Kosova e izoluar,…

Arkivi, Rrezore | Dedë Preqi | 04.01.11 | 12:04

KOSOVA E IZOLUAR, NGA LIBERALIZMI I VIZAVE E PËRJASHTUAR.

Dedë Preqi

Është lehtë sot, të bëhët një dallim në mes Kosovës dhe rajoneve tjera të Bllkanit Perëndimor,nga lëvizja e lirë e qytetarëve, nëpër shumë vende të Evropës dhe botës.Shqipërija na gëzoi shumë,me çrast me Bosnjen ishin shtetet e fundit përveq Kosovës,që Bashkësija Evropiane,hoqi regjimin e vizave.Tani, vetëm Kosova është vendi më i izoluar në botë,për shkak të shumë shkaqëve të thjeshta, me çrast, Evropa vet po e ndërlikon të ardhmën e Kosovës,duke mos ia dhënë dorën,por mos të thëmi,duke ia dhënë shqelmin…

Evropa,ende nuk e tregon vullnetin e saj politik,që tani përtani,mund t’i kurigjoi gabimet e vjetra ndaj Kosovës,dhe t’i përmirësoi ato gabime të cilat i kanë kushtuar këtij vendi aq shumë,sa që edhe sot plagët i ka ende të freskta dhe të pa shëruara.Dhe në saje të mungesës së vullnetit politik,Bashkësija Evropiane,sot Kosovën e përjashtoi të vetmin vend nga gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor,duke e lënë të izoluar në praktikë,si vend i cilësuar nga shumë luftëra dhe vuajtje e okopime nga agresor të ndryeshëm.Këtë vendim të Bashkësisë Evropiane,sipas shumë gjasave dhe analistëve të vendit dhe Ndërkombëtar,e ndihmoi edhe lidershipi i dobët në qeverisjen Kosovare,i cili nuk tregoi vullnet dhe angazhim të frytshëm politik dhe as ekonomik,duke mbetë qytetarët e vetëm të rajonit peng të lëvizjeve dhe lirive të tyre.

Vendimi i Bashkësisë Evropiane për mospërfshirjen e Kosovës në liberalizimin e vizave,konsiderohet nga qytetarët kosovar,se ndaj këtij populli dhe shtetit të ri,po ushtrohet një padrejtësi e madhe,kur një kriminel lufte,icili ende i ka fresktë duart e përgjakuara, mundet të udhëtoi lirshëm nëpër shumë vende të Evropës dhe botës,pse një qytetar i lirë dhe me ndërgjegje të pastër nuk mundet ta gëzoi këtë liri dhe të drejtë.Nuk gjenë arsytim se,mungesa e një dialogu formal,në mes Kosovës dhe Bashkësisë Evropiane për liberalizimin e vizave,e ka ndërlikuar këtë qështje e cila thuhet, sipas raportuesve evropian,por qytetarët e Kosovës në gjirin e Evropës,jo vetëm që e konsiderojnë vetën të izoluar,por e ndiejnë vetën të pa sigurtë,të cilët nuk e kanë lëvizjen e lirë sikur popujt tjerë të Evropës dhe botës demokratike.

Parakushtet të cilat i ka parashtruar Bashkësija Evropiane ndaj Kosovës,për liberalizimin e vizave,janë shtesa gadi të imagjinuara,të cilat asnjë shoqëri e asnjë shteti paraprak nuk janë plotësuar,dhe kushtet e tilla për Kosovën mund të jenë vetëm të imagjinueshme.Po përmendim vetëm disa parakushte:Riatdhesimi,ri-integrimi i përsonave të riatdhesuar,menagjimi i integruar i kufinjve,sigurija e dokumenteve të udhëtimit,lufta kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar,e tjera.Riatdhesimi është një gjë e mundur,kjo mvarët prej vendeve ku gjinden ata përsona,dhe kushteve të cilat i përcaktojnë ato vende,bashkë me përsonat e riatdhesuar.

Ndërsa,ri-integrimi i përsonave të ri-atdhesuar,në çfarë gjendje gjindet sot Kosova,nuk mundet ti përthekoi të gjithë ata të cilët janë kthyer,dhe kërkojnë kushte minimale,si për shembull,shumë serb që janë kthyer nga Serbija në Kosovë,kërkojnë përveq vendbanimit edhe të inkuadrohen në vende të punës,të cilët ka edhe prej tyre që janë edhe të akuzuar për krime të luftës së fundit në Kosovë.Mandej, vjen menagjimi i integruar i kufinjve,ku edhe Evropa e dinë fare mirë se çfarë menagjimi bëhët në Mitrovicën veriore,në kufinjt verior nr.1 dhe 31,të cilët vet e menagjojnë këtë pjesë kufitare,ku hyhet e dilet pa ndonjë kontrollë doganore,në cilën pjesë kontrabandohet malli i çfarëdo lloji,mos të themi edhe kontrabandë me qenje njerëzore.Sigurija e dokumenteve të udhëtimit dhe lufta kundër korrupcionit,dhe krimit të organizohet,janë pika shumë të rëndësishme,të cilat duhet ti lufton çdo shoqëri në botë.Prandaj,në këto parakushte ka shumë pika të cilat Evropa e dinë fare mirë se Kosova, sa do që do të angazhohet për ti plotësuar,nuk ka fuqi menagjuese për ti kushtëzuar të gjitha,sido- mos,me menagjimin e kufinjve,kur dihet se menagjimi teknik dhe praktik bëhët me ndihmën e forcës ushtarake,që Kosovës i mungon kjo praktikë e domosdoshme.

Në mospërfshirjen e Kosovës në liberalizimin e vizave ,mbetët dyshimi edhe nga ndikimi i pesë vendeve anëtare të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën,që padyshim ka reflektuar edhe një kriter i tillë,që vet BE-ja,është deshtë të intervenojë për një qështje liberale dhe demokratike,sikur për vendet dhe popujt tjerë,për të qenë një Evropë e bashkuar me të drejta të barabarta për gjitha kombet.Disa zyrtarë të lartë evropianë kanë deklaruar se Kosova mos të mbetët si një“ vrimë e zezë“,në mes të Evropës,por këtë pytje ata duhet drejtuar vetvetës,sepse ajo është vet Evropa që e lë këtë vrimë të zezë,si një vend të izoluar, përshkak të mosmarrëveshjeve të veta.Vjen një pyetje e thjeshtë,pse BE-e liberalizoi popullin e Bosnjes,një vend i cili ndoshta fare nuk i plotësoi kushtet për liberalizimin e vizave,për të cilën nuk jemi kundër këtij vendimi,por Evropa këtu filloi ta bëjë një përmirësim të gabimit,sepse Bosnja ishte dëmtuar në Marrëveshjen e Dejtonit,për shkak të rekomandimëve të Serbisë,por ishte dhe një marrëveshje në mes të Evropës,që ky vend të mbetët përsëri i copëtua,apo i ndarë në tri taborre.Dhe në këtë rast,këtë dëmshpërblim nuk e meriton as Kosova,nëse një gjë e tillë mund të përsëritet nesër,në Marrëveshjen e Kumanovës .

Mungesa e Kosovës në liberalizimin e vizave ndikon shumë keq,si në rrafshin politik dhe ekonomik për qytetarët e vendit,prandaj,Evropa duhet ta kuptojë këtë sfidë të kosovarëve ,të cilët po ballafaqohen edhe sot në këto kushte,përkatësisht të izolimit dhe përjashtimit nga shoqëritë tjera të vendeve demokratike,dhe në këtë rast,jo me fajin vet,por të BE-së. Është e vërtetë se në këto kushte të izolimit,reduktohet çdo lëvizje e lirë e qytetarëve drejt Evropës së bashkuar,reduktohet dhe lirija e kulturës njerëzore,duke mos pasë mundësi të afrohesh me kultura të tjera evropiane dhe botërore.

Një regjim të tillë që ka vënë Evropa ndaj qytetarëve të Kosovës,sdo koment, për pasoja negative të lirisë qytetare,për mungesë të lëvizjes së lirë të qytetarëve nëpër vende të zhvilluara ,me që bota po ndërtohet dhe zhvillohet me një liri tjetër njerëzore,të cilën duhet ta përvetësojnë edhe popujt tjerë dhe ta praktikojnë në jetën e përditshme.Është e vërtetë se Shqipërija ka ndryshuar për të mirë në shumë segmente,por edhe me rastin e fundit,me liberalizimin e vizave,kjo pjesë e botës është shumë favorshme dhe do të bëjë ndryshime edhe më të mëdha,dhe qytetarë e saj janë të lirë të lëvizin lirshëm,të cilët ishin qytetarët më të izoluar në botë,nga një regjim totalitar.

Motoja e Ballkanit Perëndimor,ishte më herët për „Me Evropën e bashkuar“,po thuaj se të gjitha ato vende i realizuan ato ëndërra,vetëm Kosova është ndoshta e fundit,dhe motoja e saj mbetët“Evropë na përjashtove“.Sipas informacioneve mediatike,Evropa po bënë një iniciativë që të hyhet në dialog për viza me Rusinë,Ukrahinën dhe Moldavinë,por jo edhe me Kosovën.Do të thotë se Brukseli në këtë mënyrë po merr një qasje diskriminuese ndaj Kosovës, duke i vënë asaj parakushte shtesë,të cilat ndryshojnë me të madhe nga vendet tjera të rajonit,me çrast qytetarët e Kosovës do të mbetën pa liberalizimin e vizave edhe një kohë të gjatë, të izoluar dhe të përjashtuar.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen