Promovime vlerash të librave në diasporë

Diaspora | Dedë Preqi | 29.05.12 | 08:55

Dedë Preqi

Rroli i diasporës shqiptare është i  gjithanshëm, pothuajse përveq obligimeve të jetës që ka, dhe nastalgjisë së mallit për  atdhe, përfshinë edhe krijimtarinë e saj në fusha të ndryshme. Këtu pra mendoj për  shumicën e atyre që e kompenzojnë kohën, si rregull i jetës, që të mos ndiheshim të  degraduar,por të promovuar, edhe pse jemi nga atdheu me shumë kilometra të larguar.  Prandaj, në këtë aspekt, kur dëshmohet diçka frytëdhënëse duhet ti gëzohemi këtyre  frytëve, sepse nuk janë vetëm interesa përsonale, por janë edhe kombëtare.

Libri në fjalë, i  poetit Haxhosaj, nuk është libri i tij i parë ,apo i fundit, sepse poeti Haxhosaj i jep letërsisë  shqipe një bagazhë të madh dhe të pasur të veprave, të shkruara në prozë e poezi  dhe në zhanre tjera letrare.Promovimin e librit  „Puhizë Shpirti“,të autorit  e  hapi poeti Bardhec Berisha,anëtarë i SHKSHZ-së, dhe poeti Mehmet Haxhosaj, të cilët para  masës së atdhetarëve, shprehën kuptimin dhe sekretin e poezisë  h a i k u, duke i lexuar njëri dhe tjetri, disa vargje nga  libri në fjalë.

Fjlala  h a i k u, rrjedh nga gjuha japoneze, që do të thotë „vargje gazmore“, e cila formë është tradicionale në Japoni, duke u zgjeruar më vonë në Kinë dhe tërë botën. Poezitë  h a i k u, kishin për qëllim  jo vetëm përshkrimine natyrës dhe jetën e përditshme, por kishin dhe një domëthënje religjioze. Nga ky stil i poezisë u impresionuan edhe shumë kompozitorë, të cilët e përvetësuan dhe krijuan një stil të veqantë, duke e komponuar në një muzikë të popullarizuar. Ashtu me vargjet e tij poetike në stilin  h a i k u, të poetit Haxhosaj, gjatë leximit të tyre, i përcjellte edhe tingulli i gitarës së këngëtarit në diasporë Besart Berisha, ku përmes tingullit dhe fjalës, gëzoheshin dhe zemrat tona. Libri poetik „Puhizë shpirti“i poetit Haxhosaj, ndahet në tri pjesë poetike, pjesa parë është rr e z e  b r i l a n t e, pjesa dytë p r e h j e  agullimash, dhe pjesa tretë f r y m ë z i m  i  b a r dh ë.  Vargu poetik i poetit Haxhosaj, na jep një frymëzim shpirtëror dhe mesazh tërheqës, me elemente dhe ndjenja emocionale të jetës, të cilat na sjellin një nastalgji për të rrugëtuar me ngjyrat  e veta haike, duke mos lënë anash dashurinë universale edhe bukuritë njerëzore.

  Ajo fol si engjull, Ajo qesh si qielli, Ajo qanë si lule. Përveq tjerash, poeti Haxhosaj në vargjet e veta paraqet edhe haikun patriotik, i cili vazhdon : Masa brohoritë në gjithësi, Kosova fitoi emër të ri, Kohë e Gjergjit u ringjall.

Poeti Haxhosaj lë gjurmë të veqantë në tablon e letërsisë shqipe, si dhe në stilin e vargut haiku, inkurajon edhe krijuasit tjerë, që liria shpirtërore e shprehur në vargje të mobilizohet me një stil të tillë, për ti dhënë edhe më shumë fryte dhe mbështetje lumit tonë poetik. Poeti Haxhosaj, tregoi një  zell të vazhdueshëm në krijimtarinë e tij letrare, duke shkruar poezi për të rritur dhe për fëmijë, prozë, kritikë letrare, drama ,romane dhe shkrime tjera publicistike. Është shumë më rëndësi kontributi i autorit, i cili këtë vit në kuadër të 45 vjetorit të themelimit të Klubit Letrar „Gjon Nikollë Kazazi“, në Gjakovë, e promovoi për herë të parë Monografinë e këtij klubi, duke përfshirë veprimtarinë e gjatë dhe shumë domëthënëse të shumë autorëve të mëdhenj shqiptarë, siq ishte ndër të tjerë edhe poeti i madh Din Mehmeti.

Halil Haxhocaj

Halil Haxhocaj

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen