Qëndra Kulturore Shqiptare në Shtutgart – Orë Letrare

Reportazhe | admin | 13.11.12 | 20:37

Një aksion i tillë i një serë festimeve në botë shqiptare ,u bë edhe në Shtutgard të Gjermanisë, „Rrugëtimi poetik i krijuesve shqiptar për festën e Pavarësisë së Shqipërisë“. Shtegtimi i Unionit të Shkrimtarëve dhe të krijueseve të letërsisë shqiptare filloj këtë turne me një organizim simbolizues në gërshetimin e të gjithë shkrimtarëve nga trevat shqiptare qe ishte një simbol i bashkimit pranë festës së madhe të flamurit tonë shqiptare, qe u ngrit në Vlorën heroike në vitin 1912.

100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë i bashkoi krijuesit shqiptar në gjithë botën .Ky Jubile i bashkoi poetet tanë siç ishin zoti Reshat Sahitajn-shkrimtar dhe kryetar i Unionit të Shkrimtarëve dhe krijuesve shqiptarë nga Brukseli, Gani Xhafollin-poet nga Prishtinë, Bahri Miftari-prozator nga Tirana,Kalosh Çeliku-poet, saterist i njohur dhe redaktor i i revistës Zekthi nga Shkupi , Haxhi Shabani-poet,gjuhëtar,gazetar nga Ulqin, Arsim Halili-poet nga Presheva dhe Qamil Zekolli- publicist ,veprimtar dhe krijues në mërgatën shqiptare. këta e nisën karvanin e vet nga Brukseli dhe vazhduan në Paris, Berlin, Shtuttgar në Gjenevë dhe Zurich për ditët e ardhshme edhe në vende tjera duke sensibilizuar kudo të pranishmit me një organizim të nivelit dhe të përmasave të mëdha drejt një uniteti unanim nga elita e intelektualëve dhe krijuesve të kombit. Edhe në këtë takim lanë mbresa të këndshme. Ishte një kënaqësi të jesh pjesëmarrës i takimeve të këtij rangu qe si nikoqire ishte „Qendra Kulturore shqiptare e Shtutgardit“ qe organizoj një pritje në stilin e rrufeshëm qe u tubuan mbi 50 krijues dhe artdashës të artit dhe kulturës shqiptare me moton të jemi së bashku në Jubileun e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë po edhe pas sajë.

Fillimisht moderatorja Gjyla Leci si sekretuare e Q.K.SH te Shtutgardit e hapi takimin ku ju uroj mirëseardhje të pranishmeve dhe i përshëndeti me çka tregoj edhe rendin e pikave dhe qëllimin e tij. Ajo e ftoj Vitor Spaqin kryetar i „Qendrës Kulturore Shqiptare“ nga Shtutgardi ta mbaj fjalën e rastit qe vlen te përmendet se kjo Qendër është duke dhënë kontributin e sajë, dita ditës dhe po bënë hapa avancues drejt një organizimi të mirëfilltë në kornizën e aktiviteteve dhe veprimtarisë kombëtare me ç’rast po i bashkangjes diskutimin e zotit Vitor Spaqit si ma poshtë.

Të nderuar zonja dhe zotërinj, shumë i respektuar ish Ambasadori Dr.Vilson Mirdita, veprimtarë krijues, afaristë, publicistë, arsimtarë të shkollave plotësuese në gjuhën shqipe, me lejoni qe ne cilësinë e Kryetarit pranë Q.K.K.SHtuttgart t’ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë takim . Në veçanti falënderoj përfaqësuesit e unionit të shkrimtarëve dhe kritikëve shqiptarë : zotin Gani Xhafolli,z.Reshat Sahitaj,z.Qamil Zakolli z. Bahri Myftari, z.Arsim Halili ,z. Kalosh Qeliku ,dhe z.Haxhi Shabanin.

Të dashur mërgimtarë, sot gjendem së bashku ku na bashkon Nëntori i Lavdishëm, na bashkon e kaluara e tashmja, por do të na bashkon edhe e ardhmja!

Unë jam krenar se në Karvanin tuaj merreni edhe vlerat e krijuesve dhe mërgimtarëve nga Shtutgadi,dhe për ketë keni pas edhe arsyen e veçantë dhe ne ju falënderojmë.

Kjo mërgatë dha kontributin e jashtëzakonshëm si para luftës, gjatë luftës si dhe mbas luftës, mund të veçohet vrasja e dëshmoreve të kombit të vëllezërve Gërvalla ,Kadri Zeka Sali Çekaj,por edhe ne rrafshin intelektual të Shtutgardit. Shtutgardi dha Ambasadorin e parë në historinë e shtetit me te ri ne Botë zotin Dr . Vilson Mirditen. Jo rastësish jemi këtu në këtë orë letrare ,mu sot në këtë datë: të 8. Nëntorit 1462 para 660 vitesh, kryepeshkopi i Durrësit Pal Engjulli lëshoi dokumentin e parë të gjuhës shqipe “ Formulën e Pagëzimit“

Pra kjo ditë, dhe të tjera si kjo për vite me radhe i bënë krijuesit tanë, poetet tanë edhe në të ardhmen ma të fortë,do ta gjejnë frymëzimin. Kështu qe poetet tanë dhe mërgata janë të jetë lidhur ngushti si mishi me thoin!

Ky kuptim vjen dhe bëhet ma madhështor, kur kjo mërgatë e frymëzuar nga poetet nga krijuesit e dashuruar me vlerat e kulturës dhe etnografisë shqiptare,japin mesazhin ma të ëmbël të kohës, qe edhe penda e kohës së Rilindjes, do të dridhej nga gëzimi edhe sot , nga realiteti, nga shpresa, se ne kemi një mërgatë të shëndoshë kombëtare dhe intelektuale. Pra sot jemi këtu të bartim peshën e kohës së historisë tonë shqiptare, të letrave dhe të shpalosim kujtimet e paharruar të historisë se lavdishme, qe nga koha e Kastriotit e gjerë me ditët e sodit nëpërmjet poezisë,nëpërmjet shpirtit të lirë të poetëve , krijuesve, shkrimtarëve , piktorëve etj ! Duke i shpalosur këtë kujtim aq të lavdishme, krahas saje nxirren edhe kujtimet e dhimbshme ku populli shqiptar kaloi neper egzode të ndryshme, por plotë shpresë.

Qendra Kulturore Shqiptare e Shtutgardit , do vazhdoj të kontribuoj me ruajtjen dhe kultivimin e vlerave tona kombëtare shqiptare dhe njëkohësisht ato edhe do ti prezantojë. Pra të dashur miq dua ta përmbylli fjalën duke kujtuar dhe përkujtuar të gjithë dëshmorët e kombit, por edhe dëshmorët të cilët dhanë jetën për lirim edhe bashkimin e tokave shqiptare në të gjitha kohërat. Zoti i bekoftë poetet tanë shqiptar, zoti i bekoftë shqiptarët ku do qe janë, dhe urime 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Jubileu i Pavarësisë së Shqipërisë me këtë takim e shënoj edhe prezantimin e librit „Dhembë e Bukur“ kushtuar Ali Podrimes!

Në këtë takim u bë edhe prezantimi i librit për shkrimtarin Ali Podrimën i cili fizikisht u nda nga ne ,qe vdiq para ca muajve. Libri „Dhimbë e Bukur“ që u krijua si kushtim poetit Ali Podrimja . Ky libër, të cilin e kanë përgatitur Reshat Sahitaj e Begzad Baliu, përfshin 38 poezi, 10 shkrime eseistike dhe një in memorial. Librit i paraprijnë fjalët e rastit nga zoti Reshat Sahitaj e Begzad Baliu, të mbajtura në orën letrare në shenjë lamtumire me rastin e vdekjes së Ali Podrimjes, të organizuar nga Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë, në Bibliotekën Kombëtare, më 24 korrik të këtij viti në Prishtinë. Pas këtyre fjalëve, sipas rendit alfabetik, kanë zënë vend poezitë, që janë në numrin më të madh, pastaj shkrimet eseistike, fjalët përkujtuese për poetin dhe për veprën e tij. Krijimet për Podrimjen në këtë libër hapen me vargjet e Agim Vincës, ndërsa mbyllen me ato të Visar Zhitit. Disa nga emrat tjerë, që i kanë kushtuar vargjet e tyre Poetit janë: Gani Xhafolli, Iliaz Bobaj, Jolanda Lila, Jonuz Fetahaj, Namik Selmani, Nexhat Rexha, Selajdin Krasniqi, Timo Flloko ,Nazmi Rudari,Mustafë Krasniqi,Jeton Kelmendi etj. Krijuesit janë nga të katër anët e trojeve shqiptare, por edhe nga diaspora shqiptare.

Fillimisht takimin e përshëndeti në emër te grupit krijuesi Qamil Zekolli, i cili foli për iniciativën e organizimit të këtij turneu nëpër Evropë deri në ditën e Pavarësisë qe do të mbahet në Vlorë .Zoti Zekolli përmendi krijuesit qe ishin bashkudhëtar Reshat Sahitajn, Gani Xhafollin, Bahri Miftari,Kalosh Çeliku, Haxhi Shabani dhe Arsim Halili qe të gjithë krijues ,poet ,shkrimtarë dhe publicist me një mori veprash të botuara ,janë nder krijuesit ma të spikatur ne botën e krijimtarisë letrare.

Pastaj fjalën e mori kryetari Reshat Sahitaj bashkautor i librit „Dhembë e Bukur“ qe i përshëndeti të pranishmit e kësaj ore letrare duke e falënderuar ish ambasadorin e Kosovës zotin Vitor Spaqin dhe Vilson Mirditën qe ishin si iniciator të organizimit të kësaj ore letrare .Foli edhe për mesazhet qe kishte lënë Ali Podrimja qe të takohet me mërgatën shqiptare ,ti epet një prioritet asaj dhe te ruhet si arma ma e fuqishme e atdheut. Ai foli edhe për vlerën e këtij libri ,po edhe lidhur me organizimin e ma tutjeshem të këtij karvani kushtuar festes se 28 Nëntorit. Përmendi edhe Ministrinë e Diasporës shqiptare të Kosovës qe është mbështetëse e kësaj iniciative me qëllim qe të jetë një organizim sa ma produktiv në Diasporën shqiptare në tërësi.Zoti Reshat Sahitaj shpërndau librin në publik falas me çka u falënderua nga shumë të pranishëm. Pastaj morri fjalën edhe poeti nga Tirana Bahri Miftari qe ishte shumë i kënaqur me prezencën e tij, ku përmendi vlerta e këtij takimi . Në foltore dolën edhe Zoti Kalosh Çeliku , Gani Xhafolli, Haxhi Shabani dhe Arsim Halili të cilët u prezantuan , lexuan punimet e veta pran publikut , e admiruan takimin në fjalë dhe u kënaqen në mesin e krijuesve dhe dashamireve te artit në Shtutgard.

Prezantimi i krijuesve dhe veprimtarëve nga Shtutgardi

Krijuesit nga Shtutgardi ishin , Zonja Miradije Gashi e cila u prezantua me disa poezi , mësuese e Shkollës shqipe „Bashkimi kombëtar“, Miriman Bajraktari-recitator i cili mahniti te pranishmit. Në radhë ishte Asllan Dibrani publicist ,piktor dhe veprimtar qe u paraqit me poezinë kushtuar pavarësisë se Shqipërisë dhe me një fjalim te shkurtër ku i përmendi vlerat e takimeve të tilla qe i vlerësoj si shumë me rëndësi, produktive dhe të domosdoshme për mërgatën shqiptare. Pastaj shtoj se formimi i këtij grupi nga të gjitha trevat shqiptare është një simbol i bashkimit, i cili flet vet , rrëfen vet dhe nga ky aktivitet rrjedh mesazhi i përbashkët për një Shqipëri të forte dhe të bashkuar në gjirin e familjeve të popujve të Evropës

Xhafer Leci publicist në diskutimin e tij përshëndeti të pranishmit, mysafirët, organizatorët, ish Ambasadorin Vilson Midita, dhe Dr.med.Bekim Balidemaj. Leci shtoi: Neve mërgimtarët as gjë të jashtëzakonshme nuk kemi bërë për vendin tonë, për pos ishim një argat që ja kemi pasur borxh atdheut tonë .

Kam pasur fatin ti njohu atdhetarët e Kombit si dëshmorin Vehbi Ibrahimin, ka qenë viktima e parë e terrorit serb, i cili u vra nga UDB-a jugosllave më 10.10.1981 në Bruksel të Belgjikës. Po ashtu kam pasur fatin dhe nderin që kam njohur vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, për të cilët edhe sot ruaj kujtimet dhe dhembjen e madhe sidomos gjatë ceremonisë së varrimit më 1982. Ma tutje tha përshëndes Reshat Sahitaj, të cilin për herë të fundit e kam takuar më 25.01.1990 në Bruksel qe ishte njëri nga organizatorët e ceremonisë së varrimit të heroit Enver Hadri. Morëm pjesë nga Shtutgardi shumë bashkatdhetarë me të cilët me 2 autobusë me plotë bashkatdhetar ,vëllezërit nga Tenava e Tetovës, Nami e Jakup Ramadani ndihmuan në ceremoninë e varrimit. Këta dëshmorë të kombit janë ata që na frymëzuan neve mërgimtarëve, se si duhet ta duam njeri tjetrin, vendin dhe popullin tonë, se si duhet të punojmë deri në çlirimin e Atdheut në tërësi … ti paraprije festave tona kombëtare siç është 28 Nëntori në 2012 , e përfundoj ndër të tjera zoti Leci

Në vazhdim fjalën e morën edhe disa poet dhe veprimtarë si Asllan Koqinaj u prezantua me poezi. Me fjalë ngrohëse , joshëse dhe atdhedashurie i shtuan vlerën këtij takimi edhe nga zoti Zef Preka veprimtare dhe publicist, përfaqësues i faqes së internetit „Rrezorja“ qe është duke dhënë kontribute te mëdha në publikimin e sajë me një serë temash me motive kombëtare ,pastaj Zeqiri Asllani, mësues i shkollës shqipe në Shtutgard qe nxënësit e tij janë duke lënë gjurmë në rritjen dhe kultivimin e vlerave ne fushën e dramaturgjisë , poezisë ,këngës dhe vallëzimit qe pamja e tyre është ushqimi dhe shpresa e shpirtit të brezit të ri në ruajtjen e kulturës sonë dhe traditave tona. Ndue Lekaj, Sylejman Lulaj dhe zoti Vilson Mirdita-ish Ambasadori i Kosovës në Berlin dhanë një serë shprehjesh në të mirën e atdheut në prag të festës madhështore të 28 Nëntorit 2012 . Programin e moderoi sekretarja e QKSH Gjylije Lecaj me një kulturë të veçantë nga e cila shpesh u lexoi edhe poezitë nga Ali Podrimja.

Pas takimit nga Qendra Kulturore Shqiptare e Shtutgardit u shtrua një darkë për mysafirët e lartpërmendur,por edhe për krijuesit lokal me çka nuk u kalua pa hy në debate politike kulturore por edhe të humorit, nga te qeshurat duke krijuar një atmosferë të pa harrushme.

Shtojcë nga autori:

Edhe pak ditë na mbeten i përmbushjes së shekullit, ditës shumë të pritur, e të lumtur dhe të paharruar, për Vlorën heroike për Shqipërinë, për Kombin tonë të shenjtë dhe Flamurin e sajë. Mbas pesë shekujsh robërie, patrioti i mençur i kombit tonë, heroi i popullit Ismail Qemali Vlora, shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe ngriti të lirë dhe me krenari flamurin kuq e zi, që ngriti i madhi Skënderbe 5 shekuj ma herët, me të njëjtin qëllim simbolin e lirisë për pavarësinë e Shqipërisë nga robëria 5 shekullore nga turku . Urojmë që kjo ditë madhështore e 28 Nëntorit të jetë një ditë e shenjtë për të gjitha forcat politike dhe intelektuale siç jemi takuar sot këtu ne Shtutgard . Le të jetë një ditë e kurorëzimit të një mendje me një vizion dhe ide, me një strategji dhe synim, me një vullnet dhe harmoni për të gjitha forcat intelektuale, të krijuesve, artistëve, biznesmenëve dhe krejt spektrit në elitën e kombit të bashkohen rreth flamurit tonë. Le të jetë mesazhi më i mirë i kësaj dite madhështore të veçantë dhe rrumbullakim jubilar për ardhmërinë e vendit. Kjo festë le të jetë një kushtrim që të na bashkojë më tepër se gjithherë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe në trojet tona nën Serbi, Maqedoni, Greqi dhe Mal të Zi në një Shqipëri natyrale, aq sa ishte para copëtimit nga okupatorët dhe tradhtarët e vendit. Kjo ditë e shtrenjtë festohet anembanë botës shqiptare, por edhe në diasporën shqiptare ku menjëherë pas shpalljes së Shqipërisë shtete ne vete , vite me radhë u festua, që nga mërgimtaret tanë të hershëm, që nga Fan Noli i madh i kulturës shqiptare, Faik Konica i pavdekshëm, dhe të gjithë patriotët e më vonshëm, deri të vëllezërit Gërvalla dhe, Kadri Zeka, që ishin heronj nga qyteti i Shtutgardit siç përmenden edhe diskutuesit e ma hershëm. ! Ky takim nga elita e krijuesve shqiptar le të jetë si mesazh i bashkimit tek flamuri i kombit tonë, si udhërrëfyes i tolerancës dhe respektit ndaj njeri-tjetrit!

Të dashur bashkatdhetarë, kudoqofshi gëzuar! Gëzuar për shumë mote 28 Nëntorin, Diten e Flamurit , Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë! Le të mbetet si synim yni, që pas Shpalljes së Shqipërisë, edhe Kosovës t’i vijë radha edhe ngritjes së flamurit gjithëkombëtar në Nëntorin e Tretë, për një pavarësi të përbashkët, të një Shqipërie të bashkuar! Zoti e bekoftë popullin shqiptar me një Gjuhë , një Gjak , një Komb dhe një flamur.

fotooooo

Pamje e  krijuesve dhe veprimtarëve nga Shtutgardi  qe u paraqiten me punimet  dhe diskutimet e tyre  si zoti  Vilson Mirdita, Vitor Spaqi ,Gjyle Leci, Asllan Dibrani,Xhafer Leci, ,Zeqir Asllani,  Zef Prenka ,Nue Lekaj  Miradije Gashi dhe Miriman Bajraktari.

Kalosh Çeliku  dhe Asllan Dibrani

Grupi i krijuesve shqiptar  në përfundim te takimit duke  i dhuruar librat njeri tjetrit

Ish Ambasadori zoti Vilson Mirdita ,Zef Prenka ,Nue Lekaj , Zeqir Asllani dhe Asllan Dibrani në bisedë të lirë pas takimit.

Pamje e shkrimtarëve me rastin e një ndeje miqësore në Shtutgard.

Reshat Sahitaj  kryetar i Lidhjes së  Unionit të Shkrimtarëve dhe kritikëve  letrar dhe Asllan Dibrani afetar i kryesisë se  Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artisteve  shqiptarë në Gjermani  në ditën e takimit në Shtutgard   me rastin  e mbajtjes se orës  letrare  kushtuar  ditës se Flamurit dhe   ish shkrimtarit  Ali Podrimja.


Sahani Arifaj me mësuesen e vet  u takuan ne këtë takim pas 17 vjetësh zonjën Fehmije Hoxhaj .

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen