Nju Jorku – Vend i ëndërrimeve

Arkivi | Mikel Gojani | 01.10.10 | 16:05

Kjo lidhje direkte, Kosovë- Amerikë të zgjon edhe më shumë ndjenjën  e afrisë  që kanë këto dy vende mike dhe këta dy popuj mik. Është kjo edhe një dëshmi e fuqishme që miqësia mes këtyre dy vendeve dhe dy popujve  çdo ditë e më tepër  do të vjen duke u forcuar. Aeroplani çante vranësirat e  që  i kishin „zënë“ rrugën. Në aeroplan pothuajse të gjithë  udhëtarët ishin nga Kosova dhe  me përkatësi shqiptare. Aeroplani mbante emrin e një  figure të rëndësishme  të së kaluarës sonë historike, udhëtarët i takonin po asaj përkatësie dhe rruga i shpinte në drejtim të një vendi mik për  vendet shqiptare dhe popullin shqiptar. „Edhe në të kaluarën tonë historike, por edhe në të tashmen ne i kemi borxh Amerikës“, shprehet bashkudhëtari shqiptaro-amerikan Sami K., i cili me origjinë ishte nga  Bogaj e Rugovës, ndërsa jetonte dhe vepronte në Amerikë, përkatësisht në N.Y. „Amerika,  dhe populli amerikan në përgjithësi kanë dhënë shumë për vendin tonë“, ata janë  faktorët të cilët kanë sjellë këtë frymë të këtij realiteti në Kosovës“, duke mos anashkaluar edhe sakrificën e popullit tonë“, shprehet ai. „Prandaj, edhe ndjenjat tona të respektit për këtë vend janë  të arsyeshme. Edhe amerikanët, pohon ai, janë shumë të kënaqur që  ne shqiptarët ua pranojmë dhe i falënderojmë për ndihmën që kanë dhënë  për lirinë e Kosovës“, vazhdon të rrëfejë Samiu.
Aeroplani  çante hapësirën në drejtim të Nju Jorkut. Udhëtarët dikush bisedonte mes vete, dikush flinte i qetë. Samiu fliste për  jetën e tij në Amerikë dhe biznesin që kishte mbërritur për ato vite sa kishte punuar atje. Ai, po ashtu nuk mund t“i fshihte as emocionet dhe mallin që atë, gruan dhe fëmijët e tij i djegë më  vendlindjen e tyre.
„Unë jetën e kam fare shumë  të rehatshme në Amerikë, tregon ai. Sepse kam punuar shumë për t“u krijuar kushte të mira familjes. Kam krijuar një kapital solid, krejt në saje të punës dhe angazhimit tim që kam bërë duke punuar ditë e natë për këtë ditë. Për ta ngritur këtë standard më ka ndihmuar edhe bashkëshortja, të cilës i jam mirënjohës. Një punë të mbarë që kemi bërë, ne kemi arritur që edhe fëmijët t“i arsimojmë dhe po ashtu edhe ata kanë arritur që të kryejnë arsimim të lartë në degë  mjaft të rëndësishme. Krejt këto të arritura janë  si produkt i potencialit që  ky vend i demokracisë autentike u ofron  qytetarëve të tyre. Këtë kapital timin, tash mendoj ta bart në Kosovë. Kam bërë një projekt për të investuar në vendlindjen time, në Rugovë të Pejës. Ky investim imi me  detyron që doemos unë dhe familja ime të lidhem me atdheun. Shpresoj që biznesi im do të jetë i suksesshëm dhe se  sadopak do t“i kontribuojë edhe  zbutjen e papunësisë në Kosovë që për momentin është  një hendikep shumë i madh. Sot, i riu kosovar të mendoj ta lëshojë vatrën e tij shekullore  për të ikur jashtë atdheut është vërtet e rëndë. Në kohën e okupimit ikjen e shumë të rinjve e kemi arsyetuar ngase ajo trysni e okupatorit ka diktuar atë realitet të trisht me esencat e saj tragjike, ndërsa sot ky largim i të rinjve tanë nuk arsyetohet me asnjë çmim. Në Amerikë, vazhdon të rrëfejë Samiu, ka shumë shqiptarë të cilët kanë  krijuar kapital të  madh. Ka edhe të atillë  që hynë në radhët e njerëzve më të pasur në Amerikë. Mirëpo, ka edhe të tjerë  që u takojnë një kategorie më të ulët, mirëpo  megjithatë kanë krijuar pasuri të pafundshme. Do të ishte në ndërgjegjen e tyre që tash investimin e tyre ta kthejnë kah vendlindja e tyre, sepse së fundmi e kanë edhe si obligim moral që ta ndihmojnë popullin e tyre të shumëvuajtur. Mendoj që rrugën time për të investuar në Kosovë do ta vazhdojnë edhe shumë  biznesmenë të tjerë shqiptaro-amerikanë“, është shprehur Samiu. Posa zbresim në  Aeroportin e Nju Jorkut, në fytyrat e njerëzve të cilët prisnin fluturimin, por edhe të atyre që zbrisnin dhe shkelnin në tokën e Amerikës, vërehej një zymtësi. Në fytyrat e shumë të rinjve dhe të rejave nga anembanë bota varnim edhe lotët që u shkisnin faqeve. Monitorët të vendosur nga të katër anët e hapësirës së aeroportit jepnin lajmin pikëllues mbi vjedhjen e  legjendës së rok muzikës Majkëll Xheksonit. „Kjo nuk mund të ndodh!“ Kjo është e pabesueshme!“ Dëgjoheshin britmat e të rinjve dhe të rejave që ishin aty të pranishëm, duke mos i besuar atij lajmi të  zi. Duke përcjellë skenat nga  ato pamje të tmerrshme me rastin e vdekjes së kësaj legjende të muzikës botërore, nëpër ato labirintet të improvizuara që të shpinin në kryerjen e  formaliteteve zyrtare deri në daljen nga aeroporti, shumë nga të rinj edhe „ziheshin në thua“ dhe rrëzoheshin në atë  rrëmujë njerëzish.
Me të dalë nga  godina e aeroportit takoj befasinë   tjetër, takoj vëllanë që (s“)e njoha, Lekën, të cilin nuk e kisha parë 27 vjet më parë! Ndjenjat e mallit që na kishin përvëluar për afro tri dekada u „derdhen“  gjatë  atyre përqafimeve të ngrohta. Asnjëri nga ne  nuk u besonte syve të vet që kjo ka pasur mundësi të ndodhë pas  afro tri dekadash. Leka, para kaq vitesh kishte lënë atdheun dhe kishte migruar në Amerikë. Kishte pasur vështirësi në rregullimin e dokumentacionit  për vendqëndrim. Atij, nuk kishte shumë kohë që i kishte vdekur ia ati në Kosovë dhe nuk kishte pasur mundësi që të marr pjesë në varrim dhe as në  të pame. Ky moment kishte lënë vërragë  të thellë në shpirtin e tij.
Duhej të udhëtonim për  45 minuta deri në shtëpinë e  tij. Ai, gjatë këtij udhëtimi bënte përpjekje që ta „derdh“ gjithë atë mallin që kishte akumuluar  në shpirtin e tij për aq shumë vjet që i kishte munguar familjes dhe vendlindjes së tij në përgjithësi.

NË MANHATTANIN MAGJEPS DHE TË ATRAKSIONEVE TË MËDHA

Nju Jorku është një Shtet Federal në veri lindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai kufizohet me liqenin Erie, liqenin  Ontario, Kanadanë, Vermont, Massachusetts, Connecticut, Nju Jersey, Pennsylvania dhe me Oqeanin Atlantik. Tre ishujt Long Island, Manhattan dhe Staten Island, formojnë një pjesë të rëndësishme të Nju Jorkut.   Në lindje të Nju Jorkut  të Nju Jorkut rrjedh Hudson River (Lumi Hudson). Nju Jorku ka një sipërfaqe prej 141.080 metra katrorë dhe me një popullsi  prej 18.98 milionë  banorë, pas Kalifrnisë dhe  Teksasit është shteti i Tretë federal për nga dendësia në SHBA. Kryeqyteti i Nju Jorkut është Albany, ndërsa qyteti më i madh është Nju Jork City. Territori  jashtë hapësirës së Nju Jork City-it thirret „Upstate New York“. Qytetet më të mëdha në Upstate New York janë Binghamton, Buffalo, Rochester dhe Syracuse. Edhe qyteti i Manhattanit hyn në kuadrin e qyteteve më të mëdha dhe më të bukur të Nju Jorkut. Kaherë kemi qenë  kureshtar ta vizitojmë këtë qytet të bukur dhe të njohur anekënd botës. Aty  funksionon institucioni i politikës botërore,  Këshilli i Sigurimit të OKB-së, që është i vendosur në një ndërtesë të bukur dhe shumëkatëshe, Ura nga më të mëdhatë në Amerikë, që lidh Nju Jorkun dhe Shtetin e Nju Xhersit, Shtatoren e Lirisë, një simbol mjaft domethënës, Kullat Binjake që dikur ishin qendra më të mëdha ekonomike botërore, rrënimi i të cilave patën tronditur tërë botën, si dhe shumë bukuri të tjera, që vërtet këtë qytet e bëjnë  të veçohet nga të tjerët. Udhëtimin për në Manhattan, qytetin e atraksioneve të mëdha e bëjmë nga qyteti më me shumicë të popullatës të komunitetit  shqiptarë në Nju  Jork, nga Bronzi. Treni që me një shpejtësi ecte dhe ndalej në të gjithë stacionet që  i kishte të paraparë, çante ato vendbanime që shtriheshin përgjatë  lumit Hudson dhe  fushave që shtriheshin në anën e  majtë. Temperaturat ato ditë të nxehta të korrikut ishin mjaft të larta, jo edhe krejt  të pazakonshme për Nju Jorkun. Sepse, në këtë vend, edhe dielli gjatë stinës së verës, po ashtu edhe acari në atë të dimrit, dinë t“i  „tregojnë dhëmbët“ e tyre. Prandaj, edhe populllata e këtushme ishin mësuar me  këto kushte klimatike që mbretëronin.  Njerëzit, këtë vapë përcëlluese, dikush e derdhte në  ujin e lumit Hudson, shumë të tjerë dhe gati të gjithë, në  plazhet e bukura të  Oqeanit Atlantik.  Në vagonët e trenit që shpinte për në qytetin magjeps të Manhattanit na binin në sy njerëz të të gjitha racave dhe ngjyrave të ndryshme. Këto raca dhe ngjyra sikur krijonin një kolorit shumë interesantë të  jetës së njerëzve të asaj bote shumë joshëse për jetesë.  „Amerika është  vend i diversiteteve dhe i kulturave të  mëdha. Në mesin e shumë popujve që  në qindvjeçarin e  shekullit të kaluar  kanë „zbritur“ në këtë  botë „tejoqeanike“, janë edhe shqiptarët“, shprehet një nga bashkudhëtarët, i mobile casino cili një kohë të gjatë  jetonte dhe vepronte në Amerikë. Edhe shqiptarët gjatë dekadave të fundit kanë ardhur me shumicë në Amerikë. Bile, vala e ngjarjeve të  viteve të „90-ta në Shqipëri, po ashtu edhe  koha e okupimit  të Kosovës nga Serbia, ka  bërë që  andej Oqeanit të  vijnë shumë shqiptarë.  Kështu, pra, në Amerikë, më së shumti kanë emigruar shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova, mirëpo  ka edhe  Nga Mali i Zi, Maqedonia, viset Arbëreshe nga Italia, nga Greqia etj.  Ata kanë hapur restorante, po ashtu merren edhe me veprimtari të tjera, të cilët janë integruar mjaft mirë në jetën amerikane. Fëmijët e tyre arsimohen në të gjitha shkallët e arsimit në Amerikë dhe kryejnë  shkollimin sikur gjithë të rinjtë të tjerë amerikanë. Shqiptarët, këtu në Amerikë konsiderohen punëtorë të vyeshëm dhe kanë dhënë shumë për  vendin e tyre, për Kosovën dhe hapësirat tjera të gjeografisë shqiptare. Për atë edhe e gëzojnë respektin edhe më të madh nga populli i këtushëm amerikan“, shprehet ai.  Treni, pas afër një orë, arrin në qytetin e Manhattanit. I gjithë treni „derdhet“ në stacionin e këtij qytetit. Njerëzit vlonin si zgjua bletësh. Vetëm pot ë shoqërojë ndonjë njeri që njeh mirë atë vend ka mundësi të të nxjerr nga ato labirinte  që  i kishte ky stacion i trenit.   Të shikosh pamje nga  qendra e Manhatanit ishte diçka më tepër se përrallore. Askush nuk mund t“u besonte  syve të tij që aq të larta mund të jenë të ndërtuara ato ndërtesa qindra kate. Po t“i shikosh ato ndërtesa shumë gjatë, sikur të rrok ankthi dhe kreshëroseshe i tëri. Vendi ku kishin qenë të ndërtuara Kullat Binjake, të kthenin të retrospektivën e atij viti tragjik ku një dorë e zezë e kriminale i shkrumboi  ato kulla dhe mori jetën e mijëra njerëzve të pafajshëm.
Duke i shikuar këto kulla, të cilat prapë ishin në  rrugën e rindërtimit dhe të rilindjes së tyre, njeriu gjithsesi kthehet  në 11 shtatorin e vitit  2001, duke e ndjerë atë zbrazësi  kur dihet fakti se aty humbën jetën  afro 3 mijë  viktima. Njëkohësisht, në këto çaste njeriu mendon për familjet e tyre që kanë lënë prapa, fëmijët e tyre, bashkëshortet, apo bashkëshortët e tyre. Sa mjerim për  viktimat, e sa vështirësi për të gjallët. Është e çuditshme, thonë banorët e këtij qyteti, që pas vdekjes së të të gjithë atyre personave  në Qendrën e Tregtisë Botërore „The World Trade Center“, dhe pas shkatërrimit të kullave binjake nga 110 katëshe që është mburrur me to Amerika, në themelet e tyre mbetën dy trerë të hekurt të kryqëzuar  në formën e Kryqit të Kalvarit. „Dita e 11 shtatorit 2001,  ka qenë dita ma tragjike për tërë Amerikën. Edhe kur meditojmë  për këtë ngjarje mbulohemi me djersë, duke imagjinuar gjamet, britmat dhe vuajtjet e viktimave duke dhënë shpirt“, shprehej një njeri i cili me kureshtje përcillte punimet e rindërtimit të këtyre kullave. Njerëzit të cilët kryenin shumë punë në ndërtimin e këtyre kullave  shtonin se këto kulla të cilat janë të projektuara për t“u rindërtuar do të jenë edhe më të larta, mirëpo edhe më atraktive.  Bukurinë e këtij vendi e shtonte edhe lumi Hudson, i cili ndante këtë qytet me  shtetin Nju Xhersi. Ura  disa kilometërshe lidhte këtë  qytet me Nju Xhersin“. Shëtitja  brigjeve të këtij lumi ishte një  pushim shpirtëror.  Edhe urat e shumta, të gjata dhe të larta  e bënin shumë atraktiv këtë qytet.  Atraksionin e këtij qyteti gjigant e shton  simboli i këtij vendi, Statuja e lirisë. Statuja e lirisë, kuptohet simbol i paqes dhe i lirisë, pothuajse konsiderohet  monumenti më i famshëm i botës, i cili i është dhuruar Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga populli francez, me rastin e 100-vjetorit të Revolucionit Borxhez Francez, që solli çlirimin e kolonive nga Mbretëria Britanike. Me kalimin e viteve ajo mori një simbolikë tjetër, atë të paqes e të lirisë e të demokracisë në botë.  Në shumë shënime të hasura nga mediet të këtushme të cilat flasin për historinë e këtij simboli emblematik për popullin amerikane, por edhe të tjerë, hasim të dhëna se vendimi për ta ndërtuar atë u mor më 1876, njëqind  vjet pas Revolucionit Amerikan. Mirëpo, për shkak të mungesës së fondeve  dhe vështirësive të realizimit të një vepre  të këtillë madhore, siç ishte  Statuja e lirisë, Statuja u ngrit krenare  në ishullin e saj vetëm dhjetë vjet më vonë. Amerikanët ndërtuan piedestalin, ndërsa francezët dërguan pjesë-pjesë Statujën, plot 350 copë në 214 paketime, që u transportuan me anije nga një anë e oqeanit në anën tjetër. Për t“i ribashkuar pjesët u deshën  katër  muaj  të tjerë. Autor i kësaj vepre shumë madhore është Frederik August Bartoldi, i ndihmuar nga inxhinieri Aleksandër Gustav Eifel, autor i Kullës së famshme të Parisit. Ceremonia e përurimit të kësaj vepre shumë të rëndësishme  të artit amerikan dhe botëror u bë më 28 tetot 1886, në prani të mijëra  pjesëmarrësve, që ishin mbledhur në këtë ngjarje shumë të rëndësishme me rastin e inaugurimit të kësaj vepre madhore e të mrekullueshme të kulturës së asaj kohe, që vinte me dhjetë vjet vonesë. Bashkë me piedestalin ajo ngrihet e lartë 93 metra. Në dorën mban një pllakë në të cilën shkruhet „4 Korrik 1776″, e cila konsiderohet  Ditë e Çlirimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kthimin, po ashtu nga Manhattani për në Yokers, ku edhe kisha stacionin e fundit në Nju Jork prapë e bëra me tren. Edhe pse bashkudhëtari im Toni kishte veturën për hir të atraksionit  që kishte ky lloj udhëtimi vendosëm ta lëmë veturën në Bronxi dhe t“i nxjerrim biletat e udhëtimit me tren. Edhe udhëtimi i paradites  për në Manhattan ishte mjaft atraktiv dhe treni mbërriti në cakun tonë sa çel dhe mbyll sytë“.  Edhe me t“u kthyer treni i shpejtë çante rrugën përgjatë lumit Hudson nëpërmjet atyre vendbanimeve të bukura që shtriheshin në të dy anët e rrugës; përmes atij peizazhi  që  kishte krijuar një ngjyrë piktoreske. Hera e parë gjatë atyre ditëve të qëndrimit që kisha marrë rrugë  me tren. Duke udhëtuar  nëpër një natyre kaq të bukur, njeriu pa dashje thellohet në botën e kujtimeve ku nuk kemi kohë të hymë gjatë ditëve të  jetës së zakonshme, ngase jeta është aq e  ngarkuar, e shpejtë dhe e vrullshëm, që njeriu një kohë të gjatë nuk ka kohë dhe mundësi të  futet  në atë botë që  edhe vetë e dëshiron shpeshherë dëshiron reminishencën e së kaluarës, por, ajo që thamë më parë, shpejtësia e prioriteteve që kërkon jeta, njeriun nuk e lejon të rikthehen kohën që dëshiron. Ky udhëtim, me tren, më sjell ndërmend kohën e djalërisë sime, kur udhëtoja me tren nëpër Evropë, atëherë kur udhëtimet ajrore nuk kanë qenë aq të lehta e të shpeshta si tani. Për ta shkuar nga një shtet në shtetin tjetër duhej udhëtuar me ditë të tëra. Sot këto rrugë janë shkurtuar e komunikimi është  përshpejtuar, tashmë komunikimi bëhet përmes mjeteve elektronike , e jo përmes letrave të cilat duheshin udhëtuar me muaj të tërë, por  kemi një komunikim shumë efikas, si me telefon, apo edhe përmes internetit, që është forma ma bashkëkohore e komunikimit. Bota duket sikur është zvogëluar, na duket se na është bërë shumë e vogël. Dikur në  vendin tonë, një njeri, apo disa njerëz ktheheshin në Zvicra apo Gjermania, shkon i gjithë fisi dhe njerëzit të tjerë të tyre të afërm  për t“i dëgjuar rrëfimet e tyre për botën tjetër, shumë të largët (por e cila sot shumë është afruar), e që ato vende ishin shumë më të ndryshme se sa  vendi ynë i vogël dhe i lënë në harresë, i cili nuk figuronte as në hartën e Evropës.  Për këta njerëz  Amerika  ishte një vend i „pazbuluar“, ishte një vend që  vetëm kishin mundësi ta imagjinonin. Ndërsa sot kanë ndryshuar kohërat. Teknika na sjellë një realitet të ri, në botë të re shumë dinamike. Nesër do të vijë edhe diçka shumë më interesante se sa sot…

KËTU JEMI NJË SHQIPËRI E VOGËL

Është e diel meskorrku. Një paradite e freskët dhe e këndshme në metropolin e njohur  të Nju Jorkut, në Bronxit. Bronxi është qyteti i cili njihet me numrin më të madh të shqiptarëve aty. Mbase kështu thonë shumë nga shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në atë  vend. Si rëndom, në rrugët bulevardet, sheshet dhe parqet  të shumta të këtij qyteti  të famshëm dhe me një të kaluar të lashtë historike, edhe gjatë kësaj dite vëreheshin njerëz dhe vizitorë të shumtë pothuajse nga e gjithë bota, të  origjinave dhe  racave të llojllojshme. Zhurma dhe gjallëria e kishte  gllabëruar e tëra  këtë qytet të bukur. Çdo vizitor do ta vërente atë dinamikë  të jetës. Në këtë qytet jetën e endin edhe dhjetëra mijëra shqiptarë  nga gjithë gjeografia jonë, si nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi etj. Po ashtu, një numër i madh i tyre ishin edhe nga pjesët arbëreshe të Italisë, si nga Kalabria e Sicilia, po ashtu edhe  nga krahinat shqiptare të Greqisë.
Për shumë shqiptarë në qytetin e Bronxit  pikëtakim për të kaluar kohën e lirë  kishin  restorantin e mirënjohur në këtë vend me emrin „Zymi“, lokal ky i cili ishte pronë e një pronari  pikërisht nga Zymi i Hasit të Thatë.  Edhe ne atë ditë, që ia mësymë këtij qyteti, si  qëllim kishim shkuarjen  në këtë pikë, pasi që ishim të vetëdijshëm që  aty do të takonim shumë nga njerëzit tanë të gjuhës e të gjakut.  Para se të shkojmë në këtë lokal, ne u gjendem në  zyrat  e biznesmenëve të njohur shqiptaro-amerikan, të Mark dhe Hil Përlleshit, zyra këto të cilat ishin në afërsi të  këtij lokali. Nga ndjenja  e dashurisë për vendlindjen e tyre, Jagodën (fshat në afërsi të Klinës), vëllezërit  Përlleshi, kompaninë e tyre të biznesit e kishin emërtuar po me të njëjtin emër „Jagoda“.  Për rreth një ore bëjmë bisedë të ngrohtë  me dy vëllezërit Përlleshi (Markun dhe Hili), dhe aty shpalosim shumëçka nga jeta e tyre në vendlindje, shpalosim të kaluarën e tyre  të dhimbshme dhe krenare, mirëpo edhe për të arriturat e tyre të sotme në  fushën e bizneset dhe në fushat tjera.  Pas disa kohësh vendosim që bashkërisht të shkojmë  në restorantin i cili gjendej jo larg  zyrave të kompanisë „Jagoda“.  Restoranti „Zymi“ ishte i stërmbushur me  klientë. Një numër i konsiderueshëm  i tyre qëndronin në  tavernën e jashtme, ndërsa një pjesë tjetër në brendinë  e lokalit. Shqipja ishte gjuha e vetme që flitej, po ashtu edhe këngët që u këndonin këtu ishin të repertorit shqip. Dëgjoheshin kryesisht këngë  patriotike nga repertori i Shkurte Fejzës, Shyhrete Behlulit, Ilir Shaqirit, Gëzim Nikës, Nikoll Nikprelajt, Malësorit e shumë të tjerëve, këngë këto që derdhnin gjithë atë dashurinë  për  atdheun. Delli akustik i këtyre këngëve buronte në vendlindjen e atyre  njerëzve  që e kishin lënë, por kurrë  shpinën nuk ia kishin kthyer.
Në këtë retorant pyes për profesorin e nderuar nga Irzniqi, z. Sadik Aliçkaj, i diplomuar në Fakultetin Filologjik – Degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Kosovës. Profesor Aliçkaj po ashtu në këtë degë edhe ka magjistruar. Një kohë ka punuar si mësimdhënës në  gjimnazin „Vëllezërit Frashëri“ në Deçan, ndërsa ka  disa vjet që ka migruar në Amerikë. Atë e njoha që nga fundvitet e 60-ta dhe fillimvitet e „70-ta, pasi që  vinte në  vendlindjen tonë dhe qëndronte me muaj duke i përgatitur provimet me axhën tim, Frrokun (Gojani), po ashtu profesor i parë i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Klinë. Me profesor Sadikun na lidhte një e kaluar dhe se për ta takuar kisha një  dëshirë. Shumë nga njerëzit që ishin në shoqërim e njihnin dhe flisnin me admirim për të. Më treguan që pikërisht gjatë asaj kohe ndërsa isha  atje, ai bashkë me familjen kishte  ardhur në vizitë në Kosovë. Më mbeti pikë në zemër që se takova profesor Sadikun, që kisha shkuar me dëshirën e axhës (Frrokut), po ashtu edhe timen për ta takuar. Ramiz B., ish- ushtar i UÇK-së, në batalionin „Atlantiku“. Ai na flet për organizimin e  vullnetarëve  mërgimtarë shqiptarë nga ky  rreth për t“iu bashkangjitur  forcave çlirimtare të UÇK-së. Ai tregon gjerësisht  inkuadrimin e ti dhe të shumë shokëve të tij në radhët e këtij batalioni, po ashtu  edhe stërvitjet e bëra në  Ballsh. Me krenari Rrustemi flet edhe për  thyerjen e murit shqiptaro-shqiptar në Koshare dhe luftën heroike të  luftëtarëve të lirisë  që kanë bërë për ta shkulur atë gur  që ndante  një popull të një gjaku, gjuhe dhe një flamuri, që ndante një organizëm.
Mehmet Gashi, sot i ka  64 vjet. Kur e kuptoi se  jemi nga Kosova u gëzua shumë. Na luti që ta vizitojmë në shtëpinë e tij për t“u njoftuar me familjen e tij. Ishte i lindur në një fshat të  Suharekës, mirëpo më 1969 kishte migruar në Amerikë, përkatësisht në Bronx. Para se të dal në pension  ishte marrë me punë ndërtimtarie. „I kam pesë fëmijë, të cilët tash m“u bënë krah i fortë pune. Edhe pse në Amerikë, vërtet kam hequr shumë keq për t“i rritur. Madje, dy prej tyre i kam të martuar dhe kanë fëmijë.  Edhe fëmijët, po ashtu edhe nipat e mbesat flasin  rrjedhshëm  shqipen.  Bëjmë shumë përpjekje që edhe këtyre fatosave të vegjël t“ua mësojmë gjuhën shqipe, mirëpo e kemi mjaft të vështirë sepse  pjesën më të madhe e kalojnë në shkollë, prandaj edhe rrethi ku ata bëjnë pjesën më të madhe  ndikon tek ta.  Megjithatë të gjithë në familje flasim shqip. Do të bëjmë përpjekje që ta ruajmë gjuhën tonë, megjithëse shumë prej të rinjve këtu e kanë humbur. Edhe këtu, siç po e shihni, jemi në Kosovë e vogël. Pra, trupin e kemi këtu, ndërsa shpirtin dhe zemrën përherë e dërgojmë atje.  Atje në vendlindje kam vëllanë, jeton në kushte tejet të rënda, mirëpo ne bëjmë përpjekje që sadopak t“ia zbusim gjendjen e vështirësuar, se  jeta edhe këtu po kërkon. Amerika nuk është krejt qysh mendohet në Kosovë. Edhe në këtë vend duhet të punohet shumë nëse dëshiron të  jetosh. Jemi të etshëm për ta vizituar vendlindjen, vendin e stërgjyshërve tanë dhe një ditë do të vijmë atje. Jemi shqiptarë dhe shqiptarë do të vdesim“, shprehet ai.
Në meskorrikun e këtij viti kthehem nga Amerika me  përshtypje shumë të veçanta dhe dëshirat që këtë vend magjeps dhe të mundësive të mëdha ta vizitojmë edhe herave të tjera.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen