Dosja e Çamërisë për herë të parë në Senatin amerikan

Histori & Fakte | Zef Prenka | 25.03.15 | 19:33

Nga:  Ibrahim Daut HOXHA/Historian

-Zhvillimet e ditëve të fundit ndaj çështjes çame në Parlamentin shqiptar, që mund të quhet çdo gjë, por jo shqiptar, tregon dhe njëherë ndjenjën e papërgjegjshmërisë të atyre që i kemi votëbesuar. I mbuloftë turpi i Historisë dhe dhemka e Kombit tonë! Elementi shqiptar në këto momente historike, është sa luajal, aq dhe kërkues, sa stabilizues, aq edhe pretendues në hapësirën e Europës juglindore… Pikërisht këto ditë Senati Amerikan, struktura më e lartë ligjvënëse amerikane, organizoi një seancë debati të posaçëm për “Problemin Çam”. Kërkoi nga qeveria (konkretisht Ministria e Punëve të Jashtme e ftuar në këtë seancë) shpjegime në lidhje me këtë krim masiv të mbartur. Këtu do të përmend kontributin me shumë vlera të z. Riçard Lukas, një lider i ri i komunitetit të shqiptarëve në New York, duke rihapur me kurajë kombëtare problemin çam në strukturat më të larta ligjvënëse amerikane. Siç thamë më lart, kjo, për mos të thënë sfidë, i kapërcen të gjitha hapat e deritanishme të diplomacisë sonë të viteve të fundit post komuniste. Në këtë seancë u pranua nëpërmjet apologjisë së përfaqësuesit grek, se qeveria greke e njeh mirë këtë problem që ka mbi supe. Ajo përpiqet ta anashkalojë dhe t’ia hedhë dikujt tjetër përgjegjësinë! E parë në këtë plan historik politik, çështja Çame do të shikohet në kontekstin e përgjithshëm të “Çështjes Shqiptare” që tashmë është shtruar për zgjidhje; jemi në pragun e 100 vjetorit të Konferencës së Ambasadorëve të 1913-s. Masakrat në fillim në Çamëri u kryen në bashkëpunim me forcat gjermano-naziste dhe pas largimit të tyre, u dorëzuan çdo pëllëmbë tokë.

greateralbaniapossibleo

Komandonte oficeri i gjeneralit Napoleon Zerva, Theodhori Vito, i forcave të krahinës së Filatit të Divizionit E.O.E.A. nën komandën e kolonelit Vasil Komara dhe pikërisht ato të regjimentit XVI të këtij Divizioni nën komandën e Karanjojit me ndihmës Lefter Strugari, avokat Stavropullos, me kriminelët me damkë Pantazejtë. Këta më 27 Qershor 1944, kur hynë në qytetin e Paramithisë, në kundërshtim me marrëveshjen e bërë midis Myftiut Hasan Avdullait nga njëra anë në Shapere, me Dhespotin e Paramithisë nga ana tjetër, si agjentë të Zervës filluan masakrën më të egër, më barbare. Të gjitha këto dhe të tjera veprime makabre që historia kërkon drejtësi janë bërë nga oficerë dhe kriminelë ordinerë si oficeri kriminel Theodhori Vito, Ilia Kaço, Hristo Mavrulli, Hristo Kaço, Hari Dhiamanti.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen