Liria e shqiptarëve është kusht i lirisë së Maqedonisë

Analiza & Komente | Dedë Preqi | 08.03.13 | 21:17

Në zgjerimin e konfliktit ndikon domosdoshëm njejtësimi i dhunshëm i njerëzve, të cilët e kanë trashëgimi dhunën dhe mjetët e saj, ndaj atyre që kurrë nuk ushtruan dhunë ndaj të tjerëve. Problemet të cilat paraqesin konflikte ndërnacionale ekzistojnë akoma, sidomos te ato vende të cilat kanë mungesë në zbatimin e ligjeve dhe kulturës nacionale e ndërnjerëzore, të cilët i besojnë dhunës, për të dominuar në një shoqëri, apo në një rreth multi-nacional.

Në gjithë botën po luftohet për paqë, për liri dhe demokraci të popujve, ashtu edhe Maqedonia është deklaruar teorikisht për liri dhe të drejta të barabarta të shqiptarëve sikur dhe maqedonëve e të tjerëve, edhe sipas Marrëveshjes së Ohërit, por në realitet Maqedonia , e cila po bënë përpjekje në të kundërtën, duke e mohuar identitetin shqiptarë në këtë republikë.

Dhuna kundër shqiptarëve gjatë këtyre ditëve të fundit po e tregon fytyrën e vërtetë të shofenizmit maqedon, e cila po e nxitë revoltën e popullit shqiptarë, që nuk mundet të rrie duarkryq, pas gjithë këtyre torturave, presioneve ç’njerëzore dhe pas gjithë kësaj dhune të ushtruar me vite të tëra. Për të nxitur urrejtjen kundër shqiptarëve, maqedonët dhe shteti i tyre gjysmak, e kishin lansuar tezën se shqiptarët e kanë rrezikuar dhe e rrezikojnë teritorin dhe shtetin maqedonas, nga se rreziku vjen nga nataliteti i madh i tyre.

Po ta zbërthejmë këtë thënje, do të kuptojmë se, të gjitha masat kundër shtimit natyror të shqiptarëve paraqesin diskriminim nacional, që nuk ekziston askund në vendet e qytetëruara, të botës dhe aktet e tilla shprehin politikën ç’farosëse dhe gjenocidin shtetëror kundër shqiptarëve. Por, nuk duhet harruar, se shqiptarë në Maqedoni ka pasur edhe para luftërave ballkanike dhe para se të vijnë turqit në Ballkan, të cilët kanë jetuar në këtë vend edhe shumë më herët se të vijnë maqedonasit.

Mjetët e dhunës nuk janë diçka e re në Maqedoni, duke e ditur se ato janë intesifikuar pas ngjarjeve të vitit 1981 në Kosovë. Ato janë edhe më të hershme, që prej Konventës jugosllavo-turke, për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, në vitin 1935, të cilat i planifikoi Akademia e Shkencave të Beogradit, për fat të keq, i detyroi shqiptarët në mënyrë të dhunshme, që të shpërngulen për Turqi, sikur që u zbrazë Shkupi, Manastiri, Prilepi, Gostivari, Tetova, Kumanova e tjera.

Burokracia maqedone gjatë asaj periudhe kohore, krahas mjetëve të ndryeshme të dhunës politike e policore, i mbylli shkollat e mesme shqipe, dhe i detyroi shqiptarët të mësojnë në gjuhën maqedone, duke i obliguar arsimtarët të komunikojnë vetëm në gjuhën maqedonase, mandej ndaluan përdorimin e flamurit, ndërroj emrat e shkollave, bëri diferencimin e shqiptarëve, duke i lënë pa punë dhe nxjerrë në rrugë me qindra intelektual shqiptarë, dhe shumë të tjerë i burgosi, duke ua kurdisur e montuar gjykime të pa numërta.

Histerinë antishqiptare nga qarqet burokratike maqedonase dhe nxitjes së kësaj urrejtje në masa të gjëra, po e dëshmojnë ngjarjet e sotme dhe të përditshme, sidomos në qendrat ku frekuentojnë shqiptarët, gjegjësisht dhe nxënësit shqiptarë, me ç’rast huliganët maqedonas u vërsulën atyre, duke i sulmuar me gjëra të mprehta, duke i rrahur dhe malltretuar edhe kalimtarët e pafajshëm.

Ajo që ndodhi këto ditë rrugëve të Shkupit, kundër shqiptarëve, si edhe keqtrajtimet policore maqedonase ndaj protestuesve shqiptarë, është pasqyra reale e urrejtjes së madhe ndaj shqiptarëve në këtë republikë. Maqedonia është duke u mashtruar kot, dhe liria e shqiptareve është kusht i lirisë së Maqedonisë, se mund të jetojë pa shqiptarë, prandaj kjo dhunë që sot po ushtrohet në këtë vend kundër shqiptarëve mund ti kushtojë shumë, sepse duke dëmtuar bashkëjetesën ndëretnike, përveq pasojave që do të këtë ky shtet i cunguar, do të prodhojë edhe shumë kriza të tjera, në destabilitetin e vendit dhe rajonit, ashtu edhe në sytë e Bashkësisë Evropiane e Ndërkombëtare, ky vend ndodhët në shënjestër të shumë qeshtjeve deformuese.

Deri sa shqiptarët dhe maqedonet jetojnë në të njëjtin shtet, problemi i shtypjes së shqiptarëve duhet të zgjidhet, përndryshe është e pa mundshme të ndërtohet një shtet , apo një shoqëri multietnike pa bashkëjetesën dhe harmoninë në mes etnive, në këtë rast në mes shqiptarëve dhe maqedonëve.

Prandaj, në këtë rast duhet ti kushtohet vëmendje e posaqme miopisë dhe mendjelehtësisë së shtetit maqedon dhe udhëheqjes së saj, sepse këto ngjarje janë shumë të ndieshme, të cilat mund të marrin kahje të pa dëshirueshme dhe qështja e zgjedhjes nacionale duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë. Në qoftëse shqiptarët dhe maqedonët, që jetojnë në një shtet të përbashkët, dhe tani frikshëm , apo dhunshëm jetojnë në mes vete, e vërteta është se gjendja në mes këtyre dy etnitetëve kurrë nuk mund të përmirësohet, apo stabilizohet, dhe ky letërnjoftim është shprehje e dobët e demokracisë së një vendi, apo e një shteti.
Nëse shteti maqedonas i shkel pa ndërpre të drejtat e popullit shqiptarë që jetojnë në Maqedoni, njëherazi shkelën edhe të drejtat e shtetit juridik dhe të shoqërisë civile, që do të thotë se kjo egërsi e tillë është kërcënuese edhe për gjithë rajonin. Prandaj, është koha e fundit për serbët edhe për sllavo-maqedonët, që qështjet të praktikohen dhe ta tregojnë vetën, duke pranuar publikisht para botës, të gjitha mëkatët dhe padrejtësitë që kanë bërë ndaj shqiptarëve, dhe ti korigjojnë të gjitha gabimet , devijimet e deformimet e tyre, që kanë toleruar të bëhën ndaj shqiptarëve.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen