Deri kur Kosova t’i durojë këto abozime

Diaspora | Dedë Preqi | 12.04.12 | 18:52

Pjesa veriore e  Kosovës, shqiptarët të cilët jetojnë në këtë pjesë të vendit,po përjetojnë një jetë shumë të vështirë,apo mund  të thëmi,kjo pjesë e popullatës shqiptare po përjeton ditë ankthi sikur në kohën e  luftës. Shumë shpjegime të bazuara në fakte ,nga rrebelimi i kriminelëve serb në këtë pjesë të vendit, të nxitur nga politika e Beogradit,po e kthenë Kosovën në një gjendje kaotike, ashtu që edhe Bashkësia Evropiane po shikon „seri“,apo seriale. Këto fakte dhe skandale kriminale të serbëve të rrebeluar janë të përditshme dhe janë ngjarje e përjetime të njerëzve,të cilët jetojnë në kushte të një gjendje lufte,kur përditë jetojnë nën ankthe ,duke përjetuar malltertime,abuzime,vrasje dhe gjeste arrogante e bandoteske nga kriminelët serb.

Kosova

 

Ata janë njerëz të veqantë, njerëz huligan, të cilët pothuaj se nuk frikësohen nga askush,duke vepruar natën dhe ditën,  nuk frikësohen as nga KFOR-i,dhe nuk frikësohen as nga EULEX-i,dhe fare frikë nuk kanë as për policinë e Kosovës.Kuptimi i tyre është shumë i qartë,nuk ka teori as politikë që mundet përmes fjalëve me ardhë deri te një mirëkuptim ,apo marrëveshje ndërnjerëzore,në mes shqiptarëve dhe serbeve,për një  realitet dhe stabilitet, apo bashkëjetesë  në këtë pjese të Kosovës. Ata nuk e pranojnë Kosovën si shtet dhe realitetin kosovar, por veprojnë me strukturat paralele të tyre,që i financon Beogradi dhe qeverija e saj millosheviqiane. Pothuaj se tërë bota e dinë, se Kosova nuk është më, në një gjendje të mëhershme,nën okopimin e Serbisë,duke ditur se tani Kosova është shtet i pavarur dhe i pranuar  ndërkombëtarisht nga një shumicë e madhe e shteteve të botës,atëherë si mundet ky vend të nënshtrohet dhe të abuzohet nga një pakicë e vogël serbe, e cila  po tenton ta shkatërrojë gjithë atë  sakrificë të shqiptarëve shumicë, të cilët me shekuj u munduan  për të krijuar shtetin e Kosovës,dhe po tentojnë ta shkatërrojnë gjithë atë sakrificë të NATO-s, dhe Bashkësisë Ndërkombëtare, të cilët kanë dhënë mjete dhe forcë, për të ardhë deri te çlirimi i Kosovës nga okupimi i Serbisë.

Sëcili prej nesh ka imagjinuar se, pas luftës së fundit 1999,me çlirimin e Kosovës nga zgjedha serbe, nuk ka me pasë nevojë që të mendojmë se edhe njëherë duhet të përgaditëmi  për ndonjë luftë tjetër,edhe pse sot Kosova ende nuk është e çliruar nga barbarija dhe kriminelët serb. Kriminelët  serb në pjesën veriore të Mitrovicës përditë ushtrojnë dhunë dhe terror mbi popullatën shqiptare të cilët jetojnë në atë pjesë të vendit,ku para pak ditëve hodhën granatë në shtëpinë e familjes Haradinaj,me ç’rast ia humbën jetën kryefamiljarit shqiptar dhe ia lënduan anëtarë tjerë të familjes,ku pati edhe fëmijë të lënduar.

Prandaj, me cilën gjuhë duhet të përgjigjet shqiptari këtij rreziku, kur rreziku i kanoset në rrugë,në punë ,në familje dhe në gjitha poret e jetës, rrezikohet përditë nga këta kriminel.Me cilën gjuhë flet Qeverija e Kosovës, së cilës ia kidnapojnë dhe ia vrasin policinë kriminelët serb. Me cilën gjuhë flet  Evropa dhe Bashkësija Ndërkombëtare me këta njerëz, të cilëve ua shtyjnë dhe plagosin ushtarët e tyre, duke e pasur vet një pjesë të fajit dhe  ledhatuar në një mënyrë, kur nga Selia e NATO-s, jepet urdhëri që të heqën barikadat, dhe rrugët alternative të mbyllen në pjesën veriore,dhe pastaj, përsëri ato rrugë nuk lejohen të mbyllën  dhe barikadat nuk heqën,janë urdhërat që vijnë nga kriminelët serb të veriut dhe strukturat paralele.

Domëthënja e kësaj loje është shumë e rrezikshme, dhe nëse kriminelët nuk e marrin denimin e merituar,atëherë për shumicën shqiptare që janë 90%, ç’farë duhet të bëjnë,apo të pa fajshmit shqiptarë të marrin dënimin,sikur herave tjera … Atëherë,ç’farë kuptimi ka shteti i Kosovës,pse Kosova ta quaj vetën shtet i pa varur,kur nuk është në gjendje të krijojë kushte dhe siguri për qytetarin e vet. Atëherë pse kjo qeveri ta quaj vetën pushtet, kur nuk është në gjendje të funsionoj me Institucionet e veta,dhe qytetarët e vet i mashtron, vetëm sa për t’ia marrë votën dhe për tu pasuruar në kurriz të tij. Pse Kryeministri dhe ministrat tjerë i zëjnë karrigat e tjerëve,të cilat nuk i meritojnë, duke ditur se Kosova ka forca dhe kuadro të reja më serioze dhe jo korruptive,që vendin munden ta shpiejnë përpara. Ku janë akademikët shkencorë ,pothuaj se, më shumë u ndëgjohet zëri kur flijnë se kur janë zgjuar.

Deri kur populli i Kosovës duhet të dënohet ,të dëbohet ,të dhunohet të malltertohet,të masakrohet dhe të abuzohet në vendin e vet, si popull paqdashës e liridashës  ,i cili kurrë nuk abuzoi me të tjerët, por kërkoi vetëm lirinë dhe pavarësinë e vendit të vet. A nuk mjaftuan të gjitha ato abuzime që pati shekuj me radhë nga barbaritë e ndryshme dhe më në fund nga regjimi i egër dhe i flliqtë serb. Populli po pret ditë më të mira,pret ndonjë ndryshim më të mirë, sepse kjo që po ndodh kohën e fundit në Kosovë, është edhe mos sukses i Bashkësisë Ndërkombëtare,neglizhencë e Bashkësisë Evropiane, mosfunkcionim i Qeverisë së Kosovës dhe Institucioneve të vendit.

Populli i Kosovës nuk e ka merituar këtë abuzim, sepse nuk e lejon vet gjaku i  të rënëve dhe kjo tokë e larë me gjakun e tyre,që  dëshmon se e meriton një copë diell të ngrohtë dhe dritën e tij të lirë ,sikur të gjitha kombet tjera të lira të botës demokratike.

 

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen