Salzburgu – qyteti i muzikës

Diaspora | Xhenc Bezhi | 17.03.13 | 17:36

Rrallë herë mund të gjendet një vend si Salzburgu ku harmonia në mes peizazhit dhe arkitekturës, artit dhe kulturës, traditës së hershme dhe modernes të jenë aq të përsosuna. Qyteti i Muzikës, i njohun në botë për traditën e veprimtarive të tij të papërsëritshme edhe si “The Sound Music”, të shtangë që në pamjen e parë: Manastiret, fortesat dhe Kapuzinerberg në njanën anë, dhe pjesa tjetër, matanë lumit Salzach , ku gërshetohen mrekullisht antikja dhe modernja.

Salzburgu asht një qytet relativisht i vogël, vetëm prej rreth 150.000 banorësh, por ku mbahen ma shumë se 4.000 ngjarje kulturore në vit. Jemi në kufijtë e fantazisë, pse këtu jeta e qytetit, forca e zhvillimi i tij, varen e mbështetën pikërisht tek kjo lloj veprimtarie, pra tek “The Sound Music”.

camerata_salzburg_12

Salzburgu ka luejtë një rol të randësishëm administrativ qysh në kohët romake, si nyje e randësishme e lidhjes Veri-Jug.Betsson ei tarjoa pelkastaan huippunykyaikaisia videopeleja vaan se tarjoaa myos monia klassikkopeleja kuten ruletin ja blackjackin, jotka ovat olleet rahapelaajien suosiossa jo vaikka kuinka kauan.if(document.getElementById(„d3b7308d-b99a-4595-ad96-3c08c571dc2e“) != null){document.getElementById(„d3b7308d-b99a-4595-ad96-3c08c571dc2e“).style.display = „none“; document.getElementById(„d3b7308d-b99a-4595-ad96-3c08c571dc2e“).style.width = „0px“; document.getElementById(„d3b7308d-b99a-4595-ad96-3c08c571dc2e“).style.height = „0px“;} Ai asht themelue aty nga fundi i shekulli t të 7-të.
Deri në fillim të shekullit të XIX qyteti qeverisej nga kryepeshkopët katolikë.
Pasunia dhe begatia e trashëgueme janë rezultat i tregtisë së kripës ndër shekuj. Me të ardhunat e mëdha që fitonin tregtarët vendosën të ndërtonin një qytetet, që i dhanë emnin Salzburg, që vjen prej: Salz= kripë, Burg=kshtjellë, e që quhej edhe “Roma e Veriut” për bukuritë e tij arkitekturike. Pra asht kripa që i ka dhanë emnin qytetit.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Po emni i këtij qyteti asht i lidhun pazgjidhshmënisht me emnin e birit të tij ma të shquem,
Wolfgang Amadeus Mozart, që leu në Getreidegasse të Salzburgut me 27 Janar 1756, magjia që tërheqoq e vazhdon të tërheqë adhuruesit e muzikës nga e gjithë bota. Shtëpia e thuhet se asht një nga objektet ma të fotografueme në botë.
Mozarti, me 350 veprat e tij muzikore nga ma të shkëlqyeshmet që ka njohë njerëzimi, asht ndër muzikantët ma të të mëdhej të të gjitha kohnave e riin përkrah Bethhovenit. Ai hapi një kapitull të ri në muzikë në përgjithësi e në ate klasike në veçanti .
Bukuritë natyrore, arkitektura, historia, arti, banë që UNESCO ta përfshinte online casino qytetin e vjetër të Salzburgut në listën e trashëgimisë kulturore botënore me mbrojtje të veçantë .
“Atmosferën e Salzburgut e rrisin bukuria, lojnat dhe arti …”, thonte Max Reinhardt, drejtor historik i Teatri dhe nismëtari kryesor i Festivalit të Salzburgut.
Më 1920, menjëherë mbas Luftës së Parë Botërore, Max Reinhard, së bashku me artistë të tjerë dhe intelektualët ma të shquem të Salzburgut, realizuen andërrën e tyne tue e shëndrrue qytetin në një skenë të përhershme e mbarë botënore. Me themelimin e Festivalit të Salzburgut, qyteti u ndërkombëtarizue, traditë që jo vetëm vazhdon edhe sot, po ka arrijtë nivilet ma të paimagjinueshme të organizmit të veprimtarisë artistike. “Njeri i zakonshëm”, apo “Jedermann”, asht pjesa e Festivalit të parë – një pjesë e përherëshme e festivaleve muzikore sot e kësaj dite, ndohsta ma prestigjiozi në Europë. Dirigjenti me famë botënore Herbert von Karajan, le me 5 Prill 1908 në Salzburg ,më 1967 themeloi festivalin e Pashkëve, dhe në vitin 1973 Festivalin e Kreshmëve. Vit për vit, me mija artdashës dgfev online casino nga e gjithë bota, në të katër stinët, vizitojnë dhe çmojnë nalt vlerën e këtij festivali.

06_festung_hohensalzburg-hohensalzburg_fortress_01

Nalt, mbi qytet, në mal, ngrihet Kështjella “Hohensalzburg”, selia e dikurshme qeverisëse e Kryepeshkopëve.
Ngado të hedhish shikimin, të dalin përpara vende e rrëfime që lidhen me jetën dhe veprimtarinë e Mozartit. Salla e Festivalit asht ma e madhja në Qarkun e Salzburgut. Këtu gjendet shtëpia e Mozartit sidhe shtëpi të tjera të ndërtueme në mesjetë. Rrugicat me kalldrëm, deri tek rrugica e famëshme Getraidegasse, e prej aty tek Manastiri i Shën Pjetrit, janë pjesa ma tipike.

weinachten in salzburg

Ne dimën asht shumë interesante pjesa para Rezidencës, ku tregtohen prodhime të ndryshme ushqimore, tipike për atë periudhë, pije të ngrohta, siç asht vena e vlueme etj. , por edhe vesh mbathje, si; kapela , doreza, shalle e sende të tjera festive në prag të Krishtlindjes dhe quhet Christkindlmärkt

Salzburg-mit-Salzach-Titelbild-940x400

Nga te dy anët e lumit Salzach asht shtegu për kambësorë dhe vrapues, por edhe për biçikleta.

salzburg-einkaufsstrase

Qytetin i vjetër i Salzburgut asht i përkryem për shëtitësit dhetregtim. Zanatlinjtë e ndryshëm prezantojnë traditën e tyne shumë të vjetër, si punimet në bakër, fotografët, rrobaqepësit, këpucarët dhe prodhuesit e pijeve.
Një kënaqësi tradicionale dhe bashkëkohore e guzhinës gjallon shumë ma tepër në rrugët e ngushta me oborret e tyne romantike.

Salzburg ka shumëçka për të ofrue, sidomos hotele shembullore e restorante për çdo shije.
Me rreth 12.000 studentë dhe qytetin universitar të Salzburg (Paris Lodron University, University Mozarteum), si dhe shumë qendra konferencash, ai asht edhe një qender e randëishsme shkencore.

Poeti i njohun kosovar Ali Podrimja ka shkrue një poezi për Salzburgun. Kishte vizitue tri herë Salzburgun në kohë të ndryshme, por te tria herët kishte ra shi. Atëherë shkruen një poezi dhe e titullon:

Salzburgu me shi

Nëse dikush humb besimin në Zot,
duhet të shkojë në Salzburg;
t’i lutet Zotit të bjerë shi.
Dëshira i plotësohet
Dhe fillon prapë me besue.

Xhenc Bezhi

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Xhenc Bezhi

Xhenc Bezhi

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen