Lulën e shekullit shqiptar në Emmendingen e përcjellin manifestimet artistike – kulturore

OP-ED | admin | 28.11.12 | 18:08

Takim i këshillit organizativ me mediet lokale

Shoqata kulturore “ Yjet e Kosovës „, me veprimtarinë e saj shumë dimensionale, ka bër emër dhe është e njohur jo vetèm në qytetin Emmendingen, rrethin e qytetin universitar Freiburg por edhe në Gjermani dhe në Diasporën mbarëshqiptare.

Në prag të manifestimeve që kjo shoqatë me simotrat e saj dhe subjektet tjera të lartpërmendura do të organizojnë, që informimi dhe sensibilizimi edhe i komuniteteve tjera të jet në nivelin e duhurë, pasi që kan dhe krenohen me atë qka do të prezantojnë, sot ishin të ftuar edhe  përfaqësues te medies lokale „Badische Zeitung“.

Prania e këshillit organizativ në përbërje; Peter Weis- deputet i bundestagut gjerman, Fritz Kendel- Skenograf dhe udhëheqës i rrethit kulturorë në Emmendingen, Tahir Shabani- kryetar i shoqatës shqiptare të lartpërmendur, Clemens Häuser- udhëheqës i Cairitas- it dhe njëkohësisht nënkryetar i shoqatës kulturore “ Yjet e Kosovës“, Uwe Zimmer dhe Elke Ruber- përfaqësues të qendrës së seniorëve si dhe të projektit social- kulturor “ SKIP“, si dhe prania e Piktorit-Habib Shashivari, krijonte përshtypjen se pas përgaditjes dhe vendosjes me shije të punimeve të artistëve- krijuesve shqiptar dedikuar kësaj Ekspozite, finalja pritej me seriozitetin më të madh të mundëshem.

Për rrjedhën e Ekspozitës, programin artistik, prezencën e diplomatëve të Shqipërisë , Kosovës , vendeve tjera mike, pjestarëve të komuniteteve tjera që jetojnë e në këte mjedis si dhe publikut shqiptar, me datë 02 dhjetorë 2012, përfaqësuesit e mjeteve te informimit notuan me radhë bisedën e këshillit të lartpërmendur.

Artistët shqiptar që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani; Skulptori akademik- Mal Myrtaj,  Fotografja; Bukurie Dalladaku, si dhe Piktorët: Dan Gashi, Augustin Përgegaj dhe Habib Shashivari do të prezantohen me punimet e tyre, ndërsa për pjesën muzikore në sallën e Ekspozitës, so të kujdesën: Violinisti- Alban Pengili , Kitaristi- Albert Ibrahimaj si dhe Pianisti- Vigan Kuqi.

Informata për adresën dhe kohën e organizimit të Ekspozitës si dhe pasditës- koncertit artistik mund të lexohen edhe në ftesat e plasuara (flayer)ndaras.

Një dialog spontan për artin, huazuar në kohën e përgaditjes së Ekspozitës

“ I nderuari Habib, e vëreni vrimën lart në pikturën tënde, nëse dëshironi të mbuloni këtë plagë me pak ngjyrë ose me një fashë? Si do që të jet, Piktura dhe vrima e pèrfolur për mua kan një domethënje religjioze ndërsa më kujtojnë një ngjarje të rëndësishme në Kishë. E kuptoi, paraja ose perëndia, njëra prej tyre në çaste të caktuara ty dhe mua më nevoiten!“. ( Fritz Kendel- Skenograf dhe  udhëheqës i rrethit kulturor në Emmendingen )

„E shoh mirë, Fritz miku. Rrugëtimi i gjatë prej Dilemburg- ut deri në Emmendingen ështè fajtorë. Falëmnderit për pyetjet dhe këshillen miqësore. Unë dua që vrima të mbetet ashtu si është. Nuk më pengon fare, është një punë që është e përkryer me sukses dhe vetvetiu, duhet të e marrim ashtu si është. Të them të drejtën, unë e rrepektoi mendimin tuaj edhe pse nuk jam fare religjioz. E pranoi, ju mundeni ose nuk doni të më lëndoni por unë për vehten time nuk jam krejt i paquditëshem. Arësyeja: kur më kaplojnë vështirësitë e thërras perëndinë në ndihmë. Në të kundërten, kur më shkojnë punët mirë dhe mbarë nuk i kërkoi ndihmë askujt.

Miqët e mij, dua të ju rrëfej pak për kohen time studentore në Akademinë e arteve të Kosovës. Atë botë më mori me vehte fascinimi për pikturën dhe freskat italiane. Natyrisht unë jam një rob i pikturës i cili punon me zell tema dhe cikle të ndryshme temash në kohë të caktuar, ndërsa figurat e ndryshme që i vëreni sot në punimet e mija, të ngjitura njëra me tjetrën si muskuli dhe kocka, jan tema në vehte që përcjellin mesazhe leht të kuptueshme“. I takojnë ciklit: “ unë dhe ti „( Habib Shashivari- Piktor)

„Perëndi e ime, miku flet për paranë në prezencën tënde, pa paragjykime, ke mëshirë ndaj tij!  Arti në përgjithësi me punimet e lëmive- drejtimeve çfardo qofshin ato në veqanti, në njëren anë mvaret nga shija individuale që përmban në vehte diçka të ngjashme me mbështjellësin e zemrës dhe shpirtit ndërsa anë tjetër dinamike e jetës ka shumë shtresa. Duke u nisur nga vetja,  mendoi se arti përcillet dhe interpretohet prej vet artistit por edhe miqëve të tij përmes dy përjetimeve shpirtnore të momentit. Për shembull; njëri prej këtyre përjetimeve ndodhë atëher kur ne të pranishmit sot dhe këtu, ndjehemi dhe kemi disponim jo të mirë dhe anasjelltas kur ndjehemi dhe jemi me disponim të mirë“. ( Tahir Shabani- udhëheqës i shoqatës kulturore “ Yjet e Kosovës në Emmendingen)

“ Të nderuarit e mij, unë jam me profesion Artist i teatrit. Çdo kund më përcjellin katër fytyra njerzore, katër këndet dhe polet e botës së bashku me orën dhe gjashtë pikat e sajë treguese. Detyrën e vet, artit e realizon atëher kur njeriun e bènë të lëvizë, të shoh, të përkutoj, të filloi të mendoi lirëshem, të flas- vlerësoi ashtu si e ndjenë botën në pasqyrë nga këndvështrimi i botës së tij. Nëse nuk do të ishte ky mendim dhe kjo fantazi e lirë në kohë dhe hapsirë të lirë nuk do të mbijetonte art i mirfillët. Artisti në punimet e tij mund të ekspozoi- prezantoi art të mrekullueshëm. Ndonjëri do ta pëlqej atë punë kurse tjetri nuk do ta pëlqej.

Edhe pse këto ndjenja apo sjellje të vizitorëve nuk e sjellin në dyshim artin e mirë, shtrohet pyetja; çfar ndodhë me artistin në të dy rastet e cekura?

Rastisë shpeshëher që ata/ato hyjnë në dailog, hapen, i shkundin zemrën artit dhe artistit mjeshtër, përballën- përkujtojnë- krahasojnë fotografinë- punimin me përvojat e tyre jetësore, ose rastisë prap shpeshëher që ata/ato lodhen shpejt nga punimet artistike, mbyllin sytë dhe ikin nën strehën e tyre pa thën gjë sikur mos të kishin vizituar Ekspozitën“. ( Mustafë Sh.- Artist dhe veprimtar i dalluar i shoqatës kulturore “ Yjet e Kosovës“ në Emmendingen)

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen