Famullia katolike shqiptare në Shtutgard – festoj 100 vjetorit e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë

Histori & Fakte | admin | 19.10.12 | 18:08

 

Pamje nga Ceremonia e  meshës se Famullisë shqiptare  dhe  festimit te pavarësisë se Shqipërisë  në Shtutgart.

Në saje  të 100 vjetorit të pavarësisë mbare kombëtare shqiptare, Famullia Katolike Shqiptare e Gjermanisë me qendër në Shtutgard organizoj meshën solemne për të falënderua të madhin Zot edhe elitën kombëtare për arritjet, sukseset dhe sakrificat e përgjithshme një shekullore në shërbim të binomit „Fe e Atdhe“.

Ky  eveniment u  mbajt  nën juridiksionin e At Marjan Lorencit dhe këshillit  të Famullisë  me datën: 14. Tetor 2012 ne ora 12:00. Edhe këta qytetarë të Republikës së Kosovës,që jetojmë dhe punojmë në Gjermani, ne  rrethin e Shtutgardit  ,tashmë  e kurorëzuan  një fazë  të historie kombëtare, me veprimtarinë e vet , për të brumosur  aktivitetet,si ato kulturore,artistike  e deri te ato politike, e pse jo edhe fetare,duke u qasur përmes Shoqatave,Klubeve dhe bashkësive fetare që kanë qenë,janë dhe do vazhdojnë  se ekzistuari në të ardhmen, gjithnjë për të mirën dhe përkujdesjen ndaj edukatës,traditës,kulturës dhe frymëzimit për të mbetur shqiptar,për ta penguar asimilimin dhe dukuritë tjera në dobinë e  kombit shqiptarë.

 

Pamje nga Ceremonia e  meshës se Famullisë shqiptare    dhe   festimit te pavarësisë se Shqipërisë  në Shtutgar kësaj feste ju gëzuan edhe nxënësit shqiptar  qe kane lind dhe po  rriten ne mërgim.

Pamje nga publiku  duke e percjellur   manifestimin me vëmendje

Mërgimtarët tanë , tashmë  kanë filluar dhe po  operojnë,   fakte dhe dëshmi  para  popullit mik gjermane   dhe atij botëror ,se dinë të festojnë,dinë të respektojmë dhe që ky komb i vogël i Evropës ekspozon  Makro-vlera që  nga Antika,po jeton në harmoni dhe barazime të gjithë kombet tjera.

„Misioni Katolik Shqiptar“ me qendër në Shtutgart(tash Famullia Katolike Shqiptare ),që pala Gjermane ,atëherë (para 28 vitesh  dhe sot i ka gjithnjë dyert e hapura për ketë institucion fetar dhe kombëtar,sepse Klerikë  Katolik,si gjithmonë kanë dëshmuar për kultivimin dhe zhvillimin e binomit të mirënjohur- Për“ Fe e Atdhe“-kudo që ka vepruar dhe sot që vepron!

Në famullinë tonë Shqiptare Katolike në Shtutgart, u  festuar me 14.10.2012 ,përmes Meshës së organizuar nga At Marjan Lorenci,Këshillit  të  famullisë dhe aktivistëve  e veprimtarëve  tjerë,  nuk u kursyen qe kjo ditë të  merr një  karakter  festiv dinitoz  për „100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë“, qe përmes organizatorëve ishin ftuar  shumë shoqata  dhe organizma    qe veprojnë në Shtuttgard dhe ma gjere. Ne këtë meshë  e cila i shërbeu manifestimit të pavarësisë   se Shqipërisë,   morën pjesë    njerëz   dhe përfaqësues  nga  „Qendra Kulturore  Shqiptare“   e Shtutgardit, „Lidhja e Shkrimtarëve  dhe Artistëve  shqiptarë në Gjermani“ , „Shoqata Pavarësia  nga Shtutgardi“  „Yjet e Kosovës“ nga Emmendingeni -Freiburg,intelektual, veprimtarë  nga   dhe një numër i madh i  konfeksionit     jo katolik  qe vëllazërisht    e ndien kënaqësinë   rreth   një flamuri, një Kombi dhe një  shteti , shtetit të Shqipërisë së pavarur dhe të bashkuar.

Fillimisht At Marijan Lorenci  i përshëndeti te pranishmit  mysafirët    dhe publikun qe ishte   me ceremoninë e  lutjeve dhe    mbajti një  fjalim    përkushtuar   kësaj dite të shenjte Ditës se pavarësisë se  Shqipërisë  e  duke i  nderuar    figurat  e ndryshme  nga    stërgjyshërit tanë  te ilirishtes po edhe ne kohen e vone    , si figurën    e te madhit  Skënderbeut ,   rilindësit tanë  qe   ishin  gurë them, i  kulturës tonë  , Nene Terezën   një figurë    nder ma te mëdhatë nnë  glob , qe  i  dha  ky popull  si  dhuratë   botës , qe rrodhi nga   gjiri i këtij populli të vogël, por me format te madh  për      kulture , humanizëm  e pa shembull .At Lorenci  nuk la pa përmendur edhe    historinë dhe   pasojat  e luftës se fundit    në Kosovë  duke   i nderuar figurat  e  kombit   ato  ushtarake    si Adem Jasharin dhe  Ushtrinë  çlirimtare të Kosovë,  si ushtri e shenjte  e nderuar dhe e respektuar qe ne saje të saj dhe faktorit ndërkombëtar   u çlirua edhe Kosova. Ne  foltore  doli edhe Vitor Spaqi  këshilltar   në

Famullinë Shqiptare te Shturtgardit  nga e cila i  përshëndeti  te  pranishmit edhe ne  emrin e Qendrës Kulturore Shqiptare  nga e  cila  shfrytëzuan rasti de  e nderuan   me një mirënjohjeje Famullinë Shqiptare   për veprimtarinë , kulturën dhe  aktivitetin e saj   kombëtare .

Ne mesin e  kësaj ceremonie,  pos meshës  se  kësaj dite të shenjte  për kombin shqiptar  morën pjesë një   grup  i   nxënëseve dhe të rinjve, me kostume kombëtare aktruan rolet e  figurave të ndryshme   si të Skënderbeut ,“Nene Terezës“ , „Ibrahim Rugovës“ , „Ismail Qemailit“ , ne ngritjen e flamurit , „Isa Boletinit“ , Fanolit dhe disa  figurave tjera qe   i  gërshetuan njëra pas tjetrës.

Derisa, bëhej bekimi i Flamurit kombëtar  dhe heroizmi  i qëndresës shqiptare  pëshpërima e  këtyre  te rinjve  u skenua në korridoret e   sallës.  Të pranishmit ishin të shtangur nga surpriza dhe befasitë ,që të rinjtë e Famullisë  Katolike Shqiptare interpretuan rolet e tyre që,fillimisht   ishte projekt ide e z. Mustafë Shabanit  e më pas  ishin të përgatitur nga Motrat e nderit ,Motra Terezina Paluca dhe Motra Roza Qerkini, të ndihmuara nga Këshilltaret e Famullisë në krye me z Vitor Spaqi, aktivisti z. Zef Prenka  dhe z. Lon Karrica, skena nuk pushoj  nga aktrimi  në vazhdimësinë   e  figurave   siç ishin“E lumja Nëna Tereza“alias Martina Karrica,(audio motra Roza)që të pranishmit u përlotën nga mesazhet e saj,duke porositur popullin shqiptar ,që të japin gjithçka nga vetja  e tyre,të falënderojnë Zotin, dhe zbuloi kryerjen e amanetit të ish Presidentit Klinton qe  i kishte  dhënë  Nënë Terezës,që të bëjë Kosovën e Pavarur.

Ajo porositi edhe të vazhdohet rruga e trasuar nga presidenti Dr. Ibrahim Rugova ,që më pas në skenë u  shfaq edhe Dr. Rugova,alias Artan Mirdita,i cili i  entuziazmoj të pranishmit me imitimin e tij  për figurën e Ibrahim Rugovës.

 

Artan Mirdita ne rolin e Ibrahim Rugovës

 

Dr. Ibrahim Rugova,duke falënderuar të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e Pavarësisë së Kosovës Dardane,si ai i bekonte Kosovën,popullin shqiptarë,Amerikën,Papa Gjon Palin e dytë,Nënë Terezën,përmes porosisë që të duan njëri tjetrin përfundoj  aktori Artan Mirdita  , u nderua  edhe  figurën e Prof. Anton Qeta edhe e disa figurave tjera qe këta  te rinj disa online kasino herë u  ndërpre nga duartrokitje  frenetike , qe  lanë  mbresa të   thella  ne   sytë e të pranishmeve me çka publiku  u nda shume i lumtur e i ngazëllyer  dhe i ngopur me  sfidimin- artistik  të këtyre aktorëve  të rinj.

 

Rolet  që interpretuan aktorët e rinj   ishin  nën përkujdesjen e z. Nikollë Selita me inventar të zërimit ,ndërsa skenari z. Mustafë Shabani,  Regjia Zef  Prenka.

Pamje e grupit artistik qe vepron ne kuadrin  e „Famullisë shqiptare“ te Shtutgardit mesa  vijon:

Lajmëtarin………………………………Liridon Përvorfi

Skënderbeun………………………………Albert Përvorfi

Kalorësit e Skënderbeut………………Valmir Prenka dhe Liridon Përvorfi

Pal Ëngjullin………………………………David Prenka

Ismajl Qemajlin………………………….Ukë Zefaj

Don Nikollë Kaqorrin…………………Alban Buzhala

Luigj Gurakuqin………………………. Nol Zefaj

Marigonen…………………………………Adelina Spaqi

Përcjellëset e Marigones……………..Agnesa Mirdita dhe Flora Spaqi

Nëna Terezë………………………………Martina Karrica

Audio(Nënë Tereza)…………………..Motra  Roza

Dr Ibrahim Rugova……………………Artan Mirdita

 

 

Ishte  një  kënaqësi  qe gjithnjë të bashkuar    dolën   duke  biseduar   ,  çmallur me njeri tjetrin ,  qe do te jetë një ditë e pa harruar nga  pjesëmarrësit qe është mirë, edhe   konfeksionet tjera  fetare    ta marrin si shembull   këtë   organizim dhe  këtë veprimtari të kësaj  Famullie shqiptare  qe  me veprimtarinë  e vet   kane  sjelle  atdheut  afri , respekt  dhe dashuri ndaj atdheut.

Citat  dhe thirrje nga autori:

Qytetarë,vëllezër e motra,të nderuar  dhe mërgimtar ku do që ndodheni  le të mbetet  kjo  feste në Shtutgard,  si    festë e flamurit tonë kombëtar e simbolit dhe e qëndresës qe tregoj ky popull  nga  orvatesit  dhe armiqtë tanë   te egër  , me qellim qe ta lëne këtë popull të robëruar!… Urojmë që kjo ditë madhështore të jetë një ditë e shenjtë për të gjitha forcat politike të kombit tonë, për një udhëheqje ma progresive për interesin e kombit tonë, të jetë një ditë e kurorëzimit për një qëllimi dhe një mendje me një vizion dhe ide ,me një strategji dhe synim, me një vullnet dhe harmoni , e të gjitha forcave intelektuale ,krijuesve,artistëve,biznesmenëve dhe të gjithë spektrit në elitën e kombit të bashkohen rreth flamurit, të jetë mesazhi ma i mire i kësaj dite madhështore  të veçanet  dhe rrumbullakim  jubilar për ardhmërinë   vendit .  Kjo festë le të jetë një kushtrim që të na bashkojë ma tepër se gjithherë shqiptarët në Shqipëri , Kosovë , dhe në trojet tona nën Serbi ,Maqedoni, Greqi dhe Mal të Zi .

 Vëllezër , motra dhe bashkatdhetarë  në mërgim, me një theks të veçantë shtojmë ,  ky takim  le  mbetet si festë  mesazhi, kudo që gjendeni nëpër botë,  është  e nevojshëme që ta shijojmë ngrohtësinë e ngjyrës se këtij flamuri, të kombit që duhet ta ndiejmë  veten krenar dhe ballëlartë qe i rezistuam   historisë nga armiqtë grabitqarë duke  ruajtur,  vlerat  e kombit,  gjuhen dhe traditën, por edhe simbolin  e flamurit, qe çdo shqiptar  identifikohet përmes tij. Vlera  e këtij simboli  kuq e zi , le te mbetet   synim qe  këtë flamur,  ta përqafojmë,  ta duan   edhe fëmijëve tanë edhe brezi që po e rrisim në dhe të huaj. Të mbeteni  faktor  nxitës   që përmes jush të mësohen dhe të joshen për atdhedashuri ndaj kombit të vet  edhe pasardhësit tuaj . Këto ditë kjo ditë   e  shtrenjtë festohet anembanë botës shqiptare,  por edhe në diasporën shqiptare  ku menjëherë pas shpalljes së Shqipërisë, shtet në vete u festua që nga mërgimtaret tanë të hershem nga Fan Noli i madh i kulturës shqiptare ,Faik Konica i shkrimeve dhe te gjithë patriotët e ma vonshëm deri te vëllezërit Gërvalla  dhe ,Kadri Zeka  qe ishin  heronj nga qyteti  i Shtutgardit ,Enver Hadri  i cili  u fut, i pari në Parlamentin e Evropës për të drejtat e shqiptareve në  ish Jugosllavi etj. Me ketë flamur manifestuan protestuan dhe kryen obligimin dhe amanetin e vet deri ne vdekje për një gjuhe ,një komb dhe për një flamur ,prandaj shëmbëlltyra e tyre le të na shërbej  edhe neve si frymëzim e edukim. Këtyre  amaneteve  të patriotëve tanë, mos t“u shmangemi, por të vazhdojmë  të punojmë  e të veprojmë , deri në realizimin e ëndrrave të tyre por edhe tonave  qe i kemi ne zemër   për një prosperitet  të kombit tonë në mesin e familjeve  të popujve tjerë  në Evropë të lirë  e të barabartë.

Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë heroike  – 28 Nëntor 1912 ishte një akt historik, që siç tregoj dhe dëshmoj historia do t’ua ngrehu lart krenarinë shqiptarëve, dinjitetin dhe gëzimin. Mbasi ky ishte flamur i luftëtarëve heroik, të vuajtjeve dhe gjakut të derdhur për një Shqipëri, te lirë sovrane e të pavarur. Ky 28 Nëntori i sivjetshëm  na gjeti ne shqiptarëve ma të lirë, ma të gëzuar e ma të bashkuar se kurrë, prandaj ti nderojmë të gjithë ata që me përkushtim punuan për ta gëzuar neve këtë ditë aq te shtrenjte për shqiptarët. Gëzuar , Gëzuar për shumë mote 28 Nëntori  2012, Dita e  Flamurit – Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë.

Këtij teksti po   i  bashkangjes  një poezi për ketë   festë mesa vijon:nga autori Luan(Asllan Dibrani

Të bashkuar  të dalim për  në Vlorë

të festojmë këtë    një njëqindvjetor

të mos rrimë, ma nën terror

te rrojë Shqipëria  po në Vlorë !

Me një flamur  e një gjuhë

me një gjak e histori

mos këqyrni fe,kanun e prapështi

ju te krishterë,mysliman , ortodoks e bejtexhinj!

Jeni shqiptarë e asgjë tjetër

të festojmë o vëllezër   për një Shqipëri

Kur t“bashkohem  të gjithë se bashku

t’ja kthej nëmen,  mëmës Shqipëri!

Ti  rikthejmë Kosovë e Çamëri!

trojet tona  në Maqedoni e Mal të Zi

Të lidhim besa besën  e shqiptarisë

ti themi  njeri tjetrit „ME FAT  DITA  E  PAVARESISE“!?…

Të dashur bashkatdhetarë për krejt ne fund  kudo qe jeni Gëzuar , Gëzuar për shume mote 28 Nëntorin  , Dita e  Flamurit – Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë!Le te  mbete  si synim    qe pas Shpalljes së  Shqipërisë  , asaj të Kosovës  ti vije radha   ngritjes se  flamurit  gjithëkombëtar  ne nëntorin e tret për    një   pavarësi  të  një Shqipërie të bashkuar.

28.11.2011 Shtutgard

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen