Arti Shpirtëror i Nënë Terezës

OP-ED | Dedë Preqi | 08.09.12 | 12:47

Dedë Preqi

Këto ishin artet shpitërore e kësaj Nëne, e cila përmes këtyre modeleve e nisi rrugën e vet të përjetshme , duke i zbatuar  e vepruar gjithë jetën e saj.

Edhe pse sot  e ndjejmë obligim moral , nuk është lehtë të bëhët portreti i Nënë Terezës, duke e kuptuar se shkrimet tona janë të nevojshme, por është vështirë me arritë aty ku mund të kontribuojmë më shumë, me retorika dhe shkrime të ndryshme, në krahasim më atë se çka Nënë Tereza  i dha njerëzimit. Ajo synoj me idealet e veta , që mos të humbet  identiteti  njerëzorë, në kohën dhe shekullin e sëmundjeve  njerëzore dhe sëmundjeve politike  të kohës.

Shumë herë njerëzit mendojnë se jeta është e shkurtër, për atë mendojnë se duhet ta shfrytëzojmë  sa më mirë dhe në dobi të jetës normale, por nëse jeta është e ç’rregulluar dhe njeriu është i pafuqishëm ta përballoj dhe të mbijetojë, në këto kushte dhe  rrethana  paraqitet vuajtja njerëzore, e cila e humbë kuptimin dhe shijen e jetës në tërësi. Shkakëtarët  që ia ndërrojnë dhe devijojnë kahjen jetës janë të ndryeshëm, por ata që e rrezikojnë janë të shumtë, ku të rralla ekzistojnë  shoqëri njerëzore në botë, të cilat nuk prekën nga simptomët e ndonjë rrezikshmërie nga sëmundjet shoqërore dhe ato shëndetësore.  Sëmundjet shoqërore  dhe politike janë ato të cilat shkakëtojnë edhe sëmundje tjera, ndërsa sëmundjet shëndetësore janë jetëshkurtëra, për të cilat vetë njeriu është faktor dhe shkakëtar i tyre, jo vetëm për t’ia dhënë kuptimin jetës, por edhe vuajtjeve njerëzore.

Në një realitet të kohës, në mes vuajtjeve dhe kuptimit të jetës, jetoj dhe veproj bija e kombit shqiptarë Gonxhe Bojaxhiu, atje në një botë të largët në Indi, në ç’vend populli  luftonte me vdekjen dhe jetën, nga varfëria dhe sëmundjet e rënda . Gonxhe Bojaxhiu lindi si « gonxhe », por më vonë u bë Nëna e këtij populli, e cila i mblidhte njerëzit e sëmuar të lënë rrugëve dhe të nëpërkëmbur nga qeverija e kohës dhe kushtet e rënda ekonomike, duke i tubuar në grupe dhe vende të caktuara, dhe duke krijuar një « rregullativë »,me një përkujdesje të veqantë ,për ta shpëtuar këtë popull nga kriza.

Ajo u bë Nënë dhe kujdestare e 7,500 fëmijëve në 6o shkolla. Ajo u bë motër që mjekonte 960,000 njerëz të sëmuar, në 213 dispanseri të ndryshme. Ajo Nënë trajtojë dhe mjekojë më se 47,000 viktima , të sëmundjes së lebrozës, në 54 Klinika mjekësore, dhe kujdesej për 3400 pleq të braktisur.(Shënime nga  Jeta dhe vepra e Nënë Terezës, ‘8o) Ajo nënë, sëbashku me shumë motra tjera dhe njerëz vullnetmirë, organizuan  Shoqata humanitare , shkolla, ambulance, spitale dhe shumë organizime të tjera humanitare, duke gjetë një përkrahje të konsiderueshme edhe nga vende të ndryshme të botës, për t’a ndihmuar dhe shpëtuar këtë popull nga vdekja e pamëshirshme.

Nga kjo vepër e madhe humanitare- njerëzore , Gonxhe Bajaxhiu e muar një emër më një epitet të madh, që përveq domëthënjes si « NËNË » i ka edhe specifikat e veta të thella humane e njerëzore, duke e quajtur NËNË TEREZA,  e cila u frymëzua thellë nga vepra e Jezusit, duke dëshiruar që veprimët e veta ti manifestonte në krijesat njerëzore, pa dallime race, ngjyre, dhe religjioni. Ky është frymëzimi i saj  human, që kërkoj  së pari dashurinë njerëzore, mandej paqën si ndërmjetësuese ndërnjerëzore dhe tolerancën, si mirëkuptimin njerëzorë e » hyjnorë », që përmes tyre Nënë Tereza, e sëndërtojë artin e saj shpirtërorë dhe human.

Shumë njerëz predentuan ta shtrëmbërojnë biografinë e saj, të cilët kishin dy qëllime kryesore, njërën që ta përvetësojnë  si bijë të vetën, ndërsa tjetren, ta nënqmojnë si të huajen, apo indiane. Por, ajo tha vetë : Me gjak jam shqiptare, me shtetësi-indase,me besim –katolike, me vokacion i përkas botës dhe me zemër i përkas Jezuesit.

Nënë Tereza e lindur në Shkup me 1910, nga prindërit shqiptarë Kolë dhe Drane Bojaxhiu, me preardhje nga Prizereni. Ganxha e vogël  si fëmijë ishte e urtë dhe e sjellshme, si fëmijë e donte shumë muzikën. Në Letnicë i bëri ushtrimet e para shpirtërore, dhe me 25 shtator 1928, u nisë për Zagreb, dhe me 13 tetor, niset për Dublin, në kohën kur Indija ishte mozaiku më i madh i vuajtjeve dhe mjerimëve njerëzore, dhe prej atëherë Nënë Tereza  u përsonafikue me  vuajtjen dhe mjerimin e atij populli deri në vdekje. Ajo qëndroi sëbashku me të varfërit dhe të sëmuarit, duke u identifikuar me vuajtjet e tyre të rënda, duke përjetuar sëbashku dhimbjet shpirtërore dhe fizike.

Sfidat e Nënë Terezës nuk janë vetëm ato të bamirësisë, apo shërbimi i bamirësive, nëse mungon burimi i frymëzimit shpirtërorë dhe besimi i fuqishëm ,për t’a zbutë një gjendje të tillë në botën e varfërisë dhe shëndetësisë.  Ajo ndër fjalimet tjera tha, kjo botë është e mbushur me lufta e mëni, por këto nuk mund t’i luftojmë ndryshe, vetëm me paqë, tolerancë dhe dashuri.

Nëna e Dashurisë, sikur e quajti  në librin e vet  don Lush Gjergji, i cili ishte atleti i më i shkathtë, që ndjeki gjurmët dhe hapat e  saj, e cila nuk pyeti cili je, të bardhë e të zinj i trajtojë të njëjtë, në këtë botë, edhe pse ndonjëherë  mund t’i  ketë shkuar mendja dhe t’i bëjë pyetje vetëvetës, por edhe zotit , pse ky popull i pafajshëm po përballët me këto sëmundje e varfëri  dhe përsëri nëpërkëmbët nga të tjerët ?  Ky realitet i jetës dhe vuajtjes nuk e ka vënë në dilemë besimin e Nënë Terezës ndaj Zotit, sepse ajo gjithmonë e ka gjetë mbështetjen dhe ndihmën e tij dhe nuk ka nisë dhe përfundue asnjë veprim të vetin pa lutjen dhe ndihmën e Zotit, por njerëzit  mendje lehtë mund t’a kenë ndryshe interpretuar , por edhe me qëllime të tjera , duke shfrytëzuar mediat e ndryshme.

Vepra e Nënë Terezës nuk është vepër filozofike, apo politike, por ajo me fuqinë e mendjes dhe shpirtit krijojë vet filozofinë njerëzore, e cila u bë dhe mësuese e udhërrëfyese origjinale e jetës njerëzore. Ajo nga frymëzimi i saj shpirtërorë, për të ndikuar në faktorin njeri, përmes dashurisë, paqës dhe tolerancës njerëzore, u bë shëmbëlltyra e njerëzimit  dhe këto artizanate të Nënës Tereze, i vlerësoj bota , duke mbetur simboli dashurisë dhe Nëna universale e botës.

Nënë Tereza, përveq punës së palodhshme humanitare , ajo nuk e harrojë popullin e vet shqiptarë, e cila u kujdes dhe mbajti kontakte me liderët e botës, ndër të tjerë edhe me ish-Presidentin e Amerikës, Bill Klinton, duke ia shpjeguar se populli shqiptarë e meriton një përkujdesje dhe mbrojtje edhe nga populli amerikan, për t’a shpëtuar nga rreziku, me ç’rast Klinton dhe populli amerikan iu zotuan dhe ia kryejnë amanetin e saj.

Nëna Terezë, jo vetëm që hyri në historinë e veprave të mëdha njerëzore, por ajo vetë krijojë vepren e madhe njerëzore dhe historike, e cila vepër nuk mundet të harrohet . Ajo u bë humanistja më e madhe e shekullit 20-të, duke marrë mirënjohje të mëdha, që nga Indija e deri në Amerikë. Në vitin 1979, u vlerësua me çmimin Nobel për paqë dhe humanitet njerëzorë.

Nëna Terezë, ishte pasionuar me një vullnet të pamohueshëm , e cila jetën e njerëzve e pranonte si dhuratë nga zoti, edhe pse ajo dhuratë ishte plot vuajtje , por ajo kishte shpresë se edhe njeriu  i pa kënaqur me jetën e vet,  duhet të orvatët që dikur jetën e vet t’a bëjë të lumtur. Vetitë e saja të një karakteri specifik dhe qetësues, lenë përshtypjen se ajo ishte një njeri me plot vullnet dhe angazhimet e saja ishin  të lidhura fuqishëm me shpresën dhe qëllimin e mirë të qenjës  njerëzore. Ajo ishte e frymëzuar vetëm nga një fuqi e madhe së cilës i besoj aq shumë dhe ia paraqiti përgjegjësitë vetës dhe atë të pamundshmën, e cila i përvetësoj, duke i bërë detyra profesionale në shërbim të popullit.

Ajo shpeshherë gjindet në poezita të palakmueshme, kur njerëzit ishin në gjendje të rëndë nga sëmundjet dhe varfëria, prandaj në shpirtin e saj ka mundur të ç’faqej ndonjë pesimizëm, apo urrejtje, por ajo në vend të urrejtjes e pesimizmit, atyre u shpërndante dashuri  dhe besim, ndërsa fajtorët qeveritarë ishin të njohur, të cilëve u  mungonte respekti  dhe dashuria për njerëzit e vet, të cilët e kishin të shprehur  indiferentizmin  dhe egon e tyre në shoqëri.

Nga një ndjenjë e fortë zelli dhe besimi që kishte në zemren dhe shpirtin e saj, ajo mundohet që atyre njerëzve të lodhur  t’ua kthejë jetën dhe kuptimin e jetës, të cilët ishin të pafuqishëm  , të lodhur, të sëmuar e të gërbulur, që nuk mund të arrinin asgjë në jetën e atyre për të shpëtuar nga ky asgjesim.

Nënë Tereza  vullnetin e vet e shprehi përmes një arti shumë të fuqishëm figurativ dhe shpirtërorë, duke prezentuar skeletët e gjalla me vija të trasha, dhe arti i saj ishte i pranishëm, të cilin e vlerësoj tërë bota. Ajo, jo vetëm që zbuloj kuptimin e jetës të njerëzit e lënë pasdore, por kriojoj mundësi dhe rrugë për të gjetë një formë tjetër të jetës, dhe mundësoj që të hapen dyert e botës, që të ndihmohen këta njerëz. Kjo Nënë e mrekullueshme i parashtroj  vetës një detyre të rëndë, por  të vullnetshme, edhe pse i  paraqitët  rreziku disa herë para sysh dhe nuk zbrapet kufinjve të vetë-vetës, dhe nuk imagjinoj  që ta ndërrojë  kahjen. Fuqia e vullnetit të kësaj nëne, formohet dhe shprehët  me ndjenja të forta të përgjegjësisë për botën që e rrethon. Me fjalë të tjera, ajo ishte përsoni që nuk e ka humbur vullnetin edhe pse forca fizike dhe mosha e kishte lodhë, prapë e mbante ndjenjën e forcës dhe vullnetit, për punët që ia kishte parashtrue Zoti dhe jeta. Rroli i Nënës Terezë ndaj kësaj vepre humane dhe shumë deminzionale e universale, nuk është vetëm obligim njerëzor, por është përsonifikim njerëzor që rreflekton  dhe ndriqon në mënyrë pozitive në shoqërinë njerëzore dhe ia jep kuptimin  jetës.

Më 5 shtator 1997, vdes Nënë Tereza, legjenda e këtij trolli, zëdhënësja e « Bamirësisë njerëzore »,  e cila tërë jetën ia kushtojë të varfërve ndër më të varfër,  dhe kudo që shkoi  mesazhi i saj ishte i çartë , duani të varfërit dhe ndihmoni ata, sepse ata  janë  vëllezërit dhe motrat t’uaja.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen