Me ç´farë të krenohemi apo të turpërohemi

OP-ED | Dedë Preqi | 31.05.14 | 14:19

Dedë Preqi

(Natyrisht e kaluara ishte një humnerë e qartë, por e nesërmja nuk duhet të na nxisë ndjenjën e ankthit, që trishton me horizontin e vet të çoroditshëm)

Më çfarë të krenohemi sot, dhe me cilat të arritura t’a bindim popullin dhe brezin e ri të Kosovës, që t’i tregojmë se si duhet të formohet shteti demokratik dhe si duhet të formohet ndërgjegja kombëtare. Apo, të vetmit shqiptarët atakohen gjithnjë me vetëvetën, duke e keqinterpretuar idealin e tyre të shenjtë përmes politikave të dyshimta e korruptive, dhe të cilët nuk janë të aftë të organizojnë një shoqëri, apo një shtet, që funksionon në favor të qytetarëve të vet në një shoqëri të lirë demokratike.
Sëcila jetë që nuk përkon me qëllimet e veta, dhe e cila nuk përkon me pa një ideal moralo-njerëzor, ajo jetë e humbë kuptimin e vet, që mund të bie ndesh me gjitha parimet e jetës normale. Shteti i ri i Kosovës dhe populli i saj, nuk duhet të vazhdojë të pajtohet me hipokrizinë dhe filozofinë hipokrite të njerëzve që shëmbin dhe rrënojnë pa mëshirë sakrificën kombëtare dhe shkelin mbi gjakun e shtrenjtë të dëshmorëve dhe martirëve të vet, me qëllim për të dominuar vet në pushtet, që më këto përbuzje të vlerave univerzale, do ta vonojnë gjithmonë zhvillimin e kombit dhe integrimin e këtij populli në shoqëritë tjera integruese të botës demokratike.
Filozofija politike në Kosovën e pasluftës, gjegjësisht e partive në pushtet që dominuan më së shumti, në mënyrën e tyre teorike e kaluan testin e përpjekjeve dhe trajtimit të shtetit të ri demokratik në Kosovë, por dëshmitar i vërtetë i të gjitha të arriturave dhe proqeseve zhvëllimore është vetë populli , i cili jo vetëm që mendon ndryshe, por mbetët i zhgënjyer me pushtetarët e vet, dhe bënë mëkat e tradhëti nëse pajtohet me gjendjen e vet të mjerueshme dhe duke i votuar njerëzit e njëjtë në qeverisjen e ardhshme. Prandaj, kalojë edhe koha e fundit, që ajo edhe në praktikë ta tregojë vetën, apo duhet publikisht ti pranojë të gjitha mëkatët e veta dhe ti korigjoj gabimet, devijimet dhe deformimet e qeverisjes së saj.
Kosova një shtet i ri demokratik, që sot ka nevojë të vazhdueshme dhe të bëjë përpjekje për ta njohur bota si shtet të ri, njëkohësisht i duhet të menjanojë pengesat dhe barikadat e politikave shofeniste serbe, e në anën tjetër qarqet byrokratike të instaluara nga pushteti në largim, të udhëhequr nga PDK-ja, dhe ledershipi i saj Hashim Thaqi, ia rëndojnë edhe më shumë supat e lodhur të këtij shteti, i cili pas 15 vjetëve të çlirimit nga okupatori serb, akoma nuk mund të funksionojë si duhet në këmbët e veta. Dhe gjendja e tillë ekonomike dhe e fushave tjera zhvëllimore në Kosovë, e tregojnë më së miri gjendjen e shtetit dhe zhytjen e tij në kriza të thella, ku populli i saj bënë një jetë të reduktuar dhe të ndrydhur nga papunësia dhe pa përspektiva e një jete normale.
Periudha mandatare e qeverisë Thaqi e bëri sa iluzor vizionin e së nesërmës, duke i shtuar edhe më shumë plagë të reja këtij populli, për faktin se një pjesë e madhe e rinisë së Kosovës, për shkak se e ndjejnë vetën të lodhur nga kushtet e rënda të jetës, sa që nuk i mjaftojnë fuqitë e saja të shterrura për të filluar një jetë të re, shumica e tyre e marrin botën në sy, duke kërkuar një jetë më të mirë. Natyrisht e kaluara është një humnerë e qartë, por e nesërmja nuk duhet të na nxisë ndjenjën e ankthit, që trishton me horizontin e vet të çoroditshëm.
Si pasojë e kësaj keq-qeverisje në Kosovë, nga qeveria në ikje, e cila për shkak të interesave të veta përsonale, klanore dhe partiake në këtë qeveri, populli nuk do të kishte arsye të ishte i kënaqur me ekzistimin apo strukturën e saj, e cila ishte një simbiozë e pa natyrshme e anarkisë dhe rendit, e demokracisë dhe sundimit të ligjit kushtetues të një shteti të ri demokratik. Dhe për aq sa mund të veprojë dhe menagjojë një qeverisje e tillë, me formën e rregullimit të jashtëm dhe të mbrendshëm, me formën e rregullimit shëndetësor dhe arsimor dhe me format tjera institucionale, nëse nuk gjindet faktori i një formule tjetër shpëtimtare, nyja e problemëve të shtetit të Kosovës, nuk do të zgjedhët ndonjëherë.
Dështimet e qeverisë në ikje ishin të shumta, në rend të parë korrupsioni ka arritur pikën kulminante të saj në gjitha Institucionet e vendit. Zhvillimi ekonomik i Kosovës, ka qenë një dështim dhe dëshprim i pa imagjinuar. Dhe Europa ka bërë vërejtje të vazhdueshme, drejtuar qeverisë së Kosovës, sidomos në prekurimin publik dhe sundimin e ligjit. Kosova mbetët pothuaj e izoluar edhe nga ekonomia e tregut, ndërsa mallrat vijnë nga anë të ndryshme të Serbisë dhe Maqedonisë, dhe shumica e tyre me afat të skaduar. Qeveria në largim ka edhe shumë vërejtje të tjera dhe ka ndikim në mediumet publike. Shtrirja e autoritetit të vendit ka qenë e përgjysmuar, si dhe shumë dështime të tjera, të cilat nuk kanë të ndalur…
Përveq tjerash, në Kosovë ka edhe krime të fshehta që janë bërë pas lufte, të cilat janë shkakëtuar në emër të UçK-së, dhe atdhetarizmit të rrejshëm, duke mos i kursyer eprorët edhe ata që ishin në ballë të luftës kundër okupatorit dhe armikut të përbashkët, njëherazi ishin dhe krahu i djathtë i Presidentit historik Rugova, por qytetarët e presin ndonjëherë fjalën e drejtësisë, që njerëzit e inkriminuar të marrin çmimin e merituar nga drejtësia.
Populli është vetë koshient i ngjajeve dhe rrjedhave të reja, sidomos duke përcjellë fushatat e partive politike dhe premtimet e tyre maramendëse, që ia premtojnë popullit të lodhur kosovar për ta përfituar votën e tyre, vetëm e vetëm për të dominuar në qeverisjen e ardhshme. Ata premtojnë shifra të mëdha milionshe, duke improvizuar një lojë të mundimshme me popullin e vet, e cila tregon qartë se është në disfavor të saj, sepse ato shifra milionshe burojnë nga vetë kurrizi dhe djersët e këtij populli.
Kjo nënkuptohet vetëvetiu, me që janë të qarta veprimet dhe keq-menagjimet e këtyre njerëzve në pushtet, të cilët dështuan në qeverisjen e tyre dhe dëshirojnë përsëri të qeverisin Kosovën. Dhe shtrohet pyetja, a do ta lejon, apo toleron populli një sjellje të këtillë naive, aq më pak përputhen nevojat e popullit dhe shtetit edhe përnjë mandat të tillë, të të njëjtës udhëheqje, e cila në fushatat parazgjedhore përçapet edhe më shumë me apetitet e veta, apo për të shpëtuar nga kurtha, në të cilën ka rënë, duke bërë mëkate trashanike.
Vetë populli kosovar duhet të jetë syhapur në zgjedhjet e ardhshme dhe të zgjedh më të merituarin, pa marrë parasysh bindjet dhe ideologjitë partiake që i takon, sepse ndër të tjera, populli është i vetmi që e meriton të evitojë vetë të metat dhe keqbërësit, të cilët në kurriz të popullit dhe shtetit pasurohen dhe bëjnë kapital pa meritë. Çfarë bashkojnë këta njerëz në fakt? Apo, nuk ka dyshim se ata bashkojnë fatkeqësinë e këtij populli , i cili është i molisur deri në palcë me gjitha metodat më ç’njerëzore, por me gjithë atë, prapë ky popull është stoik dhe qëndron përballë këtyre plasaritjeve, duke qenë optimist si gjithherë për të ardhmën e vet dhe i cili ka besim në vetë rininë e saj të shëndoshë dhe intelektuale.
Kosova dhe populli i saj duhet të krenohet me kombin dhe bijtë e bijat e kombit të vet, duhet të krenohet dhe me historinë e lavdishme të saj, duhet të krenohet dhe me shtetin e pavarur të saj, në veqanti duhet të krenohet dhe me rininë e gjallërishme të saj, të cilën e ka ardhmërinë më të fuqishme dhe më lavdishme të vendit vet. Kosova duhet të krenohet edhe më të arriturat e saj në fushat ekonomike dhe politike, por jo, në këtë rast qeveria në ikje nuk ka me çfarë të krenohet, sepse të arriturat e saj janë vetëm dështimet, me të cilat duhet të turpërohet!…

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen