Një udhë-një Komb

Arkivi | Dedë Preqi | 01.10.10 | 16:12

Kjo autostradë që kalon nëpër Kosovë,bëhët një arterje kryesore që lidh rrugët tjera, të Kosovës,njëherit dhe rrugët e rajonit,që vlerësohet si mënyra më e favorshme e investimëve dhe përfitimëve të ndryeshme të vendit.Kjo rrugë do të kushtojë afro 7oo million euro,dhe gjatë kohës së punimeve mbenda tri vitëve,do të punësohen afro 4 mijë punëtorë.Këtë projekt madhështor e kishte përmendur dhe planifikuar shumë më herët dr.Ibrahim Rugova,menjëherë pas përfundimit të luftës.

Nuk ka mbetur më asnjë fije dyshimi se, Kosova dhe Shqipërija janë një komb,kanë një udhë,dhe rruga tjetër e tyre është drejtë në Evropën e bashkuar.“Natyra i bashkon të barabartit“-kanë thënë romakët.E drejta për barazi njerëzore është e drejtë natyrore,këtë më së miri e dëshmon historia  e shoqërisë njerëzore në përgjithsi,e historia e popullit shqiptar në veqanti.Shqipërija e muar më herët iniciativën dhe ndërtoi një autostradë moderne nëpër shtetin e vet dhe iu afrue shtetit të Kosovës deri në Morinë,duke i dhënë përparësi Kosovës që të vazhdoi dhe ta përfundoi njëherë e përgjithmonë“Rrugën e Kombit“,siq e pagëzoi me këtë emër populli shqiptar.Me një fjalë rasti Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha tha,çka nuk mund të ndërtojnë dhe të punojnë shqiptarët,por gjithëherë i kanë pasë duartë e lidhura nga okupatorët e huaj.

Lidhur me këto vepra të mëdha,ngriten shumë qasje,sepse veprat për shtetin,për kombin,prekin gjithanshëm qështjen e natyrës ekonomike, politike,sociologjike,kulturore,e tjera,dhe si vepra origjinale e rregullojnë  qështjen kombëtare  edhe rajonale.Kryeminstri Berisha tha: Ky koridor i kombit shqiptar e bënë Prishtinën si kryeqendren ma të afërt  me detin,me rajonin dhe i hap Tiranës rrugë më të shkurtër drejtë rajonit dhe Evropës Qendrore. Inaugurimi i këtij koridori do të vazhdoi me inaugurimin e punimeve të hekurudhës që do të lidhë Tiranën me Prishtinën. Do të thotë se këto dy shtete shqiptare,po dëshmojnë vullnetin e tyre të madh për të kapur kohën e humbur,për të ndërtuar të ardhmën që e meritojnë.As Kosovës por as Shqipërisë,nuk i duhet dhe as që mund të kenë sukses me politika që zbatohen në emër të interesave partiake,por kërkohet program pozitiv që do të ofrojë gjithë popullin pa dallime nacioni dhe religjioni. Ndër të tjera edhe kryeministri i Kosovës z.Thaqi,kryetari Kuvendit z.J.Krasniqi,dhe kryetari i vendit z.Fatmir Sejdija,në fjalimin e tyre treguan epokën e zhvillimit historik nëpër të cilën kaloi vendi ynë, dhe epokën e zhvillimit ekonomik,nëpër të cilin po kalon sot Kosova.

Me çrast,përmenden edhe vlerat e lirisë,dhe plagët e luftës së pa barabartë të cilën na shkaktoi armiku shekullor,dhe hubjet e mëdha gjatë këtyre periudhave të mundimshme,në gjitha poret e jetës,por sot po na bashkon emocionalisht dhe fizikisht fakti më i rëndësishëm historik,dhe amaneti i dëshmorëve të kombit,që Kosova dhe Shqipëria,të bashkuar në një udhë,në një jetë të përbashkët,dhe në një rrugë, drejtë Evropës së bashkuar.
Ministri Limaj tha:Po i lëmë mbrapa rrugët dhe idetë e shkatërrimëve,ato të cilat e shkatërruan vendin tone deri në masë,synojmë që veprat tona sot,kanë qëllime të tjera,të ndërtojmë dhe të veprojmë në të mirën e këtij vendi dhe populli.Kurse ambasadori amerikan Christopher Dell tha,ju jeni duke dëshmuar se Kosova po bënë vepra të mira,në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit,kur-se Amerika është edhe më e vullnetshme që hapat tuaj ti shpejtojë dhe ti realizoi synimet e juaja,dhe gjithmonë ky vend do ta ketë përkrahjen e SHBA-ve.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen