që fyejnë dhe poshtërojnë figurat kombëtare, po tregojnë para popullit të vet dhe para botës, se këta njerëz lënë përshtypjen se nuk i takojnë llojit të vet kombëtarë, dhe me një fjalë tjetër mund ti quajmë të mbrapsht dhe të pa frytshëm vizionin e tyre. Ndërkaq, pas një kohe të gjatë të rrugëtimit historik nëpër periudhat e ndryshme që përjetuan dhe përballuan shqiptarët, me ç’rast duhet të mburrëmi me ato figura kombëtare, të cilët sakrifikuan dhe e dëshmuan heroizmin e tyre kombëtarë në luftëra të përgjekshme, dhe shumë të tjerë, armikun e luftuan me majën e pendës dhe të mendjes, si dhe me finikërinë humanitare, përmes të cilëve e fituam dinjitetin tonë kombëtarë.
Atëherë, nuk duhet të harrojmë se „ forca dhe pesha më e madhe e një atdhetari është ajo e ndërgjegjës kombëtare“, ajo që nuk i liron njerëzit ta ndjejnë frikën e robërisë dhe as të tiranisë, ndërsa ata të cilët nuk kanë bërë asgjë për kombin e vet dhe që e tradhëtuan, duhet të marrin dënimin e merituar para popullit të vet. Ata që fyejnë dhe baltosin figurat historike dhe kombëtare të kombit të vet, përveq tjerash, ata janë të nxitur edhe nga mendja e tyre e varfër, të cilëve u bien maskat dhe bëhët vetëzbulimi i fytyrave të tyre antikombëtare, motoja e të cilëve soldarizohet në shërbim të pushtuesve shekullor.
Në rastin konkret duhet vequar nismën e disa autorëve, sidomos kohën e fundit nga Shefqet dhe Milazim Krasniqi, si dhe nga akademik Qosja, për lëvërditë e tyre përsonale, fetare dhe karrieriste, të cilët i japin vetës liri të fyejnë figurat historike e kombëtare dhe mohojnë vlerat e tyre të çmuashme, duke rrëmihë në historinë e lavdishme dhe kulturën kombëtare, që mjerisht, raste të tilla ka mjaftë kombi ynë sot. Ata, të cilët poshtërojnë figurat eminente të kombit të vet, apo duke urinuar para bustit të kryeheroit kombëtarë Gjergj Kastrioti-Skënderbe, në kryeqytetin e Kosovës dhe aq më keq, në Shqipëri, statujës skënderbegiane ia ngjesin edhe një bisht mbrapa, mandej duke rrëzuar simbolin e humanizmit njjerëzor të botës mbarë, statujën e Nënë Terezës në Mitrovicë, si dhe vërsuljen ndaj arkitektit të pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugova dhe duke nënçmuar figurat e Rilindjes Kombëtare, duke i quajtur me një fjalë „idiot“, çka mbetët tjetër për të thënë dhe për të bërë, apo, vetëm të shtojmë vëmendjen dhe përkushtimin ndaj gjeneratave të reja, që mos të helmohen nga mikrobët e tillë, dhe diagnozën e tyre duhet përveq popullit, t’ua caktojë ligji me kopetencat e veta, që kjo sëmundje mos të përhapët dhe të merr ndonjë epidemi të pashërueshme kombëtare.
Nëse fillojmë me këto formula të këtyre autorëve të tillë, njëri prej tyre akademik, tjetri profesor universiteti dhe tjetri kryeimam , të cilët japin opinionet e tyre para qytetarëve të vet dhe para botës, duke përbaltur figurat e tribunëve kombëtarë dhe vlerat e tyre të demokracisë dhe lirisë, duke nxitë insinuatën djallëzore të shfaqur me aq hipokrizi ndaj tyre, prandaj vetë populli i nderuar dhe njerëzit e gjithëmbarshëm, vetë mund të sjellin gjykimet e këtyre njerëzve, se sa janë të dëmshme njollosjet e intelektualëve në fjalë, apo ç’farë anë qofshin, meqë ata në këtë mënyrë fyejnë edhe shtetin e Shqipërisë dhe Kosovës së pavarur, që na sjellën lirinë vetë ato figura kombëtare. Prandaj, epilogu i kësaj praktike që ka në fokus degradimin e historisë dhe vlerave kombëtare, një mesazh i tillë, do të pretendonte të realizonte planin e pushtuesve dhe okupuesve të trojeve etnike shqiptare.
Pothuaj të gjithë jemi dëshmitarë që përjetuam realitetin e demokracisë, që na erdhi nga ndryshimet e reja, duke kaluar së fundi nëpër periudhat e dhunshme të Serbisë militariste, dhe nuk ka gjë më ç’njerëzore se tani në këtë kohë të bëhëmi bashkëpunëtorë të këtij militarizmi, që edhe sot e kësaj dite predentojnë dhe krijojnë plane për ta futur Kosovën edhe njëherë nën kthetrat e veta. Por, mendohet se do të ishte më ndryshe, sikur ta kishim të gjithë ndërgjegjën për figurat tona kombëtare dhe historike, dhe të ndikoj vetëdijësimi i atyre që mendojnë të kundërtën, përndryshe njerëzit e tillë do të konsiderohen jo të llojit të vet kombëtarë.
Populli i Kosovës është ngopë nga të kqijat që i kanë ndodhë gjatë periudhave të ndryshme historike dhe me të pa priturat nga tradhëtarët e kombit vet, prandaj ky popull ka nevojë të ushqehet me ndryshimet e paqës dhe krijimin e një atmosfere të qetë dhe të mirëkuptimit e tolerancës ndër etnike dhe fetare, e cila atmosferë do ti merrte parasysh ndjenjat e gjithë qytetarëve që jetojnë në gjirin e saj, që Kosova të bëhët model për të ardhmën e grupeve tjera etnike në Evropë. Kosova dhe qytetarët e saj nuk kanë nevojë të hapin shkolla me programe të huaja, qofshin ato fetare dhe arsimore, të cilat bien ndesh me kulturën dhe traditat tona shqiptare, të cilat kanë qëllime anticivilizuese e antiarsimore dhe shkatërrojnë vendin tonë, që fëmijët dhe studentët e vendit tonë të ushqehën me përralla dhe dogma fetare, të cilat nuk e kanë bazën e shëndoshë të një kulture të mirëfilltë dhe njerëzore.
Shtrohet pyetja, si e ndiejnë vetën ata njerëz që më aq zemërqjerrësi bëjnë njollosjen e figurave historike dhe kombëtare, të cilët nuk e kanë përkrahjen e masës, vallë a e ndiejnë këta njerëz ndonjë përgjegjësi ndaj shoqërisë dhe historisë kombëtare, dhe a janë të vetëdishëm për rrolin e tyre, si edhe a vërejnë ndonjë brejtëje në ndërgjegjën e tyre???…
Sot është koha që në praktikën tonë ta tregojmë vetën me punë dhe urtësi, por edhe ti korigjojmë vet gabimet tona, devijimet dhe deformimet ideologjike, të cilat na përqajnë dhe na ndajnë, duke rrezikuar kombin dhe ardhmërinë e fëmijëve tanë. Jo vetëm e dëgjuar, apo e shkruar dhe e shqiptuar, nuk pranohet fyerja e figurave kombëtare, qofshin ato heroike, rilindase dhe humanitare, dhe të gjitha këto forma që kanë në shënjestër baltosjen e vlerave dhe historisë kombëtare nga njerëzit e tillë, duhet të marrin dënimin e merituar nga Institucionet përkatëse dhe ligjore të shtetit.
Tërë bota demokratike orvatët të bëjë ndryshime të reja, atëherë edhe ne shqiptarët të marrim pjesë në këto ndryshime, të cilat paraqesin thëmelet e çdo shoqërie demokratike, të cilat ndryshojnë dhe përmirësojnë marrëdhëniet ndërnjerëzore, duke eliminuar konfliktet dhe dallimet në mes njerëzve dhe dallimeve që dalin nga përkatësia kombëtare. Të marrim shembuj nga bota perëndimore, të cilët e kanë punën shprehi dhe kulturë dhe jo të marrim shembuj nga kulturat tjera, të cilët dëshirojnë të na imponojnë bindjet e tyre, dhe të na diktojnë kulturën tonë, duke cënuar historinë tonë të lavdishme, figurat kombëtare dhe identitetin kombëtarë.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen